Mjeku inekzistent fut në kurth mediat shqiptare me letrën denoncuese për Ramën. Ja cili është ai në të vërtetë

Ditën e hën portalet shqiptare, por edhe media serioze, nxituan të publikojnë letrën e hapur të një “mjeku” shqiptar drejtuar kryeministrit Edi Rama, ku denonconte zyrtarë të lartë të cilët kërkonin shifra marramendëse, mbi 15 mijë euro, për punësime në mjekësi.

Por pa asnjë verifikim minimal, denoncimi i personit pas profilit fals në Facebook që shtiret si “MJEKU DIAMANT KUKA”, u mor si i vërtetë dhe pushtoi faqet e mediave elektronike, dhe jo vetëm.

Newsbomb.al ka arritur të verifikojë se bëhet fjalë për një sajesë jo vetëm për denoncimin e Diamant Kukës, që shtiret si mjek në Facebook, por edhe për vetë ekzistencën e tij.

Një mjek me emrin Diamant Kuka nuk ekziston në Shqipëri, por mesa duket edhe në mbarë botën.

Ai pretendon në profilin e tij në Facebook, ku e ndjekin jo pak, por mbi 1 mijë persona, se ka mbaruar studimet në Universitetin e Prishtinës, por ajo që e nxjerr zbuluar këtë person, është fakti se ky profil është hapur në vitin 2015, në kulmin e debateve për testimin e mjekëve në Shqipëri.

Në të vërtetë, ky person në foto është një mjek, por jo shqiptar.

Ai përdor abuzivisht forografinë e një mjeku amerikan, i cili quhet Justin Myers, mjek në Karolinën e Veriut në SHBA.

REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/sdgfw3rgt4g4g4-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/sdgfw3rgt4g4g4.jpg","attachment_id":"725260"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/rgt5h5j5hjrj-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/rgt5h5j5hjrj.jpg","attachment_id":"725259"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/5b5dd038911b468f62c1f69f102a4e0b_L-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/5b5dd038911b468f62c1f69f102a4e0b_L.jpg","attachment_id":"725258"}]
                 Loading...