Miti “Helen”, si alibi për batërdinë me pronat në Himarë dhe Bregdet

2 Shtator 2017, 14:02Politika TEMA

Nga Panajot Barka

Zgjedhja e Kuçit malor për aprovimin nga këshilli bashkiak i Himarës të masterplanit urbanistik të kësaj bashkie dhe përdorimi deri edhe i forcave speciale për garantimin e zhvillimit të mbledhjës së tij, nuk duhet interpretuar si frikë e shtetit ndaj reagimeve kundërshtuese ndaj tij nga disa përfaqësues lokalë të OMONIA-PBDNj-së. Më shumë duhet parë në serinë e përpjekjeve për të krijuar një mit, me vlerë polivalente në shërbim të paleve me interesa të kundërta në zonën turistike të Himarës; interesa të përshkuara nga fije jo vetëm ekonomike dhe politike e që implementimi i masterplani do të sjell përplasjen frontale midis tyre. Më thjeshtë. Qëllimi i mitit është të fsheh thelbin e përplasjës që ka emrin ritjetërsim të pasurive të himarioteve, si ndërim duarsh nga grabitesit e parë të klanit Berisha, tek “investuesit strategjik” të Ramës, me pasojë eliminim përfundimtar të së drejtës së himariotëve mbi pronat e tyre të ligjshme.

Polivalenca e mitit (dallon nga polisimia e fabulave të zakonshme) duhet t’i shërbëjë njëkojësisht: a. mbrojtjës së interesave të krijuara rishtazi të njërës palë duke abuzuar dhe tjetërsuar pronat në Himarë, b. fshehjës së mekatëve ndaj së drejtës himariote dhe rehabilitimit politik nga një palë tjetër, c. realizimit të interesave aktuale të synuara të palës tjetër, duke ritjetërsuar “në emër të ligjit” të njëjta prona dhe d. eliminimit të së drejtës së himariotëve për t’u referuar atij (jo si mit, por si faktor real) në mbrojtje të të drejtave të tij.

Ky mit kodifikohet me një fjalë të vetme “Helenizëm”. Në një intërpretim të parë të fabrikimit dhe përdorimit të tij mund të thuhet se dy të parët do ta shfrytëzojnë atë si sistem mbrojtës. (Duke abuzuar në nivele të ndryshme me interesat legjitime të himarioteve, me kombësi shqiptare apo greke.) Pala e tretë do ta përdorë mitin si ushqim për antihelenizmin e nacionalizmit shqiptar, për të çliruar duart për veprime nga më të ndryshme, deri edhe më antiligjorët.

Viktimë e kësaj logjike po bie edhe Athina, pavarësisht se kjo ndodh në kushtet e mungesës së informacionit të plotë, të detyrimit për të qenë korrekte me aksiomën e respektimit të të drejtave të minoritetit, por sipas formulës së ballafaqimit me palën shqiptare, që i serviret  asaj  nga faktorë “helenë” por për të mbrojtur interesat e tyre. Analiza tregon se kjo formulë i intereson edhe Tiranës dhe e ushqen atë.

Kjo do të thotë se problemi është kompleks dhe i komplikuar. Si të tillë nuk mund ta zgjidh as brutaliteti, qoftë ky dhe në emër të ligjit dhe, aq me keq, as kapja pas produkteve folklorike të antihelenizmit.

Në lëmshin e palëve duhet veçuar së pari Qeveria, “përgjegjëse” për aktivizimin e reagimeve. Ajo, me argumentin e “turizmit elitar” “me plan dhe perspektivë” “nga investitorë strategjikë” etj, kërkon të zhbejë një realitet gati 20 vjeçar të krijuar më së shumti nga kundërshtarët e vet politikë. Në mbështetje të këtij synimi ajo krijoi struktura, kuadër ligjor dhe pa tjetër një mjedis opinionbërës dhe propagandues. Ky mjedis në publik ka dy shfaqje. E para, si luftë kundër grabitjes pa din e imam  të filetove turistike, shumica pronë e banorëve të zonës më të gjerë të Himarës dhe e dyta, që nuk shfaqet por ndjehet kudo, janë referencat antihelene, që ushqejnë në mënyrë përmanente nacionalizmin populist, por që krijon një mjedis për të justifikuar çdo zullum antiligjor, pastrimin e parave të pista e të krimit etj.

Pala e dytë identifikohet me opoziten, të asaj opozite që përfaqëson rrethi i Sali Berishës në sundimin e tij të parë e të dytë. Sipas kryeministrit Rama, për afëra politike dhe jo vetëm, njerëz që nuk kishin parë det me sy gjersa u bënë pronarë tokash në bregdet, grabiten e dhjetra mijra ha tokë turistike. Në bashkinë e Himarës, tokat e grabitura, me bashkëpunimin e autoritetit lokal, që i përkiste OMONIA-PBDNj-së, u përkasin më së shumti pronarëve autoktonë himariotë. Me para që justifikohen vetëm me burime të pista, këta “pronarë të rinj” investuan shuma marramendëse në ndërtime, ndërsa sipërfaqe edhe më të mëdha posedohen në dokumente me vulë shteti të fituara me ryshfet, korrupsion e falsifikim. Hovi i tyre grabitës ishte i tillë saqë detyroi dy organizma ndërkombëtare të tërhiqen nga përpjekja për të venë rregull në pronat në Bregdet. (Fjala është për Bankën Botërore dhe OSBE-n). Pra, ata krijuan këtu interesa shumë të fuqishme, të cilat nuk do të lëjojnë kursesi të vihen në rrezik nga planet e Ramës. Por, në kushtet e paligjshmerisë, mbrojtja e këtyre interesave kërkon nje instrument që tejkalon forcën e ligjit dhe ambicjet e Ramës.

Mjeti më efikas mbrojtjeje për ta është të vihen nën çadrën mbrojtëse të OMONIA-PBDNj-së me sistem referimi ”Helenizmin”. Në analizën tonë ky faktor politik përbën palën e tretë, por jo për nga rendësia e autorësisë së problemit të krijuar në Himarë. Kauza e kësaj pale aspiron suportin e helenizmit duke i mëshuar argumentit të rrezikut nga pushteti i Ramës të interesave pronësore të himarioteve. Nga pikëpamja politike, ky identifikim qëndrimesh, tanimë është i deklaruar dhe materializuar. Mirëpo, këtë definicion identifikimi e përcakton ndër të tjera, bashkëveprimi i tyre, sidomos në Himarë, në krijimin e shtresës së të importuarve dhe të interesave të tyre nëpërmjet grabitjës së pasurive të himarioteve. Faktet janë kokëforta dhe neutralizuese për rolin mbrojtës nga ana e këtij lidershipi të të drejtave të komunitetit himariot. (Për tetë vjet rresht baterdia e Berishës në Himarë ndodhte sipas skemave që implementoheshin në bashkëpunim me këtë lidership në krye të pushtetit vendor. Sa herë që Berishës i duhej me shumë entusiazëm populist për veprën e tij, ky lidership hidhte në tregun e opinionit publik ndonjë tezë “helene” dhe aq mjaftonte për të ndezur nacionalizmin antihelen të materializuar në grabitjen e trojeve të himarioteve. Në tjetërsimin e trojeve të familjeve Nina, Ruci, Bifsha, Duni, Lati etj në Dhermi e Palasë, ku sot ngrihen dy resortet e para të investimeve strategjike turistike, aq shumë të kritikuara nga ky lidership dhe opozita, ka dorë krahu i djathtë i këtij lidershipi dhe njerëzit e ngushtë të klanit Berisha. Në 73 lejet e paligjshme të ndërtimit, vepër penale nën hetim nga prokuroria Vlorë, dhenë njerëzve të këtyre interesave, protagonist është prap po ky lidership, po ashtu zhvillimet në manastirin e profit Ilias në Palasë e plot raste të tjera. Eshtë kjo arsyeja që në fushatën e tanishme të akuzave anti Rama si kërcenim për komunitetin himariot me kombësi greke, ky lidership nuk demonstron asnjë fakt konkret.)

Në këto kushte fajësie të rendë, retorika e tij në mbrojtje të të drejtave të himarioteve, dëmton besushmerinë dhe minimizon angazhimin edhe të faktorëve të tjerë, sidomos ndërkombëtarëve, si SHBA, B.E etj, duke i sjellë një dëm të pariparueshme çeshtjës në fjalë.

Nga ana tjetër me veprimet e veta që ushqëjnë antihelenizmin populist shqiptar, ky lidership pengon edhe orientimin e drejtë të Greqisë në këtë çeshtje. Por më shumë krijon presione dhe efekte që pengojnë himariotet t’i drejtohen shtetit grek, nënshtetas e të cilit dhe të BE-s janë, apo dhe faktorëve të tjerë ndërkombëtar që lidhen me Greqinë. Këtij realiteti i shërbën dhe fushata e fundit e këtij lidershipi për t’u hequr himarioteve, kundërshtarëve të vet politikë, nështetesinë greke. (Kjo ndodh edhe në mënyrë të qëllimshme për shkak të lidhjeve me faktorë shqiptar që nëpërmjet mitit të antihelenizmit  të nxisin aksionin e zhbërjës së faktorit himariot gjë që s’e ka arritur as Turqia, as Zogu e as Enveri). Kjo do të thotë se pala më e demtuar në këtë histori, himariotët, janë të margjinalizuar dhe të zhveshur nga mundësitë për mbrojtjen e të drejtave të tyre. (Kemi këtu parasysh edhe veprimet dhe mosveprimet në dëm të tyre dhe të shtetit shqiptar)

Por, a është e justifikuar frika nga “strategjia turistike” e Ramës në Himarë? Faktet nuk e lënë vend për dyshime.

Eshtë e vërtetë se nën drejtimin e tij Rama vuri në veprim Task-Forcën për verifikimin e ligjshmërisë dhe mënyrës së tjetërsimit të pronave të paluajtshme shtetërore dhe private në zonën e Bregdetit, me angazhimin publik të vendosjes së drejtësisë mbi shkeljet dhe shkëlesit. E vërtetë është gjithashtu se Task-Forca zbuloi bindshëm përmasat e përbindshme të krimit. Por drejtësia u harrua. Mësa duket  Kryeministrit studimi dhe njohja i realitetit i duhej për qëllimet e veta.

Gati gjashtë muaj pas ardhjës në pushtet Rama dha dy leje për resortët turistike në zonën Dhermi Palasë, (“Green Coast” të grupit Balfin dhe grupin e vilave Eurocol sh.pk). Të dy këto leje u dhanë për në troje që Task-Forca kishte konstatuar se ishin tjetërsuar nga pronarë të ligjshëm, të përmendur më lart, nëpërmjet falsifikimit dhe në kohën kur këto troje ishin objekt hetimi i prokorurisë së Vlorës. Ndërkohë që njeri nga pronarët nëpërmjet tjetërsimit të truallit të resortit “Green Coast” rezulton të jetë, sipas Task-Forcës,  një shtetas nën hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, për falsifikimin dhe regjistrimin e pasurive të paluajtshme në bregdetin e Vlorës dhe të Himarës. (!)

Një vit më vonë Rama siguroi bazën juridike për investimet strategjike në sektorë ku përfshihet edhe turizmi. Përveç përcaktimeve evazive dhe me hapësira abuzuese, ky legjislacion i jep të drejtë shtetit të ndërhyjë në favor të investuesit privat për shpronësimin e tokës private si në kushtet për interes publik. Kjo, bashkë me lehtësirat e tjera që merr përsipër shteti në favor “të investimit strategjik”, përbëjnë faktorë të padiskutueshëm përjashtues të faktorit vendas nga struktura turistike.

Dyshim ngjall edhe fakti se dy projektet “strategjike” në implementim  në Himarë paraqesin kapacitete pritese shumë herë më të mëdha se mundësitë përballuese të detit dhe mjedisit në përgjithësi. Pra me një risk të madh për rimbursimin e investimit si strukturë turistike. E përforcon këtë edhe praktika e njejtë turistike në rajonin më të gjerë të Jonit. Atëherë, mos vallë një infrastrukturë e tillë pritese dhe e privilegjuar, kanalet e parave të pista dhe adresimi turistik i shtuar, lëjon kongluzionin se duhet parë si një aksion për ndryshime demografike, por ndryshe nga periudha kaotike e Berishës së parë, tanimë më me një organizim më të strukturar dhe më efektiv!?

A nuk flet për këtë edhe cenimi i pronave të kishës, por edhe i identitetit të saj!?

23 komente në “Miti “Helen”, si alibi për batërdinë me pronat në Himarë dhe Bregdet”

  1. Kombi says:

    Helenet ka vdekur me kohe , Grdkrit jane Afrikan Aziatik .
    Greqia ka qene vend pellazgjik . Grekqiret na vodhen kulturen e lashte dhe cdo gje . Mbylleni gojen se njk kfni humbur asgje ne kete toke.

    1. E Thëna says:

      E sakte. Nuk ka komb “grek” apo “helen”, nuk ka patur ndonjehere. Shihni historine e shkruar dhe hartat: nuk ka patur ndonjehere shtet “Greqi” apo “Heladhë” apo “Helen” dhe as “helenë”. Principata e vogel fetare me emrin jo-grek “Greqi” u krijua nga fuqite europiane vetem ne vitin 1830. Nuk ka pakice “greke” as ne Shqiperi; ato jane thjesht shqiptare besimtare te krishtere ortodokse.

    2. zhaku I pamposhtur says:

      ‘Kombi’ nund të kesh të drejtë për sa shkruan mirëpo këta grekëtit e duan greqinë e tyre dhe bëjnë çmos që kjo greqi të eci përpara..greqia dalëngadalë do dali nga kriza dhe do vazhdoj yë eci përpara me këmbët e veta ndërsa ne shqiptarët do vazhdojmë të dëgjojmë retorikat populiste të dala boje të dharlatanëve rama berisha….ky boti që ka shkruar gjithë këtë çarçaf nuk ha mut kot sepse është i konsultuar me qëndrën (athinën apo janullën) ndërsa nga ana jonë nuk prononcohet askush me seriozitet e me profesionalizëm që ti tundi dhëmbët panajot barkës dues bollanos nëranxit apo çdo lloj langaraqi i joshur nga eurot grekofile…me këta politikanë që kemi ne shum shpejt do humbasim shumë e shumë favore në sferën politike sepse nuk dimë ta nxjerrim topin nga zona jonë pra rrezikohemi serizisht të pësojmë autogol..na pëlqen apo jo grekët janë ulur këmbëkryq në shtëpinë tonë dhe na tregojnë se si duhet të respektojmë minoritetin apo pronën e kishës…jam kurioz për çfarë kishe bën fjalë z barka për koash apo për kishën greke sepse hirësia j dhe gjeneralët që ai mban nga mbrapa nuk lë vënd të dyshosh nëse egziston një koash..madje besimtarët ortodoks ky klerik i barazon me identitetin helen?? përse nuk i bëhet një pyetje z janullato mbi këto probleme që kanë të bëjnë direkt me identitetin dhe interesat e kombit tonë…përse grekët dinë aq bukur të ‘godasin në shenjë’ ndërsa politikanët e tr i përngjajnë atyre futbollistëve të dikurshëm që luanin tek fusha e zezë

  2. shqipe says:

    miti helen????…muti grek …keni frike dhe turp te quheni grek…cfare mut kombi, te mbuluar me komplekse…sa dilni nga Greqia ndrroni emrin neper bote…xhimi (dimiter) Jorgos (xhorxh) piter ( panajotis )…

    1. tarasi says:

      o shqipe nuk ke te drejte , kushdo ne bote ashtu dhe greket nuk behet asnje perjashtim , nuk i nderojne por i pershtaten sa me afer emrit te tyre perkates , sic i ke vendosur zotrote , kurse sa per te nderuar , ne shqipot jemi kampione dhe me dallim nga i dyti , p.sh. nga Dylber , e beme Kristo , nga Mazllem e beme Panajoti nga Kajtaz e beme Jorgo e keshtu me radhe ……. tani pse ndodhi kjo , eshte nje tjeter histori , qe mund te flasim sa te duam dhe mos ta gjejme dot gjuhen e perbashket , ndoshta ben vaki te kene faj dhe greket , megjithate po nuk deshe ti , une dhe ai tjetri , nuk ta nderon njeri me zor .Qe ngateruam dynjane me nderim emrash kete do apo nuk do ti e une, ngateruam …….. pershendetje

  3. Haka Tekizoti says:

    Eh, mor Pano! Edhe në ka gjëra të vërteta apo të bazuara te e vërteta në këtë shkrim, atë e ha hiperbola e sajuar. Që Bollanoja i ka shërbyer Berishës dhe anasjelltas është e vërtetë, ose ishte e dukshme për këdo; që Rama me investimet që ka mbështetur në Dhërmi në favor të investitorëve që fshehin kokën si struci e në dëm të pronarëve vendas, gjithashtu është e besueshme, por që këto investime të synojnë ndryshime demografike duket si një gjetje e sforcuar për të nxitur reagim helenist, i cili sipas teje nxit antihelenizmin. Do bëje mirë të fusje kokën në ujë të ftohtë para se të nisje të shkruaje.

  4. Bambi says:

    Te lumte dora.
    Follow the money, thone amerikanet dhe do zbulosh gjithe te verteten.
    Farkeqsisht injorantet nen petkun e patriotit ferkojne duart qe himarjotet po grabiten ne mes te dites me diell. Po do tu vije rradha dhe atyre…. Se grabitesit nuk njohin ngopje…

  5. Qiparioti says:

    Ky Barka perdridhe si Grek
    Di shume gjera por asgje nuk e thote sakte
    ,ose nga frika ose vete ai ose rrethi tij ka ngjyer bashke me bujtesit. Qe ka grabitje kete e di dhe bufi, por Barka nuk thote nje fjale te mire per inisjativen e KM me komisionin ad-hok por ngateron nacionalizmin, Greqine etj per ta bere me lemsh kete pune. Vjedhja eshte vjedhje i nderuar. Ajo nuk ka atdhe dhe nuk ka ndodhur vetem ne minoritet po kudo.

  6. Ligj Unik ne Republik -apo- Sharlatanizem Shovinist Grek says:

    @ Panajotaqis Barkaqis,
    Shqiperia ka zbatuar padallim etnik, fetar, politik, gjeografik ne te gjithe territorin ligjin 7501 te ndarjes se tokes.
    – ti pasardhes argatesh te ardhur minoritar grek u bere pronar i ri toke sipas ligjit 7501 ne Gjirokaster e Sarande,
    – ti sharlatan argat i ardhur minoritar grek mbron pronaret e vjeter te tokes pra del kunder ligjit 7501 ne Himare.

  7. Dimitris Epikouris - www.freeinquiry.gr says:

    [HELENET ANTIK TE ADHURUAR],
    Kane ndryshime cilesore,
    Kane ndryshime substanciale,
    Kane ndryshime si dita nga nata, nga
    [greket afrikano/aziatik te diskretituar].

  8. Lani says:

    Pershendetje Panajot. Te falenderoj per shkrimin sepse hedh drite sadopak ne ate qe ndodh ne Himare e fshatrat e bregdetit. Jam plotesisht dakord qe tokat ne ato fshatra duhet te shkojne tek”i zoti”, por pronari i tyre eshte dhe do te jete gjithnje i veshtire per tu gjetur. Kete po e shikojme qe ketu e 27 vjet. Pasoja eshte se bregu dikurse dhe tokat nga Dropulli e deri ne Velipoje kane mbetur pa zot dhe jane lene djerre e pa shfrytezuar pra ne pike te hallit. Kjo situate kerkon vendime te guximshme dhe sa me prane te drejtes. Ato justifikohen deri diku kur i sherbejne shumices se njerezve dhe duke i ndihmuar politikisht investitoreve serioze, investimet e tyre do shtohen dhe do vihen ne eficence per te gjithe dhe sidomos, pervec atyre qe investojne, per banoret e atyre zonave qe dhe emrin i kane harruar fshatit te tyre duke qene ne Greqi e Itali. Le te kenaqemi pra me kete te keqe me te vogel dhe boll me duke pritur te bjere drejtesi nga qielli.

  9. Miti helen -apo- Muti helen says:

    Perveç arvaniteve te konvertuar, vlleheve te konvertuar, sllaveve te konvertuar.
    Greket aktuale ngjajne total ne ngjyre me mutin helen,
    por sigurisht iu pelqen,
    Greket aktuale pelqejne te pervetesojne mitin helen.

    1. Osman Dule says:

      Miti Helen apo Muti Halese thuaj me mire

  10. PRESIDENTI ARVANITAS says:

    Origjina e vertete e grekeve nuk mesohet nga ndonje vegel greke,
    Por mesohet nga Literatura te Paaneshme Europiane dhe Boterore.
    Link: GREEKS OF CAPPADOCIA
    Link: GREEKS OF CASPIAN SEA
    Link: GREEKS OF ASIA MINOR
    Link: GREEKS OF AFRICAN DESCENT
    Ne ato vende te Azise dhe Afrikes eshte Origjina e vertete e grekeve.
    Nqs ndonje grekofon shqipshkrues nuk gjen dot origjinen e vet andej,
    Atehere nuk eshte gje tjeter veçse nje (shqiptar i shitur).

  11. dulla says:

    aaaaa te ngreihej edhe njehere Ai nga varri e tu shkerdhente robt njehere e mire ju beqirave grekofone

  12. GADISHULLI ILIRIK says:

    Shqiptaret jane pasardhes te natyrshem pellazg ilir arberor kombi me i lashte ballkanik.
    FAKTE
    Midis heleneve antik dhe romaiove grek ka ndryshime substanciale racore dhe kulturore.
    FAKTE
    Shtegetaret (romaio) grek jane te ardhur ne GADISHULLIN ILIRIK nga drejtimi afrikano-aziatik.
    FAKTE
    Minoritaret greke ne Shqiperi pasardhes te argateve e andarteve greke te strehuar ne Trojet Shqiptare.
    FAKTE

  13. DETARI Atlantidhes @ says:

    o pano !

    kot je djersire per te shkarravitur e shpifur pa mase !
    ashtu sic ka plan rregullimi te territorit te cdo bashkie e komune ne te gjithe vendin,ashtu ka edhe plan rregullimi per Himaren,100% vend me banues shqiptare,por te ‘vajisur ‘per 300 vjet rresht e te pagezuar ne……mender minoritare !

    ne Shqiperi nuk ka minoritare !
    i vini mire gishtin kokes kur te shprehni te tilla marrina….se shqiptaret tashme jane zgjuar dhe nuk mund tu shisni sapunin per djathe !

    Himariotet jane shqiptare ortodokse si une dhe 1 milion te tjere !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    Por greqia eshte komplet shqiptare dhe doni te degezoheni sa me shume brenda territorit te Shqiperise ,dhe a ka mundesi qe te mos ekzistoje fare, se ju nxjerre te palarat duke bere baaaam se jemi i njejti popull,pooooor me nji ndryshim se ju keni papulat qe bejne ligjin dhe ne mundohemi te bejme shtet,prandaj nuk na lini rehat ne hallet tona.

  14. perivolo says:

    Nga 14 komente gjysma e tyre(7) jane nga i njejti person me pseudonime te ndryshme!
    Shkakun pse ndodh kjo nuk e kuptoj por ne rrethana te tilla nuk mund te shfaqen mendime dhe te bisedohet ne menyre njerezore…

    1. Sirius says:

      Kane plase Camet si mu…ti sheshit te Tema.

    2. Lexues Shqiptar says:

      @ περίβολο,
      Ndersa per mendimin tim jane nga 14 komentues te ndryshem shqiptar me mendime finale te peraferta dhe gjykime njerezore objektive, por nuk jane dhjakonar si ti qe do ndonje perivolo (territor) grek ne Trojet Autoktone Shqiptare.
      Shkakun pse te ndodh kjo eshte se ti tutkun minoritar ose shqiptar i shitur per 300 evro e ke te shkruar ne balle mendimin dhe paturpesisht kerkon te bisedosh si ne kafeniot greke te pllatias omonia, ligjet e pushtetit qendror dhe vendor shqiptar.

    3. EleΥΘeriskeΨi (1) says:

      Ο noon noeito kai ouai to anoito, …. Perivolo !!

  15. taso kume says:

    ME MIJE PERQINDE QE BARKA eshte spiune i paguar i SHQIPTAREVE te GREQISE ,jo te ALLVANIKOVE qe jane krenare dhe e thone ne mes te dites origjinen pa patur frike nga arixhinjte e AZISE,neve gjithmone na ka ngrene” QENI ” jone,por nuk duhet haruar KRIMEJA si u aneksua me referendum, prandaj jo vetem me VRANISHTIN por dhe me SKRAPARIN nuk ehte keq ta bashkojne me HIMAREN,per tjetersim prone problemi eshte shume i heret qe nga koha e SHPELLARIT DHE ESHTE KANSERI I SHQIPERISE ,por nuk kane vlere kur problemin e shtrone nje spiun.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje