Skuadra e Kukësit nuk ndalet në merkato. Goditja e radhës dhe e katërt për ekipin verilindor është Bujar Idrizi.
Mbrojtësi 25-vjeçar vjen nga skuadra e Llapit në kampionatin e Kosovës.
Futbollisti ka qenë lider i ekipit kosovar dhe pjesë e padiskutueshme e formacionit. Idrizi do të vihet shumë shpejt nën urdhrat e trajnerit Ernest Gjoka.
Idrizi – “Jam shumë i lumtur që kam arritur marrëveshjen me ekipin e F.K. Kukësit. Afrimi im me kampionët e Shqipërisë është një hap i madh përpara për mua. E di se ka konkurrencë, por do mundohem të bëj më të mirën për klubin. Besoj se edhe në Champions League do të ecim dhe do të kalojmë ekipin e Sheriff Tiraspolit. Një përshëndetje edhe për tifozët kuksianë”, – përfundon Idrizi për sajtin e klubit.
Skeda e lojtarit
Emri: Bujar
Mbiemri: Idrizi
Mosha: 25 vjeç
Datëlindje: 11.12.1991
Karriera
2008 -2014 – Hysi
2014-2015 – Trepça
2015-2016 – Trepça 89
2016-2017 – Llapi