REZULTATET: Rekordi i PS në Tiranë, fitore e thellë në të 24 njësitë e kryeqytetit

27 Qershor 2017, 17:18Politika TEMA

Tirana rezultoi në këto zgjedhje si lokomotiva e fitores së Partisë Socialiste. Projektet madhore si ai i sheshit “Skënderbej”, Pazari i Ri, Bulevardi i Ri, Unaza e Vogël, por edhe puna e bërë në çdo lagje, duke filluar nga çerdhet, kopshtet, shkollat, këndet e lojërave, si dhe gjithë infrastruktura urbane, kanë dhënë efektin e tyre në rezultatin e zgjedhjeve.

Qytetarët e kryeqytetit vlerësuan me votë punën e bërë nga Bashkia e Tiranës në këto dy vite, duke i dhënë Partisë Socialiste një fitore të thellë, që shkon mbi mesataren e gjithë vendit. Kështu, nëse PS në rang vendi ka siguruar 48% të votave, në Bashkinë e Tiranës rritja mesatare shkon në 51.2%, pra mbi 3 për qind më shumë se sa mesatarja kombëtare.

Një element tjetër i rëndësishëm që rezulton deri më tani, kur kanë mbetur për t’u numëruar shumë pakkuti, është se për herë të parë në historinë e këtyre viteve demokraci, PS ka mundur të fitojë të 24 njësitë administrative që përbëjnë Bashkinë e Tiranës, përfshi këtu edhe zona të tilla që konsiderohen si bastione të PD-së, siç është Lapraka. Në të gjitha njësitë administrative të Tiranës qytet, PS ka siguruar një rezultat që krahasuar me 4 vite më parë rritja shkon deri në 8 për qind, ku rritja më e madhe është shënuar në njësitë 8, 9 dhe 10.

Një tjetër e dhënë interesante për Tiranën është edhe vota në zonat rurale. Të gjitha njësitë administrative që më parë i përkisnin ish-komunave, një pjesë e të cilave kanë qenë bastione të PD-së, jo vetëm që kanë nxjerrë fituese PS-në, por kanë dhënë rezultate që i kanë dhënë socialistëve një fitore të thellë. Rekordin e shënon Njësia e Krrabës ku rritja e PS-së ka qenë me 36%, më pas vijnë me radhë: Peza me 21% rritje, Petrela me 17%, Ndroqi me 16% rritje, Farka me 13%, e kështu me radhë.

Natyrisht që këto shifra janë më së pari rezultat i vëmendjes dhe punës që kanë bërë Bashkia e Tiranës në zonat rurale.

Njësia                                2017                    Rritja nga 2013

Dajt                                   56,00%                + 4 %

Farkë                                 46,17%                + 13 %

Kashar                              53,80%                + 11 %

Krrabë                              69,91%                + 36 %

Ndroq                               59,45%                + 16 %

Petrelë                               62,29%                + 17 %

Pezë                                   63,41%                + 21 %

Shëngjergj                          47,27%               + 6 %

Vaqarr                              59,87%                + 2 %

Baldushk                          50,62%                + 5 %

Bërzhitë                           55,53%                + 10 %

Zall-Bastar                        53.46%                + 6 %

Njësia Bashkiake 1          51.30%                + 5 %

Njësia Bashkiake 2         50,21%                + 5 %

Njësia Bashkiake 3         52,00%                + 8 %

Njësia Bashkiake 4         51,86%                + 6 %

Njësia Bashkiake 5         53,38%                + 2 %

Njësia Bashkiake 6          53.75%                + 3 %

Njësia Bashkiake 7         51,94%                + 3 %

Njësia Bashkiake 8          43.56%                + 4 %

Njësia bashkiake 9         50,80%                + 6 %

Njësia Bashkiake 10       51,46%                + 8 %

Njësia Bashkiake 11        44.98%                + 2 %

7 komente në “REZULTATET: Rekordi i PS në Tiranë, fitore e thellë në të 24 njësitë e kryeqytetit”

  1. komandanti says:

    Mos u lodhni kot te gjeni aresyen e fitores se PSne kryeqytet apo ne tere Shqiperine. Tirana eshte lokomotiva sepse civilizimi i shoqerise eshte me i perqendruar aty. Premtimi i VETINGUT eshte e vetmja aresye e fitores dhe Edi duhet ti hape rrugen vetem ketij procesi. Ky eshte fillimi i rugetimit te drejte ne shinat e duhura.

  2. lori2 says:

    Ka te drejte Komandanti, por nuk duhet harruar edhe qe keto punet e bashkise nuk do te ishin bere si duhet po te mos ishte mendja largpamese dhe dora e Edi Rames.

  3. Krrau krriu po vjen barriu says:

    S po degjojme komentet e te rrjedhurit te Partise Serbe alias demokratike. Po cahet Tirana nga votat per demokratet qe nuk e dine qe jane ne partine serbe te Berishes.

  4. DARDANI says:

    Ne Tirane fitoi POLITIKANI I VETEM SHQIPTAR NE TE GJITHA TROJET ERION VELIU< sepse eshte i vetmi qe punon vetem punen e tij sipas PERSHKRIMIT TE VENDIT TE PUNES…….Kryetar BASHKIE.

    Ne Prishtine per shembull Shpendullah Al Ahmadija , prej se eshte zgjedhe Kryetar i Prshtines, i ka pase mbi 120 Statuse ne FaceBook, qe mirren me qeshtje qe nuk kane te bejne me Prishtien…si psh, per Qmerine, Obmen, edhe qindra probleme kombetare apo nderkombetare te cilat Shpendullah Bllagoevgradi nuk i ka ne Pershkrimin e vendit te punes.

    BRAVOOOOOOOOO e madhe per ERION VELIAJN.

    Kosova i ka me se paku 35 Ministra te Puneve te Jashtme……ne mungese te idejave se qka te punohet ne Kosove ata jane minitsra te jashtem, diplomatt…etjetj…

  5. Loran shehu says:

    Po ikni o komentusa te indoktrinuar harrojeni nuk esht turqi SHqiperia

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje