Shpërthen Spartak Ngjela: “Rama 2”, një qeveri mediokër që kërkon të bllokojë Reformën në Drejtësi

29 Gusht 2017, 15:17Politika TEMA

Nga Spartak Ngjela

Qeveria Rama 2

Një qeveri mediokër që kërkon të bllokojë Reformën në Drejtësi, në funksion të marrëveshjes Rama Basha.

Marrëveshja Rama – Basha, e marrë në kthina të fshehta, po të funksionojë, është antireformë dhe është njëherësh edhe antiamerikanizmëm.

Por, a do të funksionojë?

l.Amerikanët i ofruan Ramës katër shqiptarë të diplomuar në Amerikë, të katër mbi 40 vjeç, që punojnë në Amerikë në institucione prestigjoze, dhe ky nuk pranoi t’i bëjë pjesë të qeverisë së tij.

Kjo kuptohet se vjen si pasojë e marrëveshjes së fshehtë Rama- Basha, e cila kapet sak se, në thelb, ka bllokimin e Reformës antikorrupsion.

Po çfarë është marrëveshja Rama -Basha?

Kjo marrëveshje skutash është frikë nga Reforma – ky është motivi kryesor i saj.

ll.Kuptohet tani se Rama pati shpresë që Reforma të bllokohej nga Berisha. Por kur e pa në prill që kjo nuk ndodhi, e kapi për krahu Bashën e kërcënuar nga Brian Yee, dhe, nëpër kthina i kërkoi atij bashkim kundër Reformës.

Basha i hutuar dhe Saliu i shokuar nga politika amerikane , e morën si shpresë të re edhe për veten e tyre. Prandaj të dy palët nuk bënë fare fushatë në zgjedhjet e qershorit, sepse donin që PS të mos merrte 71 deputetë, dhe shumicën për qeverinë kjo ta bënte me Partinë Demokratike.

Por shqiptarët u treguan me stil elektoral të lartë këtë here: abstenuan demokratët masivisht, dhe kjo ishte arsyeja që Rama mori 74 deputetë.

Tani Rama nuk e ka në dorë alibinë e bashkimit me PD-në.

Po çdo të bëjë?

lll.Gjithçka e kishin strukturuar te fakti që, pasi PS nuk do të merrte 71 deputetë, atëherë bashkë të bënin lojën e numrave në Parlament. “Do Basha apo nuk do Basha…unë nuk kam ç’të bëj!”, e të tilla broçkulla sotollatëse; por plani ka qënë dhe mbetet ndryshimi i kushtetutës së korrikut të vitit 2016.

Rama atë ditë kur u miratua kushtetuta e re mbeti pa frymë, se nuk ia merrte mendja që do të lëshonte pe Berisha.

Por…

Konkluzioni tani është që Reforma antikorrupsion i kap të tre edhe Berishën, edhe Ramën edhe Bashën.

Kjo është risia që na solli marrëveshja Rama – Basha: edhe Rama penalizohet nga Reforma.

Atëherë, ç’pritet të ndodhë?

lV.Por, këta të tre, a mund ta ndryshojnë kushtetutën, dhe çfarë duan të arrijnë me këtë hap të përbashkët?

Ndryshimi i kushtetutës këtyre iu duhet për të futur në lojë Gjykatën Kushtetuese që kjo pastaj të ketë hapësirën kushtetuese të bllokojë të gjitha ligjet e miratuara ndërkohë dhe që kanë filluar ndërkaq të zbatohen.

Por këtë nuk mund ta ndërmarrin si hap edhe pse e mendojnë.

Si rregull, frika e kalamanizon gjithmonë burrin që nuk ka dimension. Basha dhe Rama duken që janë kalamanizuar, dhe prandaj i kanë hyrë detit në këmbë.

As kushtetuta dhe as ligjet e miratuara nuk mund të amendohen apo të ndryshohen me qëllim antireformë, sepse gjendja përshkallëzohet nga presioni amerikano-europerëndimor. Por a mos vallë këta të tre e duan ndërkohë destabilizimin e Shqipërisë për të shpëtuar korrupsionin?

V.Po Partia Socialiste a mund ta pranojë këtë marrëveshje?

Kjo është dhe frika e Ramës.

E keni parë sesi i “kreh bishtin” Gramoz Ruçit? Dhe, e keni dëgjuar sesi Berisha Godet Ruçin?

Sepse, siç duket, Gramoz Ruçi është kundër, por ndërkohë pritet të jetë edhe Kryetar Kuvendi.

Marrëveshja Rama – Basha nëse do vihet në forcë, sigurisht që është antiamerikanizëm. Por, a mund ta pranojë Ruçi dhe politikanët e tjerë të PS-së që ta fusin sërish partinë e tyre në antiamerikanizëm?

Kjo është e pamundur, se edhe politikanët e tjerë që Rama ka dashur t’i eliminojë nuk mund ta pranojnë idenë e vjetër të antiamerikanizmit, se ata me shumë vështirësi, mezi e futën Partinë Socialiste në Perëndim.

Por a ka një zgjidhje ky veprim infantil i Ramës.?

Ka një hap, që socialistët duhet ta ndërmarrin, se Rama është në çorientim psikik të frikës nga goditja antikorrupsion.

Socialistët duhet të zgjedhin një kryetar të ri të partisë së tyre që të jetë politikan dhe të mos e trembë Reforma, e cila nuk ka fare mundësi bllokimi. Ajo do të zbatohet. Se i trembur nga Reforma siç është, Rama mund të bjerë në aventurizëm antiperëndimor.

Dhe opcioni i kryetarit të ri tani duket se është në dorë të aktit politik që mund të ndërmarrë Gramoz Ruçi. Por a do ta ndërmarrë ky këtë hap?

Nëse Rama vijon me marrëzinë Basha, ky hap duhet ndërmarrë. Të mos harrojmë se Ruçi e emëroi kryetar Ramën në vitin 2005.

Të shohim se si do precipitojnë ngjarjet…

60 komente në “Shpërthen Spartak Ngjela: “Rama 2”, një qeveri mediokër që kërkon të bllokojë Reformën në Drejtësi”

  1. Flamur says:

    Që Rama u tremb nga marrja e shumicës në parlament e kuptuam të tërë…prandaj dhe po bën edhe takimet gju më gju me popullin. Po që të jete Gramoz Ruçi pro reformë këtë nuk ta ha njeri.
    Ti ke mendimin tënd, po për mendumin tim më mirë mos lexo komentet këtu se komentuesit me pagesë të Veliajt do të shajnë me soj e sorollop që ju vërsule Bamirësit.

    1. adi says:

      ha ha ha ha ha ha
      lexoni pak komentin tim te bere pardje per qeverine rama 2!!!!!
      prisni ju thashe kur te filloje ngjela te sulmoje e shaje qeverine.
      se ishte i sigurt mavria se do e bente rama minister te drejtesise. se e genjente rama deri dje se nuk kam ca i bej metes se ty do te kisha bere minister drejtesie.
      gallate e papare!!!!
      edhe dicka Mero mere seriozisht !!!!!
      sulmin qeveria nuk ja beri thjesht nikolle lesit, ishte me shume per ty dhe per kocon.
      se po nuk ndaluat ,do ju shofim edhe juve ndonje dite ne tv , ne ndonje interviste nga ndonje komisariat policie.
      prandaj ulini veshet .donit dhe propogandonit qe rama ta merte i vetem partine qeverine tepsine .
      tani populli foli dhe ju duhet te rini sus!!!!!

      1. albaniac says:

        ska ku e luan bythen Rama rrethi i ngushte i Rames po ngushtohet me shume se c’e priste vete ai. Kerrcenimi eshte i qarte dhe i dukshem per ata qe kane sy dhe veshe.
        Tashme SHQIPËRIA mund të jete kandidatja e ardhshme për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian dhe për të zëvendësuar Britaninë pas Brexit, pasi vete Eurokratët e Brukselit këmbëngulën që vendi të ketë “mbështetjen e vazhdueshme” të saj.Vendi ish-komunist është një kandidat formal i anëtarësimit për ne BE, por procesi është ngadalësuar nga blloku ne shkaterrim dhe nga shtetet anëtare që nuk duan të lejojnë me vendet e reja në 28 anëtare. Dhe ketu eshte shpresa e Rames qe ky process te zgjatet sa me shume .
        Jean-Claude Juncker i dergon Rames nje leter ne 3 Korrik te ketij viti por Rama dhe shpurra ishin te zene me pushime ….
        Jeani tha se votimi tregon se qeveria shqiptare ka një “mandat të qartë” për të vazhduar reformat që do të ndihmojnë kombin të arrijë statusin e anëtarësimit.
        Ai shtoi se “përpjekje konkrete” do të nevojiten për të reformuar më tej sistemet e korruptuara të drejtësisë, por këmbënguli se vendi ka “vazhduar mbështetjen” nga Brukseli. Fjala kyce “ka mbeshtetjen e Brukselit”. Ne fakt nuk eshte mbeshtetje, sesa nxitje dhe shtyse qe e acaron Ramen cdo dite qe kalon dhe e ben qe te kerkoje ndonje koke turku me banden e Bashes dhe pse jo te Leshelise qe te fitoje kohe.
        Komentet e Jean vijnë vetëm disa muaj pasi Jean paralajmëroi për paqëndrueshmëri në Ballkanin Perëndimor. Jean i tha Zëvendëspresidentit amerikan Mike Pence muajin e kaluar: “Nëse i lëmë të vetëm – Bosnje-Hercegovinë, Republika Srpska, Maqedonia, Shqipëria, të gjitha ato vende – do të kemi përsëri luftë”. Dhe te mos harrojme se Albanistani eshte një nga vendet më të varfra në Evropë dhe vuan normat e larta të papunësisë në qiell – me sistemin e te ardhurave vetëm ne 780 paund në vit, krahasuar me £ 26,000 të Britanisë qe kerkon te zevendesoje ? ?

      2. ABC says:

        Hahahahaha. Po e mbaj mend komentin tend.

    2. Dyrrahu says:

      Nje komentues me te shpallur Rama qeverine e re tha:
      Prite tani Spartakun ta sulmoje Ramen.
      Interesant, pikerisht ashtu doli, doli sepse Rama nuk e beri Ngjelen minister te drejtedise!

    3. €piriiiiii says:

      Zt Ngjela, në qoftë se Rama na del Rrufjan pa merak se do tja vëmë 1 hu ne b..th si cdo Rrufjani tjetër. Kush bënë Rrufjanin me populli herët a vonë populli to ta përdhunojë

    4. Bushi says:

      Artikull i pabesueshem.Nuk ka mundesi,Rama bllokues i reformes ne drejtesi,kur Rama ka qene dhe eshte i pari qe ka perkrahur hapur kete reforme.Me sa duket,Ngjela do t’a kete ndonje hall.

    5. AMY says:

      Ngjela kete rradhe je shume bllof, jane hamendesite e tua, qe sic duket po te le mendja nga pak, por fare nuk eshte ashtu sic ti ben kete analize infatile, Rama eshte i vetmi i pa korruptuar dhe me vepra dihet lufta qe ka bere per reformen bashke me te majten e tij, dhe kjo reforme do vazhdoj, reforma ne drejtesi nuk behet per 6 muaj apo 1 vit, ti e di mire, sa ka zgjatur reforma ne drejtesi ne Rumani, me shume se 15 vjet, ne shpresojme te eci ne rruge te drejte e pa korruptuar, por khjo zgjat, dhe Rama kurre nuk mund te jete pengese, Pengese eshte ka qene dhe eshte PD-ja, e cila sa me gjate te rri ne opozite aq me mire per Shqiptaret.
      Keto hamendesime qe na ke shkruar nuk te shkojne fare, ke dale shume bllof !!!

    6. vera e nxehte says:

      Po ti flamur, flamurin e kujt ngre? pse jeni bashibozuke a u marte lumi si u ka marre e nuk e shikoni, prisni nje here , jo pa lindur femija, ju i diskutoni karakterin qe do kete kur te shkoje 20 vjeç! Pika me gjithe njerez e kete mendim, por dhe Taku kesaj radhe e ka humbur; mos priste ndonje post ne qeveri?! Jo, Taku, per kritike je i mire, per pune s’ben. E di si me tha njeri per njerin nje here (jo dy here): Ate ta besh mik, s’te hyne ne pune, ta besh armik, te ha mune. Edhe ti Taku, s’je per pune. Aaa, per kritike, s’ta qeni shkopin.

  2. fieraku4u says:

    O TAKUUUU MOS E VE KAQ SHUME NE SIKLET VETEN. NESE RAMA NUK BENE REFORMEN NE DREJTESI. ATEHERE ASHTU SI FITOJ 73 DEPUTET, ASHTU DHE DO TI HUMBI.

  3. Po koce mbete, o i quajturi avokat!

  4. tani says:

    Avokat me gjithe respektin per ty kete here ja ke fut kot…Edi Rama eshte i politikan qe ka luftuar me mish e me shpirt per reformen ne drejtesi, ne vecanti dher per te gjitha reformatb e tjera qe do te bejne shtet.

  5. Genci says:

    Po qe se nuk eshte keshtu, eshte ashtu sic them une… dhe Po qe se nuk eshte ashtu do jete kjo gjeja tjeter them une hahahaha o Taku e ktheve pllaken prape ëë … na thuaj per cfare te doli nga fjala kryeministri qe i dole kunder prape hahahaha

  6. Moisi Golemi says:

    Ca flet o Spartak? Ooo Spartak, ca flet?? A e kupton ca brockullash po keput, o kungull i pjekur ne hije?? Ta futi Rama e s’te dha asnje post e tani rri e brockullis per Ameriken, Vettingun, etj. Ooo mjeran, kryetar partie pa votues, shko e freskohu ne ndonje perrua a ndonje shpelle dhe lere politiken se s’eshte per ty. Qe kur te ka tredhur Xhaxhi, te ka ikur edhe llogjika.

  7. Kombi says:

    GJITHMON TE KAM PERGEZUAR Z. AVOKAT , PER OPTIMIZMIN E MADH DHE TE PATUNDUR QE TREGONI ,POR DUKE PARE ECURINE E KESAJ REFORME ,QE PO SHKON ME HAPIN E BRESHKES , MENDOJ QE DICKA PO SHKON SHTREMBER .
    SHQIPERIA NUK DUHET TE SAKRIFIKOHET PER POLITIKANE TE KORRUPTUAR . ATO DUHET TE JAPIN DORHEQJE SA ME PARE .

  8. Zadigu says:

    Ç’te beje i shkreti! Priste dhe ky ndonje kocke. Haron taku se b…..e shitur njehere ( ose shume here), nuk ka me vlere
    Do ti shkonte shume posti i sekretarit te nipit te N.M. Zogut te pare.

  9. Endri says:

    Oh, jo zoti Ngjela…Ruci ne asnje menyre nuk mund t’a lejoje Ramen te bie ne antiamerikanizem…Sepse Ruci dhe takemi i Rucit jane kocka e proamerikanizmit ne Shqiperi…lol.
    Ti plak idiot ,inatci i rrjedhur…
    Qe qeveria e Rames eshte nje shrlatanizem kjo eshte e dukeshme …por jo per aresyet qe thua ti…
    Ke me se nje vit qe thur elozhe per te gjatin….c fare prisje?! Te te bente minister?! Te gjithe ( vec teje) e dinim qe nuk do beheshe…
    Ik se na lodhe me numrat romake…

  10. bregdetari says:

    O NGJELA ! A C’JA FUT KOT.
    KUR TE LEXOJ TY SE C’ME VJEN NE MENDJE AJO KENGA :
    TURBULL LUMI
    TURBULL TURBULL
    TURBULL O !
    PO TI MOS I NGATERRO KAQ SHUME GJERAT HE BURRE SE JE DHE I RRITUR TANI NUK JE ME I VOGEL SA TE NGATERROSHE RAMEN ME BASHEN APO ME SALIUN…
    JANE CA GJERA QE KUPTOHEN VETVETIU E NUK KA NEVOJE PER SQARIME.
    SE C’BEN CA SHKRIME TI QE TE CUDIT DHE JA UL VLERAT VETES PER AQ SA JE VLERESUAR GJER ME SOT.
    A E KUPTON SE NJERIU PO E HAPI GOJEN DHE PO FOLI KA ZBULUAR VETEN 100% NE CILESINE E TIJ PER FORMIMIN BOTEKUPTIMIN DHE GJYKIMIN E GJERAVE.
    PERSONALISHT SI KUNDER DHE NE DISA SHKRIME TE TJERA EDHE PER KETE SHKRIM ME DUKET SE PO BLEJ
    GJIZEN ME CMIMIN E DJATHIT TE GJIROKASTRES.
    SHKRUAJ ME ME ARSYE O BURRE SE E KE HUMB …!

  11. taraboshi says:

    O Ngjele po kam bezdi me ta lexu kete artikull por na thuaj cili nga keto ministra qe vuri te rinj ta bllokokan reformen ?

  12. DIngo says:

    Po thuaje te shkreten o Avokat qe te 150 ne Parlament jane Mafioza dhe moterqira pa dallim,Kurse Rama eshte Psikopat nje rang me i ulet se Mafioz.

  13. Thanasi qe t'a plasi says:

    Po Ruçi eshte lepur qe i thote lepe peqe Rames more avokat akoma nuk e ke kuptuar kete?

  14. butrinti says:

    NGUSHELLIME TAKU……

  15. artan says:

    Po te ishte Taku minister i drejtesise ne kabinetin e ri, kjo do te ishte qeveria me e mire qe ka patur ndonjehere Shqiperia.

  16. i papami says:

    Spartak, je pak gabim kete here.

  17. Besa bese. says:

    Mero-TemA
    Kisha shkruar- komentuar para ca kohesh,,por nuk e “lejuat”.
    Ne komentin tim beja ca pyetje te cilat ishin:
    Cfare procesesh qyqesore kishte marre persiper Zyra e Avukatit ne ate kohe?
    Sa procese kishte fituar ne Gjykate 6mujorin e fundit z.Ngjela?
    Nqs kishte “fituar” proceset…kujt i perkisnin keta gjyqtaret?( te inkriminuar apo jo?)

    Pyetja mbi pyetje:
    Ke person ka marre persiper avukati ta mbroi nga vetingu?( koha do tregoje shume shpejt)

  18. Emanuela says:

    JENI DRITSHKURTER OSE MILITANTE QE E SHPERFILLNI AVOKATIN. MOS U NXITONI NE VLRERESIME. ME MIRE PRISNI DHE BEHUNI GATI TE NGRIHENI NE PROTESTA SI ITALIANET NE VITET 90 PER TE NXJERRE NJE DI PETRO TE MANIPULITEVE SHQIPTARE. AVOKATI ASNJEHERE NUK FLET KOT.

  19. xhevit says:

    TakUUUUUUUUUU, s’doli gje as kesaj here per ty, mor qyqar….ngele si Tos Lubonja…..te dy RROTA K… keni qene dhe jeni…..

  20. Kangur says:

    Deri dje Taku tek treshja fuste Berishen Bashen dhe Metën!!! Tani ka heq Metën, të cilit ia ka harruar emrin se nuk e përmend fare, dhe ka fut Ramën si anti reformës në drejtësi. Ore debil është ky apo bën vetë?!!! Po kush e ka shtyrë reformën ne drejtësi deri në këtë stad që është Taku apo Edi. Te qe për Takun apo për ndonjë tjetër, këtu kanë qenë të githë le ta kishin bërë reformën po të kishin bole.

  21. Asus says:

    Ne shkrim e vetmja qe terheq vemendjen eshte se qeveria nuk ka asnje minister qe te jete shkolluar dhe punuar jashte vendit. Dhe per diasporen nuk cakton nje prej tyre po Majkon qe s’ka lidhje me ta. Minister financash caktohet nje perkthyes kur shqiptaret financiere mund t’i gjesh ne disa institucione prestigjioze perendimore. Ky vepron si Berisha qe ftonte studentet ekselente te vinin ne Shqiperi kurse ne qeveri mbante gjytyrymat. Eshte tradite e vjeter e ketij vendi. Qe nga Ali Pasha qe vriste fisniket e deri te Enveri qe pushkatonte te shkolluarit dhe sillte ne byrone politike ata qe punonin neper ara. Thone se me frikacak dhe injorante pushtetin mbahet me kollaje.

  22. Xha Brahua says:

    O Taku po je komplet koqe kandari.Nga imagjinata ja kalon edhe Stephen King. I thua vete dhe vete jep konkluzionet. Vdiqe per nje karrige por nuk ta var njeri o kusuremadhi ti . Shko dhe futja me ndonje paçe viçi si njehere e nje kohe dhe mos u ndiej me se je bere si puna e atij dybekut.

  23. rezi says:

    Ky Ngjela eshte kthyer ne diletant dhe delirant. Mbasi Rama nuk i dha asnje post, filloj te shpif. Deri dje i thurrte elozhe per reformen kurse sot do te na mbush mendjen se qenka e veshtire te humbasesh zgjedhjet..hahaha. Dmth Rames i paska ardhur si surprize fitorja me 74 deputet dhe ky i fundit paska dashur te humbiste.I bije qe Rama qenka kaq i pazoti sa nuk paska ditur as te humbas zgjedhjet….

    1. Turja says:

      O taku mos na bo si fallxhore sikur i di te gjitha

  24. Mihali says:

    Mos ja veni re, e ka nje dell marezie !

  25. Albany.ny says:

    O Taku, thuaj I cik ato emnat e atyne 4 amerkonve,, bela jom ne un.
    Po i gjo o e sigurt, Ed Roma ta futi ene i her.

  26. Lisi says:

    Në këtë botë me halle shumë , njeriu ka nevojë të relaksohet .
    Taku ka dëshmuar se është personazhi më qesharak në analizat euro-atlantike .
    Flet si të qe I dërguari special i Amerikës dhe Gjermanisë .
    “” Oxident , Oxident , Oxident ,
    Anglo- sakson , anglo-sakson
    Politika e lartë amerikane dhe gjermane. ”
    Kur ecij rrugës dhe kujtoj këto fjalë , të bëra bozë , të Takut , unë qesh me vete !
    Por ti , o Tak , deri dje na thoshe të mos kemi merak për drejtësinë , se e ka marrë në dorë Amerika , ç’të ka ndodhur që je alarmuar ?!
    Taku !
    Ti ke anë pozitive , ti je njeri civil , qytetar , je rritur në familje intelektuale dhe patriotike , kurrë s’të vë në një radhë me banditët antikomunistë të Saliut . Dhe ti vetë je larguar prej tyre .
    Një vrejtje kam , Taku , ji më serioz , mendo më shumë e fol më pak !

  27. Jak Boston says:

    Reformat jane te nevojshme si ajri per Shqiperine dhe shqipetaret.
    Une jam pesimist pasi kete filmin qe po bejne politikanet dhe shtetaret shqipetare e kemi pare njehere ne vitet e pas nentedhjetes dhe jemi ketu ku jemi shteti me i deshtuar i Europes.
    Ne vitet nentedhjete tema ishte permbysja e “komunizmit” dhe vendosja e “demokracise” se keshtu e duan Europa dhe Amerika.
    Tani kemi temen ” lufta kunder korrupsionit” dhe “reforma ne drejtesi” se keshte kerkon Europa dhe Amerika.
    Une as te paren nuk e besova dhe as kete te dyten nuk e besoj.
    Kur Europa dhe Amerika duan dicka ata ia bejne sic ia bene Jugosllavise dhe udheheqesve te saj.
    Fakti qe nuk po ia bejne ashtu tregon se asgje sdo ndryshoje, prandaj shqipetaret e mi shtrengoni rripin dhe dhembet dhe as me pak e as me shume beni ate cfare duhet te beje nje atdhetar patriot per vendin e tij.
    Deri atehere mire u pafshim ne Shqiperine e lire dhe demokratike te vertete.

  28. kleptofagos says:

    Tani e kuptove ti, o Avokat, se keta jane te tere dhe bashke ne kazanin e mafies? Dhe pret akoma, qe Gramoz Ruci te luftoje Mafien? Apo pret qe Partia Socialiste te nxjerre nje Shpetimtar? Akoma vazhdon me perralla dhe utopi……. Nuk behet Shqiperia me shqiptare, po nuk erdhi nje Guvernator i huaj per te komanduar Rendin dhe Drejtesine.

  29. vaso says:

    Si perfundim shpetimi jone qenka RUCI.E degjuam dhe kete.C’fare tjeter ngeli?Te shohim.

  30. DETARI [email protected] says:

    Spartak !
    Do te ishte nje mbrekulli te mos kishe shkarravitur sot, ndersa per Ramen ja ke futur kot !
    Pse ka frike Rama nga reforma ?
    …………

  31. Eram says:

    Me vjen mire qe ta paska derdhur brenda rama o idjot. Rama akuzoi babane e tij se i kishte q…grian dhe ti prisje te te bunte ne qeveri?????? Ose ke idjot pse imbecil.

  32. timo says:

    Taku, ti pranoj të gjitha amendësimet që ke bërë deri sot edhe këtë për Edi Ramën si tê mundëshme!!! Por edhe unë kam një amendësim.Ti tashti bashkove edhe Edin me të tjerêt sepse ai nuk të dha postin e ministrit të drejtësisë!!! Edhe ky amendësim i imi është i mundëshëm, ë?

  33. Qytetarja says:

    U plake o Taku, u plake dhe kur plakesh rrjedh nga mente. Pe mire, more “filozof” ti je dhe orthodhoks duhet ta dish mire si ka thene Shen Kozmai: “… pa vene doren mbi plage nuk mund te them asgje….” Edhe ti pa filluar qeveria punen fillove sharjet, apo mos doje vet minister drejesie dhe nuk ta vershelleu njeri?!!! E kush te degjon ty mor plak I rrjedhur.

  34. capi dhia says:

    Ore Taku, dil nga bataku ……………. .

  35. Elia says:

    Ai nuk ishte i zoti te hiqte bashen me ciadra nga kryeministria ejo dot binde popullin se dote vitingun te gjith avukat gjyqetar bankier doktor dhe ambasador prekin ate posht me dore dhe kan pasuri te pa pare dhe thon ky komb esht injorant hengri edi 4viet dhe per te henger edhe 4te tiera por kete radh do ta hani te gjith ku e lam e ku na mbeti rama kerkon te mbahet si mbreti ??????????

  36. luli i vocer says:

    o Spartak , po pse te ka lene mendja komplet , ke manine te thuash nje gje te kundert . Nuk te gjendet karari , nuk e di as ti vete se ckerkon , kedo qe te emeronte Rama , ti prape do beje kritike , jeni nje dore e mire ju , je ti , eshte ai leshkua Lubonja , ai kok pjepri si e ka emrin ai qe do ta benin perfaqesues nderi te kosoves ne tirane , ai konoshi .Jeni nje dore e mire ju , keni qelbur gazetat , nuk lexohen me , jane bere letra bythe . Kritike Rames , per qeverine e pare , kritike tani , po car ke o Taku ??? Veten tende a e ke pare ?? ore mos je semure ?? po ik o Taku se je bere i besdishem

  37. Pellazgos says:

    Rama nuk eshte politikan,por nje mendjemadh qe do e shkaterroj kete vend.Egoizmi i tij me kengen “Ne ne goje te ujkut hedhim vallen” tregon hipokrizine dhe mosmirenjohjen kunder Greqise te pakten.
    Me fjale pershendet mikpritjen e Greqise per qindra mijera refugjate per buken e gojes,kurse nga ana tjeter luan karten e Nacionalizmit duke prishur jo vetem marredheniet,por keto i paguajme ne qe punojme dhe jetojme ne Atdheun tone te dyte.
    Ketu ne kemi femijte,kemi te ardhmen e tyre.ne vend qe te largohet sa me shume nga armiku me i Madh Turqia,ky eshte edhe budalla me duket.
    Por pasojat i paguajme ne,se ketyre te qeverise dhe politikes ne pergjithesi i kane mbushur xhepat.

    1. timo says:

      Pellazg – njëjës dhe Pellazgë – shumës o Pellazgos i Greqisë. Greqia me ju ka fituar më shumë se ju nga ajo. Këtë duhet ta dish mirë në qoftë se je me të vërtetë shqipëtar.

  38. Devolliu says:

    Spartak Ngjela, me opinionet, shkrimet e intervistat e tij ka dhënë kontribut të madh për miratimin e Reformës në Drejtësi. Por gjithmonë ai ka patur shpresë se Edi Rama do t’i japë ndonjë funksion në Qeveri apo në Institucionet e tjera. Unë për vete Ngjelën do ta emëroja Ministër të Drejtësisë ose Prokuror të Përgjithshëm, se kështu kriminelët e hajdutët e Saliut e të Like Floririt nuk do të gjenin vrimë miu ku të futeshin.

  39. agimi says:

    MIRE qe ekuptove qe dhe saliu,,,basha,,,rama,,,dhe meta,, jane te gjithe njesoj ,,,hajdute te eger te popullit shqiptar ,,,,te kater keta duhen lidhur me litar prapa nje makine ,,dhe te terhiqen nga Tirana ne durres si qen qe ti shohi populli,,,,/////

  40. DALLTON says:

    Ore zoti Spartak me keto qe thua me siper , ti e tregon vehten ,sikur nuk jeton ne Shqiperi ,por ne realitet ti I shikon ndryshimet qe jane bere dhe po behen ,per dite ,te te them je medioker ,kjo nuk shkon ,por ti qenke interesaci dhe qyl-xhi.Sa per Edvin Ramen se kush eshte kete e tregoi populli me voten e tij te lire ,ne e dime te gjithe qe Edvini eshte “piktor”,por politikan nuk eshte ,por eshte njeri puntor dhe I papertushem,per sa I perket marveshjeve qe behen ndermjet partive eshte tjeter muhabet,Edvin Rama te keqen do ta kete nga Ilir-Meta dhe Sali Berisha per keto 4- vjet,por sa te jete U.S.A.+Europa keta s’kane cfare te bejne se Vetingu ne nji te ardhme do ja u futi kembet ne nji kepuce,prandaj Z.Spartak mos fol me marrezira se jemi ne 2017 dhe nuk jemi me 90-dhjeten.

  41. Arber Iliri says:

    Analize e gabuar avokat, nese e ke se nuk te beri minister drejtesie ty , s’ka problem por qe ja ke fut kot ja ke fut kot.Po te kene qene nga keta si puna e Trumpit keta nga Amerika mire ka bere qe i ka refuzu, nese eshte e vertete.Hajt shnet Taku.

  42. Bujar Kanapari says:

    Ata qe thua avokat, mund te qendrojne, por nuk kane asnje vlere, se nuk te bene minister.
    Sa per elektoratin shqiptar, eshte elektorati me ”kercu” ne Europe po e po, por edhe ne bote.
    Te thuash qe Rama kerkonte me pak se 71 mandate, eshte hipokrizi, se e gjithe fushata e Tij elektorale nga fillimi deri ne fund, ishte thirrje elektoratit te majte apo i djathte, se i duheshin me shume se 71 mandate per te kryer reformat.

  43. Fatmir Lohja says:

    Zoti avokat jam teresisht me mendimimin tuaj.Të emërohet Ministër i Ekonomisë dhe Finacave,një mësues të gjuhëve të huaja,kjo ndodh vetëm në Shqipëri.Të shpresosh ,se nga kjo praktikë ,e pashoqe,do të ecë ekonomia përpara, ngjason me ëndërrat e çifteve të LGBT-vë, se në jetë do të sjellin një fëmijë . Ligjerisht po martohen mashkull me mashkull,por Perëndia,shumë herët, ka urdhëruar ,njëherë e përgjithmonë, se mashkulli nuk mund të lindë fëmijë,pavarësisht se çfarë ligjesh mund të dekretojnë në tokë politikanët e nderuar.

  44. vera e nxehte says:

    NUk e di, por mua me emocionon qeveria e re dhe Edi Rama me keto qe ka bere kater vjetet e shkuara dhe ma merr mendja se do te beje me shume ne te ardhmen per shqiptaret. Perse duhet ta keshe inat se ndertoi te gjitha qytetet e Shqiperise, stablizoi shtetin dhe institucionet e tij, se kur shkon ne nje zyre kane frike te te kerkojne leke per te zgjidhur nje probleme apo bere nje pune,….perse? Aaaa, e ke inat se je shpirtengushte, e ke inat se nuk beri si Saliu “liberta” per te vjedhur per vete dhe banden, shitur edhe nenen dhe baben per interesa drogniane deri tek pasurite dhe territorin, vrare e prere sa i deshi qejfi…Perse ta keshe inat se u tund kembet monarkofashisteve te sotem?! Perse ta keshe inat se çeshtja çame mori nje rruge europiane qe Saliu e kishte mbyllur si çeshtje qe nuk egzistonte?! Ta keshe inat se eshte i zoti, po ben shtet, po nderton vendin, po ndryshon mentalitetin e njerzeve me fjale e vepra, per durimin e diplomacine qe punoi 4 vjet me Ilirin e Saliun dhe shmangu rrezikun e rrezimit shtetit si pretendonte katandisja qe i beri saliu, perse?! Përse ta keshe inat se sot njerezit flasin lirshem bile ata (pa edukate e kulture qe s’kane per te pas kurre) thone çfare te duan, shkruajne çfare te duan dhe ai u spjegon me urtesi se s’ka se te jete ndryshe? Ndodhte kjo me Saliun?! E pra, ka shume per te thene per ato qe jane bere e behen. Mos e lerni rehat Edi Ramen se i rritet mendja! Mbajeni me kritika se keshtu ben me shume per ju dhe gjithe te tjeret! Shajeni se çdo sharje eshte nje stimulim per te si ta beje me mire nje pune! Keshtu keni ndihmuar veten, por dhe jeni liruar nga çfryrja e gjithe zemerimit qe keni me te, vetem se po ben me te miren ne kete kohe prej 16 vjetesh.

  45. Koba says:

    Gjithmone te kam mbeshtetur Z.Ngjela. Po kete rradhe nuk me vjen mire qe te besoj.Rama ne gjithe fjalimet e tij ka folur per reformen ne Drejtesi si Kryerradhe.!!! Po doli kunder saj do ta marre Lumi megjithe PS.

  46. fieraku NGA ferrasi says:

    O taku kur te thoshim une dhe lugati
    Te ka ngrire saliu Trurin komplet
    Keta 55 komentues te ngrinin ne qiell
    Kesaj rradhe te paskan shkel me kembe
    Si nje bajge.skane faj buka gojes
    Eshte gje e madhe.

  47. LORA says:

    Falnderim Kryeministrit qe “ata te kater ,mbi 40-vjecare,qe punokan ne institucione prestigjoze amerikane”,,,,sipas Ngjeles,,,,nuk I qasi ne qeveri.
    Buka e perditshme e shtepise nuk behet me miell hua,,,,mbase edhe Taku e ka marre kete mesim.

  48. ZOTİ NGJELA ESHT İ MADH DHE İTHOT GJERAT SİC JAN NUK LEPİHET ASHTU DUHET DİKUSH DUHET TE FLAS SE JEMİ POPULL İ MRREKOLLUSHEM POR SHTETİ PO NA SHTYN NE GREMİN POR MİRE NA E BOJ NA E MUSHEN VENDİN ME KOSOVAR DHE CAM NE VENDALİT HAPİM SYT PO PRESİM SHQİPERİN E MADHE SE KJO E VOGLA QE KEMİ NUK BON NA DUEN ARBERESH SERBİA GREQİA NE VENDALİT NUK PO KERKOJM ASGJO BOLL KEM NA MJAFTOJ ATO QE DUAN ME SHUM ABURRA KUFİJT HAPUR JAN

  49. Guri says:

    Amerika nuke do ta dij kushe eshte ne pushtet, I majt apo I djatht, kushdo qofte eshte pro ameriken
    Shqiperia rregullohet vetem nga shqiptaret,ne qofte se kane deshire ta bejne,
    per ndryshe keshtu do vazhdoje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje