Artan Fuga: Ikën dashnorët, virgjëreshat, burrneshat, gjeneralët, mbeti preshi, analistët. Kam vendosur të….

13 Gusht 2017, 23:22Politika TEMA

Nga Artan Fuga

Ikën ata që shpallën pavarësinë, madje iku edhe Haxhi Qamili, Iku Selam Musai,
vate edhe Themistokliu.

Ikën ata që kishin bërë studimet në Firence, Romë dhe Vienë,
dërguar nga Lartmadhëria Zogu i Parë i shqiptarit,
Ikën edhe ata që më pas i bënë studimet në Moskë, Kiev dhe Leningrad,
mbetën ata që diplomohen me letra pa vlerë njomur me ujë Lane.
Madje ikën edhe ata që studjuan në Kinë, Vietnam dhe Kore.
Gjithçka në tru ka zënë kore,
ose skorje,
Mall rrethinash Elbasani.
Prodhim shkretëtire e Gobit, me etIketë anglosaksone.
Ose edhe ca të tjerë nga krahina dru me pre!

Ikën gjeneralët,
ikën dallëndyshet, lejlekët dhe arinjtë nga malet.
Ikën traktoristët,
Ikën kombajnerët!
Madje ikën edhe shoferët
të skodave Albania, kontrabandistët,
Mbetën analistët,

Ikën ata që dinin latinisht.
Ikën edhe osmanologët.
Ikën ata të greqishtes së lashtë,
ikën përkthyesit e kinezces
të rusishtes.
Nuk ka më as të burgosur për të përkthyer si duhet veprat e mëdha të artit botëror.
Tani mashtruesit përkthejnë rëndomthi me google translator.

Ikën ata që dinin të ndërtonin hekurudha,
ikën ata që dinin të operonin,
Ikën ata që mbi supe dinin të mbanin pesëdhjetë vite burg,
ikën meshtarët ilegalë dhe hoxhallarët që agjëronin fshehurazi.
Ikën dhe besimtarët,
mbetën bestydët dhe ne frikacët nga vdekja.

Ikën dashnorët e serenatave,
ikën vajzat që kishin frikë mamatë,
ikën gratë që u ndruheshin burrave dhe burrat që nuk kishin frikë nga gratë.
Mbetën T-shirt-et uniseks.
Ikën edhe virgjëreshat bashkë me burrneshat.
Mbeti preshi.
Dhe kastraveci i rritur në furgone
me hormone.
Iku dhe Bulevardi i Korçës,
mbetën kërnackat korçare,
me kullën idiote.

Iku velenca prej leshi.
Iku edhe guna e grrisur mbi tela,

Mbetëm ne që tërë ditën në verë themi : uuuu sa vapë,
ne llotaxhinjtë,
mbetëm ne që u marrin votave atyre që janë pas nesh në listat e kandidatëve për deputetë.
ne hajdutët që bërtasim “Kapeni hajdutin!”
Mbetën edhe pulat që t’i vjedhim ne hajdutët e pulave.

Mbetëm ne që ikim nga sytë këmbët dhe bërtasim:
“Shqipëri të kam lënë pendët!”
Mbetëm ne të ikurit që nuk ikim dot!
Dhe nga që nuk ikim dot bërtasim :”Kam vendosur të jetoj këtu!:”
Mbetëm ne lexuesit e pornove prej të sëmurësh seksualë në gazeta.
Mbetëm ne rrenacakët që nuk e shohim hundët e pinokut te ata që na gënjejnë.

Mbetën edhe qentë e bashkive. Me vathë në vesh!
Dhe ne që na kafshojnë qentë!

Si edhe karvani që leh kur sheh se qentë shkojnë përpa
a!

32 komente në “Artan Fuga: Ikën dashnorët, virgjëreshat, burrneshat, gjeneralët, mbeti preshi, analistët. Kam vendosur të….”

  1. Fredua says:

    Po ik edhe ti o derebardhe meqe vdiqe te jesh pak mendimtar po ne thelb poet i deshtuar mbete.
    Mjaft genjeve veten se te tjeret nuk i genjen dot me.
    Iku koha jote. Shko pregatit rrugen e pensionit

    1. Mrs Sanija says:

      Qenke dhene pas poezise a derezi, iken, iken te gjithe, mire e ke thene, por na ardhur Endri Fuga (e njeh apo jo?) qe i bjen sazeve ne kryeministri, po te duash ta jep edhe ty nje rol ai gjatoshi…atehere do vente ç’do vente, nip e xhaje duke kenduar edhe Fatja duke vallezuar ?

    2. Westphalia 1648 says:

      Tu luten atehere francezet “Te qendroje”
      Por për ty mjaftonte vec ca leter pene e bojë
      Atdheu qe kish nevoje Ti ta ndertoje
      Ndryshime qe Ti i bene vetem me gojë
      Ashtu si ne France deshtove edhe ne Shqiperi
      Tani fajin gjithe Botes do ja hedhesh
      Po ta dish se per ty nuk shqetesohet njeri
      Ndaj qe te lehtesohesh vazhdo te pjerdhesh

    3. AMY says:

      Njeri me fiksime dhe skizofren duket te jete, perpiqet me kot te shkruaj proza apo tani me kete poezi qe vetem poeme nuk quhet- ndonje lloj bejte, qe vetem ai e di cfare ka dashur te thote, Por meqe te gjithe kane ikur ik edhe ti mor fuga, si fuge je pa bosht rrotullohesh rreth vetes tende dhe askush nuk te ve re, mos u lodh kot se shkruari, se je nje idiot komplet, por qe ty te duket se je ne rregull !!! une sa shikoj emrin tend nuk i lexoj kurre shkrimet e tua, jane aq te dobeta dhe pa moral, dhe te mendosh pastaj qe je edhe petagog jep mesim, O zit kush jep mesim !! shko shiko punet e tua maje motorrit, se sa per mend nuk u jep dot te tjerreve, ti qe nuk ke bere asgje deri me sot !!

  2. Maloku says:

    S’kam qene kurre ndjekes i joti, por sot e meriton titullin profesor me plot gojen.

  3. billi says:

    Shkrim i goditur. Pasqyra e asaj qe jetojme cdo dite. Dhe fredo, ska argument megjithe ngacmimin qe shkrimi i ka bere. Ka reaguar dhe ai, ne nje forme! Nje realitet i ksaj Shqiperie qe vuan, braktiset dhe neser do harroet.

  4. Janaqi says:

    Te lumte keshtu eshte bere ky vend.

  5. bricjapi says:

    Cfare profesori o maloku keta lloj jane profesore leshi.

  6. J says:

    Duhet forzë morale ,të thuash të vërtetën.

  7. Luli i vocer says:

    Thuaje ashtu sic eshte o Tani , iken udheheqesat dhe ngeli Sali muti , Sali hajduti , thuaje se ste ben njeri gje , kane te gjithe udheheqesa , kemi dhe ne , Saliun , dhe e mban veten si strateg te madh : jam une thote qe solla demokracine shqiptareve , shikoni sec monstra na kane udhehequr pas 91- shit,dallkauke , hajdute tradhetare , te peshtire , presim ne te behemi shtet ???. Me vila lyli dhe sala me gjith familje , me vila dhe pasuri te pa pare presidenti yne i ” nderuar” Lili , nderon makinat luks , Tosi ,sikur nderon kemisha , maserati suv Tosi , ku i gjetet mor kanceroza , cbete qe u pasuruat kaq shpejt ?? Tradheti ?? Vjedhje ?? Jane te vetmet rruge qe te pasurojne shpejt dhe jasht mase , te tjerat arsye jane hi syve , gjasme borxh neper banka , jane hi syve , besoheni dhe kuptoeni , na vodhen na tallen na shnderojne na turperojne na mashtrojne te gjithe , kur them te gjth , kuptohet te gjithe pa perjashtim asnje , deri edhe nje Fullan na peshtyu ne surat , mbani tani jarget e fullanit , votoini prap , duartrokisni , rihuni me shoshoq , per ke ?? Per Saliun , per te birin e tij per Lylin , per Ilir Meten , dhe Edi ka faj , dhe shum bile , cberi 4 vjet?? Mashtroi , nuk punoi u tall me votuesin , premtove ??? Vepro , perndryshe je mashtrus , je genjeshtar , pa dashje je si ata kriminela dhe hajdute , bir nene cdo heqim nga keta poshtersira , ska buk tjetri te haje , dhe ” udheheqesat ” tane lundrojne ne lux, po po po sikur jemi ne rendin feudal , te gjithe ecin para , e ne mbrapa , …….. Sofokliu madheshtor grek , tha ” te mos linde dikush , ndoshta eshte gjeja me madheshtore “…………….. cna shikojne syte nga keta , ndyresira , vetem per kete i heq kapelen epokes se Enver Hoxhes qe , te tille nuk kishin vend mbi dhe me shumicen dhe te ndershmit por poshte me krimbat ………

  8. astrit says:

    Shkrim i bukur!

  9. erioni says:

    O i lindur i deshperuar, kjo gjeja qe ke zografisur flet per personat nga 75 vjec e larte, apo edhe per brezin e pare e te dyte. C na le ti, c bere ti “BIO” qe ne te te referohemi. Ngele duke u qare e qurravitur qe te behesh interesant ne nje shoqeri qe ka shume halle, por qe nuk ta ka borxh ta deshperosh e ta shkretosh shpirterisht. Kush je ti mor qerrata qe gjen vende bosh ne gazeta e TV dhe futesh e si lecites i levduar thua c te do trapi? Ti ke lindur plak. Ti kelindur disfatist. Ti ke lindur fatalist. Ti nuk ke fryme jete. Shume shpejt ke vdekur o i gjore. A nuk metiron ky “milet” ndonje note optimizmi?
    C borxh te kaane keta te rinj e femije qe kur lexojne kete qurravitje tenden te deshperohen. Turp o i pa turp.

    1. Po.Po says:

      “Erion” , te vleresoj maksimalisht , per komentin dinjitoz e te pjekur !

  10. ladi says:

    koqe gomari ngele gjith jeten o budalla

    1. Zzz says:

      O e budalla
      O koqe gomari
      Ndryshe i bie te jete koqe mushke
      Ato jane hibride shterpe
      Jo per debat me ju po per profesorin qe o percaktu vete

  11. Toni says:

    Edhe un gjithashashtu .Ky shkrim eshte mbi te tera .Kaq real.i dhimbshem.E keni qare z.Fuga.Si kurre me pare.

  12. Askushi says:

    Bravo z. Fuga. Nje shkrim i arritur.

  13. vera e nxehte says:

    Duhet te ikesh ti qe te rregullohet ai vend, se me njerez te tille, pa le dhe profesor, ai vend nuk behet. Ti ndjell vdekjen se vdekja je vete, je bere bashkeshoqeruese e saj, je menxyre e çdo kohe. Si mund te flasesh ashtu kur shikojme gjithe ate vend me njerez, te rinj e te vjeter, gjithe ate vendplot shpres qe vijne dhe te tjere, por ti ke dashe te ikesh jo nga vendi, por ke ikur nga mendja. Ike, Artan Fuga, ike, ike per lesh. Fatkeqet ata studente qe te kane ty! Prandaj ike se s’u jep dot shprese te rinjeve, se vdiqe per nje çik pos dhe ti , nuk te del ajo qe ke; pse keta qe behen deputet e ku ta di, me te mire se mua jane, thua ti vete dhe vazhdon e mbjell zi se zia te ka zene ty. Shqiperine dhe shqiptaret e ndershem nuk i zuri zia as per 500 vjet ne sundimin e sulltanit dhe ja dolen, ndersa ty te ka zene qe ne mitren e sateme. Nuk te lexova nje here te japesh nje drite shprese. Po ç’jane gjithe ata qe jetojne gjithe ato ndertesa qe behen, gjithe ato banka, tregje, bulevarde, ç’jane ata qe levizin neper Shqiperi , miza jane? E di ti pse ti nxierr shkrimet Merua? Qe te diskretitohesh publikish se njerez shpirtezinj si ti keshtu e duan, megjithese ti je bere halea e halese. Ike Artan Fuga! Rahmet te keshe se ai vend po behet, do behet dhe te rinjte do bejne shurren tek varri yt.

  14. spectrum says:

    Shkrim I bukur,po duhet te jesh optimist se tani do te vij nje brez tjeter pro perendimor ne mendje dhe ne veprim per te cilin vendi priti pothuajse nje shekull ata breza qe ke pershkruar ben mire qe iken dhe do ikin se shpjeti dhe mbeturinat e fundit

  15. Tonini says:

    Po o profesor ,po, iken te gjithe dhe prape do ikin,do ikin e do vijne,kjo eshte e drejte gjithkujt qe ka mundesi ekonomike te iki.kjo eshte e drejte e atyre qe mbas 90 ~tes dolen me leke dhe e paten me te lehte te iknin,se paten pushtet dhe iken ne menyre komode,po iken dhe shume te tjere,qe vetem ata e dine si iken,po iken dhe te tjere qe nuk e dine ku jane,kjo eshte tragjedia e ketij populli,qe ti me shoke talleni me ta ,duke bere sikur ju hap barku per ta,kjo eshte puna juaj,ky eshte morali juaj,po koha po verteton se ju i keni aksionet zero me popullin,ju mire beni qe flisni,po nuk ju ndigjon njeri,sa per ikjen,ti je nje nga ata qe je i ikur dhe i ardhur me kohe dhe nuk i beni pershtypje njeriu,se ju ikni dhe vini,se i keni punet e kryera,po kur shifni ca te tjere ,qe merren me politike,behen deputete,ministra ,ambasadore dhe ju merrni turr,po kur e shifni se nuk realizoni qellimet ,filloni e shani te gjalle e te vdekur burra dhe gra,te rinj dhe pleq,sikur u a kane fajin ata,Profesor,me mire do behet,qellimi eshte te behet me mire per ata qe skane,po per ju mire ka qene gjithmone.

  16. fieraku NGA ferrasi says:

    E ke qare profesor
    I ke thene te gjitha
    Me keto pak rreshta
    Ky erioni ktu lart
    Kur ska qen
    Pse kruhet me pleshta?

  17. Akademik dhe politik nuk shkojne bashke kurre...jan dyvgjera te kunderta says:

    (Fuga) O doktor,
    Na ishte nje vagonist qe terhiqte 10 vagona…
    (doktori) He…
    Sa vjec ishte vagonisti?
    He ma thuaj ti!
    Lere se ta them heren tjeter,se tani do vete te jap mesim ne “shkolle te larte”,universitet.
    Do dal edhe ne tv,emisione.
    (doktori) Une do iki nga ky vend…
    (fuga).Ja e tremba edhe kete me “mencurine” time.
    ….ky eshte realiteti…vlen dhe per disa komentus qe bashke-mendojne si fuga.

  18. Kellira says:

    Fuga e ka qare por ai flet sikur dje ka zbritur nga Hena.
    Fuga ka ardhur nga Shkolla e Partise se Punes, femilje ne sherbim te regjimit. Kete zakon nuk e harroi por vazhdoi t’i sherbente “filozofikisht” edhe Berishes. Ceshtje gjenetike.
    Ben mire ta mbylle se me lepirjen e tij, per te cilen nuk i ve faj se ne fund te fundit eshte zgjedhje personale, eshte pjese e “establishmentit” dhe “elitave” te leshit.
    Thene ndryshe: nuk i ka peshe fjala. Kete e shpjegon edhe cinizmi dhe percmimi qe perdor edhe ne tekstin e mesiperm.

  19. pro says:

    ..shkrim” firmato”!!
    dje u gjenda ngushte..e kam fobi erresiren dhe askush nuk sqaroi perse u prene dritat ne zonen tone deri afer mesnate…po ngrohja gjellen dhe e harrova pa hequr ,..ne mengjes pashe qe ishte djegur bashke me tenxheren dhe falenderova zotin qe nuk m’u dogj shtepia ,si rjedhim.
    Perse detyrimet kerkohen deri ne centeze nga populli,kurse per detyrimet ndaj tii heshtet.E dua vendin tim ,por deshperimi eshte neper kembe tek njerezit e vegjel..mu kujtua ai politikani italian..se ne jemi kafshe gjahu…ndoshta ka ndonje te vertete….te tjeret na njohin me mire dhe na keqperdorin gjithashtu..

  20. DIngo says:

    Ata qe nuk jane Dakort me Profesor Fugen,jane ata qe mbeten pra Plehrat e Kombit qe sillen nga i fryn era,me Kllasen Politike te Edi Psikopatit gjithe pordhe dhe llap llap dhe pune Zero,Sali Serbi,Fatos Hajdut Pijaneci,Ilir Hajdut Presidenti dhe Edvin pordha.Nuk ka shpetim per kete vend qe Zoti e ka bere kaq te bukur dhe me cdo gje,Po qe Fatkeqesisht Politika nuk puneson dot dhe nuk ushqen dot 1milione Banore,se dy milione i ushqen bota apo ushqehen vete.Bravo Profesor,kujt nuk i pelqen shkrimi eshte nje hale qe lepin koqet e Politikes.

  21. LORA says:

    ,,,,lajm I mire,per mua,,,,”profesorit” a.fuga I paskan ikur te gjitha mundesite e pervetesimeve te pamerituara te parase publike.
    O le-le ,cfare “trishtimi” ,per te vet-quajturin arbirter te historise se shqiptareve.
    Cdo gje do te shkoje gradualisht ne vendin qe meriton ne Atdheun tone;jam e sigurt.Tranzicionit te sterzgjatur,rraskapites dhe kriminal, te projektuar e zbatuar nga antishqiptare te perbetuar, po I vjen fundi. Ja ,po e thote me gojen e tij,me lotet curk, edhe “professor” fuga.

  22. Qytetar says:

    Ju qe shani si harroni qe nga 10 shqiptare ,15 aplikojne te ikin..ky eshte shkrim I hidhur se eshte I vertete! Te kujton Faik Konicen!

  23. shvejk says:

    Iken studiuesit e vertete, i erdhi radha Fuges te behet akademik, mjerim.

  24. na qate fevziun na qate says:

    E bukur. Shume e bukur.
    Ngeli saliu mul noka, Josefina, nard ndoka.
    Ngeli igjati rama dhe I shkurtwri braqe.
    Ngeli palla nga librazhdi.
    Elita shqiptare.
    Hahahahaaaaaaaa.
    Edi rama ne kohe te burrave as dezhurn se vinte njeri ne kryeministri me inorancen qe posedon.
    Sali berisha postjer shurre ka pas qene.
    Ikni pirdhuni dhe ju idioter qe komentoni se dhe ju jeni ne ate listen e injoranteve. Prandaj ju djeg ne bithe.
    Koha e blendi fevziut dhe frangajt ka ardhe.
    Ndotur vendi.

  25. Zini says:

    Ti na rrofsh rofsh topet o legen

  26. viktor says:

    gjithe ky depresion??? Mos ka nevoje per mjek???

  27. PaParti says:

    Shkrimi shume i perofert, me stuhine e shiut, qe sa po lame pas !
    Por ne vend te shiut, eshte shkarkuar pesimizem !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje