VIDEO/ Kujdesni me votën! Ky qen i pazakontë kandidon për kryetar bashkie, njihuni me të

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Gjikund në botë njerëzit duket se janë të mërzitur me të zgjedhurit e tyre dhe protesta nuk mungojnë herë pas here.

Në Kanada, në zgjedhjet elektorale ka një kandidat të veçantë e kësisoj nëse do të ishte njeri, lajmi nuk do të ishte përhapur në botë.

Me lesh dhe katër, ai e ka “ndërmend” të jetë i zgjedhuri i banorëve të bashkisë St. John’s, N.L. Qeni i quajtur Finn, është një 5 vjeçar australian, dhe kandidimin e tij e kanë publikuar më së shumti në rrjetet sociale.

“Shumë njerëz thonë se ai është kandidati më i mirë”, tha Glenn Redmond, pronari i Finn, gjatë një interviste të martën.

Redmond – një trajner i kafshëve 48-vjeçar dhe interpretues i performancave – tha se Finn është një aktor i përkryer, pasi ka luajtur rol në filmin hit “Maudie” dhe shfaqjen televizive “Republika e Doyle”.

“Finn është një punëtor i palodhur. Ai është shoku im më shumë se çdo gjë, por ai është trajnuar për një sërë sjelljesh të ndryshme, kështu që ne vetëm vendosëm të krijojmë disa role për të”, tha Redmond.

Ai pranoi se emri i Finn nuk do të jetë në fletëvotim.

Redmond tha se Finn, i cili shpesh duket sikur po buzëqesh, së shpejti do të shfaqet në një video tjetër duke u kërkuar banorëve lokalë që të votojnë për të më 26 shtator.

Finn nuk është kandidati i parë jo-njerëzor për kryetar komune në rajonin e Atlantikut.

Tuxedo Stan, një mace e zezë dhe e bardhë, garoi jo zyrtarisht për kryebashkiakun e Halifax në vitin 2012, si një mënyrë për promovimin e mirëqenies së kafshëve në qytet. Stan më vonë ngordhi pas një beteje me kancerin.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *