Nga Mero Baze
I gjendur mes presionit ndërkombëtar dhe luftës së pistë politike brenda vendit, Edi Rama zgjodhi t’i heqë Saimir Tahirit pushtetin politik, dhe ta mbrojë atë nga goditja politike e arrestimit, deri në fund të hetimit.
Fjalimi brilant i Edi Ramës, dhe argumentimi politik dhe emocional i këtij vendimi, natyrisht janë një biografi e re në ballafaqimin e drejtësisë me politikën në Shqipëri. Ai po përdor një të drejtë kushtetuese, për të shmangur përdorimin politik të procesit, ndërsa më 21 janar 2011, Sali Berisha ka shkelur Kushtetutën, duke mos i dorëzuar policisë gjashtë të akuzuarit për vrasje, të cilët nuk kishin imunitet. Ai nuk bënte betejë me Prokurorinë, por thjesht policia nuk i bindej urdhërit të Prokurorisë. Ndryshimi është thelbësor, pasi nuk ka të bëjë me vullentin politik, por me shkeljen ose jo të Kushtetutës.
Më parë se 21 janari, Lulzim Basha ka përdorur afatet kohore për të mbyllur gjyqin ndaj tij, ndërsa Fatmir Mediu ka përdorur rimarrjen e imunitetit si deputet.
Rasti i Saimir Tahirit, është i ngjashëm me rastin e Genc Rulit dhe Rexhep Ukës në vitin 1995, kur parlamenti i mbrojti për të mos u dënuar me burg, në një aferë që po ashtu vinte më shumë erë politike, se sa korrupsion.
Politikisht, jam i bindur se Tahiri nëse do të zgjidhte mes zhveshjes nga funksionet politike dhe partiake, apo burgosjes politike të tij, do të zgjidhte të dytën. Një politikan që ndjehet i sigurtë, e ka më të lehtë të përballet me burgun dhe ta fitojë betejën, se sa të ndërpresë karrierën politike për t’i shpëtuar një burgosje të padrejtë.
Në këtë pike, vendimi i Edi Ramës është më i keqi i mundshëm kundër Saimir Tahirit, pasi duket sikur i siguron qetësinë familjes së tij dhe vetë Tahirit nga një goditje e padrejtë politike, por nga ana tjetër e zhvesh atë nga çdo përgjegjësi politike dhe parlamentare në emër të Partisë Socialiste.
Por nga ana tjetër, ky vendim do të debatohet gjatë dhe do të ridalë në skenë disa herë në historinë e Shqipërisë, pasi prej sot ka nisur procesi i Vetting-ut, dhe Saimir Tahiri nuk do të jetë as i pari dhe as i fundit parlamentar apo zyrtar i lartë, që mund të rrezikohet me përballjen e ndëshkimit dhe përdorimin politik.
Përballë këtij rreziku do të gjenden prokurorë, gjykatës, politikanë dhe zyrtarë të lartë, të cilët mund të kenë probleme me ligjin dhe tani e tutje do të kujtojmë gjithnjë këtë precedent.
Saimir Tahiri do t’i shërbejë më shumë opozitës si i mbrojtur politikisht nga burgosja, se sa nëse do t’i dorëzohej qelisë së burgut si i ndëshkuar politik. Nëse Tahiri duhet të shkonte në burg, siç unë mendoj se vetë Tahiri do të zgjidhte mes dy opsioneve që ka pasur Edi Rama, opozita duhet të ishte më e frikësuar, pasi e njëjta gjë mund të ndodhë shpesh në të ardhmen, në një vend ku politikën nga drejtësia, e ke të vështrë t’i ndash me thikë. Tahiri kishte shansin t’i fuste të gjithë në krizë, opozitën duke e lënë pa argumente dhe pa mbrojtje pas disa muajsh, Edi Ramën duke e vënë në pozitë të vështirë brenda partisë para mbështetësve të tij, dhe ata që kanë fabrikuar dosjen. Por ai nuk i mori vetë vendimet në këtë histori dhe kur të tjerët vendosin për ty, natyrisht ka një kosto.
Kështu që sot, opozita duhet të zgjedhë nëse po vajton fatin e saj apo vajton fatin e Saimirit. Ai do të jetë një njeri i lirë, por i vdekur politikisht, siç nuk do të dëshironte. Burgosja politike atë natyrisht do ta heroizonte dhe do ta forconte politikisht, kur pas disa kohësh të merrte lirinë. Por nuk jam i sigurtë se opozita do të ishte e lumtur për këtë. Opozita është e lumtur që Edi Rama u ka dhënë shkak të flasin, por nuk u ka dhënë shkak të frikësohen. Ndaj dhe nuk pushojnë.
ed rama
eshte shah mat
beri te vetmen zgjedhje te mundshme, shpetoi tahirin nga burgu. sepse tahiri politikisht ishte i mbaruar, i mbaruar sepse vete e pranoi te opinioni i fevzos qe kishte qe nga zgjedhjet qe rama nuk e merte ne telefon dhe e dine te gjithe qe ne sektin e rilindjes po nuk te mori ne tel rama je i mbaruar , pastaj edhe lenia jashte qeverise jashte vemendjes te partise socialialiste tregonin me kohe se tahiri kishte kohe qe ishte i mbaruar politikisht, po cfare ndodhi qe rama po e mbron nga burgu sidomos mbas kercenimit te tahirit se nuk keni pare asgje akoma edhe per me idiotin eshte e qarte se rama eshte peng i tahirit.
sa per shown e radhes te rames dhe te rilindjes se rama e besoi tahirin si djalin e tij eshte nga mashtrimet ordinere qe edhe nje rilindas sado idiot te jete mund ti beje “babait” rama vetem nje pyetje : kush prind do e linte te birin e tij te livadhiste plot 4 vjet pa e kontrolluar qofte edhe njehere te vetme sidomos sidomos kur te gjithe i thoshin se ketu po behet nami me hashash po behet nami nga banditet etj etj, vertet mendoni se ka njeri kaq trap sa mund te genjehet me nga ju.
mire tahiri i doli rames i pabese po ministria e mbrojtjes qe kishte 4 vjet qe i fikte dhe i ndizte radaret sipas linjave te hashashit apo edhe atyre ju besoi si prind.
pse kr rilndasi nxitohet te thote se nuk ka asnje pergjegjesi per shefat e policise te emeruar me firmen e tij po gjithe pergjegjesia ishte e tahirit???? ngase te kete frike kryerilindasi ca pritet te ndodhi?????
mero
rilindja eshte mat rama eshte mat ju gazetaret e rilindjes jeni mat se nuk dini as vete ca te shkruani dhe ca te mbroni.
tani kur shqiptaret kthejne koken mbrapa dhe shikojne se dy njerezit me agresive te rilindjes per reformen ne drejtesi rama dhe tahiri e kuptojne pse qe te dyve ju duhej kjo reforme dhe shpejt.
rama i dha tahirit te vetmen gje qe kishte nevoje lirine ndersa tahiri nuk do flasi ky ishte pakti i vetem i mundshem ishte zgjedhja e vetme e ngelur e banditeve kapur ne flagrance.
gjithe te tjerat jane muhabete rilindasish qe e dine edhe vete se neser mund te duhet te thone ndonje gje tjeter. dhe kjo varet se sa flete do nisin ata nga pertej detit.
Adi,
Shko vizitohu nga trute dhe halucinacionet e tua mos na i servir si argumenta se qelbe blogun.
KY ESHTE NJE KRYEMINISTER! NDRYSHE
Edi Rama eshte Kryeministri qe i duhet e qe me siguri do ta beje shtet me ndihmen e Ores mitike te shqiptareve , SHBA- se Shqiperine qe Duam !
Ramiz Alia botoi dikur nje liber…une Ramiz Alia flas per historine.Ne fakt nuk fliste asgje.
Edi Rama mbajti nje fjalim “brilant” !!!!????? per te mbrojtur Sajmir Tahirin …….ne fakt mbrojti veten.
Sajmiri nuk arrestohet …..por i kontrollojme shtepine ?????
Te Sajmiri kemi besim se eshte i paster…..por e perjashtojme nga Grupi Parlamentar ?????
Sajmirin e kam mbrojtur ……por ska qene bashkepunetori im i ngushte ?????
Sajmiri ringriti policine …..por te gjithe policet qe caktoi ai ,i heqim me ceremoni ??????
Sajmiri gaboi me makinen……por ne tani e kuptuam gabimin e tij ????
Per te gjitha keto ,Mero thote fjalim brilant ????
Njehere ne nje studio televizive ,Rama i tha Meros ,qe nga nje shkrim i tiji ,djali i Edit ishte futur poshte krevatit ??
Po ne te shkretet nga shkrimet bajate te Meros ku te futemi ???
Fjalim brilant ???? Brilant ishte dhe Sajmir Tahiri kur ths togfjaleshin profetik…..po ika ne burg ,do marr dhe shume te tjere me vete .Cudi si i ka shpetuar Meros ,i cili shpjegon gjithcka.
ne nje shtet….kugjyqi e ka humbur drejtesine,mjekesia humanitetin, arsimi kualitetin, largohuni nga ai vend eshte ferr.
Foli prapë edhe Mero! Si do t’ja bënim po të mos e kishim? Si ka mundēsi që vetëm ky i di në thellësi të gjitha gjërat? Parashikues i papërsëritshëm! Të ketë vallë lidhje fisnore me Nostradamusin?
Ad b
Si Nositi ! Meqe Merua nuk e ka haberin nga keto pune, a nuk po i hyn ti dhe kerrei me themel, qe te themi, marshallah!
Mjafton te shikosh ne krye te intervistave,kryetarin e grushtit te shtetit ,per vrasjet e 21 janarit,Halimin,bindesh per nje sulm politik,te keq organizuar berishjan !
Ky personazh negativ ,i mbuluar me velladonin e deputetit,mbeshtetet nga i besuari i Bashes, Alibeja !
Dy figura te diskretetuara ne ambjentet mediatike,kerkojne te na bindin per luften kunder korupsionit dhe krimit te organizuar !
Per habine e te gjitheve,sot perpara intervistet te Tahirit,KryeProkurori Llalla, mbasi e kishte pergjuar per letren e derguar nga KryeProkurori italian,ju dha “kurajo” vartesve per vazhdimin e betejes politike !
Kaq do mjaftonte per ke do ,ta mbyllte ose te kalonte ne nje kanal tjeter tv.
Gazetat jane te mbushura me tjerrje muhabeti ne forme analizash. Por edhe kur vihet logjika per te shpjeguar fenomenin, perseri nuk
ka vlere deri sa nuk permendet emri i atij qe e ka sajuar kete maskarallek. Aa te ashtuquajtur prokorore kane ardhr ne komision me urdher te tij. Ky eshte Shpellari ose sic e quhet ndryshe S.B. Shqeperia eshte marre peng prej tij tash 27 vjet. Mazhoranca thote kot se ka pushtetin tash 4 e kusur vitesh derisa drejtesia nuk eshte e pavarur. Deri sa ai ka drejtesine dhe nje pjese te policise, cfar pushteti ka mazhoranca???. Shqiperise i ka mbetur vetem nje shprese e vogel dhe kjo shprese eshte Vetingu i famshem qe s’po fillon kurre dhe pyetja shtrohet serish :a do te jete ne gjendje qe drejtesia e re te veje gishtin mbi plage, duke mos ardhur rrotull gjerave si gjithe keto vite por duke filluar nga ai qe e ka shkaktuar kete plage gjigande??
Ky fakt ben muuu dhe nuk ka nevoje per asnje analize. Shkaktari i vertete e ka te shkruar ne balle se kush eshte. POR DUHEN SY PER TE PARE E LEXUAR. Dhe cdo anetare i drejtesise se re duhet ta kete kete aftesi, perndryshe…
Une s’jam aspak dakort me Meron. Do ti pranoja te gjitha keto argumente te Meros nese do te kishim nje shtet te se drejtes e te konsoliduar juridikishte .Te besh ate qe se kane bere te tjeret me pare ,pra te pranosh ato akuza qe nuk qendrojne e me pas ti vertetoje i akuzuari se sjane te verteta, kjo ndodh vetem ne nje shtet ku politika komandon gjyqesorin .
Tahiri nuk eshte shejtani per ta futur ne shishe .Rama me kete vendim po bene gjene me te mire para popullit . E xhveshi politikishte ne kushtet qe opozita e bashkuar kerkon denimi e Tahirit pa prova ligjore . Vendosin kupolat politike te denohet dhe viktima le te gjeje prova te kunderta . Jo Zoti Mero . As Tahiri e me shume Rama nuk duhet te pranoje ,sado i pafajshem te jete Tahiri, te shkoje e te futet ne shishen e Hajdutit te Bagdatit.
Ne e dim shume mire se me cfare Opozite te inkriminuar kemi te bejme .Nuk analizoje krimet e politikes ne 27 viteve te demokracise ne Shqiperi .Por nuk pranoje qe te shkojme me ate llogjike qe viktima ,mbasi te carmatoset, te mbrohet .Ky skenar, i ngritur nga Opozita, ka objektiva politike . Ta corjentoje e destabilizoje vendin politikishte ne prage te Vettingut . Te ngren grupe simpatizantesh qe kur te shkojne para fakteve e gjyqit te ngrihen e te protestojne duke i marr ne mbrojtje .Ne e pam si u mblollen rreth Tahirit dhe brohorisni per te. Keshtu do te mblidhen per Saliun ,Meten,Bashen ,Mediun e gjithe te inkriminuarit ne kupola .Pra te japi shijen e nje gjyqi politike si ne kohen e Dulles .Po arriten te realizojne kete Vetingu do te rrezohet .
Vendimi i Rames dhe i grupit socjaliste eshte ne perputhje me interesat e poopullit . Sajmiri te perballet si nje qytetar i lire jashte ndikimit politike .Kjo i jep te drejten qe te hetohet e te ballafaqohet me akuzat e ngritura por pa e kufizuar ,jashte shishes .Kjo eksperience, qe egziston ne shume vende me demokraci te konsoliduar, ka patur me shume sukses se sa ne rastet kur pa fakte gjukohesh ne kushte arresti .Keshtu nuk fiton as Opozita por dhe Rama nuk mund te akuzohet per mbrojtje politike .
Ato qe nuk duken dhe fshihen pas Tahirit do ti vertetoje koha . Ne Shqiperi sado i mbuluar te jesh petkat te zbulohen shume shpejte .Ne i kemi te qarta tashme gjemat e bera nga Saliu ,Basha ,Meta ,Mediu ,Nano dhe gjithe hajdutet me cizme ne keto 27 vite por ajo qe skemi bere dote eshte mos ndeshkimi pikerishte per standartet qe jane aplikuar ne Drejtesine te komanduar nga Pol;itika .