Fildeze Hafizi humbi sot jetën nga dora kriminale e ish bashkëshortit të saj, Fadil Kasemi. Një ngjarje e rëndë kjo që më shumë sesa një lajm rutinë nxori në pah se krimi brenda familjes është një episod i pambyllur për shoqërinë shqiptare. Ngjarja e sotme, për hir të së vërtetës, ishte një kronike e paralajmëruar pasi Hafizi u kishte kërkuar ndihmë të vazhdueshme institucioneve. Dhe ishte pikërisht organi më i lartë i drejtësisë, gjykata, që ia ktheu Fildeze Hafizit në bumerang situatën ku ndodhej.
Mbrëmjen e sotme, Luan Rama si një nga zërat kryesore të LSI, kërkoi përgjegjësi nga shteti. Është e dhimbshme të bësh politikë në kurriz të një viktime për hir të opozitës, por jo të bësh gazetari.
Rama, si kreu i Grupit Parlamentar të LSI, shkoi deri aty saqë akuzon për një vrasje shtetërore. Për një neglizhencë ndaj një jete që me vendim gjykate duhej të përfitonte mbrojtje. Mirëpo Rama harron diçka thelbësore sikurse të gjithë reagimet e mëparshme që vijnë nga LSI për vrasjen e nënës së dy fëmijëve.
Se pari, zoti Rama a mund të na thoni se cilat ministra e kanë udhëhequr Drejtësinë në 4 vitet që lamë pas, kohë kjo edhe kur Fadil Kasemi përfitoi nga amnistia? A nuk ishte nën tutelën e PD-së Këshilli i Lartë i Drejtësisë? Apo nën drejtimin e LSI-së Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve? Dhe a nuk ishit ju për katër vite në krye të Ministrisë së Drejtësisë? Ka një problem në këtë mes, që media e ka zbardhur gjatë së enjtes.
Ministria e Drejtësisë, si hartuesja e listave të amnistive ku përfitoi Kasemi, është drejtuar nga Nasip Naço, Ylli Manjani dhe Petrit Vasili. Dhe, shteti është konotacion i gjerë dhe abuziv. Kur themi shtet nuk nënkuptojmë qeveri, por tërësinë e Republikës me President, ekzekutiv, opozitë dhe kufinj.
Nevoja për sulme politike mund të jetë e madhe, por të lash duart si Pons Pilati është demode. Zoti Rama, cili shtet e vrau Fildeze Hafizin? Ai i dashurisë dhe qetësisë, apo ai i amnistive në prag fushate?
Statusi i plotë i Luan Ramës`:
Një zë që thirri në shkretëtirë!
Fildeze Hafizin e vrau shteti!
Cronaca d’un muerte anunçiada! (Kronikë e një vdekjeje të paralajmëruar). Më erdh në mend titulli i këtij libri të famshëm të Marques-it, pas gjithë asaj tragjedie kriminale që fatalisht vrau jetën e një gruaje – nënë e qytetare e mirë!
Fjalët, tani që Fildeze Hafizi nuk jeton më, e vrarë në mes të ditës mu mes të Tiranës, nuk kanë asnjë vlerë!
Sepse ajo i tha dhe i bëri të gjitha sa qe gjallë; denoncoi, luftoi, kerkoi ndihmë e mbrojtje për jetën, e megjithatë humbi!
Humbi në betejën e jetës së vet!
Megjithëse u përpoq që në këtë betejë të mos ishte e vetme!
Humbi sepse e vranë!
E vranë, sepse ne e lamë vetëm!
E vranë!!!
E vrau shteti i vet, ai që më së pari e kishte për detyrë ta mbronte!
E vrau mosveprimi, indiferenca, heshtja, braktisja e të gjithëve ne që e kishim për detyrë ta mbronim!
E vrau sistemi që ne kemi krijuar që e kishte për detyrë ta mbronte!
E vranë kolegët e sajë, prokurorë e gjyqtarë që me veprimet e mosveprimin e tyre kriminal nuk zgjodhën ta mbronin me armët e drejtësisë, por e vranë duke mbajtur anën e ish-burrit vrasës e duke u bërë ortakë me të në këtë krim makabër!
E tani, ajo, gruaja e pambrojtur, nëna e dy fëmijëve jetimë, gjyqtarja e përkushtuar, qytetarja e mirë Fildeze Hafizi nuk jeton më!
Për fajin tonë! Për fajin e shtetit në shërbim të të cilit ishte!
Prandaj tash e mbrapa fjalët nuk kanë më asnjë vlerë!
Shteti vrasës, qeveria vrasëse, prokuroria vrasëse, gjykatat vrasëse, politika vrasëse, shoqëria vrasëse, nëse duan të dëshmojnë se nuk do të jenë të tillë, pra nëse nuk do të jenë vrasëse edhe nesër, edhe pasnesër, edhe në çdo ditë të së ardhmes tonë, le ta dëshmojnë duke “vrarë” me forcën e ligjit të gjithë vrasësit e Fildezit, nënës së dy fëmijëve jetimë!
Ndërsa krerët e drejtësisë e të qeverisë e të gjithë ata të cilëve gjyqtarja e vrarë ju kerkoi ndihmë për t’i shpëtuar jetën, le t’i mbajnë letrat e saj si dëshminë e një zëri që thirri në shkretëtirë, por që nuk e dëgjoi njeri! Vox clamantis in deserto! – sipas Biblës.
Dote isht mire, e drejt dhe e nderceme, qe Luan Rama, qe duket se lesho lit korkodili, ne rradhe te par te bente kritik te ashper per koleget e tij qe deri dje kan qene drejtusit kryesor te ministris se drejtesis, duke filluar nga , Nasip Naco , Ylli Manjani e Petrit Vasili, ish presidentit , si kryetar i KLSH, prikuroreve e gjukatesve te korruptuar e te degjeneruar, qe vepruan ne menyren me skandaaloze me denimin dhe lirimin e keti krimineli qe mezi priste momentin per asgjesimine te ndjeres.
Qytetare e mirë Fildeze Hafizi?
Nuk mund të jetë qytetare e mirë një nënë që i mohon fëmijët e vet të atit.
Ajo me siguri ka qenë një femër që orvatej të rriste bole, se ky sistem i tillë është. Madje në shkallën më të lartë, duke qenë gjyqtare.
Mbajeni mend:
Kur gjyqtarëve u jepet pushtet si i Gjithkrijuesit në tokë, që i trajton njerëzit ca si të nënës e ca si të njerkës, ky cikël vetgjyqësie nuk do marrë fund asnjëherë.
Se ky është sistem bazuar në pabarazi (lexo-padrejtësi)
E vrane se ne e lame vetem- A je edhe Ti apo…tek “e lame vetem” more Leone!
Lotet e krokodilit s’kane te sosur.
Ore Luan po ti je pjese e shtetit mor qafir e merr rrogen nga shteti dhe te mire biles, ke qene ne pozite deri pardje e sot ne opozite, prape ne shtet je, na thuaj nje here c’bere zotrote per krimin ne familje, a ke bere ndonje propozin per ashpersim te denimit, prioritet ne ndjekjen e ketyre krimeve, e merr vesh se je nje xhakete e vjeter e tipit kot, ju me paftesine tuaj e moret ne qafe shtetin, sa vjet ke qe merr rroge shteti.I hoqet profesionistet nga punet e shtetit dhe vute injorante qe ju votojne , kjo eshte thelbi i ceshtjes.Tani hani marmallate kot me kot.
Përse duhet bërë çështja “Hafizi ” kaq e bujshme !?
Pse ato gra të tjera që janë vrarë me para nuk paskan qenë njerëz? Apo nuk ishin gjyqtarë ?
Ska faj Rama kur thotë se jeni gazetarë e gazetari kazani !
PO KY SURRAT P!DH
NGA DOLI !!!!!!!!!!!!!!!!!!
JA PRA KU PASKA DEGJENERU AI VEND
ESHTE SHNDRU NE NJI BORDELLO
Turp per te gjithe keta qelbesira qe perdorin kete fatkeqesi per te sulmuar njeri tjetrin… Te gjithe komponentet e politikes ketu kane gisht ne vrasjen e kesaj nene, PS ishte ne pushtet, LSI kishte Ministrine e Drejtesise, dhe PD Gjyqesorin… pra te gjithe gishtin duhet tia drejtojne vetes dhe jo njeri tjetrit… Por turp edhe per Ambasaden Amerikane dhe Ambasadorin Lu qe nuk e ka marre parasysh kete thirrje gati ne klithme te kesaj nene aq me shume gjyqtare, kur ai doli disa here me ultimatum per reformim te sistemit te drejtesise…. Mund te jepte alarmin edhe per te kete rast… sigurisht qe zeri i tij do degjohej dhe ndodhta e ndjera do ishte akoma gjalle prane femijeve te saj…
Qofte Rama i LSI-se, qofte ky gazetari i PS-se, nuk e kane hallin tek krimi, por tek “nderi” i partive perkatese.
Ne fakt, jo vetem keta te dy, por te shumtet e medias se shkruar dhe vizive, gjeten rastin per te perfituar.
Më 6 gusht 2003, para Drejtorisë së Policisë Durrës, ku ishte thirrur nga titullari për mbledhje, “rastisi” që aty të ndodhej një vrasës në pritë, u vra shefi i komisariatit të Fushë-Krujës kryekomisar Gani Malushi. Ndaj tij u qëllua me një breshëri plumbash, duke i shkaktuar vdekjen. Versioni zyrtar i ministrit të Rendit të asaj kohe Luan Rama se shkak i kësaj vrasjeje ishte gjakmarrja dhe shënjestra ishte shoferi i Malushit. Për vrasjen u dënua me burgim të përjetshëm Agim Pepa, i cili nuk u kap dot nga policët e Luanit. Vrasësi ishte strehuar në mjedise luksoze për rreth pesë muaj në kryeqytet, pastaj u vetëdorëzua. I bie që vrasjen e kryekomisarit Gani Malushi ta ketë orkestruar kryepolici i 2003-shit Luan Rama
Kur ishte ministër i Fatos Nanos, nënkryetari i sotëm i LSI-së, që bërtet kundër qeverisë, është akuzuar për rekrutim policësh të lidhur me krimin, trafikun e heroinës nëpërmjet portit të Durrësit. Ky Luan “trimi” është akuzuar në mediat e kohës për paaftësi në gjetjen e vrasësve të shoferit të prokurorit Sollaku, vrasësve të biznesmenëve të ndryshëm dhe vrasjeve të tjera të panumërta në rritje.
Pse censuroni këtë postim?
Më 6 gusht 2003, para Drejtorisë së Policisë Durrës, ku ishte thirrur nga titullari për mbledhje, “rastisi” që aty të ndodhej një vrasës në pritë, u vra shefi i komisariatit të Fushë-Krujës kryekomisar Gani Malushi. Ndaj tij u qëllua me një breshëri plumbash, duke i shkaktuar vdekjen. Versioni zyrtar i ministrit të Rendit të asaj kohe Luan Rama se shkak i kësaj vrasjeje ishte gjakmarrja dhe shënjestra ishte shoferi i Malushit. Për vrasjen u dënua me burgim të përjetshëm Agim Pepa, i cili nuk u kap dot nga policët e Luanit. Vrasësi ishte strehuar në mjedise luksoze për rreth pesë muaj në kryeqytet, pastaj u vetëdorëzua. I bie që vrasjen e kryekomisarit Gani Malushi ta ketë orkestruar kryepolici i 2003-shit Luan Rama
Kur ishte ministër i Fatos Nanos, nënkryetari i sotëm i LSI-së, që bërtet kundër qeverisë, është akuzuar për rekrutim policësh të lidhur me krimin, trafikun e heroinës nëpërmjet portit të Durrësit. Ky Luan “trimi” është akuzuar në mediat e kohës për paaftësi në gjetjen e vrasësve të shoferit të prokurorit Sollaku, vrasësve të biznesmenëve të ndryshëm dhe vrasjeve të tjera të panumërta në rritje.