SKANDALI në Grykën e Këlcyrës vazhdon. Harri Lena vijon punimet. INUK dhe Policia nën kontrollin e tij

Në Grykën e Këlcyrës vazhdojnë punimet dhe sot.

I dërguari i gazetës TemA në vendngjarje gjeti pesë punëtërorë me origjinë nga Kukësi të punësuar në të zezë me një mijë lekë dita, plus fjetjen, të cilët po merreshin me skelat e betonit.

INUK i Gjirokastrës që ka shkuar dje në vendgjarje, duket që ka marrë urdhër të bëjë sikur nuk shikon çfarë ndodh.

E njëjta gjë dhe me Policinë e Përmetit, e cila ka detyrë të mbikqyrë territorin.

Ngjarja zë fill dy javë më parë, kur Harri Lena, ka vendosur të uzurpojë një burim uji në formë ujvare që del në pjesën përballë fabrikës së tij, në anën tjetër të Vjosës.

Për të mbledhur ujin, ai duhet të ngrejë një kullë betoni në Vjosë dhe pastaj një urë të shëmtuar betoni mbi lumë, për ta kaluar në anën tjetër.

Të gjitha këto po i bën tërësisht pa leje zyrtare, por përmes korruptimit të strukturave të INUK dhe Policisë.

Për një ndërtim të tillë duhet leja nga KKT e Republikës, të cilin ai mund ta sigurojë falë lidhjeve korruptive.

Shoqëria civile ka shpërthyer dje në protesta kundër tij dhe po përgatisin një miting të madh proteste në mbrojtje të Vjosës, ku Harri Lena do të jetë një nga të akuzuarit e mëdhenj.

Ndërkohë, po përgatitet një padi penale ndaj Policisë së Këlcyrës dhe INUK të Gjirokastrës, për mosveprim dhe mos ndalim të autorit të krimit.

7 komente në “SKANDALI në Grykën e Këlcyrës vazhdon. Harri Lena vijon punimet. INUK dhe Policia nën kontrollin e tij”

  1. Mondi says:

    Poshte qelbesira Ha-Le. Bojkotoni produktet e tij

    1. .. says:

      O qelbesire si ndryshe me ekologjike mund te shfrytezohet dhe amballazhohet uji, as germoj as cpoj as ….. por me tubacione e direkt nga burimi qe derdhej dhe shkonte deme ne lum dhe ne det.
      Perse goditet nje biznesmen i paster qe puneson mijra puntor qe beri Trebeshinen dhe Permetin te famshem ???

  2. zaho says:

    Ateher Harri te hiqet qafe

    1. mirel says:

      Mero, po nje cope sherbetor i qeverise ngele.
      Nuk eshte Harri, po shteti.
      Shteti po merr me qafe Vjosen. Harri eshte nje krimb i fryre, qe merr ushqim nga kermat e shtetit.
      Eshte Ramiu dhe Ahmuti. Ata po e marin me qafe Vjosen me koncesione, si moren me qafe banoret e Marinzes me Banker Petroleum, apo me Kurum.
      Nuk i ben Harri i vetem keto. I ben shteti i degjeneruar.
      Sa here kam thene gjylja ne mes te parlamentit ben pune

    2. Flm says:

      “Shoqeria civile ka dhperthyer ne protesta per mbrojtjen e Vjoses” …. shpifje dhe propagand e piste, “hidh hidh balt” se dicka do te ngelet thote nje fjjal e urte.
      Lufta ndaj gjithckaje te Krishter si ne ekonomi, pronesi, si ne politik, kultur, tradit …. ka kohe qe ka nisur, por se fundi kjo eshte duke tejkaluar caqet e indiferentizmit, kjo eshte bere shum e ashper.
      Ju kujtoj qe investohen shuma te medha nga Neo-Otomanistet per te goditur Krishterizmin ne te gjitha aspektet.
      Mos bini pre e ketyre mashtrimeve dhe propagande Gebeliste.
      Investitori Harry Lena nje biznesmen i ndershem qe ka nisur bizneset e tije nga zero me djerse dhe jo pislleqe, nuk ben as gje me teper se te perdor ujin qe derdhet kot ne lum dhe andej e det, pa ndotur pa prishur, komfort regullave ekologjike..

  3. Flm says:

    “Shoqeria civile ka dhperthyer ne protesta per mbrojtjen e Vjoses” …. shpifje dhe propagand e piste, “hidh hidh balt” se dicka do te ngelet thote nje fjjal e urte.
    Lufta ndaj gjithckaje te Krishter si ne ekonomi, pronesi, si ne politik, kultur, tradit …. ka kohe qe ka nisur, por se fundi kjo eshte duke tejkaluar caqet e indiferentizmit, kjo eshte bere shum e ashper.
    Ju kujtoj qe investohen shuma te medha nga Neo-Otomanistet per te goditur Krishterizmin ne te gjitha aspektet.
    Mos bini pre e ketyre mashtrimeve dhe propagande Gebeliste.
    Investitori Harry Lena nje biznesmen i ndershem qe ka nisur bizneset e tije nga zero me djerse dhe jo pislleqe, nuk ben as gje me teper se te perdor ujin qe derdhet kot ne lum dhe andej e det, pa ndotur pa prishur, komfort regullave ekologjike.

  4. Faleminderit says:

    Faleminderit o Flm, per sqarimin! Por nqs nuk ka leje per te filluar e vazhduar punimet, atehere cdo justifikim tjeter, eshte i kot. E cuditeshmja eshte se Kryeministri, apo me mire Qeveria, sikur po thone qe do degjohet zeri i qytetareve, perse nuk reagohet atehere? Nuk eshte kaq e veshtire sa per tju dhene urdher Bashkise perkatese, te Permetit per rastin konkret, te shkojne e te verifikojne dokumentacionin e atyrre qe po bejne punimet, por dhe te punetoreve qe jane te punesuar.FLM o Flm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Top
Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
X