Aksident i rëndë në Tivar, vdes Enes Rama, plagoset Sh. Bajraktari

12 Gusht 2017, 16:59Kronika TEMA
Aksident i rëndë në Tivar, vdes Enes Rama, plagoset Sh.

Një shtetas shqiptar ka vdelur dhe shtatë të tjerë janë plagosur rënd pas përplasjes së një veture “Porsche Panamera” me  targa ku gjendeshin Enes Rama dhe Sh. Bajraktari, me veturën tjetër me  targa te Tivarit (BA) “Toyota Jaris”

Aksidenti ka ndodhur mbrëmë rreth 23 orë në Tivar, në kryqëzimin e Bulevardit dhe 24 nëntori te Dinastia Balsic. Shtetas shqiptar Enes Rama (29) ka vdekur në vend dhe shumë njerëz u plagosën, ku në mesin e të cilëve kishte edhe fëmijë.

“Toyota” në kohën e përplasjes ishte në mes Bulevardit, ndërsa “Porsche”, vazhdoi Bulevardin e “Dinastisë së Petrovicëve”, në kryqëzimin te vendi i quajtur “Tre kulla”, afer hekurudhës.

Dëshmitarët okularë thanë se kane dëgjuar një zhurmë te madhe e ndjekur nga klithma femijësh.

Lëndime të lehta pësuar gjashtë persona, përfshirë dy gra këmbësore te rastit. Ato u plagosën kur u godit nga një prej makinave nga përplasja e madhe mes veti. Enes Rama nga palget e marra ka vdekur rrugës për spital, ndërsa Bajraktari është lënduar rënd.

Në “Toyota Jaris” për fat, nuk pati viktima.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje