Më prishe pushimet, Agim Hushi!

5 Gusht 2017, 13:00Politika TEMA

Nga Kozeta Kurti

Kam gjysmë ore që nuk po di si t’i drejtohem personazhit Agim Hushi: I dashur Agim; i nderuar zoti Hushi… apo si?

I dashur nuk je, sepse s’jemi të afërt, madje nuk njihemi fare, i nderuar jo e jo Agim dhe ti e di më mirë se unë këtë, por nëse ke harruar, po ta kujtoj ty dhe atyre shqiptarëve që i trushpëlave ti me atë deklaratën tënde se do ikësh nga ky vend i fëlliqur. Po të qoftë udha e mbarë o Gim, se si artist nuk do t’i mungosh askujt se ke vite që i ke larë duart me artin në këtë vend.

Të gjithë e dimë Gimo që ti aspiroje postin e drejtorit të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit dhe meqë s’ta dhanë, se për ta marrë ta harroje me atë platformën tënde amatore që e kishe n’men, se kështu prej vërteti s’ta pamë gjëkundi, u hodhe papritmas kundër qeverisë, kundër Ministrisë së Kulturës dhe ca tenderave milionësh që po menaxhoheshin prej saj, sipas teje.

Çfarë nuk bën vaki,  por jam kurioze Gimo, nëse do të të kishin bërë drejtor, a do t’i gjeje gjëkundi këllqet për t’i thënë këto? Pastaj, nga rilindës i pakënaqur dhe i pashpërblyer, zure vend si spektator te çadra e Bashës, Gimo.

The që nuk ishte inat personal, por unë prapë pyes veten: ku do t’i gjeje këllqet ti Gimo për me shku’ te çadra nëse do të të kishin bërë drejtor? Pastaj i bëre një përmendore Edi Ramës, që s’ta harroi ditëlindjen dhe të uroi e të bëri dhuratë, edhe pse të kishte parë të çadra.

Ti e festove ditëlindjen me: (po të citoj ty ) “Kjo është Shqipëria që duam. S’ia vlen të mbjellim palma dhe të shkulim shpritra njerëzish. Unë po festoj sot me verën e zotit Rama  freskimin e qeverisë me ministrat teknikë…”. A e di kur e ke thënë këtë Gimo?

Në fund të majit të këtij viti! Çfarë ndryshoi mor burr’ vetëm dy muaj më pas që u ktheve te:  (po të citoj sërish) “…termat seriozë të realitetit të një atdheu të dështuar që është kapur për fyti dhe po jep shpirt në duart e  një kaste kriminale…”?

Po ku ishe ti deri para tetë javësh, o i madhi Agim Hushi, kur thoshe se kjo është Shqipëria që duam? Përse e bëre? Për atë shishen e  verës që të solli kryeministri për ditëlindje? Apo mendove se i kthjellove ujërat e trazuara me pushtetin dhe kur e pe që ishte veç një mendim për ditëlindje, u hodhe në sulm?

Po kush je ti o i madhi Agim Hushi që na tregon neve që kemi vendosur të jetojmë këtu se ky është një vend i ndyrë dhe i pashpresë? Ç’faj të ka vendi o i madh?

Fajin e kanë njerëzit, produkte të urrejtjes së njerëzve që veprojnë si ti. Ata që ushqehen kështu, rrihen, pështyhen, masakrohen, vriten rrugëve të këtij vendi.

Prej njerëzve që flasin kështu për këtë vend e për këta njerëz m’u nxi jeta mua, o artist, dy vjet më parë, kur më akuzuan se kisha vjedh’ rimel e antidjesë në supermarkatë në Itali.

M’u desh t’u shpjegoja “talianëve” që nuk kanë faj pse besojnë se çdo zullum e bëjnë shqiptarët, por që s’kanë të drejtë të mendojnë se me të thatin duhet të digjet edhe i njomi. Po unë vetëm para dyzet e tetë orësh shkrova një artikull mbi sterrën e zemrave tona që veç lëndon tjetrin, o artist.

Nuk e di ku e ke parë e ku e ke mësuar, por unë nuk kam  dëgjuar kurrë artist të flasë me gjuhën e urrejtjes si ty, përkundrazi: një prej detyrave të tyre është edhe të frymëzojnë. Dhe frymëzimi vjen prej dashurisë o artist, edhe asaj më të pamundurës e dhimbjes, por gjithsesi prej dashurisë.

Ne e dimë shumë mirë në ç’vend jetojmë, por ti je i fundit për të na e treguar!

Si fodull që je, po pyet veten kush është kjo spurdhjake që më drejtohet mua: mua që kam punuar në Vjenë, mua që jam ftuar të drejtoj operën e Singaporit, mua që kam mbaruar dy universitete…mua…mua… mua….

Ta them unë o artist! Jam një si shumë prej qindra njerëzve në këtë vend, që kanë mbaruar me rezultate po aq të mira sa ty, madje edhe më të mira, dy universitete, mastera, edhe jashtë dhe nuk pritëm kurrë asgjë në këmbim. Ka ende njerëz në këtë vend që mendojnë: “Përpara se të kërkosh të bëjë diçka vendi për ty, bëj ti diçka për vendin”.  Nuk u kapa kurrë pas ndonjë partie, edhe pse kanë dashur të më rekrutojnë që kur isha ende në gjimnaz, këtu e njëzet vjet më parë, për të arritur qëllimet e mia.

A meritoj më shumë unë e mijëra të tjerë? Patjetër që meritoj! Por kam zgjedhur lirinë time dhe nuk dua t’i jap mundësinë askujt të më kapë prej mënge  e të më thotë: E drodhe se t’u prishën interesat e tua. Të rinjtë e familjes sime thonë: Ti je shembulli që në këtë vend mund të jetohet dhe ti s’ke të drejtë t’u prishësh atyre modelin.

Mblidh rraqet dhe ik andej nga Australia JOTE, që ta kanë lënë trashëgim stërgjyshërit, por mos bëj zhurmë. Nëse ky vend është i vogël e të rri ngushtë, ik, se ka kolegë të tutë që kanë shkëlqyer më shumë se ty dhe kthehen krenarë në këtë tokë, sepse kanë familjen, kanë të afërmit, shoqërinë, shtëpinë ku kanë lindur, janë rritur, rrugicat ku kanë gjakosur gjunjët miliona herë.

Njerëzit janë të lirë të jetojnë ku të duan, sepse siç ka thënë Remarku: “Qyteti më i bukur në botë është ai ku njeriu rron i lumtur”. Ndaj sigurisht që është patetike të bëjmë patriotin, nacionalistin, por jo të vjellim vrer dreqi e mori!

E mora vesh që Shqipëria nuk është atdheu yt o i madh se ti ke lind’ poshtë  këmbëve të Eiffelit, por s’mora vesh atdhe cilin ke? Një herë pate thënë që po të pret atdheu yt i dytë Kina, tani na doli “Australia jote”. Po mirë që do shkosh atje, po ç’do bësh?

Lexova një intervistë të vjetër tënden ku thoshe se “pas një udhëtimi të gjatë e të lodhshëm, njoftoj se me “Toskën” mbyll karrierën time operistike”. Dhe në fakt e vërtetova se hyra të kontrolloja kalendarin tënd tek operabase.com. Pashë kalendarin e Ermonela Jahos, Saimir Pirgut, Gëzim Myshketës etj. etj., kurse ti hiç, bosh, faqe e bardhë borë. Le karrierën apo të la ajo ty?

O Gim, ia dole të m’i prishësh pushimet, ia dole të më mbushësh me mllef… Habitem me veten se si një artist arriti të më inatosë mua që e kam kokën sa fillon sezoni e deri kur mbaron në opera, në teatër, në koncerte.

Një artist edhe mizerien më të madhe ta zbukuron, edhe shpirtin më të përvuajtur ta zbut…edhe me dramën më të madhe të të gjitha kohërave, sërish të ushqen, edhe protestën ta servir paqësisht, sepse e konsideron kauzën më të madhe se vetja, kurse ti…ç’të të them?

Shko te Australia JOTE! Po vdes nga kurioziteti sa “birin e saj” do të të konsiderojë.

67 komente në “Më prishe pushimet, Agim Hushi!”

  1. lluk kacaj says:

    e ke shpartalluar goce, bravo te qofte, pervec ca dialektizmave qe ulin nivelin e komunikimit. sdq deri tani mbetet pergjigjja me serioze ndaj nje palacoje te perparimit

    1. Gropa says:

      Kur lind i zhytur ne mut nuk te ben pershtypje sa aroma dhe as shija. Duhet te dalesh nga muti te besh nje dush me sapun aromatik dhe te hedhesh pak parfum qe ta ndjesh eren e mutit kur te te kthejne prape tek gropa e mutit. Kozeta ti ke qene ne mut dhe e ke shumbur nuhatjen, por c’eshte me e keqja te ngrihen nervat dhe te prishen pushimet, kur dikush te thote qe bie era mut…

      1. Grigor says:

        Ti i di mire keto pune se qenke Gropa e Mutit.
        O legen materniteti. Asaj ju prishen pushimet, to me detyrove te prish gojen.
        Une kam 25 vjet me pasaporte britanike, por Shqiperise dhe shqipëtarëve nuk u plasi bytha se ku jam une dhe pse ika une nga Shqiperia. Une qe kam ikur nuk kam goje te flas fare dhe t’u Jap mend shqipetareve qe jetojne ne Shqiperi.

        1. Mik says:

          Grigor je dobet ne matematik dhe ne moral !! Nuk ke 25 vjet me passaporto britanike. Kujton ti se nuk te njohim ne ?! Perndryshe nuk do flisje keshtu !!! Nderro emer, nderro rrethana dhe komento edhe nje here.
          Autorja vetem se shpif. Ai asnjehere nuk shau shqiptaret e as Shqiperine. Ai e kishte me kasten maffiose.
          Je i zoti te argumentosh te kunderten, perndryshe mos shaj si legen.

          PS: Nje keshille : Lexoje komentin e komentuesit Gropa. Noshta te hyn ne logjik.

          1. Grigor says:

            Ti qenke ai Miku i Shtepise me Gjethe mo?

          2. Kangur says:

            Mesa pashe une artikullshkruesja nuk mori ne mbrojtje kasten te cilës iu drejtua A. Hushi, por evidentoi faktin se A. Hushi ka tentuar disa herë te jete pjese e kesaj kaste te felliqur qe vete e shan apo anatemon!!! Do t’ju ftoja te krahasonit qendrimin apo qasjen e Ernonela Jahos ndaj Atdheut te vet dhe njerëzëve të këtij vendi në përgjithësi. A mund të krahasohet me A. Hushin. As që kanë pikë takimi! Gjithsecili e krijon vetë vendin e vet, dhe e bën vetë historinë e vet. Të tjerët thjesht ia shkruajnë atë!!! Është kaq e thjeshtë.

            1. Mik says:

              Nuk asht vendi per krahasim ketu, se kush asht ma patriot, apo me shkru biografin e A. hushit qe paska tentu disa here me qene pjese e asaj kaste ! Mos kerce dege me dege. Ketu po flasim vetem per faktin qe A. Hushi nuk ofendoi as popullin shqiptar e as Shqiperin, por ofendoi kasten politike qe ai e quan mafioze ( gja qe edhe ti ne koment e pohon ).
              ne komentet qe i bahen shkrimeve kritike te A. hushit, shikohet se sa logjik kemi si popull, e ndoshta ai ka te drejte kur thote jemi dele. Shiko pak rreth e rrotull. Nuk asht koha me u marr me keto brockulla te sajume. Dukesh qe je i ri e nuk shef ma lerg.

      2. gjyshi says:

        Ky artisti sikur thote: ” Me beni atdheun ashtu si dua une, pastaj vi une dhe jetoj aty”.Eshte zoteri ky qe te punoje qe ta beje atdheun si e do. E do te gatshem. Tryezen e shtruar, vetem te ulet e te haje.

    2. Dielli mbi Korab says:

      Nje shkrim profesional dhe “pushkatues” ndaj pseudo politiko-artistit Hushi.
      Komplimente Znj Kozeta te lexova me shume endje.

    3. arberesh says:

      Ai dialekti ae perdor goca jone eshte nje diamant melodioz qe po shduket avash avash nga dialekte te ngercta dhe pa tinguj ku shume germa nuk egzistojne me si q, ll, y, dh, etjera

  2. Jimi says:

    Pershendetje znj Kurti!

  3. Vlora1912 says:

    Nuk munda ta perfundoja kete shkrim zhurmues..!!
    Gjithshka qe mund te komentoj eshte:

    Ik tutje moj sharabajge….ti do ta kishe per nder te gjeje pune edhe si pastruese ne Sydnay..
    Po se cfar ben…ju punonjsit e mediave, ashtu te patalentuar e te paafte qe jeni, jeni bere pjese integrale e sistemit te korruptuar shqiptar.
    Dhe po te thuash/deklarosh/denoncosh kete sistem te kalbur vlerash qe ju perfaqsoni, ju kerceni perpjet me shkrime te tilla Vulgare.
    P.S Ma prishe diten , ketu ne Jonufer, moj Sharabajge..

  4. AC/DC says:

    Nuk ti prishi Gimi pushimet por e verteta e helm qe ai thote! Dhe nuk eshte vetem ai,jane mbi

    S’merr mendja se ti prishi pushimet Gimi po e verteta qe ai thote, dhe kete e vertetojne mbi 70% e patrioteve te tu duan te ikin nga syte kembet nga ‘atedheu yt i dashur’ qe vetem Siera-Leone ja merr nga deshira qe kane njerzit per tu larguar(dhe qe eshte ne lufte civle si shume vende te tjera por qe shqiptaret i lejne ne ‘bisht)). Dhe nuk ka rendesi ca tha para 4,6,apo8 javeve rendesi ka qe te gjitha qendrojne per Albanistanin dhe albanistanasit e tu!

    1. Goni says:

      Ke qene ndonjehere ne Sierra Leone ti shoku qe po na flet me kaq kompetence? Fajin qe eshte katandisur keshtu Shqiperia, ne rradhe te pare e kane ata qelbesirat si Gim Hushi me shoqeri, qe ia pine gjakun ketij vendi si ne komunizem e lere pastaj ne demokraci. Si pretendon ti qe do ishte cilido shtet perendimor po te kishte pasur te njejtat shanse si Shqiperia? Po njesoj, ne mos dhe me keq. Problemi juaj eshte se ju mbyten komplekset e inferioritetit dhe injoranca. Deshtimet ne jete duhet t’i zgjidhesh me veten tende. Edhe ne Australi po te shkosh, po nga mbrapa do e kesh frustrimin prej anadollaku. Sa vjec je ti mor spurdhjak? Ne qe ikem pas ’90, u larguam se kryeqelbesira Sali Berisha me gjithe eskorten e tij shpellare mbyllen dhe shkaterruan brenda nates uzina dhe fabrika. Ekonomia ra ne pikiate. Normale se ky ishte plani anti-shqiptar, doktrina e shokut! Ata qe prej dekadash promovojne teroite e qelbura parazitare qe shkruan ti. Njerezit u larguan per te mbijetuar se ky qen bir qeni nuk u la me rrugedalje. Ne te kundert askush nuk do kishte emigruar. Secili do ishte mire e bukur ne vend te vete prane familjes dhe njerezve te dashur. Po njethundraku si puna jote kete gje nuk e kupton dot. Mire do beje dhe ti te zhdukeshe me gjithe Gim dallkaukun dhe te thyenit qafen prapa diellit.

      1. PidhiISateme says:

        Goni, suksese ne jetë.

  5. te qaft ija says:

    shkrim i shkruar me ndjenje kunder nje njeriu pa ndjenja,por mjaft u moret me kete hush(qe pa tjeter eshte turqisht) ose ush he dreq(qe i thuhet gomarit).
    sa kane ikur si puna e ketij dhe kane share e mallkuar se do ndronin edhe gjakun,dhe kur e kane pare se nuk ja mbante sumatricja te punonin andej(ca u bene hajdut ,ca drogaxhinj ,ca tek semafori) u kthyen ne vendin e tyre.Shume si puna e ketij marin nga nje pashaporte te huaj dhe vijne ne Shqiperi si mashtrusa i futen politikes se aty jane pare easy(leht qe ti besh)kur e shikojne qe ketu deshtojne se ka mafioze me te medhenj se keta,ikin duke share e mallkuar po ata qe i lepiheshin.
    ky vend ka aq shume te meta dhe kjo klase politike ka me shume te meta se suksese,po ta mbajti lufto me ata dhe mbijeto ose zgjidh rrugen me te lehte nga syte kembet,se do vije nje dite e do ta lepish ate qe ke peshtyre.

  6. j says:

    Thenia nuk eshte e E.M.Remarkut. Ai e ka marrë nga latinët që thonin.
    -UBI BENE, IBI PATRIA. Çfarë do të presish. Duke u thënë “udha e mbarë”
    të gjithë intelektualëve dhe njerzëve me mendime,kanë ngelur mbeturina
    intelektuale si kjo ” patriotja” ,që po i hykan cicat në gojë.
    Shqipëria është vend kaq i farfër ,dhe ka nevojë për sejcilin prej qytetarëve të saj.
    Shqiptarët janë aq të këqij dhe fodullë budallenj saqë kërkojnë rrënjë hipotetike
    të prejardhjes njerëzve të shquar nëpër botë,( vedi Tereza di kalkuta që nuk dinte shqip)
    dhe në të njëjtën kohë përzënë me të gjitha mënyra ata që janë sigurisht shqiptarë.
    Ky është triumfi i kotësisë dhe mendjemadhësisë të një shoqërie dekadente nga të
    gjitha pikpamjet,që jeton agoninë e pakthyeshme shpirtërore.
    To the happy few .

    1. Bye says:

      Te bej komplimente per kete frazen finale. T i bej dyfish nese e ke marre nga nje roman i njohur i shkrimtarit francez. Jane shume pak ata qe e njohin dhe ende me te pakte ata qe e perdorin. Uroj te besh pjese tek te paktet e lumtur dhe ti.

      1. j says:

        E imja ishte nje thirrje nostalgjike atyre pak shqiptarëve që kanë ruajtur
        virtytun dhe ndjeshmërinë ndaj gjithkaje eshtë e lartë dhe fisnike si zgjedhje morale,
        që ka akoma më shumë vlerë në mes të llumit siç thashë më sipër dhe sikur e dini vete.
        Ishte fraza më e saktë që konçize që i përshtatej situates.Ajo zëvëndësonte mrekullish
        shumë fjalë që të thëna nga mua nuk do të kishin efektin e shpjegimit të plotë.
        Stendali nga lartësia i tij ja mori shekspirit. Mësimet e gjenive,ndihmojnë këdo
        që me përulësi shfytëzojnë dhe mësojnë nga ata.

    2. thanas kulo says:

      Zoti J,
      te lutem me lejo nje korregjim;baza eshte tek thenia e grekeve te lashte “opu zis qe patris,ku jeton aty eshte atdheu”,jo ne kuptimin e nderrimit te tij, por ne vleresimin dhe ndertimin e vendeve te zbuluara se ishin lundertare dhe punetore e jo njerez pushtues si romaket.
      Thenia latine meson cilindo te mohoje atdheun ne shkembim te mireqenies si per fat te keq edhe Hushi i mjere.
      Dakord me autoren shkrimit,do te qe me i mire po te qe me i thjeshte;me shume meshire e me pak inat per nje artist qe ne fund te fundit ka lene gjurme.Njeri eshte edhe mund te gaboje……

  7. Popull says:

    Te lumte moj vajze, arti eshte mision dhe artisti eshte misionar.
    Zotnia qe largohet nuk mund te jete nje artist, nuk ploteson kriteret minimale, respektin dhe dashurine per njerezit, qofshin ata te mire apo te keqinj.
    I vafte mbare aty ku do shkoje, ne do vazhdojme te jetojme te qete edhe pa te.

  8. fieraku NGA ferrasi says:

    O goce ti me dy mastera dhe shkruan si me qene ija tu ju shti pulave.ju te dy jeni nga i njejti soj s pyesni per Shqiperine po’ vetem per bythen tuj.
    Na e sqaro kte Pune e vjedhes si eshte
    Mire qe qenke ftillu icik
    Dhe ato atletet roze MOS i vish me ste shkonin fare .

    1. Lugati says:

      ku je miko … bravo firak perpara perhere

  9. Askushi says:

    Pergjigje e merituar. ?

  10. Liri says:

    Gimcja eshte eshte ai plaku I filmit ku I gjithe fshati perpiqej te ndertonte uren,ndersa ai thoshte;skemi qereste.

  11. nasi says:

    ku po i ben pushimet te muti i ksamilit?

    1. albaniafirst says:

      ma mire ke muti Ksamilit se ke ai I Sidneit.

  12. Novruz says:

    Boll me patriotizma boshe, dhe pordhe. Shikoni more te verber realitetin ne sy, shikoni more qe shqiptaret po duan te ikin nga syte kembet, edhe pas 27 vjetesh, sepse nuk duan te jetojne me ne ate nevojtore, me ere te keqe, qe quhet Shqiperi. Jemi i vetmi vend me popullsise te bardhe qe po konkurojme njerezit me ngjyre per nga largimet masive, dhe ju vazhdoni ti bini fyellit ne nje vrime. Thjesht me beni te vjelle, kur u lexoj.

    1. Fuck Mark uk, Crusader, Coeur & LOVE says:

      Kurse ti Nov-ruz, qe po ashtu ke dale nga kjo “NEVOJTORE”, (e qe kudo te jesh e te jetosh NEVOJTORE DO NGELESH), me komentin tend nuk te ben thjesht te vjellesh por te dhjesesh e te pjerdhesh……

  13. Olsi says:

    Kam pershtypjen se patriote si puna e kesaj zonjes e kane merre ne qafe kete vend. Merr guximin te flase ne media kunder nje personi i cili eshte i lire te mendoje e te jetoje ashtu si ia pret mendja. Kjo zonje nuk flet per ato cfare thote agim hushi jane apo jo te verteta. Nuk thote asnje fjale per realitetin ne vend. Pse shume shqiptar duan te ikin. Ajo tregon se eshte vetem nje rrogtare e mjere e ketij vendi dhe gjen rastin per te treguar servilizmin e saj ndaj pushtetit.

  14. Astrit Vetiu says:

    Me tremb me ate fjalen rekrutim, qe ka perdorur ,vetedijashem apo pavetedijshem.
    Atehere cfare thote me keto te tjerat?

  15. WEB says:

    Na keni hapur kokën këto dy ditë më diskutime e zullume opinionesh, ka gjëra më të rëndësishme se sa të merreni me pordhët e tjetrit. Rrugë e mbarë o tenor që nuk të kam dëgjuar asnjëherë, dhe ti moj kozeta ktheu tek pushimet e tua, jeta vazhdon si pa tenorin dhe si pa opinion tënd

    1. valer says:

      Po a nuk ishte kjo qe shkruante para disa vitesh nga Danimarka se sa mire ia kalonte atje dhe se e veshtire e kot ishte jeta ne Shqiperi? Si u be ajo puna me Danimarken, a jeton akoma atje apo nuk i eci dhe i ngeli Shqiperise ne dere?

  16. ...!?!? says:

    Ti moj llapaqene qe tu prishen pushimet nga fjalet e ketij hushit mos ju shit pordhe ketyre te tjereve qe si pas teje ke mbaruar dy uneversitete edhe master me siguri( nga ato te kristalit) sje lepire mbas partive ,po detin e paske kapur qe ne ditet e para te gushtit zotrote dhe me siguri ne ato hotelet e shtrenjta te jugut , kur ne ate vend 60% e shqiptareve nuk nxjerrin dot muajn me ardhurat qe fitojne e Jo me te shkojne me pushime ,prandaj leni pordhet e shumta ( se shpojne breket) por nje gje eshte e sigurte qe nje cope bythe e lepire qofte majtas apo djathtas !! Dhe e dyta sa per ata talianet qe te akuzuan ty zotrote dhe te paska ngelur qejfi me sa duket ,ishin talianet apo grekot dhe e gjthe bota qe hapen dyert qe shqiptaret te shikonin nje dite te bardhe zotrote !! Shiko ndonje dokumentar te viteve 90 kur zbresin njerezit nga anijet dhe duken sikur ora kishte ndaluar ne vitet 1790 ne vendin tone !! Por ti dhe shume te tjere qe u shqetesuat kaq shume nga nje shkrim ( qoft pozitiv apo negative) I ketij personi me siguri ose ke lepire ose do lepini ndonje bythe politikani ,ne ate vend qe ndodhin 1001 gjera te zeza dhe se ve njeri ujin ne zjarr !!!

  17. Zigur Qarri says:

    Ahaha…edhe Dallandyshja na qenka militante!
    Dhe nje militante duhet patjeter te flasi me militantizem,servilizem,injorantizem…
    Agim Hushi dhe Ilir Kerni,jan nga ata te paktet qe arriten te kishin sukses ne Perendim.
    Linçimi tyre(ashtu si edhe ndaj te madhit Kadare) nga turmat injorante,dirigjohet nga ata,
    qe e kan provuar veten ne Perendim,por nuk paten bythe,sepse atje nuk ka arritje me miq,
    por konkurence ndermjet te afteve.
    Jan shkruar shume çarçafe kundra Hushit nga holbat e kombit,patriotet fiktiv,qe duan
    patjeter te ç’shqiptarizojn Z.Hushi!Kush jeni ju more hipokrite?Ikja Z.Hushi jan kembana
    alarmi qe duhet te shqetesoje çdo shqiptare.Gjith ky irritim masiv ndaj Z.Hushi(ashti si ndaj Kadares)
    te kujton pogromet komuniste,rrevolucionin “kulturor” kinez.

    Propoganda mediatike shkruan me shkronja te medhaja,”I vjen turp që është shqiptar, reagon sërish tenori Agim Hushi….
    Jo me kot me shkronja te stermedhaja,sepse shumica nuk lexon shkrimin,vetem titullin.
    Nje pasazh nga shkrimi i Z.Agim Hushi qe ka irrituar kaq shume militante.

    atdheu …….qe eshte kapur per fyti dhe po jep shpirt ne duart e nje kaste kriminele, ku vlere kan vetem hajdutet,
    maskarenjt, injorantet, baballaret tane te kombit me hundet zbardhur nga kokaina !
    Me bete te me vije turp nga vetja qe jam bashkekombasi juaj!(bashkombesi juaj,i kastes politike)

    Ku thote ketu qe i vjen turp se eshte shqiptare?
    Ai i drejtohet kastes politike, duke i thene qe:”Me bete te me vije turp nga vetja qe jam bashkekombasi juaj”!
    Urrejtja ndaj kastes politike,ka permasa te frikeshme,prandaj edhe pjesa me madhe e shqiptareve nuk votuan,
    fakt qe e deligjitimon kete kaste.Nuk ju vjen turp qe genjeni.Kasta politike nuk perfaqeson vlerat e te gjith shqiptareve,
    me fort kur eshte votuar me pak se 50% e shqiptareve!

    1. golik says:

      o Zi gur , nuk mendoj se ky gimua po vjell per te rregulluar jetesen tone ketu ne Shqiperi , nqs nuk i behet mbare le te ike e te mos kthehet me kurre , ne nuk merzitemi

  18. Mamasita por favor says:

    Canber nga mbrapa e ke ngado te vesh <D

  19. Tirana says:

    Edhe pse nuk tw njoh,oj ti goce, por po te quaj goce se mosha 74 vjecare ma lejon e ke thare kete shkrim. Shikoni. Atje ne fshatin ku kam lindur une ishte nje njeri i cili kwndonte shumw ,shumw bukur tamam bilbil. E degjote fshati kur kendonte,por nga mendja ishte gjysmak……. Nje fshatar i tha njw dite pasi kwndoi . ” Per te kenduar lumi une.per te tierat me hengersh mune”

  20. student says:

    Me fitoren e PD-se nuk do ta kishim kete vjellje te HUSHIT. C na gjeti c na gjeti . Iku PD iku dhe HUSHI.
    Ju qe nuk jeni dakort me shkrimin jeni nga ata qe vetem “PLAKAT ” e bukura e me para ju duken si nenat tuaja se per ndryshe i mohoni.
    Hushi ne se ka nje qejfmbetje eshte thjesht se nuk merr aq sa do ne kete vend dhe jo aq sa vendi mund te ofroje. Po mos u merzitni. GIMI shpejt do te vije se s ka derman nga te shkoje. E di mire dhe ai po tani qe i hengri goja pak si shume ka mbete ne klase. Do vije do vije GIMI.

  21. Kurse mua mi prishen pushimet keto plerat ketu ne Dhermi.Turp kalojne makina nga 100 mije e 50 mije euro dhe plerat te pafund sikur kane vite pa u pastruar..pluhuri skandal….trafiku sikur je ne Kine…i lene makinat pa piken e preokupimit ne te dy anet e ruges ,e pamundur te cash bllokaden e ketyre makinave super lluks dhe policet kishin zene nje hije fiku dhe bisedonin me ata qe shisnin fruta…nejse se me duket eshte edhe k/m ketu po pushon..ooooodo zoti na del nje lloto afrikane se amerika ehe…..

  22. Zara says:

    Kozeta e ke qare, skam cte shtoj me. Por cuditem shume me dramacitetin qe kane disa shqiptare. Do largohet agim hushi se nuk gjeti mundesi jetese ne Shqiperi dhe eshte fundi i botes, fillon e ben ca deklarata idjote. Nuk kam pare njeri ne bote edhe kur vine nga Haiti ( vend ku njerezit nga varferia hane balte) te shprehet me kaq urrejtje per vendin e tij. Ky eshte nje mentalitet shume bardhe e zi i te parit te gjerave. Dhe keta njerez i bejne dem te madh psikologjik popullit qe jeton ne Shqiperi dhe me vullnet e sakrifica ndertojne jeten e tyre.
    Edhe jashte vendit seshte kaq drite sa e ben ky idjoti.
    Thjesht shtypi i ben jehone disa njerezve qe nuk ja vlen te merresh.

    1. Mik says:

      Zara, a je qorre apo analfabete ??!! Mos lexo vetem titullin, idjote me patente . Nuk asht per largimin e Agim Hushit por per gjendjen e vendiot tone.

      1. Zara says:

        po ty or mik kush te pyeti te besh sqarime trangull. ti me duket se je vete agimi se ke dale disa here ke kunder komentuar dhe qenke nje i paedukate i pa pare. ke harruar o idjot se jemi te lire te bejme komente si te duam dhe sa te duam. nuk e njeh kulturen e debatit se cdo njeriu i thua cfare te bej. une kam mendimin tim dhe se luan topi. VAFSH NE FERR

  23. Hektori says:

    Ore, kjo qe shkruan a eshte ajo gazetarja Kozeta Kurti, qe u kap duke vjedhur ne Itali ne nje supermarket dhe mediat italiane cfar nuk shkrun ateher.

  24. Gaetano says:

    Thjesht fantastike me kete shkrim kozeta.nuk ka rendesi pse je nxitur ne shkrim pse te prishi pushimet nje mize qe ndaloi papritur tek hunda jote,por se sic hunda jote,eshte e imja,e kujdo shqiptari e shqiptareje,qe presepozon shpirtin qe dhemb per ate vend qe nuk po behet dot sic duhet te jete .por besdisja e nje mize te beri ty te flasesh me urtesin e cdo artisti apo njeriu te thjeshte e te ndershem qe nen vete do I thote ketyre lloi tipave,ah mor gim te benin te gjitha mizat mjalte,nuk do ishte mjalti aq me vlere .zbukuroi perseri pushimet kozeta thjesht duke ndiere veten nen kto vargje perkundrejt ketyre mizave sikunder dhe shushunjave politikan qe luftojn shpirtrat tane.
    Memedhe quhet toka
    Ku me ka renure koka
    Ku kam dashur meme e ate
    Ku me njeh dhe gur I thate
    Ku kam pasur shtepine
    Ku kam njohur perendine
    Stergjyshet ku kane qene
    Dhe varret qi kane vene
    Ku jam rritur me therrime
    Ku kam folur gjuhen time
    Ku kam fis e ku kam fare
    Ku kam qeshur,ku kam qare
    Ku rroj me gas e shprese
    Ku kam deshire te vdes
    Respekte kozeta qe fole thjesht,sakt bukur ne gjuhen e nje artisti apo njerezve te medhenj ne shpirt por te heshtur ne dukje kundrejt mizave qe zbejn tjeter,vec besdisin.

  25. xhulio says:

    Nje produkt i mentalitetit hoxhist kjo Kozeta qe edhe pse 150 kg e me nje perimeter te papare, perseri s iu nda e s’iu nda televizioneve.Le ta gjej ajo dhe le ta thote perse.Apo me ate gjuhe prej sharabajke.vetem ta degjosh si flet dhe e kupton se c fare masterash ka marre, nga ato te Vitrines e Kristalit.Mjaft moj me genjeshtra.me vendin me te ushqyer ne planet, kur nje kokerr veze e mirrje ne nje muaj.Shko ktheu nje here ne ate rrugicen e vjeter ku ke lindur ne Durres dhe shiko si eshte shperfytyruar.Si njeri i TV s te takon te shprehesh keshtu.Artisti eshte artist i vertete kur theniet e tij nuk i bazon ne genjeshtra.Po ti qe ke lindur te genjeshtra s mund te rritesh e te jetosh pa te.Ndaj vazhdo dhe beji fresk cdo pushtetari qe te jep buken e perditeshme dhe sillu si llapaqene sic thone andej nga Durresi. Nuk jam mbrojtesi i Agim Hushit.Dhe ai eshte nje produkt si ti.Made in Albania qe rriti nana PARTI, nje specie e njeriut te ri qe u rrit mes krimit shteteror, luftes se klasave, mes genjeshtres, mes mashtrimit, mes varferise, pa zot e pa prone ( pra pa atdhe) dhe kur u hapen kufijte vinte era qelbesire edhe ne rronte mes parfumesh.Lamtumire Kozeta.Vazhdo me pushimet e tua.Madje me syte mbyllur, mos shikosh ata mijera e qindramijera qe s kane buke te hane e qe vijne rrotull neper kafenete me doren e nderur per ndonje qindarke.Mjaft se na bere per te vjelle!

  26. luli i vocer says:

    oooooooo po thoni qe eshte dhe miku i Lul bythqirit , dhe Gimi nga kavaja po ia heq pak , u bashkua me Lulin , vari hebet dava bythqirash , Kush e di cfare i premtoi Luli , kush e di se cfare i tha , hajde ketej or ti se eshte bere deti kos , hajde te hame sa te pelcasim , do te vendos une drejtor te madh te operes dhe baletit , dhe Gimi fluturoi me presh ne bythe . Zi kombetare , iku dhe nuk kthehet me Agimi , e kujt i kercet trapi per Gimin , nje hale me pak , ne themi Luli kur do thyej qafen , te jemi me fat ndoshta thote dhe Luli : ika dhe skthehem me ???? . Do shkoj ne Hollande atje eshte atdheu im ??? thua te kemi nje fat te tille ??? . Thone qe njeriui vjen fati nje here ne jete , po e mbertheve , je i zgjuar , po e le , je merhum . Shqipot gati jane te rembejne fatin e tyre qe eshte kur do thyej Luli qafen dhe mos te kthehet me kure , ose ne Hollande , ose ne burg , kudo te shkoje , vetem suratin mos tja shikojme , keshtu dhe ketij langos , Agimit qe thote do shkoj ne Australi , jo ne Australi ore konosh , se ben vaki te na poftisesh prape , po beji lutje qeverise australiane te jesh ti nje nga ata te katert qe do coje ne tjeter planet , atehere do jemi te sigur qe thyejte qafen ………………

  27. Eddie says:

    Ti prishi pushimet me zonje, po ai tha te verteten, nga reagimi yt prej serviljeje edhe te tjereve edhe mua me vjen peshtire te jem bashkekombas me ty dhe injorante delirante si puna jote. Por beni qef se iu ka ardhur dita, eshte dita juaj dita e provincialeve , e levantineve te Faik Konices, e te paskrupujve qe shiten per vetem nje sponsorizim pushimesh etj. Sot eshte dita per te promovuar me shume se kurre thenien e Fishtes: Le ta dije gjithe bota mbare se Gjergj Fishta s’asht ma shqiptar.

  28. penderi says:

    A nuk eshte Gimi Gay?

  29. Martin says:

    Kozeta qenka shendoshur shume, ndoshta edhe truri i ka zene dhjame dhe nuk gjykon drejt. Nese Agim Hushi beri ate artikull ai ka mendimin e tij, vendimi eshte i tij per jeten e tij personale. Te njejten gje tha dhe beri edhe Tefta Radi pak kohe me pare…mos edhe ajo ‘te prishi gjumin e nates’?! Sa per karieren e tij mos u mundo ‘te gjesh gabime’ apo ‘te meta’ tek ai. Shiko veten, ushqehu mire, bej pak fizkulture dhe vrap se do ndjehesh me mire dhe do gjykosh me drejte dhe ne menyre te kthjellet. Lere Agimin ne punen e vet.

  30. Ed R. says:

    Po kujt i plasi kari për pushimet e tua moj karafile !
    Ne po na prishin bisneset në vite e vidhen taksat përditë nga një bandë kusarësh e prishen pushimet kërkujt.! Dhe ty pjesë e asaj bande të hidhnon realiteti në at vend .
    Shko se ta jep ai i gjati një vizë koke që rregullosh pushimet !
    Karakurvë në gen !

  31. italia says:

    Pleher, hajdute dhe e burgosur ne Itali per vjedhje ne supermarkete, servile qe do te kapesh nje cope tani me rilindasit. Qylaxhi dhe lajkatare, ti rron me djersen tende. Jo to rron me vrimen tende, mo kurve e poshter. NUk sheh dhe nuk degjon asgje se cbehet me administraten, me meriten, me te arsimuarin, me profesionistin, ti je pjese e injorances qe ke kapur vendin dhe nuk shkuleni deri ne vdekje, je pjes e pjelles komuniste dhe e kastes sotme te korruptuar e kriminale
    Flliqesire

  32. Gaspri says:

    Gim byca. Mik i Lul byces

  33. Dalip Berzeshta says:

    Ha moj Kozet secili e ka ne nemdjen e vete,
    Lere Agimin,por kjo e jotja teresishte me vret,
    Ai iku dhe tha nje te vertete,
    E ti si llapaqene ,nga mbrapa e perflete.

    Tek kush kazan je zhytur moj e zeze,
    Qe flete per mirqenje me kaq serbes,
    Po syte ku i ke,apo te jane verberuar,
    Qe flete si ‘nana e Zeqos”mbi thanen shaluar.

    Moj korbe e zeze qe vetem bene glasa!
    Ma thuaj sponsorin,se ndryshe plasa,
    Me thuaj kush te ushqen,qe lahesh ne det,
    Dhe ti pastaj i lepihesh,ajgare po flet!

    Fshati qe duket nuk do kallauz,
    Dhe ti moj qyqe ke mbetur pa nder e namus,
    Shikon moj llapaqene,mire me ata sy,
    Jo te gjithe shqiptaret lahen ne det si ty.

    Lere moj Agimin te largohet,
    Dhe atje ku vete,si shqiptar tregohet,
    Ai e tha nje te vertete qe neve e dime,
    Po ti u turre mbrapa gati me terbim.

    Po thuaj moj Kozeta te verteten ashiqare,
    Mos u beje e ngushte dhe gjasme namusqare,
    A e di Kozeta sa njerez flene pa buk,
    E ti moj zonje ke mirqenje ve bythen mbi pmbuk!

    Edhe Agimi me ty ne nje stan ka hengur,
    Po mbase ndonje lug corbe e ka djegur,
    Nuk ma ndjene se iken,rri apo merr dhene,
    Por e vleresoj vetem per fjalet qe ka thene!

  34. PASKAL MIIO says:

    KUR BEN MORAL DHE KJO HAJDUTJA SUPERMARKETEVE VAJ ME DET….PO TI NA BERE QEPAZE NE ITALI PER CA COKOLLATA MI GOC….

  35. Moj shqipni e mjera shqipni says:

    Po pse mos meremi ose te mendojme se si mund te jetojme me mire ? Pse mos dalim te protestojme qe politikanet vetem vjedhin popullin ? Por duhet te meremi pafundesisht me mendimin e nje njeriu per shume dite me radhe ? Mos valle na pelqejne shume thashethemet ? Mos valle jemi popull parazit ? Mos valle mendojme me shume se çfare duhet te bej tjetri sesa te mendojme per veten ?
    JETOJENI JETEN, ESHTE SHUME E SHKURTER, MOS E LODHNI VETEN ME KOMPLEKSE TE CILAT NE SHQIPETAREVE NA MUNDOJNE SHUME.

  36. luli says:

    Hajdutja byth derre po na ben si patriote.Ik mi plere boj ne nji gojore dhe mos na trego masterat qe ke bo ke Kristali.

  37. A says:

    Nuk mund te shaje vendin tim qe eshte SHQIPERI. Ku Zoti dhe natyra e ka falur ne pjesen e globit me te mire, ku thuhet nga ana gjeografike MESDHE = MESI i DHEUT. Ku natyra eshte nder me te bukurat, toka dhe nen toka nder me pasurat.
    Por pse shumica e shoqerise shqiptare eshte rurale, fshatare, injorante dhe gelle nuk eshte faji i SHQIPERISE. Prej kesaj shoqerie keto 27-te vjet ka dalur nje klase politike e perdale, kriminele, maskarenjesh dhe mafioze me tipa te tille si SALI BERISHA, FATOS NANO, ILIR META, LULEZIM BASHA dhe EDI RAMA.
    Po marrim vetem aspektin e arsimit dhe kultures qe eshte ne gjendje skandaloze, si eshte arsimi dhe shkollimi cope-cope ku mundohemi te blejme mesuesit dhe pedagoget me pare. Reforma arsimore ka 27-te qe nuk mbaron. Dalim tek kultura ku jane teatrot shqiptare duke filluar nga Tirana, Shkodra, Durres, Elbasan, Fier, Korce, Vlore cope-cope ku thrret qameti. Po Teatri i Operas dhe Baletit lengon prej TRE DEKADASH nga mizebiraliteti. Ku eshte Kinostudio “Shqiperia e Re” qe prodhonte me dhjetra filma artistik, e mbyllur dhe ne vend te saj, ne godinen e saj, kemi nje Ministri te Kultures qe nuk ben kulture. Buxheti i qeverise qe ze kultura shqiptare eshte me i paperfillshmi dhe me i vogli jo ne shtetet Evropiane, por me vogli nder shtetet Ballkanike dhe me i vogel se i shtetit shqiptar KOSOVE.
    Pra, keto jane fitoret dhe reformat e ketyre 27-te vjeteve qe ka “arritur” politika shqiptare perverse dhe korruptive, nje gje e ben mire korrupsionin dhe gjithcka qe i del perpara e vjedh dhe e grabit.
    Nje pyetje bej, pse 56% e SHQIPTAREVE duan te ikin nga site kembet jashte vendit per nje jete me te mire. Pra, ketu kemi nje sketerre te realizuar mire nga politikanet, qe shikojne vetem familjet e tyre biologjike dhe klanet e tyre mafioze.
    Shqiperia pa eksode do te ishte 4’300’000 banore, realisht eshte 2’800’000 banore, perseri nga kjo shifer duan te ikin 56% e saj dhe çdo vit 200’000 vete bejne Llotarine Amerikane. Pse, kur qenka kaq mire sipas disave??!!
    AGIM HUSHIT, kur eshte i zoti ne zanat dhe profesion si kengetar, pse te rrije ne nje Opera te mbyllur, me nje rroge per meshire.
    Te marrim ne analize mender nje “artist” si EDI RAMA, ka qene ne emigracion ne France me vite, nuk ka patur asnje profesion dhe zanat, nuk ka shitur dot asnje pikture, sepse nuk dinte te bente asnje portret dhe natyre te qete, por vetem zhgarravina. Pra, ishte piktor zhgarravinash. Iku, u kthye, tha po merrem prap me politike, ku po e “ndrite” me brockulla, pallavra, pa asnje platforme dhe program. Bile qeveria i ka ngelur ne dore dhe sillet si pordha neper breke.
    Pra, AGIM HUSHI, rruge te mbare, shiko profesionin tend dhe me suksese. Sepse keto qe flasin kodra mbas bregut si kjo KOZETA KURTI jane si puna dhelpres qe shikon rrushin qe nuk e kape dot dhe thote kot e shikova, nuk me pelqen. Shqiptaret kane nje gje te “mire” kujt i hecen puna, fati dhe zanati e kane smire dhe e shajne ne menyre te vecante kur bejne hajer jashte shtetit.

  38. Shqiptari i Ilirise says:

    Ore po sa te devotshem qe jane nje pjese per ta zgerlaqur e nemur kete Hushin!!
    Po lexojeni dhe njehere mo lexojeni dhe mbase nje pjese nga ju patriotet dhe atdbetaret e medhenj e kuptoni qe Hushi nuk perbuz Shqiperine por ata qe kane 25vjet qe e vjedhin,dhe e prosvalin Shqiperine.
    Mire qe nuk paskerkan jetuar ca si puna juaj ne kohen e Faik Konices kur tha Shqiperi te kam dhjere,ste kuptova dot 1 here,se kushedi cdo i kishin punuar Faikut te shkrete keta atshetaret e medhenj.

  39. mb says:

    Kjo është ajo që vodhi në një qendër tregtare në bergamo (itali)

  40. sokrat sokrati says:

    Rrofte atheu yne socialist me ne krye shokun Edi Rama.Urra-Urra-Urra.

  41. Maksi says:

    Te lumte vajze per pergjigjen qe I ke dhene ketij pseudo patrioti dhe pseudo shqiptari
    Jam nje emigrant ne Canada ashtu si qindra mijra shqiptar.Kam emigruar ne disa shtete si Greqi,USA
    dhe se fundi ne CANADA. Ketu kam nenshtetesi canadeze por KURRE nuk do ndihem canadez.Kam respekt per kete vend dhe keta njerez qe me dhane mundesin per nje jete me te mire.Por gjithmone ne shpirt dhe me ze te lart them”Kam lindur dhe do vdes SHQIPTAR”
    Keto fjale I kuptojne dhe I thone te gjithe emigtantet shqiptar.E dime qe politika e ketyre 25 viteve te fundit I ka larguar dhe po I mbane larg atdheut shqiptaret dhe e them me plote bindjen se jeni heronje te gjithe ju aty brenda kufirit SHQIPTAR
    ku disa nga pamundesia per tu larguar dhe disa nga deshira per ta ndryshuar ate realitet,po sakrifikojne jeten e tyre per ta kthyer Shqiperin ne nje vend European.Per kete zoterin do thosha se eshte nga I njejti brume si Hamza Kastrioti ,bashkepuntoret e pushtuesve dhe armiqeve te Shqiperis nder shekuj qe per interesat e xhepave te tyre fjeten me armiqte e atij vendi.TURP
    Respekt per te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen,pervec ketij takemi

  42. demo says:

    Agim Hushi nuk ka jetuar duke vjedhur.

  43. Arjan says:

    Kesaj i thone Shqiperia digjet kurva krihet.

  44. hysni hyseni says:

    SAHAN LEPIRJA ESHTE KTHYER NE PROFESION

    SHKRUAN SHQIP NE SHQIPERI DHE PER SHQIPTARET

    A NUK E SHOHIM LLUMIN,HAJDUTERINE, KRIMINELAT NE DREJTESI DHE NE PRONA (SIGURISHT SA MUNDEMI).

    PO VARFERINE A MUNDENI TA SHIHNI
    KETO JANE PLAGET E SHQIPERISE QE ATA QE SHKRUAJNE VETEM SA I SHOHIN ,, ESHTE TJETER TI JETOSH

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje