Alfred Lela: Ata që tallen me Agronin janë një tufë sharabajgash dhe halldupësh, ai ka vuajtur për të arritur këtu

14 Shtator 2017, 18:52Politika TEMA

Alfred Lela ka bërë një shkrim, pas humorit që shpërtheu me deputetin demokrat, Agron Shehaj, për fjalimin e mbajtur në Kuvend.

Lela, që e ka mik të ngushtë Shehajn, shkruan se ai ka punuar fort për të arritur këtu, ndërsa ata që tallen me të, janë një tufë sharabajgash dhe halldupë.

Ja çfarë shkruan Lela, në portalin e drejtuar nga ai, Politiko.al:

Dua që në fillim të deklaroj konfliktin tim të interesit në këtë avokati. E kam mik Agronin. Lexuesit e sinqertë, le ta zbresin këtë përqindje nga ajo që kam për të thënë, jo për njeriun Agron Shehaj, por për deputetin Agron Shehaj (me ata që dalin rrugëve të internetit për të hequr kapakët e pusetave të gojëve dhe mendjeve të tyre, i kam mbyllur hesapet, ngaqë jam mësuar me kutërbimin).

Njeriu Agron Shehaj nuk do kishte nevojë për mbështetje, por për një paraqitje po.

Ai është një 40 vjeçar, i ikur në pranverën e 13-të nga Shqipëria. Në një anije ushtarake që nisej nga porti i Himarës. Bashkë me prindërit dhe vëllezërit. Bash në kohën kur, një pjesë e mirë e atyre që i kishte pas dhe përballë dje në Parlament, qanin me oi pushtetin e etërve që po humbte në duart e ‘vandalëve’.

Në Itali jetoi dhe studioi dhe u kthye këtej në vitin 2005. Me Italishten si gjuhë, kulturë dhe nënshtetësi, por edhe me përvojën dhe një ide që i shndriti. 12 vjet më parë ai hapi biznesin e tij të parë. Sot numëron disa në Shqipëri, Itali dhe Britani, dhe hyn te klasa e kapitalistëve të rinj shqiptarë.

Krejt ndryshe nga i pasuri shqiptar që e ndesh rëndom, dhe po aq e imagjinon, dhe të cilit mund t’ja hamendësosh origjinën e pasurisë, sjelljet e diskutueshme, injorancën sociale, Agron Shehaj është ndërtuar mbi idenë e vet dhe forca e saj i ka prodhuar edhe pasurinë.

Vendimi i tij për t’u futur në politikë nuk ka qenë, as i shpejtë dhe as i lehtë. Ata që e njohin, e dinë se është menduar gjatë, e mezi ka thënë po, në fund. Mund t’ja lexosh ende atë dyshim, herë pas here, kur heshtja e bisedave bëhet hon.

Me intuitën e një sipërmarrësi, e ka ndjerë se do të përballej me poshtërsi të panumërta në rrugëtimin politik. Nuk është se siluetën e tyre nuk e ndeshi gjatë fushatës elektorale. Por ‘Irmën e poshtërsive’ e takoi pas fjalimit të parë në parlament.

Sapo panë Agron Shehajn, një tufë sharabajkash dhe halldupësh të Kuvendit politik dhe mexhlisit të internetit, papritur zbuluan standardin. Kuptuan se parlamenti i ri, pavarësisht se për katër vjet u popullua nga njerëz të rripit e të pisqollës; pavarësisht se për katër vjet do të ketë në krye njeriun që drejtoi Ministrinë e Punëve të Brendshme të Enver Hoxhës; papritur, qenka bërë i padurueshëm dhe qesharak me deputetin e ri të Partisë Demokratike, Agron Shehaj.

Papandehur, skupicat (term i Agron Tufës) e shkimbën neonin e logjikës, kaluan symbylltazi mbi kapituj shkrimesh promocionale për dreqin e të birin, dhe zbuluan standardin e fildishtë politik. Shpallën se në të Agron Shehaj nuk përket. Me këtë zbulesë i vunë vetes edhe spaletat shkëlqimtare të mjeshtrave të shqipes, komunikimit, parlamentarizmit, shkencës politike, e me radhë.

Çfarë kishte vallë të ububushme (term i Kadaresë) në fjalimin e Agron Shehajt? Asgjë tjetër veç NEVERISE. Agroni, me anë të atij fjalimi, guxoi të bënte publike përbuzjen e tij për atë lloj politike dhe atë lloj pushteti që përfaqësohej te ajo shumicë e majtë, që i falej ministrit të fundit të policisë politike të diktaturës, dhe një aleance, tashmë të pranuar nga vetë Rama, me krimin dhe drogën.

Neverinë e ilustroi me një gjë të thjeshtë: Banka angleze i kishte mbyllur llogarinë tri ditë pasi ishte informuar se statusi i tij, nga sipërmarrës italian, ishte shndërruar në politikan shqiptar.

Agroni nuk është i lumtur me këtë veprim të anglezëve. Sepse edhe ai ndjehet i përçmuar. Sepse edhe ai ndjehet shqiptar. Kjo nuk e pengoi ama, që ta bënte publike neverinë e të tjerëve për të dhe për ata që do të ishin bashkëudhëtarët e tij në atë sallë.

Ai nuk po e tundte neverinë si shpatë, por po e hidhte te këmbët e tyre si thirrje për exit, për dalje për ndryshim, për ekzorcizëm.

Shakllabanat (term i Fishtës) nuk e njohin neverinë. Ajo ka fuqinë të strehohet vetëm në shpirtra mbi mesataren.

Dhe, kështu, të paneveritur, të sigurt në fuqinë e shpërfilljes, zhgani i bejlurçinave (term i Konicës) të tranzicionit, aty të pranishëm ngaqë askush nuk ka neveri në këtë vend, u pasua nga cheer leaders-at mediatikë.

Kjo pra është drama me një akt.

E jona.

Edhe pse na e paraqiti, me guximin e një labi dhe sigurinë e një kapitalisti, Agron Shehaj.

45 komente në “Alfred Lela: Ata që tallen me Agronin janë një tufë sharabajgash dhe halldupësh, ai ka vuajtur për të arritur këtu”

  1. ''....askush nuk urrehet me shume,se ai qe thote perhere te verteten[Plato]. says:

    dhe sunit dhe ”diamond”[flori] nuk shkon o autor,dicka qelb ne kete mes se nuk shpiegohet ndrishe…………!!!

    1. Koco Koqedhima says:

      O koqe ik se mbarun 300 eurot. Ore na shpjego pse greaket e qujne vendin dhe veten me emrin e kurves Helene?

      1. Katerina die Große-Madona prej Sauku says:

        Alfred mi goce po pse qonke nervuzu tine??
        Pse te kan shamun motren tende Gonen dhe jan tallun me te???
        Jo miletin nuk e shqetson aspak papjekuria dhe fjalimi i Gones por njerzit qi ka sjell Lulushja me PD.
        Njiket duhet te kuptosh ti mor tru rrujtun. ?

        1. Edkari says:

          Ngrihuni demokrate dhe ti bejme nje kontroll kryeministrise dhe ne bodrumet e saj do gjejme mbi 100 komentues
          qe shkruajne ne portale duke perbaltur opoziten dhe duke thurrur lavdi Edi Rames.
          Ngrihuni demokrate dhe ta bejme Edi Ramen te futet andej nga ka dal se ai eshte aq dhits sa iken
          dhe si bie nder mend as per Linden e Zahokopilin.
          Ngrihuni ta perzeme te keqen ka ardhur koha te rilinde qendresa.

    2. dori says:

      Nuk e ke mik o Fred Lela, por i merr leke cdo muaj per sherbimet qe i ben Agron Shehaj. Fjalimin idiot, me te cilin ai la nam ne parlament dhe u be klloun, e ke shkruar ti. Zotrote nuk mbron Agronin e IDS, por penislleqet qe ke shkruar vete. I more 10.000 euro per fushate, e mashtrove si te desh trapi dhe rezultati ishte i qarte: PD mori me pak vota se ne vitin 1997 ne Vlore. Tmerr i tmerreve. Ti re je rregull o zoteri, ndaj ndonje lek me kunatin se ka Gonia per te gjithe…

    3. Montro says:

      Alfred Lejlala!
      Ti je nje qelbanik i ndyre qe meriton nje kazan me gelbaza tuberkulare ne fytyre!
      Ne dejet e3 tua nuk ke gjak,por helm gjarperinjsh !
      Je sa idiot aq edhe i poshter!

  2. Shaba says:

    Turp per nje individ kaq indipefent dhe aq te fuqishem, si Agron Shehaj, te futet ne politik si kloun cirku, apo megafon i prishur ne doren e Tjetrit.

  3. Paqesori says:

    Eeeee, mjaft ti, se na cudite fare ! Mund te jete nje bisnesmen shume i arrirre sepse bisnesi nuk behet me llogje si gazetarìa jote , por le te rrinte atje ” bythesiperm ” dhe te mos ngaterohej me politike, se na hapi barkun ! Ishte me komik se ty , dhe me idjot ne maredhenien me te tjeret !
    Ne maredhenje me euron dhe Dollarin mund te jete serioz . Kjo eshte ceshteje tjeter

    1. artiles says:

      Lela s’ka faj me kete artikull!!!!! Eshte i detyruar ta mbroje Agronin se …… ja ka shkruar vete fjalimin.

    2. bureto says:

      Right, Paqesor!

  4. poli says:

    Nuk behet politike me formular falas te shperndare ne facebookun e tij .
    Mikut tend thuaji qe kur te bej sondazhe te pakten te marr nje platform me pages se do jet me i besushem.
    https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLScKDlYwcnP68TPhwiBhlyLKvl2dhmruzlGJBbtHEmZRaIJ_ZQ/viewform
    Tung

  5. korçari says:

    Z.Lela kuptohet qe jeni mesuar me kuterbimin pasi era e qelbur del nga ty dhe nga nje tufe shakllabanash bashke me Lubonjat,Bushatrt,Zhejet,etj )dhe per t’a mbyllur nuk eshte e thene qe duke qene i suksesshem ne bisnez duhet me patjeter te jesh dhe ne politike ,dmth,ne kete rast deputeti eshte komplet i dekonektuar me realitetin shqiptar dhe mendoj se do te jete nje burim i pashtershem per “Fiks fare”.

  6. E verteta says:

    Te gjykosh ne historikun e nje individi qe vetem ti e njihke si te ndershem , eshte idiotizem nga ju zoti lela sepse nqs individi qe po aderoka si deputet i fjales se lire , eshte ne ate parti qe solli kete lloj rregjimi jo demokratik ku u shkaterruan bisneset e shume njerezve vetem per te mbrojtur bisneset militante te njerezve pa intelektin e duhur shkollor qe zune poste drejtuese , e sot pafytyrsia e ketij agroni na fliska se femije po vuajne rrugeve te botes e gjera te kategorise qe i mbollen me zell njerez qe aderuan nen siglen e PD , duke shformuar cdo gje demokratike. Partia Demokratike jo detyrimisht qe ka ate emer eshte ajo e vetmja qe mund ti dhuroje popullit demokracine e deshiruar , por vetem ju po perdorni te gjitha suportet nderkombetare ne finance , duke shperndare pasurine si qoka vetem per llomoqitur e ngritur bisnese te njerezve si puna juaj qe vetem analista nuk jeni po copa fekalesh qe nuk ju fshin dot njeri sepse dhe maxhorances se sotme ju intereson ky lloj analizimi qe populli mos njohi kurre asgje reale po vetem rrengjet tuaja , prandaj zgjidhja do kishte tjeter emer per Shqiperine nje revolucion njerezor popullor dhe Duerte alla filipine qe tua rrjepi lekuren nga pasuria pa merite e fituar ne 20% te popullsise Shqiptare se vetem medaljen keni ndryshuar nga bij drejtorash dhe qeveritaresh komuniste ne mohim te tyre si demokrate te perthekur fuqishem sikur keni qene edhe bere ajka inteligjences Shqiptare. Skemi gje ne dore se duam te jetojme drejte po ju hurin doni ne bythe nga cdo parti me legena ne te , sepse cdo parti ka dhe serioza njerez qe ja mbyllin gojen me ndonje zarf ne te ndonje (plumb) vetem ndonje me nr llogarie.

  7. Grigor says:

    Eeeej, po ….. pse mori kot ky? Dhe …. ne fakt …… kush eshte ky djali? Po ky, ka marre angazhim te mbylle gojët e botes? Nuk e kupton ky qe tani njerezit nuk qeshin me Agron Shehajn? Iku cudia, mbaroi, tre dite mban. Tani ky trapi u dha municion njerezve per te qeshur akoma me shume me vete Lelajn.
    Apo kujton ky se ata qe qeshen dhe u tallen dje, sot po dridhen nga frika e Lelajt?
    Une nuk e kam lexuar akoma se çfare ka thene ky Shehaj, dhe mbase nuk eshte fare per te qeshur. Por ky Lelaj? Nuk mbushka fare.

  8. Yllson says:

    Or Lela se nuk te them dot zoteri,ti je nje zagar qe te ka mbetur ora mbrapa.
    Per deputetin ne fjale nuk kam c’fare te them se nuk e njoh,koha do ta tregoj por ty te njoh si sahan lepires dhe nuk je i besueshem.
    Per Gramizin me vetem 3 muaj minister e percmon por per Saliun nuk te kam ndegjuar asnjehere ta kritikosh apo t,ja permendesh si sekretar partie dhe komunist qe ka qene.Nuk te kam ndegjuar ta beshe fajtor kriminelin Sali per shume krime e sidomos vrasjen e 4 personave me 21 Janar,nuk te kam degjuar te kritikosh as Fatmir Mediun,Lulezim Bashen e shume te tjere….Une nuk te besoj ne asnje shkim qe ti bene.Ne se ka sharlate ne kete merseli je ti ai.

  9. Xha Braho says:

    Ore po edhe ketij kokerrjepurit i qenka mbushur mendja se qenka filozof dhe mendimtar i madh. Pasi vjedh aty ketu coperza epitetesh dhe etiketimesh nga Fishtes te Tufa Agron (tufa tufa zerdeli) kokezbathuri pedese na qenka prekur thelle se nje tjeter kokebosh na paskeka qene biznesmen i suksesshem dhe na i paskan mbyllyr llogarite e tij te medha ky ngjyen krifen e tij edhe luani yne kokezbathur. Shporru more idiot se ja pershtiret ketij mileti me ato pseudo-“pordh-hale” qe pirdhni vete dhe i merrni ere vete.

  10. CUBELI says:

    Ne kohen e “cadres” se pd-se, dolen edhe sharabajgat e kombit :zheji,lubonja,bushati,gjokemarkaj, dhe ky koke gorica qe na cane by… cdo dite per lulin e pd-se, vetem se enderonin ndonje post. Dhe mire e kishin sepse pd-ja sharabajga futi ne lista. Por aq pa vlere ishte ky leli kokegorica sa edhe si sharabajge nuk vlene. Dhe tani e shikon qe se pjerdh njeri me gjithe shkrimet e tij, ndaj nxjer vrer nga goja. Race e poshter, ngelen gjithe jeten duke u puthur by.. te tjereve per nje cope post.

  11. Emilia says:

    Zoti Lela, jam deri diku me shkrimin tend, por me vjen çudi se pse flet me aq mllef per bejleret. Bie tamam ne nivelin komunist te viteve ’50. Bejleret i perkasin nje klase qe e persekutoi deri ne palce E.Hoxha por fisnikerine nuk ua hoqi. Ma hoqe respektin qe kisha per ju. Madje e thua me qesendi, gjoja me termin e Konices. Po te them se une qe po ju shkruaj i perkas nje klase te tille bejleresh, me gjithe persekutimin tim dhe te familjes, fisnikerine e ruajta, dhe nuk kam bere kompromis me kohen e hajduteve. Prinderit nuk me lane gje, i sekuestruan, por fisnikerine edukaten e ruajtem, nuk na i mori dot njeri. Komleksi ndaj kesaj klase eshte i trasheguar, pikerisht keta bejlere perbene eliten e kombit qe shkriu pasurine per atdheun. Kombi ka nevoje per elite dhe elita nuk vjen nga hiçi si kjo klase politike qe kemi sot.. Nje fjale e urte thote, plisi nuk behet lis, dhe tjetra buxhaku nuk behet oxhak. Jo Alfred, mbase vjen nga hiçi por kjo nuk duhet te te beje qe te urresh bejleret.

    1. E dashur Emilia! Mos u merzit nga brekgrisurit (sans-culotte-ët) shqiptare si lelat me shoke, dale nga balterat e kenetave te Thumanes apo diku gjetke. Duan shtate breza qe te fisnikerohen moj moter. Njeriu per nje dinjitet ron. Ti kujdesu, ashtu si deri me sot ta ruash ate, se ata te padinjitetët nuk humbasin gje, sepse nuk e kane. Ti je me e fituar, sepse ke diçka me vlere. Ne kete bote te gjithe jemi vdekatare, por per aq sa rrojme, kemi dhe nivelin mbi mezatar qe te ndjejme neveri per ‘filozofet’ e dale nga llumi. Sepse me shume sforco po rreken te na mbushin mendjen se jane konservatore e te djathte, por s’jane gje tjeter vecse karikatura te ketyre dy filozofive qe kane mbizoteruar dhe do te mbizoterojne edhe disa shekuj ne perendim. Sankylotet kane te drejten e tyre te ushqehen dhe kane zgjedhur dhe ata rrugen e tyre. Pergjate nje brezi e kane te pamundur te fisnikerohen edhe po te duan. Mos u merzit! Njerezit nuk njihen nga ato qe thone e shkruajne, por nga ato qe bejne. Ne i pame e i shohim per dite se ç’bejne te gjithe shakllabanat e politikes dhe gazetarese shqiptare, pavaresisht se nga cili krah jane rreshtuar dhe kujt i sherbejne. Shendet!

  12. Jimi says:

    Mos Lejla’ se na bere per te qare!

  13. saliu says:

    Erdhi nga bota tjeter ky?

  14. Zerin dhe levizjet dhe menyren e te folurit e keni te dy njelloj,me sa duket nga shoqeria e ngushte qe keni dhe sjelljet qenkan rakorduar.
    ky me duket sikur ka vene prezervativ ne koke.

  15. Alfred lela says:

    Ja paske bere ti fjalimin Agronit me duket:-)

  16. Aldi says:

    Shkrim i bukur.
    Ka dicka! Ata nuk qeshen, u shtine. U dhembi ajo cka tha Shehaj , se atyre u referohej. Keshtu eshte kur parlamentin dhe qeverine e ben me komuniste, horra dhe gra shtrati.

    1. L leshi says:

      O aldi kishe ndonje grua te fisit qe i njihke kaq mire? Ik ore langaraq ,rrace e qelbur..

  17. Koba says:

    Shkrim i handakosur.A.Shehaj mund te jete Bisnesmen i zoti po me paraqitjen qe beri doli pak si aguridh per Politike.Lereni ne qetesine e tij Ai nuk bind sikurse dhe ca aguridhe te tjera si i biri Fahri balliut apo ai Salianji …Keta jane Rocat e rinj te Lul Sumkapucit.Nuk ben fajde Mbrojtja me Pathos e Leles Qeros

  18. Koba says:

    Shkrim i handakosur.A.Shehaj mund te jete Bisnesmen i zoti po me paraqitjen qe beri doli pak si aguridh per Politike.Lereni ne qetesine e tij Ai nuk bind sikurse dhe ca aguridhe te tjera si i biri Fahri balliut apo ai Salianji …Keta jane Rocat e rinj te Lul Sumkapucit.Nuk ben fajde Mbrojtja me Pathos e Leles Qeros:Apokalips ne PD.Me kete skuader nuk behet llaf per pushtet

  19. Aleksander says:

    The vet Agroni nuk do e kismet beren je shkrim te tille.

  20. Haka Tekizoti says:

    Ky Lela qeka gjo e qut. S’e kam dit qi qeka meritë me pas vujt m’u bo qesharak e për kyt u dashka respektu. Bravo Lela!

  21. taraboshi says:

    O analist injorant tja dish per nder Sokol Balles qe te nxori ne televizor e ty te hyni vehtja ne qejf e te duket se u bere njeri me i dhene mend ndonje njeriu me 4 klase shkolle dhe materiali qe i pergatite ti dhe interpertimi i tij. Tjeter qe kam per te thene eshte qe ne ate zhgarravine shkrimi qe i ke ba atij i qante zemra qe pse po ikin shqiptaret ne Europe….Ata po ikin per tu bere biznesmen si Agroni .Ja pra pse qeshen deputetet me Agronin dhe ty .

  22. Mirditori says:

    Ti nuk pyet per kuterbimin se je kuterbimi vet. Artikujt e tu o gazetaruc jane si te dala nga gropa septike, ashtu sic e thua edhe vet. Ku i ke ato parashikimet e tua per zgjedhjet , qe na cave trapin. Ti na analizat e tua si dhe ne gjithe shkfimet je i peshtire, sic ke dhe surratin.

  23. nadire says:

    ik o alfred mos u bej me sharabajg e sharlatan se agroni e di gjith vlore qe paguhesh mire prej tij qe ti esh fjalimet atij dhe mikeshes se tij te ngushte nadires se ristanit, e di gjith vlora qe i pregatit fjalimet nadires e atij, 2 mediokerr qe pagen si deputet do ta japin ty per shkak te injorances se tyre, cfare turpi kunu katandis pd, ndaj meri ato leket e fjalimeve dhe kaq lere avokaturen se nuk te shkon dukesh shume shemtuar.

  24. alphade says:

    Ky Lela do te ishte nje prift ” for excellence” per nga menyra se
    si i trajton dhe argumenton edhe karagjozlleqet e mikut te tij ne
    parlament. Eshte per te ardhur keq qe nje biznesmen i mire te
    merret me dallkaveret e politikes. Nje spanjoll i mocem ka thene :
    ” zapatero a tus zapatos” ,qe do te thote pak a shume e perifra-
    zuar : zoteri merru me ate pune qe di ta besh me mire ! Ky Goni ,
    di mire te beje punen e biznesmenit dhe le te vazhdoje kete rruge …!!

  25. dita says:

    Nese do te kishe nje minimum,minimum,minimum dinjiteti duhet te zhdukesh nga faqja e dheut. Aresyet: Kete Shehaj nuk e besoj aspak se eshte bisnesmen. Me siguri eshte prostituta e ndonje politikani qe mbulon pislleqet e tij,si disa te tjere ne ate parlament.Padronin mund ta kete nga krahu i majte. I ka dhene nje shume te llahtareshme Bashes per ta vene ne liste.Ti e di shume mire. Cilido person qe sherbehet prej teje per mbrojtje eshte i dyshimte.Per cfare aresye nje i pasur qe i ka me thes parate iu futka politikes se shemtuar shqiptare?Per te ndihmuar te varferit,per zhvillimin e vendit,per tu bere kryeminister apo se ia ka kerkuar dashnorja. eshte per t’ja veshur vetes kur idiote si ty mbrojne idiote akoma me idiote.

  26. Maskarai Lela says:

    E kam provuar njehere mbi kurriz poshterine e ketij ndyresires, Leles. Pa e hiperbolizur, nuk mjaftojne te gjitha epitetet e gjuhes shqipe me ngarkese negative, per t’ia veshur ketij haleje!

  27. Prenga says:

    Vertete eshte per tu habirur se ku i gjene PD ashtu si kandidatet per depurtete edhe opinionistet dhe gazetaret perkrahes kesi sharabajga si Lejlen, te cilet ne vend qe te ngjallin simpati dhe besim ndaj fjaleve qe thone nxisin antipati madje edhe behen qesharak.Une nuk them se te gjithe jane njesoj .Jo…jo.. vetem krahasoni diskutimet e Astrit Patosit e Majlinda Bregut me diskutimet e ketyre injoraneteve si Agron Shehu,Salianji, apo edhe vete Ky Lejla i cili nuk eshte as mashkull as femer dhe nuk i nxene fjala vend asnjehere.A nuk e pyet Lejla veten perse diskutimi i keti “heroit” dhe te “vuajturit te tij i bene te pranishmit te qeshin me lote?Te behet i sinqerte dhe te tregoje te verteten vete Lejla ka qeshur edhe ai kur ka degjuar nje diskutim te tille te percjellur me mimike e gjeste sa do i kishte lakmi edhe mister Bini? Une mendoj se vete Lejla nxite vetem humor me shkrimet dhe diskutimet e tija ,por me siguri ai edhe paguhet per keto shkarravina dhe per ato opinione qe mbron te pambroturen.

  28. Tutu says:

    Boll se na ngashereve…cdo vuajtje qe ti thua per xhepin e tij e ka bere…si naiv ( idiot) qe eshte te shkoje atje ku gjen veteveten…jo gjjithshka blehet me para…

  29. nexhipi says:

    Sa i ben pershtypje Ver LLapes qe i thone veri nxirre Llapen,aq dhe ty o koqe veremosur te ben pershtypje, tallen me ty o debil,por sot eshte ne mode te jesh debil. Thone qe fytyra shpreh shpirtin, nese do ishte vertet keshtu, duhej te kerkoje ndonje donacion te paguante per te mare material nga bytha e Fariut per te bere origjinal fytyren e salinjanit. O manikin o shemtire qe gjithmon zgjedh te keqen,sogurisht qe shkon me shpirtin.

  30. kanina says:

    Avash-avash, zoti Mero, gazeta jote po bëhet gazeta e skupidhjeve…! Kjo “mbrojtje” e Lelës, thjesht të bën të gajasesh dhe njëkohësisht të mërzitesh për batakun ku kemi rënë si shoqëri…! Mos shkruaj më zoti Lela, se në vënd që ta mbrosh mikun tënd, i bën dëm atij… (po të kesh pak tru e të mos “i biesh gjoksit” si lab, e kupton, pse…)

  31. Tralala says:

    Nuk e njoh Agron Shehaj, po nese vertet e ka ngritur biznesin si thoni ju, ai duhet respektuar sepse te besh biznes ne kete vend eshte shume e veshtire. Te besh politike eshte me ndryshe. Kushti baze, eshte: ti bashkohesh nje bande, por ky eshte vendim I veshtire per njerez me dinjitet. Per fjalimin e tij mendoj se, Zoti Shehaj duhet te priste edhe ca derisa ti merte eren parlamenti. Ndoshta nxitoi.

  32. timo says:

    Prandaj fjalimi Agronit ngjan kaq shumë me shkrimin e Alfredit për nga “stili”. I njëjti kapacitet mendor.

  33. shoku says:

    Ore ka disa fakte qe kundershojne disa te tjera. As une nuk e njoh Agronin ( deputetin).
    Nga njera ane Lela ( me pelqen ky emer se ka nuaca femerore) thote ( se e njeh mire) qe (Goni) eshte nje person i suksesshem ne bisnes, ku gjithcka e ka arritur i vetem, fale aftesive dhe kapaciteteve qe ka. Po ashtu citon se Goni eshte nje person i nderuar, i respektuar pse jo dhe i zgjuar. Por si eshte e mundur qe ju afrua politikes dhe me keq akoma nje partie si p.d krye keput antikombtare deri ne ADN e saj? Si eshte e mundur qe pranoi te behej deputet ( sigurisht me p.d) kur vet ky Agron e anatemoi figuren e deputetit?? Te beseoj se deshira e Agronit qe buron nga ndershemria e tij, te sherbejper te pastruar p.d apo ti japi nje imazh tjeter, s’ma ha mendja ( ai e di se eshte lab, se po te flesh me qente, te nesermen je i mbushur me pleshta).
    Kam akoma, por s’po vazhdoj me tej.
    Nje gje po me ben pershtyje ( pasi prej kohesh shpreh komentet e mia ketu) qe shqiptaret, populli im po zgjohet, nuk ja hedh kush, po behet me i ndergjegjshem, me i vemendshem dhe shume i kujdesshem ne analizen qe i ben situateve te ndryshme. Po fillon me ne fund te ndaj shapin ne sheqerin, mjellin nga krundet. Ti Lelja e di ku ben pjese?

  34. tomorri says:

    Lelaj duhet te beje nje gje: Tja fuse vetes dhe shpeton nje here e mire.

  35. Fuck Mark uk, Crusader, Coeur & LOVE says:

    Ajo qe degjova e qe pash eshte jo vetem qesharake por edhe skandaloze. Mjere parlamenti, mjere ai popull qe pefaqesohen nga injorante te tille, mjere ajo parti qe perfaqesohet me keta “politikane” IDIOTE si ky Agron Shehaj, POR mjere GJITHEASHTU edhe ajo gazetari qe perfaqesohet nga KARABUSHA si ky Alfred Lela qe edhe me kapak pucete te vulosur i vjen goja era MUT…

  36. suzi says:

    Dhe brigadieri ne mbledhjen e brigates se
    arave e bente me mire nje shkrim Te tille

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje