Rama futi të vdekurin në “listën e zezë”, reagon e bija: Fali ati im, se nuk dinë ç’bëjnë

13 Korrik 2017, 21:21Sociale TEMA

Në listën prej 100 emrash të bërë publike nga kryeministri Edi Rama, ishte dhe emri i Resul Llogo, i cili rezulton të kete vdekur 8 vite më parë.

Vajza e Resul Llogos, Valbona Llogo, ka reaguar pas kësaj, me anë të një statusi në rrjetet sociale.

Sot nuk di cfare te bej te qaj a te qesh:…….

“I shtrenjti im ti je forca me e madhe imja, je fillimi dhe fundi i kuptimit te jetes.

Jam krenare qe jam bija jote ne cdo qelize te trupit tim. Jetove me nder sa ishe gjalle. Dite te lije nje emer te respektuar mes te gjalleve. Dite te beje miq, dite te punoje si ti askush tjeter.

Prindi per femijen ne cdo rrethane te jetes eshte gjithmone me i miri, por ti e e tregove me punen dhe jeten tende qe ishe i paarritshem dhe fitove respektin e te gjithe atyre qe arriten te te njihnin.

Askush nuk pa tek ty sa ishe gjalle me as me te voglin dyshim ne jeten dhe emrin tend. Por sot pas 8 vitesh qe ti nuk je me mes nesh nuk e di ku e gjen te drejten qofte dhe me shaka apo tallje ky sharlatanizëm idiotesk qe arrin te pergojoje emrin tend.

Dhe e gjithe kjo ne emer te se drejtes njerezore, duke e servirin si sukses pa e marre as me te voglin mundim per te vertetuar ato qe thuhen.

Me vjen keq qe e gjithe kjo injorance sot me prishi diten dhe me helmoi shpirtin.

Por gjithsecili nga ne eshte pergjegjes per fjalen e tij te embel apo te hidhur dhe risku i asaj qe thote eshte vetem i tij dhe i askujt tjeter.

Me vjen keq dhe me fal i shtrenjti im qe sot atje ne qiell duhet te degjoje te tille absurditet. As kodin minimal te heshtjes injoranca nuk e njeh. “Per te vdekurin goja hesht”. FALI ATI IM SE NUK DINE SE C’BEJNE”, shkruan ajo.

14 komente në “Rama futi të vdekurin në “listën e zezë”, reagon e bija: Fali ati im, se nuk dinë ç’bëjnë”

  1. Hasani says:

    Turp. Fali edhe ti zonje..duket që e ke zemren të madhe. Respekte.

    1. Tani says:

      Nese babai jot ka qene njeri i korruptuar kjo nuk do te thote qe ai nuk duhet denoncuar per ato qe ka bere. Nukm eshte lene gje pa thene per Enver Hoxhen me sorrollopin e tij, edhe pse ishte i vdekur. Nuk do te thote qe ke vdekur dhe duhesh nderuar si burre apo grua e mire per paudhesite qe ke bere. Nese ky person i ka bere zullumet atehere familjes i duhen sekuestruar parate e korrupsionit. Nese jo atehere duhet kerkuar falje.

    2. eeeeej says:

      Pirdh pirdh se lirohesh! Korrupsioni del edhe pas vdekjes,apo meqe vdiq ju harruan te ligat!?
      Njerez debila!!!

  2. Taras Bulba says:

    Po pse moj Valbona njr gomar buze bardhe ka?interesou se jane dhe dy te tjere me emerin Resul Llogo por edhe ty te jane eresuar syte

  3. Molike says:

    Moj ti cupke kujdes se eshte dikush tjeter me kete emer, prandaj permbahu.

  4. Resuli says:

    Mos ka ndonje Resul Llogo tjeter.

  5. Sara says:

    Qe Piktori eshte idiot kjo dihet…. ky zoteri ka qene dhe kryetar i PS-se ne Gjirokaster (sigurisht jo i kesaj PS te Rilindjes po i asaj te Nanos qe e rilindi shtetin pas 97’s) turp per per te gjithe te tredhurit me Brace, Fino, Majko e Ruci qe kane ngelur ende ne poturet e piktorit….

  6. Shekspiri says:

    Shekspiri. Respekt per ate qe iku por respekt per kete ne qeverri .Se nuk ka faj Rama qe emri i tyteti eshte ne listen e te korruptuarve se ketu e 10 vite kur baba jot i mbushte xhepat nuk eshte fai i Rames moj zonje qe ti i gezohesh atyre pareve hajt dil ngaFB se emenderose

  7. Phoenix says:

    Oj moter ky KM yne e ngaterron veten me Zotin. Keshtu qe ti i ke thene Rames tr fale Ramen. Pak si e veshtire! Te rroni ta kujtoni baben!

  8. Victor says:

    Po pse mo vetem nje gomar buze bardhe ka ne kete bote. Me perpara sigurohuni nese behet fjale per kete person qe ka nderruar jete dhe pastaj prononcohuni ne kete menyre. Ne rast se eshte e vertete eshte turp i madh, dhe njerezit qe selektojne keta persona ne liste duhet ti kontrollojne me perpara te dhenat dhe pastaj ti publikojne.

  9. XheJ eN Bi says:

    Më duket se abuzohet në këtë rast.
    Ndjese past Resuli ishte nga Gjirokastra.
    Kurse Resul Llogo I listës është nga Këlcyra.
    Prandaj nuk ka pse indinjohet Valbona se është vajzë e arsimuar dhe mund ta bëjë një
    diferencë të tillë.
    Edhe unë kur lexova listën më ra në sy,po emra dhe mbiemra të njëjt ka në Shqipëri sa të duash.

  10. kolaqi says:

    ne fakt te ndjerit Resul i t
    akon ta mbròjne me fjalet e Krishtit,ka q
    ene besimtar i madh.

  11. asd says:

    I vdekuri ka qene ne liste qe kur ka qene gjalle.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje