Ky është terrorizëm dhe po iu merr jetën shqiptarëve

20 Qershor 2017, 16:26Sociale TEMA

Nga Klodian Tomorri

Ajo që ndodh në fushat bujqësore të Shqipërisë është terrorizëm i mirëfilltë. As më shumë e as me pak, krim kundër njerëzimit.

Fiks Fare vërtetoi dje se si të gjitha produktet bujqësore, pa përjashtim, modifikohen dhe manipulohen me hormone në sasi të pakontrolluara.

Rezultati?
Në dekaden e fundit vdekjet e parakohshme nga sëmundjet kardiovaskulare janë dhjetëfishuar. Sëmundjet tumorale po ashtu. Shqipëria po vdes e re. Arsyeja kryesore, është pikërisht masakra që ndodh me ushqimet.

Por nuk është e vetmja. Një miku im doktor me tregonte se si shoqëria shqiptare po hyn në depresion dhe një nga shkaqet kryesore mendohet se është pikerisht ky, përdorimi i hormoneve dhe pesticideve tek ushqimet.

Këta po shfarosin njerëzit në masë. Kostot që merr shoqëria nga gjithë kjo veprimtari kriminale, janë me qindra dhe me mijëra herë më të larta se sa fitimet e qelbura nga eksportet e perimeve bujqësore.

Kjo është një situatë që kërkon ndërhyrje drastike, në të kundërt Shqipëria do shndërrohet arena e eksperimentit më të madh gjenetik në botë, ndërsa shqiptarët kavie në duart e disa injorantëve të babëzitur, që nuk njohin asnjë limit.

Ligji duhet të ndryshojë urgjentisht. Përdorimi i pakontrolluar i pesticideve apo hormoneve në produktet ushqimore duhet të kriminalizohet.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, sot pjesë e tepsisë, siç e thotë vetë qeveria, duhet të forcohet dhe të marrë atribute ekstra ligjore.

Çdo fushë apo njësi bujqësore prodhuese duhet të jetë subjekt i inspektimeve të papritura. Në ato fusha ku konstatohet përdorim i substancave të dëmshme, përgjegjësit duhet të shkojnë pas hekurave më dënimet ekzemplare.

Nuk mund të tolerohet më. Ky është terrorizem. Probabiliteti që dikush të sëmuret dhe të vdesë nga ushqimet në Shqipëri është mijëra herë më i lartë se sa të vdesë në një sulm terrorist. Llogaritë bëhen vetë.

49 komente në “Ky është terrorizëm dhe po iu merr jetën shqiptarëve”

  1. Angjelini says:

    Konstatimet e artikull-shkrusit kane disa te verteta por nuk jane aq dramatike sa mendon aj. Une jam plotesisht dakord se fermert duhet te vezhkohen dhe aty ku ka teprim apo abuzim me perdorimin e hormoneve dhe pesticideve, te kete ndeshkim. Por me produkte te rritura me hormone ushqehet 97% e popullsise dhe nuk duhet ti trajtosh fermeret shqiptare si te ishin terroriste. Terroriste jane politikant dhe qeveria, te cilet kane bere shum pak per ti ndihmuar fermert. Tani sapo kane filluar te ngrihen dhe ju po i varrosni me artikuj kaq te ngarkuar me negativizem. Une te pergezoj per temen por duhet te besh kujdes dhe te jesh me objektiv. Ndryshe, fermeret e vendeve fqinje do te perfitonin.

    1. ''....askush nuk urrehet me shume,se ai qe thote perhere te verteten[Plato]. says:

      Shkuat per lesh o beqira.
      Nuk mund te ndodhte ndrishe: degjenerim arab ne jete,polike,kulture,muzik,sport,besim,veshje,gjuhe,ushqim,arsim,mjexi,dasma madje edhe ne ceremonite mortore……..!!

      1. greeks are gypsies says:

        sidomos kur beqiri vjen nga anadolli dhe quhet janullatos……..

        1. era says:

          Mire ja the qelbesires

      2. qipro says:

        ho se ty nuk te gje gjo mer hamza..ty boll te ngjosh sormonin e janulles e je m ‘rregull

        1. greece is shit says:

          une e shoh qe kryefjala e emrit tend eshte qi por kete e ke nga qejfi i bythes….te fala janulles

    2. Niku says:

      Shko or idot …ske turp kur shkruan idiotlliqe

    3. shaqo says:

      Po mor Angjelin,
      Por djathi nuk behet vetem nga qumeshti, por dhe nga qumeshti me niseshte, po ashtu edhe gjalpi me vaj palme, po ashtu edhe domatet, lekuren e te cilave mund ta prese vetem brisku i berberit, por kurre thika e kuzhines, si i nxjerr “zorret-farat” dhe te ben helaq nga fytyra e rrobat e te tjerat, dhe keto per me teper kur ligjerohen dhe nga Ministri, qe thote qe nuk ka problem, se niseshteja nuk eshte e demeshme per shendetin. Me e pakta qe mund t’i ndodhte ketij Ministri ne kohen e diktatures do te ishte burgu…
      Angjelin, te ruajte zoti, se nga ushqimet, nese vete nuk je ndonje prodhues i tille, te behet gjema. Vertet bota perdor pesticidet, edhe ne monizem perdoreshin, por ne masen e caktuar e te lejuar, qe do te thote NUK DEMTOJNE SHENDETIN E NJERIUT. Mos u bej avokat i fallsifikatoreve.

    4. neda says:

      Jane kryeterrorist keta qe prodhojne produkte te tilla, por po aq terrorist eshte eshte ministri qe mbulon kete sektor qe nuk ve rregull ne kete sektor jetik te jetes se popullit se bashku me qeverine ne teresi dhe inspektoret e ngarkuar per kete qellim.Ne nuk kemi shtet, ai me shume merret me korrjen e ashashit qe nuk ka lidhje fare me shendetin e popullates se sa me keto probleme,per te vene rregull e per te nxjerr ligje kunder tyre deri ne sekuestrimin e tokes e ndjekje penale. Nga nje vend pa shtet dhe me fshatar vrases e terrorist ne kete fushe duhet te shpallet gjendje e jashtezakonshme dhe produktet e tyre te asgjesohen ende pa u maturuar.

    5. Rrushi says:

      Algjelini qeke nje k.q kandari nga mendja. qe ky eshte terrorizem eshte (dhe sa per ta kuptuar fermeret po e Vrasin kete popullsi me ato hormonet qe injektojne PER DY LEKE TE QELBURA ndersa ministri jone i bujqesise del dhe ben show se perImet tona jane BIO. Ky more Algjeleshi eshte terrorizem.

    6. Beqir muceku says:

      Unë jam një qytetar i thjeshtë dhe disa herë nëpër rrjetet sociale kam shkruar për këtë temë. Ne po vdesim cdo ditë nga dora kriminale e fermereve tanë. Shteti duhet ta ndaloi me ligjë ndryshe ikëm për dhjamë qeni si thonë.

  2. Lil Toronto says:

    SHKRIMI ME RRENQETHI MISHTE. SIDOMOS, PASI PASHE MBREME FIX FARE. PLOTESISHT E VERTETE. E KEMI DHURATA NGA LSI E PANARITI.
    TITULLI DUHEJ TE ISHTE:
    “SHQIPERIA NE ALARM PER USHQIMIN”.

  3. Klevis says:

    Nqs ka nje terrorist ketu eshte artikull shkruesi. Nje pseudo intelektual injorant qe nuk e ka idene se cfare jane hormonet ne ushqim dhe efektet e tyre. Ka disa efekte anesore po asnjehere ca thote ky idioti. Te krijosh kete lloj paniku per te terrorizuar njerezit eshte terrorizem nga vete kuptimi i fjales. Terroristi ketu je ti Klodian Tomorri.

    1. mirel says:

      Klevus, hormonet jane shume te keqija dhe kancerogjene.
      Nuk ka me teori te dobishme ne bote pervec fitimit.
      Eshte e vertete qe gjithe bota sot vuan nga nje fenomen i tille, po eshte pikerisht fitimi mbi cdo gje qe e ka degraduar ushqimin deri ne teori te tilla hormoniale.
      Kanceret jane pikerisht deformime gjenetike qe shkaktohen nga hormonet.
      Prandaj leri teorite e te mencurit.
      Dhe nuk eshte puna ketu te kriminalizojme fshatarin, qe do te haje dhe ai nhe cope buke. Por te flasim te verteten per te mbrojtur jetet e qindramijera femijeve qe po rriten viktime e modernizimit.
      Dikur Shqiperia prodhonte produkte ushqimore organike. Po ato kishin targen e komunizmit dhe njerezit nuk duhet ti hane me.
      Shtrohet nhe problem i madh ne shtet pergjegjesia per informim te tregut. Per investim ne fushen e bujqesise. Fshataret duget te heqin dore nga teoria e ngastres. Duhet te ngrihen ne nivelin e kooperativave te vogla. Ka me mijera agronome super te talentuar qe e menaxhojne rritjen e perimeve sipas tokes. Vetem ne ngaster fshatari nuk e arrin dot fitimin.
      Prandaj duhet te investoje shteti ne disa pika strategjike ku vihet me pare mireqenia e popullit dhe neper sheshe e parkime qe i sjellin fitime koncesionareve.
      Te mendosh qe dhe hidrocentralet mbi Vjose ata do perpijne tokat e fshatareve..do vrasin peshqit, pak nga pak shuhen burimet natyrore te ushqimit. Dhe thone pastaj nuk ka resurce te mjaftueshme.
      Sigurisht, po ti helmosh gjithe lumenjte me kimikate, te zbrazesh plerat e botes sic po ben qeveria jone tani, keto burime natyrore do vdesin. Pastaj do ngrihen me teper industri hormonesh qe te ta martin dhe jeten edhe lekun
      Po dilni te sheshi dhe beni koncert.
      Ky eshte qellimi i turmes. Argetimi dhe gajasja

    2. greece is shit says:

      klevis duhet te jete biri me i madh i kurves me te madhe ne bote

      1. undefined says:

        Klevis duhet te jete nga ata qe ju pelqen te hane hormonet e Kalit.

    3. Dorela says:

      Të shash një ndër gazetarët më të mirë me ato fjalë, qofshi vetë

    4. Armi says:

      I nder-ruari Klevis, ma do mendja te jesh krijese hormonesh nga llogjika qe nuk ke konceptin me te vogel per perdorimin e hormoneve dhe pesticideve ne produktet bujqesore dhe ushqimore.Pra nuk eshte faji i yte dhe do te uroja mos te pafsha ne karrigen e “Egzekutimit”pra te kimio terapise .Thiri mendjes o Zylo e mos shkruaj brrockulla!!!!.

  4. Aleko says:

    Duhet te kete kontroll te rrept per cilesine e produkteve ushqimore.Ky eshte nje problem boteror por shqiperia si vend I vogel mund ta shmang kete ceshtje qe ka te beje me jetet njerezore. Po hormone , pesticided dhe gjithfare llojesh kimikatesh jane kimikate te demshme qe trupi I njeriut nuk I njeh dhe nuk I djeg prandaj ka rreziqe te medha per shendetin.Nuk jane te rastit vdekjet ne moshe te re ne shqiperi por nuk mendoj se keto produkte jane te gjitha produkte shqipetare.ne marrim psh grure te ndenjur ndoshta dhe me radacion nga magazine e serbise. ne marrim fruta e perime nga maqedonia dhe jame I sigurte qe rrezikshmeria per perdorime hormonale eshte e larte kude edhe ne keto vende.Duhet ti jipet perparesi prodhimit buqesor vendas por I kontrolluar ndryshe me ushqime hormonale po ndryshohet dhe gjenetika e njerzeve me pasoja te renda sidomos ne vende te vogla si shqiperia..

  5. Ilir says:

    Angjelin je ne koment te cunguar dhe te leshuar karshi krimineleve qe po na furnizojne me hormone te demshme per shendetin tone, ne vecanti te femijve tane. Nuk ka perse te jemi te meshirshem karshi tyre. Gjithcka e bejne qellimisht – vetem dhe vetem te arrijne fitime te larta ne shitjet e prodhimeve te tyre. Pra e bejne qellimisht, ndersa duhen toleruar, falur per veprimet kriminale qe ka shkak fitimin .
    Dhe kjo veprimtari ka vite qe ushtrohet prej tyre. Kam rastisur ne nje furgon te linjes Fier-Berat, kur nje pasagjer, zbriti ne Strum, pohonte se kishte 2 parcela, nje te vogel dhe nje te madhe, te voglen per familjen dhe e madhja per qytetin, sic pohoi. perse nderhyra perdor vetem te madhen dhe prej saj furnizo edhe familjen. Por pergjigja ishte, qyteti e do prodhimin te vecante, ndersa ne – fshataret hame ndryshe.
    E kupton se cfare mendje kriminale kane ndersa harrojne se ne qytet ka edhe te aferm te tyre, mbi te gjitha ka femije te cilet nuk duhet te deformohen gjenetikisht, te semuren gjenetikisht.
    Ndaj, jam i mendimit qe te shpallen dhe luftohen njesoj si kriminele cdo kend qe ushtron veprimtari ne dem te shendetit te njerezve.

  6. sali Serbi says:

    E verteta eshte qe pervoja e botes ka treguar qe teprimet ne hormone jane te rezikshme per shendetin.Efektet vijne pas brezave siç duket se po ndodh ne Serbi ku nga hormonet ,nje pjese e brezit te rij jane sterile dhe popullsia atje po zvogelohet vit pas viti. Ka mbi 50 vjet qe perdorin hormone ne te gjithe ushqimet vegjetale dhe te mishta.Ne mbare boten po braktise ushqimi me hormone dhe pesticide dhe ka hyre nje trend i ri me prodhime bio.Kjo prirje eshte gjetur si zgjidhje kunder problemeve shendetesore qe jane agravuar mjafte keto dekadat e fundit. Eshte pranuar boterisht se shkaku me i mundshem jane ushqimet e ngarkuara me kiumikate edhe pse brenda normave te lejuara. Kjo eshte ajo qe duhet te kuptoje qeveria, specialistet,prodhuesit dhe populli tek ne dhe kjo eshte dometheja e shkrimit.Bisnesmenet duhen vene ne kontroll se kane prirje, here pas here te neglizhojne standartet, ti shkelin ato edhe pse jane te lidhura drejtperdrejte me shendetin dhe sigurine e jetes. Gjendja ne Shqiperi eshte shqetesuese dhe kerkon nderhyrje urgjente.Eshte nje nga problemet qe pothuajse eshte neglizhuar fare nga te gjitha qeverite e demokracise,krejt ndryshe nga koha e socializmit ku te varter per koqesh diktatura per “shakara” te tilla.

  7. Besniku says:

    Une jam plotesisht dakort me artikull-shkruhesin.
    Ajo çfare paraqiti Fix-i eshte terrorizem i paster. Ne duhet vertet te kerkojme kriminalizim te fermereve, te cilet per vehte dhe familjen e tyre nuk hane çfare prodhojne.
    Ka me krim te hapur se ky!?? Ata jane te ndergjegjshem per cilesine e rezikshme te zarzavateve qe hedhin ne treg. Te gjitha gjasat e semundjeve te rezikshme ,qe po bien si gripi, sidomos tek mosha e re, po lidhet gjithmone e me teper nga specialistet, me ushqimet e rezikshme qe po konsumojne shqiptaret çdo dite.
    Çfare tregon kjo, jo vetem qe shteti nuk ka asnje kontroll mbi tregtimin dhe prodhimin e ushqimeve por dhe biznesmenet perkates, I sherbejne ne kete forme terrorizmit pasiv, por duke marre pjese direkt ne krimin ndaj popullit te tyre.
    Nga ana tjeter, ne nuk duhet te harrojme ,qe historikisht fqinjet kane qene armiqsore me ne, duke pasur ne menyre te vazhdueshme qellim aneksionues ndaj trojeve tona. Dhe historikisht njihet qe kane perdorur te gjitha format ,per tia arritur qellimit.
    E kush na bind qe prapa nje ekspansioni te tille, te te ushqyerit jo shendetshem , perkundrazi, rrezikshem te nje populli te tere, nuk qendrojne forca te caktuara, qe me kujdes dine te levizin fijet e nevojshme, nga larg, duke perfituar nga papergjeshmeria dhe makuteria e tregtareve tane??!!!!
    Pas viteve 90 kjo do te quhej teori konspiracioni e sajuar nga diktatura, per te “goditur armiqte imagjinare”.
    Por sot , pas 25 viteve, fatkeqesisht, eshte vertetuar se shume nga keto teori konspiracioni nuk kane qene te sajuara por reale.
    Gjithsesi, qe shteti, pas zgjedhjeve , duhet te merret seriozisht me standartin e jetes dhe shendetin e popullit, te femijeve dhe brezit te ri, e ardhmja e Shqiperise, kjo po qe duhet te kerkohet me force.
    Dhe ne se do hidhnin pak syte nga e kaluara jo e larget e Diktatures, nga menyra se si I jepnin rendesi jetes se femijve dhe te rinjve, edukimit dhe shendetit te tyre, nuk do benin asgje “komuniste” ,por vetem Patriotike.

  8. Neutrino says:

    Nuk bie rrufeja ne hale. Nuk i gjen gje shqiptaret. Kane ngrene ne kohen e komunizimit me keq se keto domate. Nje filozof thote qe nuk te vjen e keqja nga ajo qe fut nga goja, por nga ajo qe fut nga veshet e syte ne koke.

    1. Lola says:

      Ne diktature kemi ngrene vertet pak por shendetshem.
      Prandaj dhe pensionistet e asaj kohe jane duke jetuar akoma dhe sot.
      Po te ishte ajo cilesi ushqimi, nuk do te ngrihej ky shqetesim I madh sot

  9. ndyresirat says:

    Nuk e dine ata fermere te ngrate dhe te shkrete se ne kete dynja ka edhe zot, nuk shkelin dot nje mize me kembe, po me plot gojen u them qe u rente ne koke atyre dhe femijeve te tyre deri ne 10 breza, kjo na ka ngel te themi zoti marrte hak dhe shume shpejt bile, se sa per shtet as qe e kane vene dhe e vene ujin ne zjarr, kjo veper kriminale qe te helmosh kete popull dhe te rrime duarkryq vetem ketu ne kete vend ben vaki, t’u veme zjarrin dhe ti djegim ato parcela qe te vene mend keta kriminele se keshtu eshte tu thuash ketyre ndyresirave se pak eshte te thuash ndyresire por kriminela, jane mbush spitalet plot e perplot vetem nga keta kriminele.

  10. Keta fermeret e babzitur per para ne fillim duhet ti provojn tek femijet e tyre keta perimet me pesticide gazetari i fiksit beri gabim se te isha une do ta detyroja me dhune qe nje arke me domate ti hante me gjithe familje le te beja dhe 10 vite burg por ai vend ska me burra

  11. Zzzzzz says:

    DHE QAHEN FSHATARET PSE NUK SHITET MALLI QE PO U PRISHET NGA SUPERPRODHIMI I KIMIKATEVE QE HEDHIN DUAN EDHE KOMPESIME …..ATA JANE PER NE BURG KUSH TE KAPET NE TE SEMES SE PO NA VRASIN CDO DITE SI POPULL TE NGRIHEMI DHE TI COJME NE GJYKATE …!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  12. laluci says:

    po botet e ujit qe shesin ujin neper rruge nga kontrollohenkta jane vrasesit kryesor uji eshte kryesor ka lidhje direkt me gjakun

  13. sali says:

    Kudo ku kane drejtuar keta te LSI ka maskaralleqe e mashtrime.Ka wqene nena e gjithe te ligave

  14. Lili says:

    Keta fermere jane viktimat e para te pesticideve edhe hormonave: problemi eshte se nuk e dine se shume ojq po punojne me iu thane sa mire eshte me perdor kete a ate produkt. E do e marrin vesh teper vone per shendetin e tyre se sa te demshme jane keto fara falas e keto impiant si ´ndhimé per bujqesine shqiptare,kur jane vetem test ´live ´ te nje produkti per disa laboratore nderkombtar..
    Fermeret nuk kane faj: politikanet e qeveria i kane fajet qe nuk kane ligje si ka dhane Zoti per asgje ne kete vend,sikur te ishim kafshe per ta. Edhe vertet besoj se nuk na konsiderojne ma shume se nje krimb apo nje ´karkalec’ shtetaret tone.. vetem tepsia iu intereson. Te gjitheve pa dallim.

  15. erzen says:

    Një pyetje për artikullshkruesin, këta bujqit i prodhojnë vetë hormonet apo shkojn e i blejnë nëpër farmaci bujqesore të liçensuara? Doja të di edhe diçka tjetër i paske harruar pulat që sillen nga jashtë dhe në dy muaj duken si të rritura, po viçat maqedonas që 8-9 muajsh duken si qè? Mos u merrni me bishtin e kavallit, por ndikoni që të ndryshojnë ligjet dhe më pas të zbatohen.

  16. Redi says:

    Shqipetarin nuk e beri njeri as diktatura as lufta e as demokracia !! Pesticidet hormonet jane 100% kanceroze qe populli i blen me lek perimet dhe ishqen familjen por nuk jane fshataret se jane ata kylyshat e kurvave qe i verditen popullit per vota
    Sepse vete hane luso kurse popullin e duan vetem
    Per votat! Hormonet ne shqiperi i fusin dhe i shesin politokanet jo fermeret por ti besh domates dhe shalqirit kolorant me gjelper ai esht vetem se krim vrasje ne heshtje per para ( mos vllezer se jeta esht e dhimbsur per te gjithe) jo vrasje per lek!!!!!!!!!!

  17. Emiljano says:

    Like blloku do thoshte ca kokpalare jane,me shume te na vrasin me shume i duam

  18. Mziu me bisht says:

    Fshatari shqiptar e ka ligesine ne gjak.. i papergjegjshem dhe i ndyre. Orient.

  19. Sefer says:

    Eshte e vertete qe hormonet dhe pesticided perdoren edhe ne vende te tjera por ama edhe pasojat edhe u dihen; jane po keto vende qe po e luftojne me force kete fenomen katastrofik.
    Diabet nje ne cdo 2 persona, po perhapet si flama e pulave kjo semundje qe pothuaj nuk njihej fare ne shqiperi me pare
    -femije te shumte me sidromin Down,
    -femije te shumte me autizem,
    -kancer gjiri,
    -kancer i zorres trashe
    -Semundja e Alzhemierit ne moshat e avancuara qe tani po kap dhe te rinjte. Matufepsen njerezit para kohe.

    Ne jemi popull i vogel dhe nuk mund te ndjekim politikat qe njekin kinezet apo amerikanet per ushqyerjen e popullsisetyre te madhe. Jam dakord pike per pike me artikull shkruesin qe ky eshte terrorr i vertete. Kurse une do te thoshja se ky eshte nje gjenocid qe po i bejme vetes tone.

  20. Lalai says:

    Terrori paster eshte ky Debil Artikullshkrues nje idiot me brire…..dhe Top Channel qe i ka rene audienca.
    Dhe terrorizmi eshte ne Politike,te katnari leshte e marikes do gjeni,ai mezi punon e ushqen veten.

  21. Naum Bredhi says:

    Cdo popull meriton rregjimin qe ka dhe menderin qe ha.

    Per fat te mire eshte evolucioni qe kujdeset per cdo gje: i mencuri, i dituri dhe punetori do mbijetoje. Injoranti kronik, krimineli dhe qorri do zhduket.
    Nga experienca e vendeve te “zhvilluara” te cilat “”ndihmojne edhe progresin e Shqiperise me pesticide dhe GMO falas, te paret qe semuren jane fermeret qe i perdorin dhe femijet e tyre. Ata qe mbijetojne trashegojne nje toke te vdekur dhe varesi te perjetshme nga korporatat qe prodhojne pesticidet dhe farat. Prandaj o katunare kriminele qe prodhoni per treg dhe nuk i hani vete, mrena e keni. E gezofshi!!!!

  22. sapa says:

    Nga te fillosh me pare ne vendin e krimit SHQIPERI?me ekeqja eshte se nuk ka SHPRESE ky vend!

  23. Fshatari says:

    Fshataret Jane pak si legena por ky gazetari qenka lo…qe

  24. Ylli says:

    Eshte shume pak te thuash terrorizem. Ajo qe po ndodh me ushqimet tek ne me shume i shkon per shtat fjala Genocid. Zarzavate qe nuk kalben, mish pule me sarmonele, dhalle qe nuk thartohet, viç qe shton 200 kg ne muaj, kastravec qe rritet edhe brenda ne frigorifer, miell me kimikate industriale, oriz plasmasi, lengje frutash me esenca, etj. Etj etj…….. . Pasojat :vrasje , kancer , vetvrasje, diabet, tritol, skizofreni, atac kardiak, e pafund semundje. A nuk eshte kjo nje genocid i mirefillte?

    1. enter"" says:

      Fiks si ne amerike

  25. t.n.t. says:

    Ku është llafazani Sazan Guri i të ashtuquajturës “shoqëri civile”, apo shikon se mos bëhet ndonjë shesh për të luajtur fëmijët dhe të shpërthejë se po betonizohet vëndi. Si duket në këto raste i pëlqen sepse domatet janë të bukura dhe shkokë në treg dhe populli skupton gjë.

  26. Jovan bregu says:

    Uroj qe problemet me shendetin ti kene pikerishte ata qe kane ne dore te bejne dicka dhe nuk e bejne. Pikerishte ligjvenesit me familjet e tyre.
    Komplimente artikull shkruesit.

  27. luli says:

    Ju qe shani jeni pjese te se keqes dhe gjithashtu pa dyshim qe mund te jeni pjestare te serave e sferave te tilla. Ndaj ushqimet me hormone si nuk mund te jene problematike per njerezit. E dini ju se ç’na tha nje kasap ne Prizren qe bagetia qe eshte rritur me hormone, dmth qe ju behen gjilperat ne qafe per te shtuar shume ne peshe, sigurisht qe jane te demshme per t’u konsumuar dhe sa te pritet bagetia, lopa ose viçi, per shume pak kohe, mishi nxihet menjehere, ose me sakte behet e kuqe e erret (dallohet menjehere qe i eshte bere gjilpera), se keshtu i kishte ndodhur kur kishte blere njehere nje viç dhe kur e kishte prere, na tha qe mishin e groposem dhe e paguam gjysem per gjysem me fshatarin qe ja kishte blere. Ndaj na tha qe mishi i mire nuk mund te kushtoje kaq lire sa shitet neper disa dyqane, se ai e ka disi te shtrenjte.

  28. Greku 1111 says:

    Po kush te kontroloje Panariti? qe fle ne byth
    Pothuaj qe varja se albanezet hane cte jte.

  29. Zgalem says:

    Po te frikesohej bujku nga krrimbat ne are , nuk do mbillej kurre fare

    Shkrimi I zotit K . Tomorri dhe emisioni i “Fiksit “ , per ushqimet e perpunura gjenetikisht jane te sforcuar , ne njohjen e realitetit shkencor te sotem dhe te arthem . Produktet bujqeosre dhe blegtorale , jane ushqime , nuk jane helme , ne gjenezen e tyre . Ndryshon permbajtja e lendeve : Albumine , Yndyre , fiber , lende minerale . Per te rritur prodhimin , farnat bujqesore blegtorale perpunohen gjenetikisht , duke eliminuar ndonje gjen frenus , ne favor te gjenit prioritar . Ka dhe nderhyrje me pesticide dhe plehra , qe kryejne pershpejtim te rritjes qelizore . E tere kjo veprimtari eshte nga zbulimet me te medha te shekullit dhe veprimet anesore , qe ekzistojne nuk jane determinante . Ne Amerike eshte i ligjeruar zhvillimi bujqesor gjenetik dhe s’ka sit e jete ndryshe , deri sa njerzimi shkon te 8 miliarde dhe vdekjet vjetore nga uria jane milionsha dyshifrore . Nuk mund te pretendohet qe njerzit do ushqehen me produkte bio , qe gjithnje veprojne me rreze te kufizuar . Per te zvogeluar efektet anesore duhet , qe aktualisht te rritim numurin e agronomeve dhe specialisteve ushqimore , te terenit . Ky numur do te vije duke u zvogeluar , ne raport me rritjen e madhesive te ekonomive prodhuse . Nuk eshte perpunimi gjenetik , qe sjell ato “Te zeza “ , qe shkruhen ne shkrim dhe ne emisión, por eshte rrezatimi atomik i drithrave , ne se eshte e vertete , ajo , qe thuhet per drithin e importuar nga Serbia . Dyshimi , per te ekziston , der isa cmimi eshte nen mesataren e tregut . Per te qene te qarte , per kete problem madhor , ju lutem merrni konsulte me gjenetistin pensionist Adem Saliralli , qe banon ne Tirane . Mbas kesaj konsulte shkruani perseri , per te cuar ne vend autoritetin e gazetes dhe te emisionit , qe gezojne popullarit te larte ne vend . Zgalem

  30. Ilir says:

    Erdhi koha te vendoset mbi prodhimet perimore qe fermeret nxjerrin ne treg qofte me shumice apo me pakice :
    Emri dhe Mbiemri i prodhuesit te tyre. Pra ne arke te duket qarte identiteti i personit qe i ka prodhuar.
    Po qe se do te zbatohet kjo, atehere shitesi me pakice qe ia blen kete prodhim dhe bleresi i ketij prodhimi, me rastin me te pare qe do te ballafaqohen me nje prodhim te deformuar apo te hormonizuar, do te ndeshkojne duke braktisur blerjet e prodhimit te ketij fermeri.
    Nuk mund te vazhdohet duke i bere karshillek ketyre abuzuesve – kriminele te shendetit te qytetareve.

  31. fieraku NGA ferrasi says:

    Ndyrsirat e Aku dhe shoqeria kurve civile qe Jane parazitet qe ushqehen me leket e ketij populli ju rafte kanceri 7 breza
    Delet mblidhen per mitingjet e partive
    E jo per keto gjera qe ju interesojne
    Sic eshte ushqimi
    19 mostra djathi me vaj palme
    U mbyll ndonje dyqan,u Denua ndonje njeri?
    Ca shteti muti kane bere keta komunistet e rinj.
    Ikni o popull sa me pare.

  32. ce guevara says:

    jam shume dakort me artikullshkruesin. ky eshte nje akt terrorist ndaj nje populate te pambrojtur. atyre fermereve qe abuzojne me trangujt nga 60cm te gjate qe dhe budallai do habitesh kur ti shihte ne treg dhe atyre qe shesin kungullin per shalqi I cili nuk ka kurrefare shije vetem se eshte I kuq apo domatet qe nuk ju vjen era domete duhet me jua fut trangullin ne by….qe te zene mend se ndryshe ku popull po shkon per lesh me deshiren e tij duke blere lloj lloj pislleqesh. A e pate cfare gjalpi hane shqiptaret ne mes te dites ne tirane dhe drejtori I AKU thone nuk e mbyll muajin pa 10 million leke me heshtjen e tij dhe te inspktoreve . Pse vetem fiksi do na nxjerre nga kriza e rende e ushqimeve . Po te ishte Mehmet Shehu kryeminister ku do ishte valle te nesermen drejtori I AKU ne burg por ja qysh nga koha e SHEHUT ne vuajme per nje kryeminister qe tu tregoje vendin te tilleve bandite qe shesi djathin me niseshte , gjalpin me vaj palme , pula nga Brazili te semura, domatte te mbushura me helm, kungull ne forme shalqiri, sallate sa nje kacube ferrash me pesticide, speca sa nje kungull te medhenj e ku di une. Ato qe bejne abuzime me shendetin e popullit ne kete forme u dalte shpirti duke u zvarritur ne fushat e veta per 16 ore ne dite dhe ashtu I pafshim duke u ankuar si qarramane se nuk na shitet prodhimi. ,,,,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje