Përpjekje për të shpjeguar Ksamilin!

29 Korrik 2017, 21:38Editorial TEMA
Përpjekje për të shpjeguar Ksamilin!

Nga Mero Baze

Një nga gjërat që më është fiksuar kur kam qenë gjimnazist dhe shkoja tek njerëzit e mi në Ksamil, ata pak banorë të para viteve 90-të, ishte fakti që kur prisja autobuzin e rrallë të linjës Butrint-Sarandë, e shikoja vetëm kur ishte 20 metra larg, pasi ai duhet të ecte nën një tunel me portokalle dhe ullinj, për t’u shfaqur tek stacioni i “Katër Pallateve”, që ishin dhe pallatet e vetme në Ksamil. Qyteza e bazuar kryesisht mbi punën vullnetare nga gjithë Shqipëria, kishte rreth 500 familje që banonin aty në mënyrë të përhershme, shumica e të cilëve nuk kishin banesa fikse, por jetonin në kapanonet e vullnetarëve.

Deri në vitin 1981, ai ishte dhe rezervati më i madh i kafshëve të egra kryesisht derrave, çakejve dhe disa kaprojve, por pas vdekjes së Mehmet Shehut si kryefrekuentues i rezervatit, derrat u vranë dhe Ksamili u kthye thjeshtë në qytezë vullnetarësh që hapnin tarraca.

Në Shtator të vitit 1992, Ksamili u përball me një masakër ende të pashpjegueshme. Pas emigrimit masiv drejt Greqisë të shumicës së banorëve të tij, në shtator u shfaqën zjarret. Zjarret dogjën qindra hektarë portokalle, mandarina, ullinj dhe gjithë tarracat që rrethonin atë.

Në atë kohë isha gazetar i ri dhe pata shkruar një reportazh të ashpër, paksa konspirativ mbi “Zjarret që po djegin në Jug”, duke nënkuptuar dhe mundësinë e fqinjit jugor, për konkurrencë në turizëm. Mund të kishte pak nga të gjitha, por kurrë nuk pati shpjegim zyrtar. Ferma u shkatërrua, ullinjtë e mbetur u shpërndanë në kujdestari për banorët dhe filloi beteja për mbijetesë.

Qeveria e Aleksandër Meksit, duke parë perspektivën për turizëm të perlës shqiptare, mori një vendim qëllim mirë , duke mos lejuar zbatimin e ligjit për ndërmarrjet bujqësore, për fermën e Ksamilit, pra duke mos u shpërndarë tokën anëtarëve të fermës, pasi do të përdorej për plane të mëdha turistike. Dhe si për t’ia nisur kësaj pune dhanë dhe një koncesion për një fshat turistik për disa investitorë italianë që bënë disa kasolle lopësh afër “Pemës Thatë” dhe asgjë më shumë.

Ideja për ta konservuar Ksamilin si zonë turistike, ishte e mirë, por ajo nuk u shoqërua ndërkohë nga asnjë masë shtesë. Banorët pa shtëpi të Ksamilit, deri në vitin 1990,  që mund të përfitonin nga një truall nga ndarja  e pasurisë shtetërore, nuk e përfituan atë kurrë sepse Ksamili “ishte taksuar për zonë turistike”.

Kështu banorët e vjetër të Ksamilit ngelën pjesa më e persekutuar e tij.

Ndërkohë që qeveria bënte plane të mëdha për zhvillime turistike, një “Bathore” e re po rrethonte Ksamilin, me zaptime tokash dhe ndërtime pa leje. Të vetmit që i qëndronin larg kësaj mynxyre, ishin banorët e vjetër të cilët shpresonin se qeveria do mbante fjalën dhe do t’u jepte një truall.

Pastaj u shfaqën ish pronarët. Historia e tyre është dhe më e trazuar. Ksamili është një zonë hipotekore e ndarë në 96 parcela virtuale, pa kufij faktik në terren. Ajo ka qenë një zonë kullotash e papërshkrueshme dhe qeveria e Mbretit Zog e kishte përdorur atë në shumë raste, si shpërblim për familje të mëdha gjirokastrite dhe institucione fetare, siç është “Teqeja e Zallit”. Secili prej tyre kishte një pjesë të caktuar të kësaj pasurie virtuale. Fjala vjen “Teqeja e Zallit” kishte 6/96 dikush tjetër 2/96 e kështu me radhë. Ata merrnin të ardhurat nga administrimi i këtyre kullotave të cilat ende nuk kishin kufij në terren, por vetëm sipërfaqe virtuale.

Këtu filloi dhe masakra tjetër. Një histori e tërë mafioze që vendos në qendër të saj “Teqen e Zallit” në Gjirokastër dhe Kryegjyshatën nga një anë, dhe gjykatat shqiptare nga ana tjetër, lobuar nga njerëz të Familjes Berisha, bënë që kufijtë virtualë të ktheheshin në kufij realë. Mes përfituesve nga kjo sipërfaqe, përmes të tretëve, shfaqen dhe dy emra të shokëve të ngushtë të djalit të Berishës, që dalin gjithandej pronarë ku kthehen toka në bregdet për ish pronarë. Janë si TVSH shtesë për kthim pronash.

Më tej disa pronarë më të zotë vendosën të marrin dhe ishujt, disa pa përkrahje s’po marrin dot as tokat e tyre, por në fakt Ksamili është në duart e atyre që e kontrollojnë territorin. Ata nuk janë as ish pronarë, as qytetarë të vjetër të tij, por të ardhur pas vitit 1992 që e kanë “kandaharizuar” Ksamilin.

Ndërtime të shëmtuara, kaos urban, dhe një rrjet i shkatërruar ujsjellësi dhe kanalizimesh, janë pasoja më e rëndë e këtij kaosi. Disa investime të forta të qeverisë Berisha, si ujësjellësi dhe linja 20 kv, kanë ndryshuar të adhmen e  kapaciteteve dhe hoteleve, por perla e Shqipërisë është e zhytur në paligjshmëri, kaos dhe shëmti urbane. Autori i masakrës është shteti shqipar. Ai e soditi këtë perlë nga larg duke vizatuar plane në letër ndërkohë që boshllëkun e mbushi informaliteti, sekserët e tokave, policët që marrin lekë për të lejuar ndërtime, drejtorë legalizmesh e hipotekash që rrjepin ç’të mundin nga këta njerëz të mbetur në çarkun që kanë ngritur vetë. Mbi të gjitha vuan mungesën e të paktën një investitori serioz, që të vendosë një standard.

Tani Ksamili nuk shpjegohet më si perlë turistike, por si dhimbje që buron nga brenda, kur shikon se sa pak e meritojmë atë. Ksamili është kthyer nga një qytezë vullnetarësh, në një varrezë vullnetare. Ai është bërë i lodhshëm për të gjithë dhe për ata që e kanë zaptuar e shëmtuar,  edhe për  ata që kanë vjedhur tokat dhe për ish pronarët që janë mashtruar dhe kanë mashtruar dhe për turistët. Është si diçka që zoti na ka parë që i kemi rënë më qafë dhe nuk na lë ta gëzojmë.

21 komente në “Përpjekje për të shpjeguar Ksamilin!”

  1. Genc Sadiku says:

    Zoti Mero, ke plotesisht te drejt.Ne Ksamil jane te paket ata banor te vjeter qe te kene nje ndertim te ri afer detit.
    Shkuam nje dite me nje shok timin ne lokalin guva…… ku pronar eshte nje malesor.Lokali i ndertuar pothuajse mbi det.Jam cuditur si e kane lejuar ta ndertoje kaq afer?
    Porositem 4 shishe bire te vogel dhe nje pjate me karkalec.Pjata me karkalec kishte 4 karkalec dhe 4 feta kugulli te skuqur me veze.Nuk ju besuam syve kur fatura ishte 46 mije leke te vjetra.

    1. Toni says:

      Mero ke shume te drejte qe jugu i vendit eshte djegur dhe vazhdon te digjet nga sherbimet greke. Nuk ka asgje konspirative aty. Ullinjte, portokallet dhe mandarinat e mrekullueshme qe prodhoheshin nga keto zona do te ishin nje konkurues i rrezikshem per fqinjet e jugut. Na dogjen na bene shkrumb nje pasuri qe e ngritem te gjithe me punen dhe djersen tone vullnetare. Te gjitha keto ndodhen kur ne krye te vendit ishte jrye-agjenti serb esadsti Berisha, i cili jo vetem nuk donte tja dinte per vendin qe digjej por edhe e ka mbyllur nje sy nderkohe qe vidhte pronat e shqiptareve. Kjo ndodhi ne te gjithe vendin.

      1. turist says:

        edhe tokat malokeve ua dha greku. Zboi minoritaret ne Greqi dhe solli maloket dhe labet buz te detit per te pjekur qingj ne hell!! Ata dhe shteti yne i denje e ndriten kete perle si vete fytyra e tyre !! te fala

    2. Për mëmëdhenë says:

      Përpjekje për të shpjeguar katastrofen biblike cerekshekullore berishiane…do te ishte titulli me I sakte.
      .
      Ashtu si Ksamili I gjelberuar ne vitet 1945-1990 dhe shkaterrimi I pabesueshem nga demonkracia “alla salielezbiberiane” te cekut bardhe dhe niveli zero I gamor pashkos u degradua gjithe Shqiperia

      Me Berishen dhe Bashen ,atë ëndërr që nuk e arritën ta realizonin për qindra vjet regjimet serbe e greke
      të Pashiqëve,
      Karagjorgjeviçëve e
      Venizellosve
      me luftëra e me kancelaritë evropiane, e arritën pas vitit 1992 nga qeverisja e shqiptarëve me tradhtarin Sali Berisha në krye të Pushtetit, bile me përmasa shumë më tragjike.
      .
      Dëmet që i ka shkaktuar popullit Sali Berisha, janë të pallogaritshme dhe të gjitha janë bërë me dashje, një budalla nga fshati Viçidol do kishte qeverisur shumë më mirë. Dihet se dëmet që i shkakton një vendi armiku i brendshëm, asnjëherë nuk mund t’ia bëjë armiku i jashtëm. Nuk është e vështirë të qeverisësh një vend me një popullsi sa gjysma e Athinës me resurse të shumta, pasuri që nuk i ka asnjë vend i lindjes por edhe vendet e zhvilluara perëndimore. Shqipëria është qeverisur kundër interesave të Popullit, është shkatërruar plotësisht ekonomia e vendit, u shkatërrua djersa e popullit e ndërtuar për 45 vite.
      .
      Populli në këtë vend nuk ka më asnjë mundësi për jetesë. Baza e një shteti është ekonomia dhe uniteti i popullit, nëse ajo shkatërrohet e shitet, nuk ke më shpresa për një jetë më të mirë. Është tradhtuar plotësisht e ardhmja e brezave, papunësia ka kapur shifra rekord, i gjithë brezi i ri është pa punë, të gjithë studentet që mbarojnë shkollat e mesme dhe të larta janë pa punë.Dhe te gjitha keto krime bashke me borxhin e jashtem mbi 65% dhe me borxhin ndaj biznesit rreth gjysem miliardi dollare ja kane lene peshqesh qeverise re e cila ne vend te akuzoje kryetradhetarin berishe I jep llogari sot ne kuvend VRASESIT TE SHTETIT shqiptar
      .
      Sali QeniNë Shqipëri, pas vitit 1992 jo vetëm nuk është ndërtuar një sistem demokratik por regjimit të pushtetit të Sali Berishës do t’ja kishin zili dhe regjimet më diktatoriale në Botë. Shqipëria është katandisur në një shtet paçavure, më keq se vendet e Afrikës qendrore si Somalia, Uganda etj. Nuk ka më keq, por për 20 vjet rresht, përfaqësuesit e Europës nuk po munden të stabilizojnë politikën e një vendi me 2.5 milionë banorë. Më vjen keq të shprehem, por këtu njeriu ka më pak vlerë se një bagëti. Ai tani është pa asnjë të ardhme, pasi ekonomia është rrënuar tërësisht.
      .
      – Është shkatërruar totalisht bujqësia, kur dihet se ne jemi një vend bujqësor, janë shkatërruar themelet e bujqësisë; Uzinat e prodhimit të plehrave kimike, superfosfatit e nitratit, plehra me cilësi shumë të lartë dhe me shumicë; Është shkatërruar ujitja, mbi 50 % të rezervuarëve dhe kanaleve ujitëse; Janë shkatërruar institutet e prodhimit të farërave bujqësore që janë bazë për rendimentet e cilësinë e prodhimit, mekanizimi është kthyer si në vitin 1945; 50 % e tokës bujqësore është kthyer në moçalishte kur dihet se nga rreth 260 mijë hektarë tokë që kishte vendi në vitin 1945, në vitin 1992 kishte rreth 645 mijë hektarë tokë bujqësore dhe kjo nga tharja e kënetave.
      .
      Nga viti 1992 – 1997 u shkatërrua si në asnjë vend tjetër të Lindjes e gjithë industria e lehtë e ushqimore, industria e duhanit, panxhar sheqerit, lulediellit, pemëtaria plotësisht (janë në kujtesë plantacionet e mëdha me agrume në Lukovë e gjithë Jugun e Shqipërisë, plantacionet në Tropojë, Korçë e Dibër). U shkatërrua e u shit për 5 grosh industria nxjerrëse e përpunuese, a nuk është kriminale të shkatërrosh industrinë e pasurimit të Ferrokromit në Burrel e Elbasan kur dihet se çmimi i Ferrokromit është 10 fish më tepër se 1 ton krom, industrinë e bakrit totalisht dhe të gjitha industritë nxjerrëse e përpunuese të mineraleve të tjera.
      .
      A nuk është kriminale që vendburimet e nxjerrjes mineraleve shqiptare kanë qenë vetëm burim vjedhjesh e korrupsioni, tani janë kthyer në gërmadha, shko e shihe Kam Tropojën e Rragamin, njëlloj e gjithë Shqipëria. Është shkatërruar transporti hekurudhor plotësisht, në vitin 1947 është bërë inagurimi i linjës hekurudhore Tiranë-Durrës- Peqin. Janë shkatërruar e shitur po thuaj totalisht pyjet duke përfshirë dhe qendra turistike si Thethi, Lura e tjerë, po shkatërrohet e vidhet kultura mijë vjeçare e popullit, Akrologjia, monumentet kulturore, kishat e tjera e tjera.
      Është shkatërruar sistemi arsimor, shëndetësor e gjyqësor. Është e patolerueshme dhe kriminale të shkatërrosh arsimin. Është plotësisht i qartë Sali Berisha, se vetëm në rrethin e Tropojës ka patur mbi 20 shkolla të mesme të një niveli shumë të lartë në fshatra e Komuna. A do të mund të dalin kuadro të lartë në fshatra si në Viçidol, Lekbibaj, Çerem e fshatra të tjera në Shqipëri? Kjo dihet që jo. Diplomat po shiten si perime, analfabetizmi që u zhduk në vitet 1950 është kthyer këmbëkryq jo vetëm në fshatra por edhe qytetet kryesore të vendit. Shëndetësia dhe sistemi gjyqësor janë kthyer në organizata biznesi. Është shkatërruar administrata shtetërore. Qytetari shqiptar nuk mund të drejtohet askund për të zgjidhur një hall, në administratë mund të punosh vetëm po të jesh militant i PD, pasi edhe Akademik po të jesh hiqesh nga puna.
      .
      Pas vitit 1992 vuri në funksion nenin famëkeq 24/1 që hiqeshe nga puna pa asnjë motiv, nen i cili funksionon edhe sot. Të gjitha gjyqet e fituara nga të hequrit nga puna, që janë me miliona dollarë, i ka paguar populli, asnjë titullar nuk është vënë para përgjegjësisë ose të shlyejë dëmin e shkaktuar. Asnjëherë lufta e klasave nuk ka qenë më e ashpër se sot. Sali Berisha shpiku firmat piramidale, edhe sot janë të freskëta kujtimet e bashkëpunimit të Sali Berishës me Vehbi Alimuçën, presidentin e firmës “Vefa”, kur tha: Kjo është pionerja e parë e borgjezisë në Shqipëri dhe paret e shqiptarëve janë të pastra e fituar me djersë, veprim që vendin e futi në kolaps të plotë.Në vitin 1996 realizoi zgjedhje të manipuluara totalisht, u zgjodh President duke e rrethuar parlamentin. Gjatë vitit 1994-1997, kur regjimi Serb i Millosheviçit bëri kërdinë duke vrarë njerëz të pafajshëm, gra e fëmijë, një genocid i pa parë në Bosnjë Hercegovinë, Kroaci, Slloveni e Kosovë, furnizonte Serbinë me naftë duke thyer dhe embargon e vënë nga OKB dhe BE.
      .
      Në vitin 1997 mobilizoi mercenarë e sharlatanë duke i armatosur dhe dërguar në Jug të Shqipërisë (Vlorë, Gjirokastër, Përmet e qytete tjera të Jugut) për të luftuar e vrarë, pra organizoi luftën civile, konfliktin Veri – Jug, dëshirë e hershme e qarqeve greke e serbe. Mobilizoi dhe avionë për të gjuajtur Jugun, të cilët zbarkuan në Itali. Dihet se ish ministri i Mbrojtjes, Safet Zhulali nuk pranoi të realizonte atë strategji dhe u arratis në Itali.
      .Në vitin 1995 vrau me organet e SHIK-ut të ndjerin Remzi Hoxha, kjo pasi ai filmoi dhe regjistroi takimin sekret në Maqedoni të Sali Berishës me Sllobodan Millosheviçin, edhe sot pas 16 vitesh nuk dihen eshtrat e tij. Në vitin 1992, u takua në Shkodër me Kriminelin serb Arkan, arsyet dihen. Mburret me rrugën e kombit, autostradën Milot – Qafë Morinë, gjatë realizimit të këtij objekti, jo vetëm u vodh dhe u shpërdorua djersa e popullit, por vetëm me vlerën e armatimit të Ushtrisë para vitit 1992 e të shitur për llogari të klanit të tij, do të ishte realizuar e gjithë Infrastruktura rrugore e Shqipërisë në përputhje me standartet europiane.
      .
      Te numerosh krimet e drakules Berishe dhe kelyshit Bashe nuk mjafton ky koment por ajo qe vlen te theksohet eshte se kjo veprimtari antishqiptare 22 vjecare e Sali qenit I ka rrenjet ne hipokrizine e dipllomacise te USA & BE si dhe ne impotence fatale te Qeverise sotme.
      Nqs se nderkombetaret dhe qeveria e sotme nuk denon berishizmin si praktike dhe doctrine antishqiptare duke e futur ne biruce supertradhetarin berishe atehere Enver Hoxha do jete Jezu Krishti I shqipatereve I cili u tregoi vendin hajduteve,krimineleve,imoraleve,tradhetareve,hipokriteve,terroristeve,diversanteve,
      spiuneve,agjenteve,idioteve pa harruar pseudo malsoret dhe porno-ambassadoret.

      1. Posejdon.al says:

        Flm “Per Memedhene”,
        Tablloja dhe analiza e komentit tend te vyer, eshte reale, e paaneshme, e qarte si kristali dhe me aktualitet permanent per te spjeguar se perse, edhe pas 27 vitesh tranzicioni postkomunist, Shqiperia eshte getoja me e re dhe me e dukeshme e Evropes, eshte nje vend pa ekonomi dhe bujqesi te vertete, e paafte te jete pjese e ekonomise evropiane por vetem nje treg laraman qe konsumon prodhimet e huaja, perfshire ato te fqinjeve te saj dhe qe konsumon parate e ardhura nga trafiqet kriminale te drograve, prostitucionit, shitjes se resorseve natyrore te vendit si dhe te remitancave te emigracionit, djerses dhe gjakut te gjysmes se popullates shqiptare te flakur jeshte vendit nga pamundesia e nje jetese normale brenda Shqiperise.
        Sado paradoksale qe te duket, nje emigracion i permasave te tilla si te Shqiperise, eshte po aq kriminal dhe vetvrases sa edhe trafiqet dhe kondrabandat kriminale te drograve, prostitucionit dhe kondrabandes.
        Edhe duke konsideruar remitancat(ne rrudhje) qe i sjell vendit ky emigracion dhe domosdone tyre ne mbijetesen e familjeve shqiptare, ne fakt, demi qe ky emigracion i permasave biblike i ka sjelle Shqiperise, eshte tashme i parikuperueshem dhe ka rrudhur dhe bere ineficente te te ardhmen dhe prosperitetin e vendit dhe jo vetem ke pergjysmuar dhe plakur popullaten shqiptare, por ka cuar ne zero aftesine mbrojtese te vendit pothuaj ne te gjtha planet qe presupozon kjo mbrojtje.
        Ky emigracion ka shterur trurin dhe kapacitetet intelektuale dhe kulturore te vendit, ka lene te paafte, te papersitesuar dhe te pakualifikuar fuqine puntore brenda vendit, sidomos rinine e tij, ka vrare shpresen dhe sigurine e ndertimit te nje jete normale te bazuar ne nje pune te ndershme, profesionale dhe produktive per individin, familjen dhe per shoqerine.
        Ky emigracion biblik i kryer nen syte indiferente te qeverive dhe klaseses politike shqiptare, inteligjencies dhe botes akademike, kulturore e artistike te Shqiperise, ka lekundur dramatikisht themelet e familjes shqiptare, ka shkaktuar drama e tragjedi te pafundme per individet dhe sidomos femijet e familjeve tona, te detyruara te jetojne te ndare e larg njeri tjetrin, nga burri/gruaja, nga nena/babai, nga djemte/vajzat duke shtuar ne menyre eksponenciale divorcet, adulterite, braktisjet, dhunen dhe abuzimin fizik e psikologjik te partnereve apo femijeve, duke shktuar shkaterrimin e imazhit dhe tradites se familjes se shenjte shqiptare, bazen dhe sigurine e individit dhe themelet e nje shoqerie te shendoshe ku mund te sendertohet e ardhmja.
        Mjafton te kujtoni emisionet apo tvshow-et tona, si Me Zemer te Hapur, Shihemi ne Gjyq, etjere etjere, krimet brenda femiljes se kronikes se zeze te shtypit qe, gjithsesi jane vetem nje grimce nga tragjedia sociale e vendit, per te kuptuar permasat dhe pasojat e ketij emigracioni.
        Asnje lufte apo agresion ndaj Shqiperise, edhe nga ndonje prej armiqve me te eger tradicionale te saj, nuk do te kishte shkaktuar pergjysmimin e popullates se vendit, duke e cuar kete popullate ne nen kufinjte kritike qe lejojne prosperitetin normal ekonomik e shoqeror te nje vendi me resorset tona financiare.
        Fqinjet tane, me projekte te gateshme shekullore agresive ndaj Shqiperise, as do te mund te kishim imagjinuar nje shkaterrim te tille te shprese se shqiptareve dhe pergjysmimin e popullates se saj.
        Komenti yt gjitheperfshires i nderuar “Per Memedhene”, eshte nje dosje e gateshme akuze ne dore te sistemi hetimi dhe gjykimi, nese ky sistem do te kishte ndjeshmerine dhe pergjegjesine minimale profesionale te kryerjes se detyres se vet.
        Mjerisht nuk e kemi fatin te kemi nje sistem te tille drejtesie dhe pergjegjesia eshte teresisht e jona si shoqeri.
        Per fatin tone, akoma me te zi, edhe Reforma e Re ne Drejtesi, perfshire Vetingun e famshem, te sterperfolur tashme, me dorezanes nderkombetare, nuk do te sjelle kurre para drejtesise kete dosje dhe as pergjegjesit e saj, Kjo Reforme dhe ky Veting, tashme eshte kompromentuar qe ne miratim dhe ka amnistuar pikerisht pergjegjesit e krimeve te kesaj dosje.
        Kapaku i arkivolit te kesaj Reforme dhe Vetingut te saj, u mbyll dhe u gozhdua per te mos u hapur kurreme, me marrveshjen Rama-Basha te 18 Majit 2017.
        Ne fakt, ajo duhet quajtur me emrin e vertete: Marreveshja Rama-Basha-Berisha-Meta per te amnistuar dosjet e krimeve te kryera tashme ne Shqiperi dhe sidomos, per te mos sjelle kurre para drejtesise asnje nga emrat qe ne ndergjegjen e shqiptareve jane fajtoret, grabitesit, kriminelet e ketyre krimeve dhe perfituesit dhe te majmurit e tranzicionit te shperfytyruar postkomunist te vendit.
        Asnje person me gjykim normal nuk do te mendonte se Basha do te nenshkruante marreveshjen pa miratimin absolut te Berishes dhe asnje mendje normale nuk do te imagjinonte qe Berisha do te lejonte Bashen te nenshkruante pa siguruar amnistin e plote tij dhe te familjes se tij.
        Zaret ishin hedhur tashme, me dijenine e plote te nderkombetareve: Le te bejme zgjedhje normale ne 2017, le te miratojme Reformen ne Drejtesi dhe Vetingun e zbatueshme vetem per te ardhmen, POR duke amnistuar te shkuaren dhe boset kriminele me duar te ndyra te kesaj te shkuare.
        And that’s the way the albanian story/history goes on!
        Te pershendes dhe te falenderoj edhe nje here “Per Memedhene”.

        1. Posejdon.al says:

          Ndjese ju lutem, per gabimet e shumta drejtshkrimore te komentit tim, te cilin per mungese kohe, nuk arrita ta reduktoja perpara se ta postoja.
          Shpresoj megjithate qe, keto gabime apo lapsuse, te mos kene deformuar apo veshtiresuar kuptimin dhe mesazhin qe kam dashur te percjelle me kete koment timin, si jehone dhe si plotesim modest i refleksioneve te mrekullueshme te komentuesit “Per Memedhene”.

  2. PLAKU says:

    More e ke analizuar derexhene e Ksamilit,por per Saranden c’mund te thuash ?,shume me teper ,po per Radhimen ,zvernecin etj etj ,gjithe Shqiperia eshte kokolepsur si nje filldispanje( fill peshkimi) qe nuk ka burre nene t’a shtjelloje,sepse aty jane mpleksur kaq shume zyrtare,grabitqare gjyhnaqare te zinj te kuq blu e te bardhe sa duhet permbysur me themel e te. riniset nga fillimi.

  3. Mire more Mero mire te gjitha keto ne i shpjegojme mire dhe i kemi pare me syte tone,por kush do mbaj pergjegjesi per gjithe kete katraure shqiptare.
    A do jape njeri llogari apo do vazhdojm tadhjesim Shqiperin deri sa te plasi muti si ne Ksamil dhe te gjithe mutrat qe dhjene Ksamilin dhe Shqiperin rrine e veshtrojn dhe akuzojne njeri tjetri se sa shume kane vjedhur dhe asnje nuk del hajdut por gradohet minister apo deri president.Keshtu do vazhdoj ky komb i mallkuar ,vetem me konstatime
    Dhe palloshi i gjate qe premton se do bej shtet,po ben nje mut te madh.
    Ky mender popull do nje enver qe ti bej zap se ka mare kot ne emer te liris dhe demokracise.
    Kot sa te lodhesh se ktu jane bere edhe injorantet me 5 klase qe te japin mend.

  4. Para Laci says:

    Sa jemi katandis si njerez o Mero. Egziston nje shprehje qe ne nje kend te shkretesires ne lindjen e mesme dikush kishte mbjellur peme dhe krijuar nje liqen te vogel qe dukej si nje mirazh ne shkretetire. Nje udhetar kalon afer dhe I thote te zotit te prones, shiko cfare mrekullie ka bere zoti. Pronari qete qete ja kthen: Ti zotri, duhet ta kishe pare kte vend kur zoti e kishte ne dore…

    Ne Shqiperi gjerat edhe pse mund te duken te vrazhda dhe te egra kur zoti I ka ne dore por ato prap jane me te bukura sesa kur bien ne dore te njerzve qe nuk dijne c’te bejne. Ne I bejme gjerat me keq sesa jane.

  5. zi says:

    Zoti s’eshte mace te te cjere, zoti mero.
    Vonon por s’haron, njekohesisht mundon pa u ndjere.
    Sa me shpejt ta kuptojme Ate, aq me shpejt do te rehatohemi, ne vazhdimesine e normales, llogjikes, miresise dhe prehjes.

  6. Martin says:

    Dikur kur ‘e kishte mire’ me Berishen nuk ndjehej Meroja, qysh kur u prish me te mundohet te sajoje si t’i vije. Po djalin qe e ke me burse nga Ministrja Nikolla? Prandaj nuk flet per koncesionet e Rames?! Apo do presim sa te prishesh me te apo ai te bjere nga fiku?

  7. katarakti says:

    Si Ksamili eshte kthyer e gjithe Shqiperia. Nje rrumpallahane e madhe. Dhe kete gjendje e kemi dhurate nga maloku i Viçidolit. Qe do te na bente si gjithe Europa! Por tani ia kaluam edhe Afrikes per korrupsion, mungese rregulli dhe ligji etj etj. Nuk ka me as zgjidhje, as shpetim dhe as shprese. Politikanet dhe hajdutet per veten e tyre jane mire. Per te tjeret nuk pyet njeri.

  8. Kozmo says:

    DO TE MUNDET RAMA TE SHPETOJ TE VETMEN PERLE TE SHQIPERISE DHW TA KTHEJ ATD NE NJE RESORT TURISTIK NGA ME TE RRALLEG NE BALLKAN ???????????
    DUHET VENE TRITOLI TE GJITHE HAJNAVE TE BERISHES .

  9. mihali says:

    ..j motren te gjitheve te ketij shteti qe e kerkojne te keqen te greqia per cdo gje.

  10. Albamich says:

    Mos u merrni me plazhit e jugut, atje eshte nje katrahure e vertete ……. nuk eshte mendimi im, por I shume turistave te huaj qe e pohojmne me gojen e tyre, mbasi shikojne plazhin e golemit nga shkomi I kavajes deri ne spille , ku thone se kjo zone mbas perfundimit te investimeve qe po behen do te jete nje nga perlat e turizmit Boteror……

  11. kleptofagos says:

    C’eshte e verteta, o Mero, e gjithe Shqiperia eshte ne fakt nje “Ksamil”. Masakra urbane, e shoqeruar me ate te pronave, eshte e keqja me e madhe qe i eshte bere ketij vendi 25 vitet e fundit. A ka qytet, fshat, koder, fushe, breg, etj. ku babezia dhe injoranca te mos kene shkaterruar natyren, mjedisin dhe traditen? Natyrisht qe cdo shkatrrim ka lene nga pas nje pergjegjes, me emer e mbiemer, me vule e me firme, por shteti, si i djeshmi dhe i sotshmi, nuk ka marre asnjehere mundimin per ti mbrojtur keto vlera. Perkundrazi, nen masken e emertimeve dhe parrullave me fjale te huaja, “rivitalizim”, “rehabilitim”, rekreacion”, “lungomare”, “veliere”, etj. ka shpenzuar dhe vjedhur me miliarda leke nga buxheti i shtetit, pikerisht per ti tjetersuar dhe shkaterruar ato. Jemi shume, shume larg nga qyteterimi dhe rregulli kur edhe nje pronar duhet te marre leje nga shteti per te prere nje dru te shtrember nga pylli i tij.

  12. Labi says:

    Te shkosh ne Ksamil per pushime eshte si te hedhesh leket ne det.

  13. Duke pritur f1 says:

    Ksamili perpara Durresit(qytet dhe bregdet),perpara Vlores(sidomos qytet brenda),eshte sikur te jete qytet evropian me plan urban…
    Nje gje me ben shume pershtypje por shume fare ama.I vetmi qytet qe seshte prekur nga iniku eshte durresi.Nuk jane prekur as kassollet e jo me tutje qe sbehet fjale.per kete nuk flasin as gazetaret,perse?!

    Sa per Saranden qe flasin disa…pervec disa(pak) pallateve qe jane me 2-3 kate me shume sec duhet te ishin ne planin urban….asgje jashte normales.

  14. Raptor says:

    Nje çift miqsh te mi nga europa qe beri turne ne Shqiperi me nxitjen time, e thane me plot gojen, qe ne Ksamil nuk behet dot plazh. Nga çpikpamje? i pyeta une. Nga te gjitha pikpamjet -mu pergjigjen. Atehere me treguan edhe ca foto qe spara i nxjerrin keto gazetat tona online. U pajtova plotesisht me mendimin e tyre.

  15. shijaksi says:

    OOOOOOIIIIIIIIIIIiiiiiiiii!
    Kujt i plasi…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje