“Pushova në Durrës. Hoteli ishte i ri dhe me hapësira të bollshme, me kondicionerë, por në anë të rrugës kryesore, zhurmat ishin të mëdha. Ushqimi ishte i pamjaftueshëm, duhet të mbaje radhë për një bërxollë dhe kishte shumë pak kamerierë. Nuk kishe mundësi zgjedhje në ushqim, pasi të gjithë kohën ishin të njëjtat gjëra, edhe proshuta ishte e njëjta. Dhomat pastroheshin dhe peshqirët ndërroheshin. Por nuk kishte asnjë gjë argëtuese për fëmijët përveç pishinës”.
Këto janë përshtypjet që ka shkuar një turist polak që ka qëndruar 10 ditë në plazhin e Durrësit.
Si kjo edhe përshtypjet e mëposhtme u dhanë për hotelet shqiptare që agjencia polake Itaka kishte lidhur kontratat. Itaka është një agjenci e madhe polake që këtë verë ka siguruar kontrata me 12 hotele në Shqipëri për oferta all inclusive dhe ka sjellë këtë vit në Shqipëri një numër të konsiderueshëm turistësh polakë.
– Ne pushuam gjithashtu në hotel “….” në Durrës. Java e parë ishte katastrofike, por javën e dytë disa gjëra u përmirësuan. Vaktet ishin shumë të varfra. Duket qartë se ato janë ende në fillesat e të mësuarit si të shërbejnë për turistët, por pse në kurrizin tonë. Unë mendoj se ata, para se të fillojë sezoni, duhet të marrin leksione për shërbimet bazë që duhen ofruar”, – shprehet një tjetër turist polak.
– “Unë qëndrova disa ditë në hotel ‘…’ po në Durrës. Sapo u prezantova me hotelin, gjërat në dhomë nuk ishin si shpjegimet në ofertë. Pastaj dita fillon me një trishtim të madh, pasi një vakt nuk ishte i përfshirë, teksa unë kisha blerë ofertën all inclusive. Pas kërkesave të mia këmbëngulëse për konsumin e drekës m’u ofrua një vakt i ftohtë me një copë mishi që praktikisht ishte e pangrënshme. Në ofertë ishte premtuar se pishina ishte me bar falas, por kjo në realitet nuk ofrohej. Hoteli nuk kishte ekspres kafeje. Nuk kishte ushqim të mjaftueshëm, ishte pa shije, i ftohtë dhe shumica e vakteve ishin pa mish dhe peshk. Edhe supa gjeje rrallë. Nuk më pëlqeu fakti që në pritje ishin vënë shumë flamuj europianë, ishte edhe ai i SHBA-së, por flamuri polak mungonte. Vendasit as nuk e konceptonin rëndësinë që kishin flamujt, teksa për ne ishte fyese, pasi hoteli ishte i mbushur vetëm me polakë. Avantazhi i hotelit është vendndodhja. Në afërsi të plazhit me rërë, kishte kafene dhe dyqane. Unë mendoj se organizatorët duhet të shesin këtë hotel me vetëm mëngjes, sepse versionet e tjera thjesht nuk janë të arritshme”, – shprehet një tjetër vizitor polak për Durrësin.
– “Kam qenë në hotel ‘….’ në Durrës nga data 13 deri më 20 qershor të vitit 2017 me një grup me dhjetëra polakë të tjerë. Hoteli ishte i ri, pajisje të reja dhe në afërsi të plazhit. Mëngjesi atje ishte shumë i vrazhdë sidomos për të konsumuar vaktin e parë. Fjalë për fjalë, nuk kishte asgjë për të ngrënë. Disa domate, sallatë jeshile, pak spageti, disa pjesë të mishit që nuk ishin të mjaftueshme as për 10 persona, supë e holluar me ujë dhe kështu. Pavarësisht ankesave tona edhe të nesërmen asgjë nuk kishte ndryshuar, përveçse supa bashkë me mishin u zhdukën nga menyja. Peshku gatuhej në vaj, ishte shumë i hollë dhe tej mase i skuqur. Në mëngjes arrije të merrje vetëm një briosh, pasi në të shumtën e rasteve çaji dhe lëngjet kishin mbaruar, kanat ishin të boshatisura dhe nuk mbusheshin prapë. Nuk bëhet fjalë për ëmbëlsira, akullore dhe fruta. Nuk kishte aktivitete argëtuese. Unë ju them, ju lutem braktisini ofertat all inclusive, pasi mund të ushqeheni me para ekstra, pasi ka plot dyqane perimesh në zonë dhe restorante të tjera që ofrojnë vakte të lira. Kostot e mia ishin shumë më të mëdha se oferta që më dha Itaka. Pushimet e mia u prishën”, – thotë një tjetër turist për hotelin në të cilin agjencia polake Itaka kishte lidhur kontratën.
– “Unë qëndrova në Durrës në korrik 2016 në hotel ‘…..’. Zona përreth është dramë e madhe, plot plehra dhe baltë. Ushqimi ishte i ftohtë dhe gjithmonë i njëjti, një pulë e servirur në forma të ndryshme. Restoranti nuk ka pajisje për ngrohjen e ushqimit. Për dhomën e hotelit nuk mund të ankohem. Muzika ishte gjithnjë me zë të lartë në çdo orë të ditës dhe kishim përshtypjen se ishte në dhomën tonë. Muzika ishte vendase, gjithmonë me zë të lartë, thjesht e padurueshme. Uji në det ishte i ngrohtë dhe noti ishte gjëja më e mirë atje”, është shprehur një tjetër turist polak.
– “Kam qëndruar në Shëngjin në hotel ‘….’ për shtatë ditë. Po shoh që keni bërë shumë komente negative për këtë hotel, por situata nuk është kaq e rëndë. Hoteli është i madh pasi ka pothuajse 500 dhoma, kështu që fakti se ka shumë njerëz nuk duhet të befasojë askënd. Dhomat janë shumë të mëdha, banjo gjithashtu. Nëse nuk të pëlqen pamja, lehtësisht ndryshon dhomën. Për ushqimin dhe pijet ju lutem mos lexoni komentet e gjyshërve apo biznesmenëve, të cilët kërkojnë superluks duke paguar vetëm 2500 ZL (350 euro). Ushqimi qe i shijshëm dhe jo monoton. Në ofertat e alkooleve janë vetëm vera dhe birra. Uji i detit është i ngrohtë, por shpesh të duhet të luftosh për të zënë një shezlong. Shqipëria nuk është aq e ndyrë, sa po shkruani këtu, shumë qytete në Poloni, duken më keq, në aspektin e shërbimit hotelier. Shqipëria është një vend shumë i qetë gjatë natës, kemi ecur sikur të ishim në vendin tonë, pa na shqetësuar aspak. Nuk ke mundësi për shopping, por kjo nuk është ndonjë mangësi e madhe. Unë zakonisht nuk bëj komente për hotelet, por jam shumë i habitur se ky hotel është vlerësuar në mënyrë të ulët”. Këto ishin përshtypjet e një turisti polak që pushoi vitin e kaluar në Shëngjin.
– “Kam qëndruar në Durrës. Hoteli ishte i pastër dhe peshqirët ndërroheshin. Ushqimi shumë i keq dhe ndaj nesh u krye një vjedhje”, – shprehet një tjetër turist polak.
– “Kam qëndruar në Durrës për dy javë në shtator 2016. E vlerësoj shumë pozitivisht hotelin. Njerëzit që punonin në hotel ishin dashamirës dhe pronari i tij ishte gjithë kohën pranë nesh. Ushqimi ishte i mirë dhe i ngrohtë. Mëngjesi pak i varfër dhe nuk shërbeheshin salsiçe dhe proshuta, siç ne jemi mësuar. Por vlerësimi im është me superlativa për komoditetin dhe ambientin miqësor”, – shprehet një tjetër turist nga Polonia.
– “Kam qëndruar në Durrës disa ditë. Mëngjesi ishte si një shuplakë për ne. Por kishe mundësi të konsumoje vakte të lira jashtë ofertës në restorantet përreth. Në plazh kishte shumë gjëra që të bezdisnin. Shitës frutash dhe gjërash të tjera nuk të linin asnjë minutë të qetë dhe qentë e rrugës ishin të frikshëm. Ata pushonin ngjitur me ne të qetë në diell. Kur vinte darka, lukunia e mushkonjave të bënte copë. Ishte hera e para e imje në Shqipëri dhe e kam shumë të vështirë t’ju them juve që të shkoni atje”, – shprehet një tjetër turist polak.
– “Unë kam pushuar në Durrës në shtator 2016. Për çmimin që paguajmë kushtet janë të mjaftueshme. Dhoma kishte disa probleme të vogla që vinin nga ndërtimi, si për shembull pllaka të vëna shtrembër, por në përgjithësi kushtet nuk janë keq dhe pamja është shumë e mirë, nga deti. Hoteli ka karriget e veta në plazh, rëra ishte e pastër dhe kishte një pamje të bukur nga tarraca në katin e nëntë. Ushqimi gjithashtu shumë i mirë, një përzgjedhje mjaft të madhe me ëmbëlsira dhe fruta. Pastrimi ishte i përditshëm. Në përgjithësi, shqiptarët kanë ende disa gjëra për të mësuar, por mendoj se ‘…..’ është një nga hotelet më të mira në këtë pjesë të rajonit të Durrësit. Personalisht, unë kam qenë i kënaqur”./ Monitor
Isha vjet ne Durres dhe u kenaqa,por duhet te dish ku te hash.Ne plazh kendej nga rruga ke restorant PRIZRENI gatuajne suxhuke,qofte zgare i qajne fare,20 metra me poshte ke PELIKANIN me embelsira shume mira,nga ana tjeter e rruges ke supermarket EUROMAX i ka te gjitha,nga krahu detit ke LOS LOBOS ulesh pi kafe dhe ke internet
Po ike ne Durres, autobuzi 300leke=20cent.Zbrit poshte nga Vollga tek piceri RIMINI ose me poshte,piceri MONDI.
Po deshe peshk shko ne Divjake,po deshe kafe ne qender anash pallatit te kultures,po deshe suflaqe 1.500 leke=1€ e ke nga krahu tjeter i pallatit te kultures,me nje fjale mund te gjesh çte te doje e bardha zemer dhe shume lire,me poshte ke KONAD
“@”,ketu behet fjale per hotelet me oferta all inclusive,pra qe ne pagese perfshihen te gjitha,pra te haje dhe te pije gjithe diten ne hotel,prandaj dhe shume nga keta qe kane bere verejtje e theksojne qe keto hotele duhet te heqin dore nga all inclusive,pasi nuk e realizojne dot dhe kane shume te drejte,e them kete pasi vete punoj ne hotel turistik ne nje ishull Grek dhe po te shikosh se cfare ushqimi serviret per klientat all inclusive do te iki truri,pasi sherbehet me bollek qe nga kafja e deri te frutat e akulloret dhe ushqim pa hesap ,keshtuqe te kerkosh te vijne turista do by… dhe shume pervoje,pasi turizmi eshte nje industri me vete qe kerkon staf te kualifikuar dhe jo hajt se kam bere 5 leke me droge dhe po I fus nje hotel 5 yjesh dhe te dali ku te dali…
Ushqimi eshte per turp, cmimet te larta sherbimi si ne mencat e punetoreve…. plehrat si bajgat ne stall te lopeve…. vitin tjeter do vime perseri….
Ndegjoni cfare ju thot ky vellau nga kosova.
Ju nuk jeni perturizem nuk e mbani dhe nuk e zhvilloni dote turizmin, ju mungone ende kultura. rrespekti dhe tradita ndaj njerzve kjo si pasoje e izolimit dhe qnjerzimit te gjate komunist.
Ju e kishit shansin e arte qe te kthehi ne rrugen e njerzimit dhe te fitonit pervoje e tradit me turistet nga kosova para se te vinin turistet e huaje dhe kete nuk e bete dhe ju nuk munde ta beni sepse shumica jeni narkoman narkodiler ata qe sote menagjojn dhe jan pronar te hoteleve dhe resprteve tjera turistike ne shqiperi mbi 90% i kan ber keto prona me droge dhe prostitucion pra njerze te degjeneruar. Qe nuk din qfare eshte kultura rrespekti dhe tradita e mos te flasim per menagjim te turizmit.
Ne shqiperi kan ardhe turiste nga kosova prej hallit pasi nuk kan pas zgjidhje tjeter dhe natyrisht jo klasa e larte apo e mesme ndersa per diasporen e fuqishme qe ka kosova ajo ase qe don tja dije per shqiperin pasi shqiperia me dursin e lodhte dhe disa vende tjera nuk ofron asgje.
Ju nuk keni arrite te krijoni kushte per te joshe kete kategori te kosovarve sidomos diasporen kosovare e cila fare nuk e shefe shqiperin si destinacion turistik. Ndersa ky do ishte nje potencial shum i fuqishem per shqiperi pasi kosova vetem ne Gjermani dhe Zvicerr dy vendet me te pasura te evropes ka mbi 500.000 kosovare me nje standarte dhe fuqi shum te madhe konsumi te pa krahasushme me varfnjaket Polak , Qek, Slova, dhe Ruse. qe i keni ju shum perqef per mdryshe keta shumica jan edhe Argat te kosovarve ne Evrope.
Une personalisht kam linde ne evrope por shqiperin nuk e kam vizituar ndonjeher per turizem pasi ajo nuk me ofron asgje edhe ajo kategori e kosovarve qe viziton shqiperin besoj se eshte ngope tashme me karagjozlleqet e narkomanve e narkodilerve qe menagjojn me turizmin ne shqiperi. Edhe per keta besoj ky do jete viti i fundit qe do i shifni ne shqiperi pasi deri vitin tjeter besoj edhe kosova do fitoj liberalizimin e vizav dhe shumica do ikin ne vendet tjera te ballkanit dhe evropes, ndoshta duke e ndryshuar pak stilin e deritashem te pushimeve jo gjdo vitr pushime por njeher ne dy apo tre vite kursim dhe njeher ne tre vite pushim por njeher e mire.
Ate lloj gatimi qe ke ne shqipri nuk e gjen me asnje tjeter,biles dhe misrat i keni fale fare
Po ca ju duhet qe ofroni all inclusive.. ofroni b&b dhe jeni ne rregull. Durresi eshte i lire dhe pushuesit mund te paguajne per dreken dhe darken vete ose tek restoranti I hotelit ose jasht tij…
E dua shume atdheun tim ,por edhe ne qe jemi vendalinj dhe i dime ku mund te hash e ku jo,shpesh zhgenjehemi.All inclusive ne Shqiperi nuk ka.Edhe po te kete eshte sic u pershkrua me siper. Pastertia le per te deshiruar,komunikimi po ashtu…epo tani do vemi per te pushuar te qete pa e vrar mendjen apo ca do hame ,ka uje dushi apo jo??? Shume veshtir te arijm standartet e Turqis (me keqardhje e them).Qetesi,pasterti,sherbim,argetim,ushqimi perfekt…po dreqi e mori nje here ne vit pushojm gjynah ti cojm dem,vetem nga dashuria per vendin.
Shume shume sakteeeeeeee!!!!!!!
po çfar mut turizmi ne shqiperi aman me mir ne afrike dhe ndonje qe vjen nuk vjen kurr me per te dyten here
Ne fakt ume merrem me turizem dhe kam nje mga agjencite qe sjell sllovak dhe polak. Duke qene se kam mbaryar jashte u kemi thene hapur partnerve sllovak dhe polak qe bitelet ne shqiperi kane kapacitet te vogelndhe smund te ofrojne ALL Inclusive por ato kane insistiar qe duhet te jete e tille. Ne pastaj kemi detyruar hotelet qe te bejne paketa AI dhe rezultati patjeter sdo ishte ndonje mrekulli. Per sherbimin kane te drejte ne jemi gjetur te papergatitur ne cdo drejtim per kete fluVitin qe bjen 2018 shumica e hotleve ne Durres do ofrojne paketa me mengjes dhe darke per te evituar kete renie drastike ne cilesine e ushqimit te cilen me grupet toba kulturore qe vijne nga perendimi cilesohet si mje nga asetet e nje pakete udhetimi ne Shqiperi.
Aman pash zotin meso shqipen njehere pastaj merru me turizem. Duhet ta kesh ngaqe ke mbaryuar jashte prandaj….. ju sic dilni hyni o ditezinj, truri fushe aviacioni!
Katunaret duan nje shekull te mesojne abc-ne e turizmit…sherbimin dhe ushqimin…fatekeqesisht te gjithe polaket jane te drejte ne ankesat e tyre…turo oer jeto qurrashe qe me leke droge e kurvash kane bere hotelt dhe as nuk e kane haberin fare se cfsre po bejne….une kurre nuk shkoj me pushime atje…ka vebde bota sa te duash ku te marresh ate qe meriton per leket qe paguan.
Shkruajte ti mi Moza, kryedebilja e rradhes. You get what you pay for! Polaket dhe sllovaket llogari duhet t’i kerkojne agjencise qe kane paguar, se ajo e fundit ne bashkepunim me agjencite mafjoze shqiptare krijojne te tilla situata. Po ti ku do shkosh me 350 usd per pushime? Ne Bronx? Edhe atje te del me shtrenjte. Nxirr nje shezllon ne tarrace dhe merr rreze dielli duke pare telenovela turke dhe duke share vendin tend. If your life sucks, it’s because you suck!!!
Lexo pak ma shume e shetit pak ma shume boten e do te kuptojsh pse je a0p vjet mbas po exhe do te gjesh nje mije vend all inclusiv me ate çmim neper bote.
Ku moj Lili e shetitura e dynjase? Ne Antalja te Turqise? Mire edhe lire eeee. Sa bukur, pushime badjava. Vetem se mire edhe lire sikur bie pak ne kontradite. Por nqs ti quan kete turizem dhe te shetitur. Qofshi ju qe mbylleni si kafshe neper resorte!
Fain e kane hotelet 5yjesh…sipas Edushit.
Ja te shikoni…do plasi turizmi 5yjesh!
Veproni shpejt se do jete shume vone…per 2-3vjet.
Çfar janë këto përshtypje për vitin e kaluar, kujt i hyjnë në punë? Që tani duhet të merrni përshtypje se çfar duhet ndryshuar për 2018 -tën , o njerëz të KAZANIT!
MIKU ime vajti para 2 javesh ne ksamil me pushime qe diten e dyte me tha shpertheu m… ne dete eshte me evertete pyesni kjo tregon duam apo sduam jemi 50 vjet mbrapa standartet te evropes
ahahahahahhahaaahahahaahahah
Une isha perpara tre vitesh ne Sarande dhe vleresimi Im eshte mesatar persa I perket pastertise dhe ushqimit,por vetem kaq,sepse per te tjerat ju lutem vleresoni ju
-Shofere psikopate qe ndalojne dhe bejne muhabet ne mes te rruges, pa e vrare mendjen per te tjeret
-Psikopate me xhet ski qe na benin shou tek kokat tona ne uje
-Andej nga bishti I Sarandes deti nxori nje lope te ngordhur te fryer si balen(”ka mundesi ta kene hedhur ata…Greket”)
Dhe te terave ketyre u vuri kapak vizita ne atraksionin turistik te syrit te kalter,ku dy tualete te kohes se koperatives ishin mbushur me mut sa qe nuk hapej me dera,vendi I dhjere ne cdo pellembe qe nga burimi dhe deri ne kodrat perreth,ora shtate e gjysem e mengjezit,turistet e sapo zgjuar nga cadrat e vogla perreth mbanin ne dore nga nje top leter higjenike dhe keqyrnin ambjentin duke mendur se ku valle mund te kishte ndonje gemushe ”te virgjer”,qe ta c’virgjeronin (dhisnin) dhe ate,,,,kur nuk kishte as dhe dy hale te hajrit,nuk e di si eshte sot,por atehere u tmerrova dhe u bertita femijeve
-shpejt dhe ne makine,se na mbyti kanceri
e vogla,e padjallezuar akoma dhe e trembur me tha;
-babi kush eshte kanceri
-eshte ai i thashe, qe e shikon kudo ketu,dhe po te na zeje ,nuk na leshon me.
Mos jane paguar turistet polake nga Agim Hushi te ankohen ne kete menyre.Atdheu yne shqiperia nuk eshte ashtu.Me duket se po shpifin.
uji me indotur ne evrope po te krahson me detin turk apo spanjoll ne mallorke ku isha si nata me dite ,nuk mjafton vetem patriotizmi te bej pushimet ne shqiperi ku deti eshte me mut
Gangsterizmi dhe turizmi skane anje gje te perbashket.
Gangsteret me leke kujtojne se mund te bejne cdo gje, po ja qe leku ben ndertesen po jo sherbimin.
Shqiperia ne turizem eshte si Bangradeshi me rrobaqepsite qe qepin per kompanite perendimore.
Varianti rrupalla pa standarte e pa kontroll.
Cmimi i lire nuk eshte zgjidhja me e mire, pasi vetem ata turistat e mbaruar vijne, por gojen per tu ankuar ata e kane njelloj si ata me leke shume.
Ky lloj turizmi i sherben vetem qeveritareve per te treguar rritjen e shifrave.
Me mire nje turist me leke se sa 10 te keputur si ata qe me te drejte ankohen ne kete shkrim.
Zgjidhja vini dhe zbatoni standarte larta dhe cmime te larta.
Keto 5 vitet e fundit gjate veres rruges per sarande ndaloj ne syrin e kalter per kafe dhe shlodhje por rruga per atje e cila eshte jo me shume se 2 km eshte e pashtruar dhe as kujtohet komune apo qark te merret me te. Nje neglizhim total i nje nga vendeve me te bukura.
Shkon tek hoteli ne Sarande, pronari te shikon shtremt sikur po ta jep dhomen falas. As shqipen nuk e di mire e jo me ndonje gjuhe turistike. Nuk ka ndonje rekomandim se cfare te besh dhe ku te shkosh mbremjeve.
Cmimet nuk jane te larta ne pergjithesi por duket sikur nuk ka bollek tek ato qe ha.
Shqiperia eshte e bekuar nga natyra por njerezit jane akoma shoqeri e paformuar, te paduruar, tamaqar kokeforte dhe egoista. Duhen vite te qetesohemi dhe te kuptojme se per cfare jetojme
Shpeguhuni bark derave shprehjen;
A don miq, hej bure.
Qe te kuptojne mikpritjen,miresjelljen, sherbimin, normalen.
Duhet te jemi objektive e te sinqerte; ne Shqiperi cmimet jane katastrofike per nje sherbim te cilesise teper te ulet. Per te mos folur per higjenen qe eshte pertoke. Mjaft me nacionalizma idiote se i ka ikur koha. Nese ke provuar te besh pushime ne vende si Itali, Spanje, France, Portugali, Turqi e vjen pastaj ne Shqiperi, diferenca eshte thjesht…SHOKUESE!