Prezantohet dhe Greca: Tirana një ëndërr

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Bedri Greca është prezantimi i radhës te Tirana.

26-vjeçari ka nënshkruar për dy vjet me skuadrën e drejtuar nga trajneri Ze Maria, i cili e mendon titullar mesfushorin, që luan në të dy krahët.

Më parë Greca është aktivizuar me Tërbunin, Flamurtarin dhe Kukësin.

“Të luaj për Tiranën është një ëndërr për mua, sepse kam qenë gjithmonë tifoz i Tironës. Kjo është një mundësi mjaft e mirë për karrierën time dhe do të jap maksimumin. Falënderoj klubin, që më besoi. Shpresoj të rikthehemi shumë shpejt aty ku i takon kësaj skuadre”, – u shpreh Greca pas firmës.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *