Me tipare të ashpra, nursëz, vështrim të egërt, të lidhura të gjitha këto me një fat politik të caktuar – një ish-funksionar komunist i viteve të fundit të regjimit, për më tepër Ministër i Brendshëm në momentin e ngjarjeve të 2 prillit ’91 në Shkodër – Gramoz Ruçi përbën për shumëkënd, më qartë për të gjithë pjesën anti-komuniste të shoqërisë, një “mbetje të urryer” të atij regjimi. Shtoi kësaj dhe faktin, pra, që në portretin e tij nuk ka diçka tërheqëse, që gjithsesi përbën një efekt me peshë psikologjike në perceptimin ndaj një individi. Edhe ngjashmëri e lehtë me Jean Pol Belmondo-në, nuk ja lehtësojnë fatin e të qënit i papashëm, që në fakt duhej të ishte e kundërta sipas kriterit që vendos Pepini tek “Duel i heshtur”, kur merr në dorë një foto e sheh aty një funksionar regjimi nën rrobë ushtarake: “burrë i pashëm qenka kodoshi, i zgjedhin komisarët, ndaj jua marrin mendjen njerëzve”. Ndërsa Gramoz Ruçi, një ish-komisar pa uniformë, nuk është një hiç i tillë dhe aspak i mundur për t’ja marrë mendjen njerëzve me pamjen prej “kodoshi të pashëm”.
E tashmë, ky njeri do jetë nr. 3 i shtetit shqiptar. Ruçi do udhëheqë jetën parlamentare, një rikthim në politikën shtetërore pas 26 vitesh brenda mureve të partisë, pa asnjë funksion në shtet. Për ata që e urrejnë, kjo është diçka vërtet trishtuese.
Por a ka bazë logjike urrejtja e tyre? Dhe nga çfarë niset ajo teksa formësohet dhe mbetet e padiskutueshme?
Nëse është fjala për të kalurën e tij komuniste si ish-funksionar regjimi, kjo nuk e penalizon aspak. Një pjesë e mirë e politikës shqiptare, ka ende boll sosh në radhët e saj. Një prej tyre është vetë ish-kreu demokrat Berisha, si ish-sekretar organizate, që farë lehte, falë dhe natyrës ambicioze, nëse komunizmi do kish zgjatur dhe ca vite, nuk do ishte habi të ishte ngjitur deri tek Byroja Politike. Nëse është fjala për ngjarjen e 2 prillit, as politikisht e as ligjërisht nuk është provuar fajësia e tij individuale. Mjaft qe dhe Berisha vetë, gjatë gjithë këtyre viteve të një protagonizmi politik cyt me akuza ndaj kundërshtarëve, për Ruçin ka ofruar vetëm atë të “arratisjes në Greqi në ‘97-ën i veshur si grua”, diçka me afër një sajese limonadë me fantazi të shfrenuar, sesa reale. Pra, as Berisha nuk ka mundur ta akuzojë për 2 prillin, ai që s’të fal në të tilla raste.
Dhe vijmë tek aktiviteti i tij parlamentar në 26 vite. A keni dëgjuar ndonjëherë që nga goja e Ruçit të dalë ndonjë sharje, fyerje, fjalë përçmuese për ndokënd? A ka ndodhur ndonjëherë që ai, protagonizimi i tij parlamentar, të jetë bërë shkak për përplasje, incidente, sherr?
Asnjë drejtues parlamenti deri më sot, nuk është ndjerë i detyruar t’i tërheqë vëmendjen, t’i thotë “pusho”, “ulu” apo “ta mbylla mikrofonin”.
Përkundër të gjitha këtyre, Gramoz Ruci mbetet një i kursyer në fjalëmbajtje, dhe, kur del në podium për të shprehur një qëndrim politik, fjalimi i tij është një model i mirëstrukturimit logjik, i qartësisë argumentuese dhe të qënit i pastër nga pikëpamja e ngarkesave ligjërimore emotive. Mjafton fakti se fundi i fjalëmbajtjeve të tij parlamentare nuk ndodh të shoqërohet me reagime të zhurmshme nga kundërshtarët politikë. Mund të ketë oponencë, sidozot nga ndonjë zë individual, por nuk ndodh që kundërshtari të reagojë në korr dhe me ilaritet, ndaj asaj me çfarë nuk është dakort në fjalën tij.
Dhe kjo, pa e tepruar, e bën Gramoz Ruçin një prej figurave më model të jetës parlamentare shqiptare, ndërsa në një vështrim të parë, për shumëkënd, ai përçon ligësi në perceptimin e përgjithshëm. Kjo e bën atë një rast psikosocial për t’u studiuar, jo më shumë Gramozin sesa qasjen në gjykimin dhe shijen ndaj tij. Sepse përbën një rast atipik ku nuk përputhet perceptimi me të dhënat reale.
Dhe të mendosh që ky model i jetës parlamentare vjen nga komunizmi, me vulën e të qënit “i urryer” për shkak të së kalurës së tij komuniste.
Ekuivalent i tij në kahjen tjetër politike, mund të merret i ndjeri Pjetër Arbnori. Edhe ky po aq “i çuditshëm”. Edhe pse një viktimë e gjallë e komunizmit, në protagonizmin politik, sidomos si kryetar Kuvendi, ofroi sens fisnik të sjelljes me kundërshtarin, edhe pse krejt i përligjur për të bërë të kundërtën. Dallimi është se tek Arbnori, tiparet e tij ishin gjithsesi më “njerëzore” se ato të Ruçit. Kjo do të thotë, se ky i fundit edhe mund të urrehet, estetikisht, por së paku jo politikisht. (Tesheshi.com)
Hahaha…na e nxorret G.Rucin babaxhan? E.Rames i duhet akoma se terheq pjesen konservatore te PPSHse…
Turp e faqe e zeze. Krimineli Ruci Kryetar Patlamenti me 2017 ???
ik o Trap! gjyko faktin dhe jo paragjykimin!
JASHA RIPJELLJA PPSH
ababababa cer fytyre
o lugato. o lugatttt ku je mer KM..nuk bohet gjaku uje robo aaaa…kuje nipi S.KOLEKES kuje djali K.RAMES..kuje mer artist largpames(stiv jobsi shqiptar simas morracakeve te ripjelljes)…po si mer djale ti ishe qe doshe votat ..se do beje shtet..me kriminelat komunist qe kane honger koka robsh do bosh shtet…paske qene plere mesjetare mer burr renacak..si mer na bo moral me te drejte..per berishen ..bashen..meten…dhe na del kryeparlamentar krimineli ppsh..zani caushi tepelenes..aktori kryesor i masakres 2prillit..f.xhafen hetusin kriminel te ppsh e bone m.brendshem..mer kshilla nga servet pellumbi..qe njerzit e dine shume mire sa njerez ka more me qafe kur ishte hetus ne durres..si mer djale meresh me S.GJINUSHIN..qe ishte nxitesi i shkaterrimit VLORES 1997…po si mer zoteria e juj KM kerkoni reforme ne drejtesi me kto personazhe qe i kane duart te lyme me gjak shqiptari..me cfare fytyre ju mer plera akuzoni te tjeret me ..21 janar..gerdec..etj etj..me ket rast ilir mete osht qingj..sic e hapa gjaku nuk bohet uje..cdo gjo po shkon vet…ripjellja e PPSH urime shqiptar
Shko mer patllake ndryshkur
Nje portret shume i sakt i Gramoz Rucit.
Urime per Gramozin ne rrugen e tij te njeriut partiak e pushtetar por urime edhe per autorin e kesaj mini “monografia”, a mini-porteti.
Jam i bindur se Gramozi dotë jete nje kryetar kuvendi shume shembullor.
shkrim teper real !
Shume reale do ishte dhe per Enverin te ishte ngrit nga varri e te behej kryeparlamentar
Gramozi eshte nga nje vend Ku fjala eshte baza e çdo principi . Nuk e dredhin fjalen siç bejne ne vendlindjen e doktor dixhitalit . Po fill i vetem u vajti shkodra-janeve , e u tha se burro lidhet prej fjale e prej bese . Dhe sot vetem sharlatanet qe bejne si gore , mund te hedhin ndonje ” gur pas shpine”. Se perpara rrine si te dhjere ! Gramozi e meriton postin e kreut te kuvendit , ne respekt te stazhit e te kontributit qe ka dhene per jeten parlamentare .
Tamam. Gramos Ruci ka tipare dinjitoze te nje kuadri rigoroz shteti, aspak ne kompromis me te keqen komuniste, jokomuniste dhe antiikomuniste; tamam individ i drejte dhe i forte per ne krye te parlamentit ne kete faze te re te Shqiperise me rrenje Europiane. E
a plehrat komuniste, skeni per te ndryshuar kurre ju, gjiriz.
Ndersa plehrat jokomuniste tjetersohen si plehra reale qe jane
Po shqip ke te drejt edhe une e di qe u vajti shkodraneve vetem atje ku donin ata per tu thene qe s’kish lidhje fare me 2 korrikun. Duhet te kesh koqe te besh ate veprim …doktori akoma s’ka vajtur ne Vucidol!!!!!
Shkrim real,njeri serioz, I prefer, tamam per te tille njerez ka nevoje parlamenti une!
Gramozi Ruci eshte njeri serioz, konciz e i sakte ne ato qe thote dhe I afte ne punet e partise. Kjo aftesi individuale por qe mesa duket vjen dhe nga eksperienca si anetar I partise se punes perben nje vlere per te. Sot ne kryesite e partive tona gjen njerez pa aftesi politike, qe nuk kane punuar kurre me njerezit dhe me shume bejne sfilata se komunikojne. Ta urresh tjetrin vetem se ka qene komunist eshte e pakuptimte. Ka shume raste kur ish komuniste ne vendet lindore kane mbajtur pozicione te larta edhe pas renies se sistemit. Kjo ka qene pozitive per vendin pasi eshte drejtuar nga burra qe e njihnin shtetin dhe politiken e jo nga axhami, si ne rastin tone. Kjo esht arsyja qe Gramozi asnjehere nuk eshte pozicionuar keq, perkundrazi ka ruajtur kahen e duhur dhe I ka shtuar vlerat partise se tij. Permemdim disa nga keta: Gligorovi ne Maqedoni. Shpetoi vendin nga lufta jugosllave dhe krizat e brendeshme nacionale. Presidenti kroat Franjo Tudjman dhe kryeministrin Stipe Mesic. Eduard Kukan, qe vjen sa here ketu, eshte produkt I periudhes komuniste me edukim ne rusi dhe ambasador I vendit te vet ne disa vende. Tani ne BE.
paska njed te kaluar komuniste ne demokraci.nje shprehje qe prerofizon luften e klasave,kur eshte e kunderta qe ne demokraci lufta e klasave pushon se qenuri.ne demokraci nuk ka me biografi por qendrim.komunizmi si sistem shoqeror ekziston akoma ne bote keshtu qe qenia ose te kesh qe ne i tille nuk do te thote se je i inkriminuar.se komunizmi ishte shtet i organizuar dhe me organe shume te forta gjykimi.e ne qovte se ne ngarkim te ndonjerit ka akuza te tilla edhe mund ti perdolresh por te akuzosh tjetrin se ka jetuar ne ate siistem kjo mund te konsiderohet cmenduri e nje gjykimi mediokar hak marres ballisto zogist ish bashkepuntor te fashizmit te cilet muaren pushtetin ne vitet nentedhjete ne shqiperi me pretekstin se po bejne demokracine.arriten deri atje sa i ngriten monument ish mbretirt tradhetar ahmet zogut, e si perfundim gramos ruci ka qene miniszter i brendshem ne vitet e demokracise dhe sikunder ka deklaruar ai vet e ka pranuar kete detyre per te mos e lene popullin qe te vriteshin njeri me tjetrin dhe te siguronin pamvaresine e shqiperise.sa i perket dy prillit demokracine ne shqiperi e beri vet partia e punes me ramiz aline i cili u quajt tradhetare nga konservatoret.pikerisht ky ishte gabimi shume i rende i partise demokratike qe nuk njeh qe demokracine e beri ramiz alia.dhe sa kohe partia demokratike do te kete kete mendje asnjehere nuk ka per te ardhur ne pushtet.
Po i biri qe ne krahe te babait eshte nje narkotrafikant , kete e dini ju gazetaret. Pse nuk e thoni ?
Po nuk na the asnj fjale per cunin e gramozit dhe trimat e tij o shkrimshkrues! Te gjithe e dime pse num i ben njeri pordhe gramozit ne parlament se ne parti jo e jo, sepse eshte dora e zgjatur e trashegimise dhe kupoles se PP, eshte kumbari i edi rames ne politike, eshte nderlidhesi i partise socialiste me partine e punes, eshte xhaxhi veterani me kapele republike. Sa per dy prillin nqs Gramozi eshte i paster ath dhe Sali berisha me lul bashen jane te paster per 21 janarin keshtu qe mos e perdor si argument se nuk qendron. Po temen e semes kaq keq eshte shqiperia per nje njeri me vlera e me personalitet sa kemi ngelur ta drejtoje parlamentin shoku Gramoz?! Gramozi eshte xhaketa e kthyer e PPSH dhe asgje me shume. Fakti qe nuk e ka ngacmuar njeri ne parlament nik do te thote qe eshte i kulluar por tregon qe parlamenti ka qene dhe eshte i mbushur me komuniste apo bijte e pasardhesit e tyre dhe asnje nuk kishte surrat te merrej me gramozin pasin vijne nga e njejta nene parti. Sillni ore fytyra te reja se late koqen e namit, gramozit i kane refuzur vizen per ne amerike amerikanet ju e beni kryetar parlamenti. E dini ju se si do shkruajne ne perendim per gramozin, nje ish funksionar komunist qe behet kryetar parlamenti e ndoshta neser president. Moj kasolle ku na mblodhe.
Jo, nuk ka asgje emociale e as personale ne reagimin e atyre qe jane kunder Gramoz Rucit: eshte vetem nje parim etike: njerezet qe ishin ne komanden e sistemit represiv,e ministri i mbrendshme eshte n1 i ketij regjimi kriminal qe lam pas,nuk munden kur me perfasuar te ardhme evropiane e nje Shqiperi evropiane ! Kur jo,deshti s’deshti Rama, deshti s’deshti gramozi,… keni bere nje gabim ,qe opinion publik shqiptare ndoshta e perbin se eshte mesuar cdo gje me perbi ,po jo opinioni publik nderkombtare.Kjo do t’i binde njerezet per keq per shqiperine: nuk jeni shkeputur nga njerezet e diktatures,edhe pas 30 vjete… Atehere i bje ose nuk doni,ose jeni te paafte qofte me prodhuar nje njeri me vlera evropiane ne krye te Parlamentit..
Po te ishte burr shteti edhe i mire sic thoni Gramoz Ruci ,vete do kishte vetepeshuar argumentet pro e kunder marrjes se ketij posti edhe do kishte ndihmuar Ramen duke u terhequr nga ky post..
Po deshira per te qene Njesh ne Shqiperi eshte mbi interesin e Kombit…
Argumenti tjeter pro eshte se Rama nuk kontrollon asgje …edhe klika komuniste vendos si dje.
Pra jemi kthye ne vitet 90 e kete here te shpresojme se askkush nuk mashtrohet nga pseudodemokratet alla Sali Berisha,komunist 24 karat, i perzgedhur i Partise per transitionin, me vendim te po Gramoz Rucit ..
Tek portreti fizik e ke masakruar, por ne fakt eshte portreti i nje burri serioz, pa shume llafe, por jo i pakendshem. Pergezime per pjesen tjeter. Kam degjuar qe Ruci guxoi te paraqitej personalisht ne gjyqin e Shkodres, ku foli ne menyre sh bindese para familjareve te viktimave te 2 prillit. Te gjithe ata qe u ndodhen aty, krijuan respekt per te.
Omerta…..!
Mos se na preke!Nuk lahet muti me shurre.I pasinqerte,Emrin,dhe jo te “Tesheshi.com”!
Minister i mbrendeshem i Diktatures,Kryetare Parlamenti ne Demokraci,o Zot,si ka
mundesi?O Zot,si ka mundesi qe ka njerez qe e justifikojn?Günter Grass,ne moshen
16 vjeçare(ne kohen e luftes)ngaqe nuk kishte asnje te ardhur ne familje,veshi rroben
ushtarake dhe punoi 6 muaj si roje karburanti,dhe per kete kerkoi falje,ndjehej fajtor,ndersa
keta justifikojn Gramoz Ruçin!O Zot,si ka mundesi qe ka njerez te tille!
Ruçi ishte funksionar karriere i Nomenklatures komuniste,ashtu si Genc rruli dhe
Skender Gjinushi,ndersa Berisha(Berisha ka mbi supe mekatet e pas 90-te) ishte Mjek
dhe funksionar pasiv i Nomenklatures komuniste.Edhe si sekretar Partie,Ruçi ka qene
po ashtu funksionar karriere i Nomenklatures komuniste.Prandaj ti anonim i porositur,
nuk shkon ky krahasim.Qënia e Ruçit si deputet ishte turp,perdhosje e moralit,ndersa
si Kryetare Kuvendi,eshte jo skandal,por eshte krim.
Gramozi nje deputet dinjitoz, pavaresisht se ka te shkuar komuniste.Problemet qe ngreh ne parlament nuk jane diskutime adoleshentesh sic cbejne shumica e deputeteve ne parlamentin shqipetare qe vec dine si te shajne te ofendojne e kercenojne dhunojne apo hungerojne edhe pse shumica e tyre jane me “”biografi te mire” jo si gramozi.Mendoj se deputet si Gramozi I duhen parlamentit shqipetare qe te zbutet pak imazhi I keti parlamenti brutal qe per 25 vite me radhe eshte bere gazi in botes dhe la kokren e namit.Paraqitja e tij eshte mese normale dhe nuk e di pse beka kaq problem per artikullshkrusin qe na kerkoka ne parlament artist filmash dhe zonjusha bukuroshe jo njerez serjoz te punes..I urojme Gramozit pune te mbare si kryetare parlamenti qe pritet te marre detyren se shpejti..
Gramozi esht komunist ivjeter ……nuk e di psecdo Edi qe e vndos a po Gramozi vendors Edin semarr vesh akomaaa kete te vjeterit qe kan beer namin ne cdo kohe duke bere vrasjet sigjithmon komunistesh
As e ve ne dyshim karakterin e Rucit.Jam dakort me analizem.Ne Shkoder ato qe e urrejne nuk jane ma shume se ne qyetet e tjera.
E ka akoma ate fustanin qe veshi kur kaloi Kakavijen?
Pra, Gramozi i vesh si grua na paska kene nje rrene.
Restaurimi i i profilit te nje komunisti – do ishte titulme i mire.
Kur ske cfare te shkruash me mire hesht, apo te tha kryeministri..
Vetem mos harroni se ne zgjedhjet e vitit 2001, bente lsitat e PS per deputet dhe per cdo kandidat ai (dmth sekseri i tij) kerkonte te pakten 30 mij dollar, per kete kam fakte te pa kundershtushme, por sido qofte, zgjedhja e tij ne krye te kuvendit eshte nje minus i madh i Edi Rames, edi pse, sepse kur erdhi demokracia ne Shqiperi ne vitin 1990 ai ishte sektretar i pare i TEPELENES, dhe ne ishim ate dite aty me sherbim, kur behet mitingu i Tepelenes dhe ai thote, demokracia nuk vin kurre tek ne, vetem po kaloi mbi trupat tane, shikoni sa driteshkurter eshte ai. O Edo ky do te jete minusi me madh, ne se kjo ndodh, nuk ka se cte duhen nostalgjiket e komunizmit, ti nuk je socialist, ti nuk je demokrat, por ti je Shqiptar.
Gramozi eshte njeru I duhur per kryetar kuvendi ai ka cilesi te ralla eshte I drejt puntor ka ngritje politike eshte shume I afte per nje organizim shembullor eshte njeriu I duhur ai do the vendosi discipline. Dhe regull me parament Kam besim the plote tek Gramos Ruci
O rrot [email protected] Si mund të jetë në vitin 2017 kryetar parlamenti ky cofëtinë, ky kërmë komuniste? Cfarë cilësie shef ti tek ky kriminel sigurims përvec kurvllëkut dhe përfitimeve personale? Cfare dobie ka pas shoqëria shqiptare nga ky gardian i së ligës dhe protektor i kastës kriminale të Byrosë? A nuk e kupton o bole që mbeturina si Gramoz Rruqi në një vend normal me drejtësi, duhet të ishin në të pështyrë, të ndëshkuar për të kaluarën kriminale dhe jo të shpërblyer me poste cerek shekulli pas thyerjes së sistemit kriminal komunist?
urrrrrrraaaaaaaaaaaaa
Kush qenka min i brendshem dhe vriska njerez, lundroka gjithe jeten mbi majat e karrieries. Popull qelbesire.
Zotin Gramoz Ruci, e kam njohur ne ditet me te veshtira te rrezimit te regjimit komunist, dhe pse dy muaj si minister i brendeshem, ka mbajtur nje qendrim dinjitoz, te nje qytetari patriot, atdhetar, duke ber cmos qe policia qe ish e indoktrinuar nga sistemi te ruante gjakftotesin, mos kalohej ne gjakderdhje, djegkje e vrasje njereish.
Ndersa gjat ketyre 27 viteve te trazicjonit dhe perfaqesus i popullit ne kuvendin e SHqiperis, esht modeli i deputetit, ne menyren e te perfaqeuarit te qytetareve qe e kan votuar .
Orator, preciz ne diskutime e dhenje mendimesh, autoritar si kryetar i grupit parlamentar te socjalisteve. Kur diskuton ke qef ta degjosh, se godet ne shenje dhe duhet te mbash shenim per problemin qe ngre, Debaton me gurajo, guxim dh aftesi per ti shkuar ne fund problemit. Ngrihet, apo nderyn kur duhet dhe jo si bori e prishur, si ish sekretari i byros te partis Sali Berisha. Zoti Gramoz Ruci gezon respekt dhe reputacjon edhe ketu ne Amerik, nga qindra e mijra bashkeatdhetar qe e kan njohur ne keto vite.
Zoti Ruci meriton nje poezi te poetit Vlonjat ………… IKA HIJE DETIT VALA, I KA HIJE KALIT SHALA, POR ME SHUM E MBI TE GJITHA I KAHIJE BURRIT FJALA; Per te gjith keto cilesi e meriton qe ne legjslaturen e ardheshme, te jet kryetar i kuvendit te SHqiperis. Gramozi doti bej nder , jo vetem vehtes se tij, por SHqiperis dhe shqiptareve brenda e jasht vendit. Suksese zoti Gramoz Ruci ne SHtatorin qe presim.
Z.Ruci ka gjasa te behet Kryetari ma i mire i Kuvendit.Po amanet Liken e Floririt mos e lejo te behet President se do ishte Tallje per Popullin dhe Vetingun
Gramoz Ruçi eshte nje nga deputetet me te mire te kuvendit te shqiperise.Ai eshte srioz,korekt,dhe shume i matur ne te folur,apo ne diskutimet e tija ne parlament.Ka nje edukat te rralle,qe te imponon respekt.Eshte e vertete,se, Ruçi asnjehere nuk e ka shthurur gojen,as ka share e ofenduar njeri,por ka fplur tamam si nje kuader i larte i palamentit,me mençuri,saktesi dhe vertetesi.Populli dhe parlamenti e respekton,por edhe shoket e tij per rreth.
Une do shkoja me tej ne mbeshtetje te artikullit kushtuar
lartesimit te Gramozit. Do propozoj ti behet dhe nje bust si simbol i ndershmerise. Madje shkoj dhe me tej: them
ta mbjellim ne bahce qe te mos shuhet fara e ketij
soji. Po turp nuk te vjen, sado shume qe te jesh paguar per artikullin.
O Tema , shkurt
Eshte monstra i fundit ne krye te ministrise. Famekeqe te Brendeshme.
Nuk e di kush eshte administratori i “tesheshi.com” ose kush nga bashkpuntoret e ketij portali e ka shkruar kete portret te Gramoz Rucit, por do te kisha dashur qe me se paku te kishim foton e tij ne krah te fotos se Gramozit.
Keshtu do te mund ti krahasonim te dy fotot dhe lexuesi do te kishte mundesi te gjykonte se kush eshte me i pashem nga ata te dy, kush ka me “sex appeal”, kush eshte me terheqes si portret dhe si karakter.
Dhe do te doja te siguroj kedo se autori i shkrimit do te dukej si karikature para fotos dhe portretit te Gramozit i cili, edhe nga pamja, pa dyshim, eshte nje portret mashkullor shume terheqes.
Beni prove dhe beni nje pyetesor me femrat per Gramozin dhe do te shihni se a kam te drejte apo jo?
Artikull mesatar. Eshte perpjekur te sjelle nje portret te Z. Gramoz, duke bere nje ndarje me thike dhe duke e paraqitur ne kontradikte formen me permbajtjen e tij. Nuk kam lexuar ndonjehere nje pershkrim politikani, ku te zinte aq shume vend pamja. Dhe per me teper, duke e shtremberuar dhe paraqitur nga kendveshtrim e pakta nihilist. Nuk ka nevoje te jesh femer, per ta perceptuar si shume burrerore, profesionale dhe te fisme paraqitjen e z. Ruci. Ndryshe nga shume manekine ne ate parlament, per te cilet s’themi dot: “I zgjedhin keta komisaret!” Lidhur me propozimin per Kryetar te Kuvendit nga ana e Kryeministrit Rama, ky eshte nje post, qe Z. Ruci e ka merituar me profesionalizmin e tij, atdhedashurine, forcen e rralle te karakterit. Ishte ne pozicionin me te pafavorshem, krahasuar me kedo te rangut te tij dhe e sfidoi me sukses. Ka integritet dhe di te dale mbi opinionet politike te momentit, edhe pse perfaqeson nje bashkesi te rendesishme njerezish qe prodhojne politike, duke respektuar vlerat e profesionisteve dhe teknicieneve. I uroj suksese!
Maskara dhe i ligë.
U vesh me fustan atehere kur shkoi ne Greqi dhe ka nje djale per se mbari qe dhe ne lagje ta kesh e ke hall
Bravo shqip ke bere nje koment real. Nuk i heq asnje presje e asnje pike artikullit.
Cuditerisht eshte nje burrre pas fjaleve te te cilet ,te vjen te mos te degjosh me tjeter.Sikur u ve vulen gjerave. .Shpesh me kujton ata burrat e pare per te cilet ka aq shume nevoj ky vend.Por me keqardhje po zhduken.Fatkeqesisht vendi ka bureca. Ne ato krahina burri lidhet pas fjales..Shume e bukur kjo.Urime z .Gramoz .Te qofte e lehte puna me ato 140 gra llafazane! Mos ua ndaj ato keshillat dhe batutat Tuaja vendce ashtu si vetem Ju i thoni.
Gramozi, personazh i Respektuar i se majtes, ka kontribuar pozitivisht ne jeten politike, dhe shoqerore te vendit, Patriot. E meriton postin kryetarit te kuvendit.pse jo dhe President i Shqiperise, ne vend te ilir dallkaukut, qe eshte kryehajdut, tradhtar, i interesave tè vendit.
Labet nuk jane dalluar per politikane,Gramoz Ruci eshte pilitikani lab me i qendrushem,fjalepak e fjalembajtes,sintetizon vlerat me te mira te burrerise se krahines se tij,ai shpesh eshte paragjykuar per te kaluaren e tij komuniste,por lexoni fjalimin e tij brilant ne 1995 ne parlament,eshte modeli i pergjeshmerise dhe ndershmerise kur tha:”Me gjykoni jo per c’kam qene, por per ate c’kam bere ne ate kohe qe kam qene”.Edi Rama ka ditur te vendos nje burre ne krye te parlamentit,dhe me ate ne krye te parlamentit, mbyllet faza e tranzicionit te veshtire shqiptar.Portreti i bere ne kete shkrim qendron.Ai e di mire proverbin popullor:”O ti burri me mend,projove ne trupin tend,si te dhemb ashtu me dhemb”Pune te mbare z.Ruci.
Pershendetje artiullshkruesit! Kini nxjerr ne shesh portretin e nje personi babaxhan ne llogjik e ne burreri. Mos harroni se Gramozi vjen nga shkolla e mesuesise ,ku edukimi ,sjellja korrekte , edukata personale ,korrektesia ne kryerjen e detyrave jane karakteristikat me te vyera qe edukon shkolla e mesuesise. Mos harroni gjithashtu se vjen nga origjina e nje krahine,ku fjala e dhene mbahet e nuk e luan as topi. E kemi pare e degjuar per kaq vitesh ne parlament. Fjala e tij degjohet me vemendje edhe nga opozitaret me tipare rrugaci si: Flamuri, Strazimiri,Paloka,pianeci Ristani e deri te adolishentet Allajbeu, Halimi. Nuk e kane kundershtuar edhe grifshat e opozites me ne krye nje Vokshi. E si i thone me ne fund edhe me gojeshthururi,me pa edukati,me servili i bllokut komunist ,i cili nuk ka nguruar te ofenfoje kundershtaret deri ne familje me shpifjet me te ndyra. E si mund ta linte Gramozin ky njeri pa i permendur ligesite ne raste se do ti kishte. Edhe shpifjet qe i ka profesionin e tij te kthyera ne edukate ,nuk ia ben dot . Gramozi ka qene minister i brendshem,po ishte burre e jo frikacak. Doli para populit te shkodres e u tha burrerishte se nuk kishte dore ne ngjarje e 2 prillit. E Saliu nuk pati guximin ti thoshte popullit se ishte i biri i tij qe komandonte Gerdecin,madje mohoj edhe te ziun baxhanak. Nuk shpif per gramozin se durte e tija i pikojne ende gjak nga 21 janari. Sa per ate te arratisjes beri mire se budallajit e te cmendurit i duhet hapur rruge ne nje moment te caktuar. Ndaj qenia e Gramozit Nr. 2 e jo 3 i shtetit Shqiptar eshte krenari. Shpirtkatranet do flasin e do lehin ,po vet do te degjojne. Ishalla merr LIkja shembull nga GRamozi sepse deri tani eshte km larg nga Gramozi edhe pase krahinat nga kane ardhur kane te njejtat tipare: Besen e burrerine,te cilat te LIKja mungojne.
Do ishte mire qe ne mos te gjithe te pakten shumica te kishin karakterin e keti burri dhe sinqeritetin e tij dhe besoj qe punet do te shkonin per se mbari dhe do kishim nje parlament model. Neqofte se zgjidhwtkryetari i ketij kuvendi do ti uroja suksese be detyren e re.
Do ishte mire qe ne mos te gjithe te pakten shumica te kishin karakterin e keti burri dhe sinqeritetin e tij dhe besoj qe punet do te shkonin per se mbari dhe do kishim nje parlament model. Neqofte se zgjidhet kryetari i ketij kuvendi do ti uroja suksese ne detyren e re.
A ka ndonje lord ky vendi yne, apo vetem skafista?
Ne kete “mangesi burrash” qe ka Shqiperia, le te prije Ruci kuvendin edhe pse nuk me pelqen.
Portreti me i sakte i botuar deri tani per ndonje nga figurat politike. Pikerisht se eshte i tille fjale pak po me vend nuk i del njeri perpara. Rasti me i fresket eshte perfolja qe i beri kryetari ne ikje i kuvendit. Po te dinte gje tjeter do tja thoshte po i tha vetem arratisjen ne Greqi. Ta kryej me sukses detyren qe te kemi dhe ne nje kuvend normal e jo si ne Afrike.
Siq eshte katandis shpiperia e shqiptaret sot me e vu dhe djalin e Enverit ose vet Enverin ne krye te parlamentit, sdo te thone asgje.
Por kurre te mos shfajsohen shqiptaret se me kohen e Enverit smund te ngrinin krye kundra se kishin frik, se sot ke kan frike?!
Pa Rucin, nuk do kishim Edi Rame. Insistimi i tij ndikoi jo nje here por 2 .
o cuna na e nxoret ujjkun dele. po aksidentet me x6 te 7 xhuxhat, me nje mini te shtypur si milingone, me 2 cupa ne varr, dhe asnje gjemb cunit ruci, nuk cuhet. apo ky njeh trafikun nderkombetar te”oh cme kruhet hunda”
me keta m. politikanesh qe na i ka lene peshqesh zj. anglo-franca nje mm. kemi per te ecur perpara.
shprehja e urte:
gomarin i zoti e nxjerr nga balta,
do te thote futi shkelmin eu etj, se vetem per vetem do mund te ecim perpara, kuptohet pa keta mmm. qe i ulin bythen gate te huajve, kushdo qofte.
Populli thote:”Mos i shiko gunen, por punen.” Pavaresisht nga pamja, Gramoz Ruci e ka zemren flori, mendjen e ekuilibruar, fjalen si nje gur qe rri ne vendin e duhur. Ky burre e nderon postin e Kryetarit te Kuvendit te Shqiperise.
Injoranca nuk ku shkon edhe me tutje, edhe ne publik por edhe ketu ne website.
A e shikon sa komente ka nje artikull qe ka per synim te hedhe trute e gomarti ketoj populli.
Nuk analizoni moralin e ketyre levizjeve, por merreni me personin.
vazhdoni dhe ti gezoni, se do hyjme ne europe dhe do behemi perendimore.
rrace e poshter dhe injorante
Sado i mire dhe i nevojitshem qe te je jete per ps dhe per zonen per te cilen ai zgjidhet , ka nje te mete : eshte shume vjet ne drejtimin e ps , dhe eshte disi i konsumuar , edhe sikur ti jene bere 1000 kritika , 100 jane garant te drejta , keshtu qe ai vete duhet ta kish lehtesuar Ramen , dhe ne vend te tij te vendosen te rinj , ajo eshte e eardhmja e ps dhe e shqiperise , boll me me politikane dinosaure , cdo gje vjetersohet , ose quhet send ose njeri ose kafshe , ose politikan , me thoni ju pse gramozi duhet te jete perjashtimi ??? vjen nje moment qe behesh vetvetiu i bezdisshem , dhe po te jesh akoma nje njeri me seder dhe nje njeri i madh , largohesh vetvetiu , keshtu te kujtojne me mall qytetaret dhe bashkeatdhetare, per te cilen te votuan , gramozi duhet ta kete te qarte qe asnje nuk eshte i pazevendesueshem , duhet ta kuptoje vete kete, ata qe e kuptojne vete , jane te paket , une personalisht desha shume qe gramozi te qe i tille dhe jo si sali efendi berisha qe linden femije , u bene bura nga 30 vjec dhe saliu gam gam gam , eshte bere si dinosaure dhe nga ata te peret , nuk ju lodh fyti duke llomotitur , u be bajat u eshte shpifur njerezve , ska cipe fare , ai mbaheni mend do vdes ne parlament do leme nam , do trembi dhe deputetet, pikerisht ne kete gjendje nuk desha ta shkoja G -rucin ……………
Gramozi eshte nje personalitet i spikatur.Fjalepak por shume i mençur dhe autoritar.Nuk i pelqejne lajkat por eshte shume i dashur dhe punetor. Ai i ben nder PS. Kritika e tij eshte objektive dhe jo denigruese.Shembull ne sjellje dhe vleresimin e kujtdo .Fjalimet e tij ne Kuvendj jane mbreselenese,dhe dashamirese. Aq sa duket i vrazhdet ne aparence ne fakt eshte i thjeshte dhe komunitativ .Respekte per te!
Nuk e njoh e nuk me njeh, ndonese jam nga nje treve me te. Une kam patur tjeter natyr pune dhe nuk kish mundesi te piqeshin udhet tona. Sa i perket te qenit komunist, ky nuk eshte me i keq se tere ata drejtues nga 1990 e deri me sot. Te gjithe nga nje bark kane dale. Rendesi per mua ka se nuk ka bere krime. Me 2 prill nuk ka fare gisht ndaj u doli si burre para shkodraneve. Kur u cvarros Arben Broci u vertetua nga ekspertiza se ishte qelluar nga afer me arme trofe, me kaliber 9. 3 mm, qe policise tone i mungonin aso kohe qe dispononte vetem 7.62 mm. Ata i vrane banditat e Salih-ut qe 3 dite pas humbjes se zgjedhjeve u mbaroi durimi pwr te ardhur ne pushtet.
Ne kemi ne krye nje komunist bandit si SALIH-U PER AFRO 3 DEKADA DHE TE GJITHE E KANE FRIKE AKOMA. NE FAMILJEN HOXHA FUTEJ SI NE SHTEPI TE TI.J
Gramozi eshte tjeter gje. Eshte shume burre. Jo beseprere. I gojes. Fjalepak. E do vendin e nuk shet atdheun. per mua Kuvendit do ti bente nder dhe jo pazar te pist sic e beri Likja, qe shleu nje borxh e afere qe kishte karsh Salih-ut.
“Burri i shtetit duhet ta kete zemren ne koke!”- thoshte Bonobarti. Mua me duket se ketij i flet zemra e jo buzet mekanikisht e ftohtesisht.
Eshte Gramoz Ruci ne jug dhe Sali Berisha ne veri qe bene te mundur ruajtjen e interesave Shqiptare ne pergjithesi. Keta dy kolose me personalitet te forte te padiskutueshem,arriten te ruajne Shqiperine nga intrigat monstruoze te fqinjeve kunder shqiptareve.
Kontribute te medha kane dhe figura te vecanta ne politike,si Fatos Nano,Pandeli Majko,Ilir Meta,Servet Pellumbi, Tritan Shehu, Arben Imami,Paskal Milo,Tritan Ceka ,Anastas Anxhelirli etj.
Shume te dyshime duhet te hetohen ndaj personazheve si Ben Blushi ,Nikolle Lesi,Spartak Ngjela,Lubonja,apo disa organizata e individe aktiv fondamentaliste Islamik qe financoheshin nga Beogardi,Athina,Kadafi e Sadami.
GRAMOZ RUCI ME NJE FJALI ….
Eshte shtylla, shtylla kurrizore e PS- se dhe shqiptarizmit !
Perse nuk e keni vazhduar akoma shkrimin?
Perse nuk e thoni qe i biri dhe miqesia e shoqeria e te birit jane kapobandat e narkotrafikut?
Perse nuk thoni qe Gramoz Ruçit i eshte ndaluar hyrja ne SHBA? Etj,etj,etj…?
Kush shkruan dhe flet kundra Rucit te laje gojen me shurre se i ben mire kripa te lepij buzet! Po ckeni qe flisi me kaqe mellef o plera.po ku ka shqiptar mos te kete qene antar partije te kohes Keshtu i bie te ngelen mbi toke ky 5% dhe 95% te zhduken nga faqe dheut !po ikni ore plera flisni ju per burrat qe jane shume te paket per burreri e serjoz e kopetent ne fjalen qe thone. Po nuk e vlersoni dot ju Gramozi ate e vlersojne votusit shqiptar qe jan me mijra e mijra.
Po nexhmija kur do behet presidentja e pare grua
Nr 2 ne ps. Nji hap mbrapa kryetarit per 27 vjet.Vleresoni PS , ato vlera jepini dhe Gramozit. Personslisht i vleresoj burrerine. Ne politike zakonisht nuk vleresohet burreria, e cila u ka vleresuar ne kuvendin e burrave. Jemi perballe politikaneve prefesjonista te Europes per integrim.Kryetari i kuvendit nuk eshte qoke per punen qe ke bete neParti. Uroj qe Z Ruci per te miren eShqiprise te jete ne lartesine qe ka qene ne Parti. E veshtire por jo e pa mundur