Me Erion Veliajn jemi ndarë politikisht 25 shekuj më parë, me ndarjen e madhe të filozofisë politike në linjën e Sokratit dhe atë të Platonit. Këtu kam parasysh atë që thotë Karl Popperi në librin e tij “Shoqëria e Hapur dhe armiqtë e saj”. Me z. Veliaj mund të kem debate të gjata dhe ndoshta të ashpër politike, por në fillim do t’ i them “Chapeau për sheshin z. Veliaj!”
Që në shqip do të thotë: “Të heq kapelen në shenjë respekti për punën e shkëlqyer që ke bërë!” Dhe e dini përse? Sepse Tirana nuk kishte pasur kurrë një shesh qendror. Sheshi i parë që nisi të ndërtohet sipas një projekti italian në kohën e Mbretit Zog, dhe më pas gjatë pushtimit fashist, mbeti i papërfunduar, mbeti si një gjysmësheshi. Arkitektët italianë e kishin planifikuar si një shesh në trajtë elipsi që duhet të përmbyllej me disa ndërtesa të tjera si të korpusit të ministrive. Në kohën e pushtetit komunist ky model u braktis madje u prish bashkia e vjetër që ishte ndërtuar në funksion të këtij projekti diku mes Bankës së Shqipërisë dhe Muzeut Historik. Shteti komunist e cungoi gjysmësheshin e vjetër dhe ndërtoi gjysmësheshin e tij, me Pallatin e Kulturës, Hotel “Tiranën” dhe Muzeun Historik Kombëtar. Kështu kishim dy gjysmësheshe që nuk harmonizoheshin midis tyre. Z. Veliaj po bën diçka më madhështore sesa sheshin, ai po i fut ndërtesat që rrethojnë dy gjysmësheshet në një kornizë ndërtesash ultramoderne, që do të ndërtohen përreth tyre dhe që do ta bëjnë të duket hapësirën e sheshit si të rrethuar me një kompleks ndërtimesh harmonike.
Sheshi në fund të fundit nuk është vetëm hapësira, por është një kompleks arkitektonik së bashku me ndërtesat përreth tij. Sheshet më të famshëm të botës e kanë bukurinë në kompleksitetin e tyre. Z. Veliaj arriti të gjejë një zgjidhje për një problem që kishte 100 vjet që nuk po zgjidhej dot. Dhe nuk po zgjidhej jo thjesht për paaftësi të pushtetarëve, qendrorë dhe lokalë të regjimeve të ndryshme që kalonin mbi shesh, por sepse ata të gjithë kishin një të përbashkët, e shikonin sheshin me syrin e demagogut, si një vend të përshtatshëm ku do t’ u drejtoheshin turmave të thirrura në mitingje. Sa kohë sheshi e bënte këtë shërbim për ta ishte në rregull. Jashtë kësaj, sheshi ishte kryqëzimi më i madh i trafikut rrugor në Shqipëri. Por kjo nuk iu prishte punë politikanëve, se kur donin ta përdornin sheshin për mitingjet e tyre, ata e ndalonin trafikun rrugor duke bllokuar rrugët që të çojnë në shesh me anë të Policisë.
Z.Veliaj është i pari pushtetar që nuk e mendoi sheshin si një vend mitingjesh, por si një town square në kuptimin modern të fjalës, dhe guxoj të them si një agorë në kuptimin antik të fjalës. Me sheshin prezantohet si i pari politikan shqiptar postdemagogjik.
Të them të drejtën, e kam të vështirë të gjej kritika për sheshin. Rrëketë e ujit në shesh, te të cilat disa duan të kapen për ta sharë sheshin, më duken një gjetje shumë e bukur sepse i japin sheshit pamjen e një esplanade. Esplanadat janë rrugë, shëtitore, në anë të lumenjve. Tirana nuk ka esplanadë se nuk ka një lumë të vërtetë. Por kur hyn në shesh dhe sheh si rrjedhin rrëketë e ujit të duket vetja sikur ecën në një esplanadë në anë të ujërave. Dhe sa kalon rrëkezat e ujit që të krijojnë idenë e lumenjve, kur hyn në hapësirën me pemë, të duket se ke hyrë në një pyll, si ata anës lumenjve. Kjo ide mund të vazhdojë nëse ndalon dhe çlodhesh atje, ose të kalojë në çast, nëse vazhdon rrugën që të jep një tjetër befasi.
Sheshi pra është magjik, ai shndërrohet në forma të ndryshme. Është një mozaik i gjeografisë së Shqipërisë madje përtej kufijve shtetërorë, i hapësirës kombëtare.
Sa për pllakat me të cilat është shtruar sheshi në pjesën e tij qendrore, dëgjoj vërejtje për formën e tyre të thjeshtë katrore. Por Piazza della Signoria në Firence a nuk është e shtruar me pllaka në formë të thjeshtë katërkëndore? Sheshi Wenceslas në Pragë a nuk është i shtruar me pllaka katrore të vogla?
Dhe është e gabuar të mendosh që pllakat e sheshit tonë janë aq të thjeshta sa duken në pamje të parë. Nuk është tamam kështu. Sepse kur rrjedhin rrëketë e ujërave, pllakat duket sikur ndryshojnë formë, dhe katrori është figura gjeometrike që duket e thjeshtë, por që krijon më shumë iluzione optike nën efekte të tillë. Aq më tepër në mbrëmje kur sheshi është i ndriçuar. Iluzioni i thjeshtësisë gjeometrike të sheshit të largohet kur shëtit në mbrëmje atje, me ndriçimin që reflektohet në pllakat mbi të cilat rrjedhin rrëkeza uji, të mjaftueshme sa për të krijuar bashkëshoqërime idesh, por jo aq të dendura sa të pengojnë ecjen.
Kam parë shumë sheshe në botë, kam ecur nëpër to. Kam ëndërruar që edhe Tirana të ketë të tillë. Në sheshin siç është bërë tani, gjej diçka nga shumë prej këtyre shesheve që kam parë, e megjithatë shoh se sheshi ka origjinalitetin e tij. Gjej diçka nga Pariser Platz në Berlin, por jo një imitim. Gjej diçka nga Yonge Dundas Square në Toronto, por si parim, jo si marrje shabllon. Sa për të përmendur vetëm disa.
Sheshi ynë e plotëson funksionin e tij si civic center. Njerëzit mund të enden nëpër të dhe kjo të mos u duket monotone. Një nga magjitë e sheshit është se mund të dalësh prej tij, të ecësh anash tij, dhe të futesh përsëri në shesh nga një hyrje e re, e ndryshme nga e para. Dhe e gjithë kjo pa qenë nevoja të kapërcesh rrugën automobilistike në një semafor, pra pa dalë nga hapësira pedonale.
Por sheshi ka nevojë për më shumë shërbime të llojit bar-kafeteri, pse jo dhe restorante. Kuptohet në periferitë e tij. Në pjesën e brendshme të sheshit duhet menduar edhe për ofrim shërbimesh të llojit kulturor. Pse të mos ofrojë bashkia disa stenda ku shtëpitë botuese të ndryshme të ekspozojnë librat e tyre. Kështu do të nxitet funksionimi i shtetit edhe si agorë e mendimit. Sheshin do ta vizitojnë çdo ditë dhjetëra mijëra njerëz. Një panair libri i përhershëm. Së paku në ditët me kohë të mirë. Nuk do kishe gjë më të bukur .
Në fund dua t’ i rikthehem vërejtjes që i bëhet projektit se sheshi do të rrethohet me ndërtesa të larta. Por këto ndërtesa do të sigurojnë gjallërinë afatgjatë të sheshit. Se ndërtesat do të ofrojnë shërbime, të cilat do t’ i tërheqin njerëzit pranë sheshit. A nuk është e tillë ideja e Times Square në New York? Dhe është një ide që ka funksionuar. Edhe një herë Chapeau z. Veliaj! / Mapo
Erjon Veliaj eshte duke bere Tiranen moderne, dhe te hereshme, do mbetet ne histori pas Edi Rames qe solli ne binare Tiranen postkomuniste, Te dy keta do mbeten ne histori,
Erjoni i papare, Bravo Erjon !
e sakt
Ne se pranoni mendimin e kundert,si nxites te zhvillimit,atehere me degjoni dhe lexoni edhe mua,qytetarin e Tiranes se sotme dhe te djeshme:
1-Ai quhet shesh,por ne fakt eshte nje kupole aspak e bukur,sepse eshte ndertuar per t’i dhene hapesire parkingut nentokesor!
2-Shatervanet dhe rrjedhjet ujore neper pllaka,jane zgjidhja me idiote arkitekturore dhe sociale!
Ka ne bote pedonale qe jane te mbushur me shatervane ne te gjithe hapesiren prej disa km,por qe uji i ngritur deri ne 20-25 cm dhe qe nuk lag hapesiren sepse bie poshte saj pa lagur kepucet e qytetareve!
Shikoni pedonalen e Detroitit ne SHBA buze liqenit,qe te krahasoni se cfare zgjidhje idiote eshte bere me keto lloj pellgjesh qe i quajne shatervane!
3-Cilesia e shtrimit te pllakave eshte shume e dobet,aq sa ne shume prej tyre mund te pengohesh dhe te thyesh koken!
4-Ato peme,qe u quajten pyll dhe qe qenkan marre nga te gjitha trevat shqiptare(nacionalizem idiot),jane shembelltyra me e keqe e nje pyllezimi te mbire natyrshem se sa te mbjella me nje ide dhe projekt!
Shumica e tyre jane shkurre te zakoneshme,pa asnje bukuri estetike,shume me keq se sa ato qe ishin mbjelle me pare aty,por edhe se kurre nuk do t’i sherbejne njerezve,sepse jane mbjelle brenda nje toke te punueshme dhe jo qe te rrine qytetaret per te pushuar e freskuar ne vape!
Estetikisht pemet e mbjella nuk kane asnje bukuri dhe tregojne se autoret e projektit jane kujdesur me shume per politizim te tyre(dhe pllakave nga te gjitha trevat shqiptare) se sa per funksionin ne sherbim te qytetareve!
Eshte keq kur dashurohesh me vepren tende se te duken pallavra te gjitha kritikat e tjera per pjellen tende ndonese te deshtuar!
Eshte nje skandal tjeter cilesimi i ketij sheshi si nder me te bukurit ne bote!
Mos e botoni komentin tim ne se keni interesa te rendesishme me qeverine ose Bashkine!
Une jam antar i PS-se,por jo militant idiot,qe te them “amin” per cdo delir te shefave te saj!
pupupupupu sa negativ qenke more Everest –
meqe e krahasove me Detroit – ne Amerike kur bejne nje analize te tille e trajtojne ceshtjen me “avantazhet dhe disavantazhet”
Vetem ne shqiptaret e nisim dhe e mbarojme me “disavantazhe” —- dhe vetem per nje nga problemet e ngritura: nuk kam pare ne asnje nga vendet e botes, ku kam qene, qe njerezit te pushojne dhe freskohen ne vape shesheve ……. per kete zakonisht shkojne ne shtepi
edhe une nuk jam militante e PS-se, bile as anetare
Thjesht jam nje qytetare e Tiranes prej 48 vjetesh, dhe vleresoj cdo perpjekje per ta rregulluar kete qytet te mrekullueshem duke pritur kohen te jape vleresimet, ashtu sic ka ndodhur me kumbullat e kuqe ne rrugen e Kavajes, apo pemet buze rruges tek ish Parku Autobuzeve, etj, etj
Bravo “nn”!
Ke perdorur argumente dhe fakte te pa kundershtueshme ne repliken kunder meje!
Po ato avantazhet dhe disavantazhet ku i ke gjetur o mavri me boje?
Akoma nuk e ke kuptuar se avantazhi i ketij sheshi ishte shpenzimi i 16 milion eurove per te ndertuar nje parkim privat nentokesor,prandaj edhe u be me kulm,qe t’i lehtesoheshin kushtet dhe kostot pronareve te tij?
Ne se jo,atehere pse nuk u be SHESH,por koder?
Po ato rrjedhjet e ujit poshte p[llakave dhe qe lagin gjysmen e sheshit ku nuk mund te kalojne qytetaret se lagin kepucet,cfare zgjidhje eshte?
Po shkurret e shumta qe sherbejne vetem per te shurrosur,perse duheshin ne vend qe te mbilleshin peme qe benin hije?
Sa per shatervanet e Detroitit,qe permend me siper,ti nuk ke faj se aq informacion dhe aq kulture ke!
Ti je nje militant anadollak qe je mesuar t’i sherbesh atij qe te jep buken!
Le te provoje redaksia e gazetes dhe te botoje foton e ketij sheshi ne kohen e diktatures se proletariatit dhe kete te sotmin dhe t’u kerkoje lexuesve te japin vleresimet e tyre pa hilet tuaja!
Se fundi:
-U sha Lul Domatja se hodhi poshte dikur nje investim prej 5 milion dollaresh te nje shteti arab te dhena falas,por qe tani edhe Rama i vuri vulen ketij investimi vetem per nje parkim!
Perfundimisht meso shqipen ti dhe ata padronet e tu:
-Shesh eshte nje hapesire e drejte pa ulje e ngritje,pa pengesa etj,ndersa ku i sotmi nuk eshte SHESH se eshte me KULM!
Pra eshte nje lloj si “LINES-i” i Bashes,por ne nje forme tjeter!
Boll me mburrjet fshatareske se ku qenka nder sheshet me te bukur ne bote!
Pervec fshatareve dhe femijve qe nuk kane ku te lozin prane shtepive te tyre,askush nuk do te qendroje ne kete shesh qe nuk ka as edhe stola per t’u ulur!
Everest tungjatjeta, ke zgjedhur një pseudonim të malit më të lartë në botë. Normalisht do prisnim ndonjë vlerësim apo kritikë që do ishte analoge me madhështinë e Everestit. Po ku e di ti se ne njerëzit i shohim sendet sikurse ne jemi dhe jo sikurse ato janë. Nëse ti je zhgarravinë, ne nuk presim që sendet para teje të vlerësohen prej teje si të bukura…
Per “george”:
E kuptoj se je vetem nje funderrine militantesh,se ndryshe nuk do merreshe me sharje personale,por do jepje argumente e fakte te ndryshme nga une!
Pergjigju vrejtjeve qe bej une per te ashtuquajturin “shesh”,o funderrine e jo te na cash trapin me mufkat e tua!
Sheshi quhet shesh kur eshte i rrafshet,o dallkauk,ndersa ai aktuali quhet koder!
Dhe e gjithe kjo u be vetem per t’i dhene lehtesira parkingut nentokesor,ndryshe nuk kishte pse behej me kulm!
Kenaqesia e femijve dhe e fshatareve me disa currila uji apo rrjedhje idiote uji,qe lagin gjysmen e pllakave tregon se shteti akoma i konsideron qytetaret e vet si mjerane qe kenaqen me vogelsira!
Ndersa shkurret e mbjella jane turpi i botes,per me teper qe mbrohen me nacionalizmin shterp!
Everest – une nuk te ofendova ne asnje fjale timen. Ti mund te kesh pare Detroitin, por nuk e di sa dhe ke kam pare une
Gjithesesi, shoh qe nuk jam e vetme ne perceptimin tim
Le t’ia leme kohes ta vleresoje edhe kulmin, shkurret, ujin dhe te jape percaktimin e nje sheshi.
Qetesohu dhe te uroj nje fundjave te mbare
Everesto, ai muhabeti i kulmit eshte i vjeter, i para shume viteve; ishte ideja e nje piramide te bute ku te njgjiteshin qytetaret qe te kishin kendveshtrim me te madh per qytetin, dhe ky detaj eshte shume me perpara se ideja e parkimit. Kete projekt e nisi Rama, pa parkim, por u nderpre nga Lulja. Tani ti e doje nje bosht per idete e tua konspirative, po me mire gjej ndonje kulm tjeter.
Ajo eshte varreza masive, ne te cilin e kane kthyer vendin politikanet e cdo ngjyre…
Edhe une tiranas i stazhionuar dhe i Pa ingranar ne asnje perti.Tirana,si kryeqendra e shqiptarise,gradualisht po del nga mizerja e thelle e komplekse e prapambetjeve feudale dhe rrumpalles Berisha-Basha…
E verteta,eshte pune e lavderueshme e Kryebashkiakut dhe qeveris,por jo sa e si duhet ne sherbim te qyetareve .A mund e Ishte Edhe me funksionale e me me pak shpenzime? SIGURISHT,sidomos ne sherbim te qytetareve ..
Te lumte Erion Veliaj,vazhdo keshtu dhe keta KOZMOPOLITET e partive majtas djathtas ne qender qe NA KANE CARE TRAPIN gjithe keto vite te jetes sone …as mos i PIRDH FARE .Kam 27 vite qe vetem dergoj PARA ne Shqiperine tone qe na paskesh qene nje pus i pafund…dhe nuk kam me ndermend te degjoj apo lexoj akoma TRAPLLEQET e shqiptareve truMYKUR qe u duket vetja se dine gjithçka edhe pse me buke i kane mbajtur te tjeret .VEPRA …vetem VEPRA … ato flasin,e jo lloqe Kavaje .
idioti edhe injoranti ne kete mes je vete ti o everest me koke poshte
o myqerem turkoshaku!
Ty vetem samari te mungon qe te kompletohesh tamam!
E mer everest bota ka plot njerez deficente si ti…besoj kaq mjafton..
Doemos te jap te drejte,se te gjithe budallenjte dhe te cmendurit be njohin mire njeri tjetrin!
Mos harro te pish ilacet,ermir!
Me sa.po kuptoj une ti paske hallin e pellgjeve d.m.th. paske kepucet e grisura dhe te lagen corapet. Mos ki merak se do ti jap une nje pale cizme gjuhetaresh qe mos lagesh.
Everest e ke kote se nuk na e mbush mendjen, me vjen kea per ty qe nuk arrin ta shijosh ate shesh, por kjo nuk do te thote qe sheshi nuk eshte i bukur e funksional.
Everest Bravo ! Ke bere kritike shume te sakte
Sheshi esht nje Materializim konkret i babezise te ketyre qe drejtojne sot Shqiperine
Dhe nuk ke si ja ben aty mor vella–Se ai Basha esht budalla fare, ndersa keta te sotmit jane te budallallepsur nga megalomania .idiote -,qe vetem keta dijne , ndersa mendimet e te tjereve nuk bejne
Ai shesh tani te quhet Sheshi :..Edi-Eri –Mereni kuptimin si te doni
Po ti o idiot ku e shef pyllin aty…si janë robt…5 a 6 pemë të lidhme me litar i quajnë pyll…kur kanë interes….
Jam kurioz te di se cfare vleresimi ka per sheshin me te bukur ne bote,profesor/doktor Ver Llapa,i Universitetit “21 dhjetori”!
Bravo! Erion Velia e meriton nje shkrim te till mbi ndertimin e sheshit Skenderbej.Deri tani eshte kryebashkiaku me mire.I urojme suksese edhe ne te ardheme.Edhe per ato ndertime te reja per shkolla,çerdhe,rruge,bulevarde etj,i vafte mbare,se jane per te miren e popullit. Njerzit e pd-ke sot pe sot,nuk kane per te shkelur ne ate shesh,se i toturon inati per bindjet politike,por pas disa vjetesh edhe ata do te argrtohen e do gezohen.
Artikull me shume kulture dhe njerezor. E pershendes.
Eh, sigurisht kështu të duket kur e sheh nga xhunglat e Everestit.
Bëjumi njiherë seriozë për gjërat që prekin vlerat kombëtare, mos u shëtbeni verbërive partiake more lumë mëdhenj. Drakula Pan
O Darakula, te dhjefsha trute!
Ku i ke pare xhunglat ne Everest,o koke gdhe?
Xhunglat jane ne ultesirat e lumenjve te medhenj e jo ne maje te maleve aq me teper te malit me te larte ne bote!
Kur kane blere kompiuter edhe katnaret,mos ngelte njeri pa zhgarravitur!
Dear abetare,
Everesti eshte nje personazh antipatik qe komenton lart e poshte te Tema. Ketu nuk flitet vec per majen e Himalajave ?
Kind regards and have a nice weekend!
Emri
Bravo Erjon.!
Asht dicka fantastike ,une si Shqipetar i zakonshem do kisha dasht vetem nji vrejtje me ba.. te cilen kam dasht me e konstatue jo Ndricim Kulla,……por Pellumb Kulla qi shquhet per gjena pikante. Vrejtja qendron se :-
A duhet pozicionimi i monumentit te Gjergj Kastriotit krahperkrah xhamise kunder te ciles ka luftue …….dhe i drejtue ndaj perendimit ….KUR AI VET LUFTOI KUNDER LINDJES OSMANE:……mendimi jem asht me e vendos ne pozicion te pershtatshem i drejtue nga lindja……
Jam në një mendje me ju.
Me sa kuptohet, parkingu nentokesor duket qe te jete aresyeja se pse sheshi eshte bere ne forme
piramide dhe nuk ka nje shatervan me nje objekt artistik ne mes; sheshi ka nje pamje aspak dinjitoz,
dhe sebashku me lulishten mbrapa Skenderbeut qe nuk dihet per cfare sherben, ndoshte me kullot
delet dhe lopet.
Mendoj se sheshi dhe lulishtja tek Skenderbeu duhej te beheshin duke i qendruar sa me prane origjinalitetit
te tyre.
Voten Erionit ja kam dhene, por ky shesh nuk eshte se e nderon ate, por edhe Edin.
Vepra te tilla duhet te kene dhe aprovimin e elites intelektuale, por edhe popullit, nqs nuk i konsiderojne ato
dele apo tufa delesh.
Te krahasosh sheshin e sotem me ate te vjetrin do te thote te jesh injorant i emocionuar nga shatervani.
Sheshi i vjeter ishte klasik dhe nxirte ne pah me krenari Skenderbeun.
Ai ishte figura dominuese qe lidhte gjithe veprat e tjera si Pallati i kultures, Muzeu kombetar, dhe kishte nje minilulishte te vogel, por te vendosur nen nivelin e sheshit.
Veper e mirefillte arkitektesh.
Ndersa persheshi i sotem eshte tipik koncepti koncesionar i qeverisjes se Ramutit me gjithe bajgat Veliqehallare qe jane tetur ta shperfytyrojne Shqiperine vetem per tregje fitimesh.
Ky shesh eshte pasqyra me skandaloze e kesaj makuterie.
Por me ne kete nivel legenash qe brohorasin, cdo politikan ka te drejte te shurose te shatervani.
Kujtohuni qe ne cdo curril aty eshte shurra e Edit, e Erjonit, e cdo langoje tjeter te angazhuar te fitimi i parkimit.
Lozni te shatervani se jeni akoma qenie te pazhvilluara qe ju jep entuziazem uji i hedhur perpjete.
Nuk thote kot ajo fjala e urte: paraja e hedh shurren perpjete. Koha e Ramiut, jo shaka.
E keqja e disa tipave si puna e ketij qe quhet “mirel” apo te tjereve si ai, eshte se ne botkuptimin e tyre, cdo gje qe behet nga kundershtari eshte pa tjeter e keqe. mireli harron se si u katandis sheshi ne kohen e Bashes K.Bashkie, ku busti I Heroit tone as qe shihej dot ne “nevojtoren” qe Basha krijoi tek sheshi.
Kush eshte kundershtari o idiot.
Une kundershtar kam kriminelet qe nga Berisha, Nano, Basha e Ramuti qe e vodhen kete vend dhe tani po e shkaterroj e qe te gjejne menyre tjeter per ta vjedhur.
Une isha armiku i pare i Berishes, tani rezultoj armik i te njejtes parti per te cilen Berisha me perndoqi, futi ne burg, dhe pothuaj me vrau. Pa me thuaj pak kush eshte armiku, kur te dy palet jane bere bashke kunder meje. Dhe me konsiderojne mua kundershtar. Nuk shikoj ndonje ndryshim ne mes tyre.
Ehhh….tani e tutje,prane Skenderbeut qendron edhe emri E.Veliajt,Kryeministrit te ardhshem.
Perse,qe nga lashtesia e deri ne kohet moderne,te gjith diktaturat(edhe diktatoret)i kan dhene
kaq shume rendesi qendres?Nje Kryetare Bashkie,matet se sa investitore ka tehequr dhe sa
vende pune ka hapur,por ky Lalë Krosi,nuk bën asgje transparent.Kur ka gjetur!
NGA EVEREST,U BERE MIREL TASHTI,,,PO CPATE, MIR E KISHE EVEREST,,,,,,
From: Alban Dega
Date: June 5, 2016 at 21:56:43 EDT
HALLALL GJIRI I NENES BIR…!
Ata me shashka …
ti me Pune!
Ata me kercenime ….
ti me punime
Ata me plumba fjale
Ti vepra vale-vale
Ata me escorta rrenuese
Me zhurme e me dhune
Plumbat e tu..
E kane vulen Pune
Ata me kama
jenicere Karaosmanesh*
tele- pistoleta
Ti me mendje ndritur
E me krahe te lehta
Ata Gardiane
pallatesh kusare
Ti Promete
I Botes qytetare
Ti me parqe femije
Ata me shpifje
bomba talibanesh
Ti me lulishte
unaza titanesh
Ata me Gjykates
edhe Prokuhora
Me SHISH bandite
Presidenta hora
Ata me Saraje
e dugaja krimi
Ti si shqipe malesh
Prin nga qyteterimi
Ata lakuriqe…
uritha verbimi
Ata gjenerale
kapterra rrenimi
Gjykates Plepash
taborre shkaterrimi
Profesore Domosdove
Kardiologe masakrimi
Bombardues Gerdeci
Doktore ekzekutimi
Ti shqiponje kreshtash
Zgalem veprimi!
Fabrike idesh
Strateg perparimi
Mbi cdo erresire
Fiton Qyteterimi
Ardhmeria … femijet
Jo Mafia jo krimi
Hallall gjiri Nenes
Ore Erion trimi
Jo vec gjiri i Nenes…
dhe vota e Tiranes!
Coni ata hora
Mu ne p… te sames!
*Karaosman ne Turqisht do te thote Osmani i Zi… Cfare domethene?!
Domethene ishte edhe me i Zi se vete Osmanet e Perandorise Osmane. Per sherbimet qe u beri atyre Osmanet i dhane titullin Karaosman bashke me shperblimin perkates ne para, prona…
Ky eshte mbiemri i fisit te bashkeshortes se Presidentit te Shqiperise Bujar Nishani.
Sidoqofte ky titull eshte shume me u ulet se ai qe Sali Berisha dhe Mafia e tij politike dhe familjare i dhuruan pabesisht Bujar Nishanit ne haze te kontrates tipike Mafioze te besnikerise dhe sherbimeve ndaj tyre, vecanerisht betonizimit te impunitetit pandeshkueshmerise ligjore per krimet e tyre te perbindshme ndaj shqiptareve dhe Shqiperise si
1- 2 prilli i Shkodres, me 4 heronjt e ekzekutuar publikisht me arme Serbe mercenare te UDB-Es
2- shkelja dhe dhunimi e embargoes nderkombetare te naftes dhe armeve ndaj Milloshevicit dhe makines se terrorizmit shteteror Serb,
3- ekzekutimi pa gjyqi dhe ne tortura i atdhetarit Remzi Hoxha,
4- rrenimi I shtetit shqiptar me mbi 10 000 viktima ne 1997,
5- Grushti klasik I shtetit ne bashkepunim me UDB-ne Serbe dhe mercenare te saj me 14 shtetit 1998,
6- masakrimi familjar politik e biologjik I Gerdecit me 26 te vdekur e qindra te plagosur me 15 Mars 2008,
7- ekzekutimi publik pa gjyq i 4 protestuesve paqesore e krejt te pafajshem me 21 janar 2011 ne Tirane….
Krimet e permendura futen ne kategorine e KRIMEVE kunder njerezimit te denja per Gjykaten Nderkombetare te Hages.
Jane me dhjetra krimet e tjera si Korrupsioni masiv, vjedhja masive e votave, kusaria me Autostraden e Kombit,
tenders te kunderligjshem, rrenimi I Arsimit,Shendetesise, Financave, Drejtesise…. I cdo hallke Jetike te shtetit shqiptar…
E keqja me e madhe : minat me sahat qe ai dhe Banda e tij e gangstereve ka lene mbrapa ne cdo hap e ne cdo skaj… ne cdo hallke.
Asnje pushtues i huaj e asnje despot shqiptar nuk ia ka bere Shqiperise dhe shqiptareve ato te zeza qe ia ka bere Shqiperise Sali Berisha dhe Banda e tij politike e familjare e krimit.
Krye e zeza: ai po leviz gjithe levat kriminale ne duart e oergjakura te tij me gjak shqiptaresh per te minuar edhe reformen ne drejtesi vetem e vetem per ti zgjatur jeten e kontrolluar hallkat Jetike te shtetit qe i ka akoma nen komande te plote:
1- Presidence 100%
2- KLD. 80%
3- Prokuroria e Pergjithshme. 78%
4- Gjykata e Larte. 85 %
5- Gjykata Kushtetuese. 60%
6- KLSH. 82%
7- SHISH. 75%
Prandaj Reforma ne Drejtesi eshte jetike jo vetem per te sotmen e te ardhmen e Shqiperise.
Reforma ne Drejtesi eshte nje urgjence kombetare!
Sent from my iPhone
Ja dhe ky monstra qe kercen si uji ne shatervan perpjete. Hajt ta mbash.
@ Everest
Pse sjua thua shqip gje me te shemtuar nuk gjen
Gje me te shpifur nuk la nje shesh koti.
E dime qe milionat jan te takspaguesve shqiptare,po projektin,Z.Veliaj e ka bere?
Sa here e ka permendur ky artikullshkruesi Z.Veliaj?Nuk besoj qe Z.Kulla ben
pjese ne brigaden prej 23 vetash,qe Z.Veliaj paguan per te reklamuar punen e
tij madheshtore edhe ne qender.Perse u inagurua pikerisht disa jave para
zgjedhjeve,per te gezuar popullin,apo per te favorizuar Partine?Trushplarja
vazhdon,o mjerane….
Me ket shesh na kane marre ne qafe. Te na kishin pyetur. Une se doja. Nga shpia ime te stacioni trenit me duhen 30 min me makine dhe 30 ne kembe. Me autobuz 30 prap. Parkimin ta kishe bere nenkalim o debil muti kush do parkoje ne qender te qytetit ne kilometrin 0? Po kushedi sa lek ke mor per dhe ien e lejes sikurse per parkimet ne tirane. Te zent BALENA BLU.
Nga lepires bythe ke kaluar ne lepires prostate o i shkrete! Asnje pasqyrim oponence profesionale, asnje kritike shkencore! Vetem vleresimet per partine dhe udheheqesin e ndritur dhe lolot qe i tundin freskoret gjejne vend ne palogazeten tende! Imagjino sa “serioz” dhe i “paanshem” je, ne vend qe te botosh analiza arkitektesh per nje pune arkitekturore, boton opinione personash qe kane mbaruar per gjuhe-letersi! Je bere me i felliqur sesa c’ishe kur i sherbeje sali halese! Te kam dhjere mu ne portal, ty dhe te gjithe keta komentatoret bastarde, inkuizitor e lincues qe po iu kritikove punen e udheheqesit dhe lolove te tij gebels-iane, te djegin ne turren e druve. Ptuuu turme e ndyre kafsherore qe je gati te veteflijohesh per “ideale partiake”, por kurre spate guximin te kerkosh llogari ku te vene taksat qe paguan, kush te vjedh, kush ta merr te ardhmen e ste le te jetosh. Ti o turme e qelbur qe genjehesh me tre zorra uji, kater shkurre dhe ca gure dekorative, duke i paguar sa frengu pulen, ti qe i thua hallall atij qe do te ta marre frymen me monstra betoni shumekateshe, s’meriton te kesh te ardhme! Shko voto majtas e djathtas si nje vemje e verber qe je dhe pastaj vazhdo te vegjetosh i perlyer ne jashteqitjen tende!
Mirë e tha erjoni i shkrete në opinion të fevziut”zbrit nga kali se te vrava,hip në kalë se të vrava”nuk e di edhe erjoni se cfare të beje me këtë vend,sepse keq kur bën ,keq kur nuk bën .Hajde dhe zgjidhe dilemën e shqiptareve
Shume zhurme per asgje.Vetem provincialet mund te jene entuziaste per gjera te tilla.
Ore ky ndricimi, mos eshte gje arkitekt, apo urbanist.Mos eshte gje specialist i planifikimit te territorit? U pika qe s i bie kur mer rolin e specialistit per gjithcka.Epo s ka faj, kur vjen nga nje qyteze mikroskopike e jugut qe i ka te gjitha problemet e zgjidhura, sjell me vete tere pervojen.O burra, perpara ! Ta bejme Tiranen si Delvina! Hahahaha