Beteja e ashpër Shqipëri-SHBA në OKB: Intervista me ish-presidentin George Bush, atëhere ambasador i SHBA në OKB


Në vitin 1971, Republika Popullore e Shqipërisë, dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishin zhvilluar një debat të ashpër mes tyre ku shkaK ishte bër rezoluta shqiptare për pranimin e Republikës Popullore të Kinës si antare e plotë në OKB.

Në këtë intervistë shihet ish-presidenti amerikan George Bush i cili atëhere ishte ambasador i SHBA në OKB, i cili tregon betejën e ashpër diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA, në OKB.

REMOTE_ADDR:[]

9 komente në “Beteja e ashpër Shqipëri-SHBA në OKB: Intervista me ish-presidentin George Bush, atëhere ambasador i SHBA në OKB”

  1. E verteta tjeter! says:

    E pra , kjo do te thote qe ne 1971-in , Shqiperia ishte SHTET, dinjitoz dhe i pavarur !!!
    Shikoni tani , nuk vjen as era shtet e as pavaresi !

  2. Besniku says:

    Çfare komenti te besh!! Atehere Shqiperia ekzistonte, Kushtrim Rol ne Politiken Boterore.
    Kurse sot, si “shpjegon mire e bukur ” dr prof” ngjela, ” ne Po na ribejne historine” Amerika e Gjermania.
    Kurse ne kohen e Xhaxhit ishim te zote ta benim VETE historine, ” me forcat tona”.

  3. Vlora 9 says:

    Dhe sa e sa beteja te tjera ka fituar ai? Po sot cfare betejash fiton Shqiperia? Dale,dale, se s’keni pare gje akoma! Vetem Ai, i vuri emer Shqiperise, sepse ishte Gjergj Kastrioti i koheve moderne

  4. Sotir says:

    Niksoni vete ka dashur te vendose mardhenie diplomatike me Kinen. Globalizmi i sotem i ka bazat ne politiken niksoniane te hapjes me Kinen.

  5. Pukjan says:

    Shqiperia deri ne 1990 ishte republike de facto e ish Bashkimit Sovjetik,sepse qe nga 1960 u abrogua formalisht qenia edhe de jure per nje marifet kuder perendimit e qe nuk funksionoji dhe koston e paguan Shqiptaret ne izolimin idjot te pa meshirshem dhe jo per fajin e asnje Shqiptari qofte edhe te udheheqjes me Enver Hoxhen ne krye,sepse keto jen fatet e vendeve te vogla.

  6. Bashkim Pitarka says:

    Si pjesetar i disa delegacioneve te Shqiperise ne sesionet e Asamblese se Pergjithshme te OKB-se dhe si ish perfaqesues i perhereshem i Shqiperise prane OKB-se dhe kryenegociatori i pales shqiptare ne negociatat me Departamentin e shtetit te SHBA-se per rivendosjen e marredhenieve SHBA-Shqiperi,kam mundur te mesoj shume per kete ngjarje historike ne diplomacine e SHBA-se dhe Shqiperise lidhur me pranimi e Kines ne OKB.Mund te mos quhet si beteje e ashper shqiptaro-amerikane ne OKB,sepse rezuluta e paraqitur nga ne kish nje numur te madh shtetesh anetare qe ishin anetar te grupit te bashkeautoreve te asaj rezolute e mbeshtetes te rezolutes se perbashket te paraqitur ne emer te grupit nga perfaqesuesi yne ne AP te OKB-se lidhur me ate ceshtje te rendesishme dhe historike.Por sigurisht ishte nje debat i ashper qe kish angazhuar ambasadorin e atekoheshem te SHBA-se(me vone ambasador ne Pekin dhe me pas president i SHBa-se)prane OKB-se Xhorxh Bush,i vjetri.)Perfaqesues i Shqiperise dhe kryetar i grupit te bashkautoreve te rezolutes per Kinen ishte i ndjeri Reiz Malile,ish minister i jashtem i Shqiperise,por ne ate kohe ishte zevendesminister i pare i Puneve te Jashtme te Shqiperise dhe kryetar i delegacionit shqipetar ne ate sesion te zakonshem te Asamblese se Pergjithshme te OKB-se ne vitin 1971.
    Nga tregimet dhe bisedat me te ndjerin ,minitsrin Reiz Malile,kisha mesuar shume hollesira per ate debat te ashper,por edhe per ndonje incident te ndodhur diten e votimit te rezolutes per pranimin e Kines ne OKB dhe perjashtimin nga ajo organizate e perfaqesueve te Can Kaj Shise se Tajvanit.
    Ate dite tetori te vitit 1971,kur do te votohej rezoluta shqiptare per pranimin e Kines dhe perjashtimin e Tajvanit,para misionit shqiptar(nje ndertese shume -kateshe ne kryqezimin e rruges 86-te me avenjune e dyte) perfaqesues te komunitetit amerikano-kinez te Nju Jorku-t dhe nje numer i konsiderueshem shqiptaro-amerikanesh qe ishin kunder regjimit komunist te Tiranes,kishin ndermarre nje demostrate proteste anti-shqiptare.Nderkohe delegacioni shqiptar kish zbritur dhe priste t’u hipte makinave te misionit per te shkuar ne seline e OKB-se,por makina e ambasadorit tone nuk dukej gjekundi.Shoferi shqpotar kish shkuar diku e nuk kish njoftuar.Mbetej vetem makina dyte e vjeter e misionit dhe per te mos u vonuar zevendesministri Malile urdheroi te therrisnin nje taksi dhe me t’u kthyer te mblidhte pun onjesit e misionit e te propozonte masen me te rende ndaj shoferit te pakujdeseshem!
    Per te ruajtur seriozitetin e delegacionit zyrtar z.Malile urdheroi qe te zbrisnin ne avenjune e pare dhe t’a benin distancen e mbetur per ne selile e OKB-se ne kembe.Reporteret dhe gazetaret e panumurt qe prisnin ne hyrjen kryesore te selise se OKB-se u hodhen me vrap pas delegacionit shqipetar kur mesuan se ato po vinin ne kembe e po hynin nga dera sekondare ku hynin delegatet per ne sesionin e AP te OKB-se.
    Kuptohet se si u percoll me avocione te delegacioneve mbeshtetese te Kines kur u hodh per votim e fitoi rezoluta shqitare me shumice votash.Shume kryesues dhe perfaqesues te delegacioneve mike te Kines ia nisen ovacioneve e duatrokitjeve frenetike dhe ndonje,sic ishte ambasadori i Tanzanise prane OKB-se,z.Salim Salem,hipi e nisi te kerceje e brohorase mbi tavolin e delegacionit te tij(Ky gjest i papershtatshem ne diplomacine boiterore i kushtoi shtrenjte ambasadorit tanzanian vite me vone kur SHBA vuri veten ne Keshillin e Sigurimit te OKB-se kunder emrimit te tij si Sekretar i Pergjithshem te OKB-se);shume te tjere u mblodhen prane tryezes se delegacionit shqiptar per te shtrenguar duart e bere urimet e rastit.Shtypi perendimor dhe vete ai amerikan e quajti “deshtim” te politikes se jashtme amerikane,por a ishte vertete nje deshtim,apo nisja e nje diplomacie te re amerikane e shkolles Kisingeriane te “hapave te vegjel” qe nisi me “diplomacine e pingpongut” amerikano-kineze,jo shume kohe pas miratimit te hyrjes se Kines ne OKB dhe fundit te diplomacise se “Dy Kinave,nje Kine e nje Tajvan”.
    Shume vite me vone,ne prag te rivendosjes se marredhenieve diplomatike shqiptaro-amerikane(projekt-marreveshja perkartese u siglua nga une dhe ambasadori Krammer ,zevendesndihmes i sekretarit amerikan te shtetit ne Uashington,ne prill te vitit 1990),marrevshja per te cilen u firmos ne Uashington nje vit me pas me 15 Mars 1981,gjate pjesemarrjes se ish presidentit Ramiz Ali ne seasionin e AP te OKB-se,misioni shqiptar kish bere shumne perpjekje per organizimin e nje takimi dypalesh midis tij dhe presidentrit ameriikan Xhorxh Bush,te vjetrit,kerkesa qe nuk u pranua nga Departamenti i Shtetit.Diten e mbajtjes se fjalimit ne sesionin e atij viti te OKB-se(tetor 1990)-s nga presidenti Bush,kryesuesit e delegacioneve te huaja,pas atij fjalimi,u rreshtuan para hyrjes se sallonit kinez per t’a pershendetur dhe uruar presidentin amerikan.Presidenti Alia me kerkoi mua,si perfaqesues i perhereshem dhe ambasador i Shqiperise prane OKB-se qe kur t’i jepja doren e t’a uroja presidentin amerikan t’i parashtroja ehe nje here kerkesen e tij per nje takim te shkurter e firmosjen e marrveshjes se rivendosjes se marredhenieve dypaleshe ne ate takim presidencial nga te dy presidentet.Une shpreha menimin tim se nuk ishte rasti dhe sera ime per nje kerkese te tille,qe ishte refuzuar nga amerikanet ne takinet e mija te mepareshme me ambasadorin amerikan Pikering,por ai me urdheroi te veproja sic me urdheroi ai.
    Pas Ramiz Alise dhe ministrit tone te jashtem,Reiz Malile,me erdhi mua rradha t’i shtrengoja doren e t’a uroja presidentin Xh.Bush per fjalimin dhe keshtu me gjysme zeri i paraqita kerkesen e presdentit tone per nje takim te shkurter.Presidenti Bush me shume miresjellje m’u pergjegj se “do te deshiroja edhe une se tepermi te takoheshim por jam vertete teper i zene sepse menjehere pas ketij aktiviteti protokollar do te nisej me helikopter per ne aeroport e te kthehej ne Uashington.Me vone uroj te gjejme kohen e duhur per ta perfunduar ate marreveshje qe ka patur me kohe edhe miratimin tim personal”.Pak me pare ai kishte takuar doren me ish kolegun e kundershtarin e tij te dikurshem te debatit te ashper per pranimin e Kines.”A te kujtohet zoti Malile,kur ishimin ne dy ane te kunderta ne OKB?Kina u pranua,ju iket nga Kina si ambasador i Shqiperise e une shkova pas jush si ambasador i SHBA ne Kine;ju i prishet marredheniet me Kinen dhe ne i forcuam me tej,apo jo!Gezohem t’u takoj perseri ne keto kohra interesante!”
    Bashkim Pitarka
    Ish ambasador i Shqiperise prane OKB-se dhe
    kryenegociator ne bisedimet per vendosjen e marrdhenieve diplomatike
    shqiptaro-amerikane.
    Florida,4 Korrik 2017

  7. Jak Boston says:

    Edhe Bosnja para disa vitesh ishte anetare e perkoheshme e Keshillit te Sigurimit te OKB dhe vota e saj pati shume rendesi per nje ceshtje nderkombetare.
    A e ben kjo gje Bosnjen shtet te konsoliduar dhe funksional?
    Aspak, Bosnja vazhdon te jete nje shtet jofunksional.
    Edhe Shqiperia ne ate kohe lau enet e ruso-kinezeve dhe sot Kina nuk e njeh Kosoven ja kjo eshte shteti i komunisteve qe ia fusin vetes.
    Shkoni ne banjo tani te gjithe ju trushpelaret dhe nostalgjiket e komunizmit dhe masturboni per komandantin me parti te vjedhur nepermjet mashtrimeve.

  8. Ke rrapi ne Mashkullore says:

    Kish cecua bicak dikur dhe hallatin sa fevzo tullaci

  9. Jak boston mastur boja poshte ures says:

    Po pse sboton mo kok tul moderator. Te duket vetja shume i mencur katunar m…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *