Ligji për pakicat, reagon Athina: Përjetëson arbitraritetin e regjimit të Hoxhës

15 Tetor 2017, 14:42Politika TEMA

Athina zyrtare ka reaguar ndaj votimit të ligjit për mbrojtjen e minoriteteve nga parlamenti shqiptar.

Në një deklaratë të ministrisë së Jashtme greke, të dielën në mesditë, nënvizohet se ligji në fjalë “përbën progres për minoritete ekzistente dhe inekzistente”, por “një hap mbrapa për minoritetin më të madh” që është ai grek.

“Në vend që të garantojë të drejtat e minoriteteve në vend në bazë të modeleve europiane, ligji që votoi parlamenti shqiptar për mbrojtjen e minoriteteve, përjetëson arbitraritetin e regjimit të Hoxhës. Është një hap përpara për minoritetet ekzistente dhe inekzistente, dhe një hap mbrapa për minoritetin më të madh dhe ekzistent në Shqipëri”, thuhet në deklaratën e zëdhënësit të ministrisë së jashtme greke, Aleksandros Genimatas.

Muajt e fundit Athina i ka shtuar axhendës problematike me Shqipërinë edhe kundërshtimin e statusit aktual të zonave minoritare. Një kundërshtim i nisur dekada më parë, por i lënë në haresë për shumë vite.

Vetëm pak ditë më parë, ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias, tha se minoriteti duhet të njihet në gjithë shtrirjen e territorit dhe kudo që minoritarët grekë ndodhen në Shqipëri.

Sipas tij, “bie ndesh me të drejtën europiane “reforma” e Hoxhës që minoritet konsiderohesh vetëm nëse ndodhesh në dy zonat e njohura si të tilla, ndërsa po të largohesh nga fshati yt e të shkosh në Tiranë, nuk je më minoritet”.

10 komente në “Ligji për pakicat, reagon Athina: Përjetëson arbitraritetin e regjimit të Hoxhës”

  1. Gaqi says:

    Po mjaft na cate trapin me keta evgjitet. Lerini te hane mut atje ku jane. Mos u beni reklame. Thjesht refuzojini, injorojini

  2. tfgs1 says:

    po si mund te dodhte ndrishe,kur korraket e sotem sunite jane vazhdim i sumqirit Hoxha………….

  3. Xumi says:

    Ne duhet te kishim marr per baze loigjin grek te njohes se minoriteteve. Pra te mos njihnim ASNJE!!!!

  4. aldo says:

    Domethene meqense ne Tirane,Durres,Shkoder u vendosen ca familje minoritare ne kohen e diktatures,Tirana,Durresi Shkodra duhet te shpallen zona minoritare se nuk po e kuptoj

  5. Fredi FR says:

    Zonat e minoritetit grek i ka njohur Lidhja e Kombeve jo Enveri o te djallezuar!

  6. kostandin9 says:

    Do të isha i lumtur si shqiptar, nëse shteti grek, trashëgimtar i kulturës së lashtë greke, demokracisë, shkencës, si një shtet i integruar në organizmat europianë gati 50 vjet para nesh, do të na “huazonte” ligjet e tij në mbrojtje të minoriteteve në Greqi. Do tju isha akoma dhe më mirënjohës nëse do të kishin mirësinë të na ofronin “sakrificat”e tyre historike në mbrojtje të minoriteteve turke, shqiptare, çifute, sllave. Të na tregonin për qytete si Selaniku hebre apo Janina shqiptare, apo krahina të tëra si Çamëria se ku gjinden hebrenjtë apo shqiptarët që jetonin aty prej qindra vjetësh dhe se si janë të mbrojtur nga shteti dhe kultura greke?!

  7. Aleko says:

    Ahere ne Shqipetaret duhet te kerkojme 30 miljon shqipetare qe jane shperndare ne kohe te ndryshme ne gjithe boten perfshi dhe 2 apo 3 miljon shqipetyare te vjeter qe 1quhen arvanitas..Ore jane ne vete keta greket apo jo..pervete spranojne3 asnje minoritet dhe kerkojne qe edhe nje familje kudo qe te jete te quhet minoritet..Qeveria shqipetare duhet ti jape nje per4gjigje te forte ketyre monstrave qe nuk I lene3 rehat Shqipetaret ne punet e veta..monstra kane qene ndhe ashtu jane..

  8. Alban Dega says:

    KA VDEKUR KOHA E KALIT TE TROJES !

    Jeni te fundit ne Evrope qe mund te jepni leksione per minoritetet !
    Zgjidhni problemin cam duke pranuar genocidin ndaj tyre… !
    Kur je i dhjere mos ngri koken !

  9. hajriu says:

    Nuk kemi nevoje per ju ,Ne hame kashte dhe juve nuk u perulemi do ju shtypim me zjarr dhe me hekur ,nuk duam europ se jemi cam.

  10. Voica says:

    Thjesht gjuha e Dules ose Dulja është papagalli. Si do të jetë në thelb nuk ndryshon gjë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje