Ylli Rakipi: Frikërat e Edi Ramës

Nga Ylli Rakipi

Edi Rama ka zbatuar, pikë për pikë, një plan të cilin e kishte vendosur tri ditë më parë, duke përjashtuar Saimir Tahirin, nga të gjitha funksionet shumë të rëndësishme, që ai mbante në Partinë Socialiste të Shqipërisë. Saimir Tahiri është sot, de juro, i larguar nga Grupi Parlamentar i kësaj partie. Tani ai është vetëm një anëtar i thjeshtë i saj.

“Siç e tregoi koha, në detyrën që mori, nuk i ndërhyva asnjëherë të vetme, në zgjedhjen e bashkëpunëtorëve, në ministrinë e brendshme.”

Kështu tha Edi Rama, i frikësuar, në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, duke menduar se me një fjalë të vetme, i lau duart, me bashkëpunëtorin e vet më të ngushtë dhe më të rëndësishëm, në qeverisjen e shkuar katër vjeçare.

Duket qartë, që në të gjithë fjalimin e vet, Edi Rama përpiqej të ruante vetëveten.

I trembur, ashtu siç di të trembet vetëm Edi Rama, ai e flaku Saimir Tahirin, si të mos e kishte njohur kurrë më parë, vesi më i madh dhe më i keq ky, i Edi Ramës në karrierën e tij politike dhe ndoshta në të gjithë jetën e vet. Kjo është një sjellje e njohur tashmë botërisht.

“Nuk mbaj mend të kem folur me ndonjë drejtor policie, apo shef komisariati, por vetëm me ministrin e brendshëm”, – tha Edi Rama, në panik e sipër.

Se sa i besueshëm është Edi Rama në këtë që thotë, që edhe pastrueset dhe shoferët e gjithë dikastereve të qeverisë, i emëron me dorën e vet, këtë nuk ka shqiptar që të mos e dijë. Po përse, Edi Rama, deklarohet se nuk ka komunikuar me askënd në Ministrinë e Brendshme? Përse mund ta ndihmojë një deklaratë e tillë?

Shpjegimi i kësaj pyetjeje, është fare i thjeshtë. Edi Rama sot, druhet se mos në dikasterin më të rëndësishëm të vendit, në ministrinë e brendshme, plasin të tjera bomba, si kjo e Tahirit. Dhe një gjë e tillë, në një dikaster, ku akuzohet si trafikant droge, vetë kreu i tij, është plotësisht e mundur, që edhe funksionarët e tjerë të kenë bërë të njëjtën gjë.

Kjo është njëra nga frikërat e Edi Ramës sot. Frika se mos hapet Kutia e Pandorës, në ministrinë e brendshme, e detyron Edi Ramën, të distancohet prej institucionit më të rëndësishëm në qeverisjen e tij, në katër vjet.

Por Edi Rama dhe qeveria e tij, rezultojnë, të mos kenë vetëm një Kuti Pandore. Në një vend ku krimi, trafiqet, korrupsioni, janë në një shkallë të frikshme, vështirë të mendosh se mund të gjesh një institucion të pastër.

Në vitin e pestë të pushtetit të tij, institucionet, që bëri Edi Rama, kanë qenë dhe janë, bashkëpunëtore të afërta të krimit. Këto institucionë më së shumti, janë bashkuar dhe kanë bashkëjetuar me krimin.

Precedenti i mbushjes së parlamentit me njerëz me rekorde kriminale, është një akt qe nuk ka ndodhur në asnjë vend tjetër. Edhe ky akt, tregoi një nga frikërat më të mëdha të Edi Ramës. Rrethimi që i bën vetes me elementë të kësaj kategorie kryeministri Rama, tregon se në sub-koshiencën e vet, levizin frikëra të hatashme dhe të çuditshme.

Mbushja e parlamentit me elementë të inkriminuar, çuditi shumë botën, por jo Edi Ramën. Në vend që të mësonte nga ky akt i paprecedent, rezulton që Edi Rama të ketë bërë të kundërtën.

“Unë e kam mbrojtur Saimir Tahirin, për shkak të detyrës si ministër i brendshëm, dhe për këtë shkak u krijua perceptimi i gabuar, se ai ishte bashkëpunëtori im i afërt.”

Kështu tha Edi Rama, përpara parlamentarëve të vet, duke menduar se me këto fjalë shpëtoi, duke i dhënë duart Saimir Tahirit…

Por, Edi Ramës dhe qeverisë së tij, të vjetër dhe të re, “Rama I” apo “Rama II”, tani i kanë plasur ujrat dhe largimi i Saimir Tahirit, apo ndonjë tjetri, nuk mund ta nxjerrë atë nga loja.

Edi Rama mendon, se me largimin e Saimir Tahirit nga grupi parlamentar, shpëton ai dhe Partia Socialiste. Kjo është ideja që ai tani e shpreh qartë.

Por mbi të gjitha, Edi Rama, mendon se kjo është mënyra për të zgjatur ditët e qeverisjes.

Ndoshta, por më së shumti kjo duket një taktikë e gabuar dhe largimi i Tahirit mund t’i hapë rrugë të keqes së madhe. Tani shigjetat nuk do të jenë më mbi Tahirët, por mbi Edi Ramën.

Sali Berisha, në raste të tilla ka vepruar krejt ndryshe. Ai kurrë nuk i ka dorëzuar bashkëpunëtorët e vet, para prokurorëve apo ligjit. Ky stoicizëm, për të mos i dorëzuar bashkëpunëtorët, i ka dhënë Sali Berishës, jo vetëm ditë më shumë në pushtet, por edhe formatin e një burri të fortë Ballkanik, formatin e njeriut që i mban të vetët, deri në fund, duke u bërë një me ta.

Ndryshe nga Berisha, Edi Rama edhe e dorëzon, edhe nuk e dorëzon, edhe e lejon kontrollin e shtëpisë, edhe nuk e lejon, edhe e përjashton, edhe nuk e përjashton, Saimir Tahirin. Ndryshe nga Berisha, Edi Ramën, nuk e lënë frikërat për fatin e vet, që të ketë një qëndrim të qartë.

Frikërat që e kanë pushtuar Edi Ramën, sigurisht që janë një e keqe e madhe për popullin që ai qeveris. Por nga ana tjetër, me këto që bën, ne duhet të jemi edhe të gëzuar, që Edi Rama është një njeri i frikësuar. Sigurisht, që ky duket si një konstatim absurd, por është një realitet. Edi Rama e ka një të mirë, dhe kjo është frika e tij.

Ky emocion që ai e ka, shumë më shumë se njerëzit e tjerë, ndonjëherë e detyron Edi Ramën, të marrë vendime dhe të mos e lërë të keqen të shkojë deri në fund. Loja me largimin e Tahirit sot, largimi i deputetëve të inkriminuar dje, apo ndonjë rast tjetër, si të mos kishin ekzistuar kurrë, vërtet Rama, e bën për të shpëtuar veten dhe për të zgjatur ditët e tij në pushtet, por përfytyro ç’mund të bënte ky njeri, sikur të mos rrethohej nga frikërat!

A është kjo një mënyrë e Ramës, për të zgjatur ditët e pushtetit, qoftë edhe ditët e një pushteti në agoni? Ndoshta.

Berisha, siç thamë më lart, bënte të kundërtën . Ai i zgjaste ditët e pushtetit pa u frikësuar, por duke guxuar deri në marrëzi.

Ndërsa Edi Rama, në çdo hap që hedh, është i rrethuar nga frikërat. Por, a do ta ndihmojë kjo frikë e madhe, të zgjatë ditët e tij në pushtet, ashtu si Berishën guximi i marrë për të ndenjur në pushtet, përgjithmonë? Këtë gjë, nuk dimë ta themi saktësisht.

Por, ligjet e fizikës, që na mësojnë , se të kundërtat tërhiqen, mund të bëjnë sens edhe në politikë…(TPZ.al)

32 komente në “Ylli Rakipi: Frikërat e Edi Ramës”

  1. Geri NYC says:

    Sot autoret lajmeve te Tema:

    Fahri Balliu Junior
    Andi Bushati
    Ylli Manjani
    Fatos Lubonja
    Sali Berisha
    Ylli Rakipi

    Edhe RD do ju kishte zili!

  2. Populli says:

    Ylli Rakipi pretendon te jete psikanalist!!!! I shkolluar per kete pretendim nuk eshte. Keshtu bie shtylla e pare
    Ylli Rakipi na e paraqit versionin e burrit Ballkanik te Berishes si me te mire!!!!. Me te vertete e ke o Rakip? Pra edhe kur Berisha vrau 4 demostrues te pafajshem dhe poshteroi te gjitha institucionet e shtetit, kjo ishte burreri Ballkanike?
    Ylli Rakipi nuk paraqit alternative te trete. Domethene nuk eshte analist, por thjeshte nje shkrues me bote te kufizuar edhe si qytetar.
    Po te jete analist Ylli Rakipi duhet ta kete degjuar Tahirin qe tha se Kryeministri me ka lene te punoja nuk me ka nderhyre. Kush duhet dyshuar?
    Sigurisht qe Ylli Rakipi duhet dyshuar ne aftesite e tij analitike.

    1. armand says:

      Burri ballkanik te tijet si braktis. Per ti freskuar kujtesen anal Rakipit po’ japim disa emra: Bode, Ruli, Topalli, Bregu, Imami, te cilet Jane gjalle. Vazhdojme me disa te tjere : Hajdari, Pashko, Olldashi , te vdekur.

  3. qazim says:

    Je nder gazetaret me medioker o mik.Fjalet e Edi Rames i nxjerr nga konteksi e i perdor sipas deshires tende idiote duke i derguar aty ku mund ti coje vetem mendja jote.Eshte gjetje e madhe togfjaleshi brilant per ju “kazan mediatik”por i shkon pershtat te shtohet dhe fjala plehera pra”kazan mediatik pleherash” dhe ti je ne maje te ketije kazani.Xhakete e vjetet.

  4. Genti says:

    Sa turp dhe sa keq qe nje gazetar i vjeter (por shume i dobed profesionalisht) nuk ka mesuar as abc- e analizes. Ja fut komplet kot sikur ka qene ne stratosfere dhe po i duhet te mbaje ison e nje kenge te keqe te nisur nga Likja dhe Sala .

  5. lora says:

    Sa cinik je o Ylli Rakipi! Sa i pavertete dhe thashethemixhi behesh! Qendrimi Edi Rames eshte per te marre shembull ne te gjitha fushat: politike, njerezore, ne fushen e drejtesise, eshte nje qendrim prej nje demokrati te vertete, ka brenda dhe diplomacine fine. Ai u shpreh qarte para publikut dhe ndan te keqen nga e mira. Vlereson Tahirin per aq sa ai di per te dhe ja le drejtesise per te hetuar e gjykuar ne qoftese ai (Edi) nuk di gje se ç’ka ngjare brenda personit te Tahirit. A nuk eshte ky nje standart qe s’e ka bere asnje kryeminister deri me sot? Flaku Saimir Tahirin Edi Rama? Po te perdorja gjuhen turke do thosha Ylli: Jazek te qofte. Burre i moshuar pa piken e moralit per moshen dhe per dijen qe pretendon. Ka frike Edi Rama? Nga kush ka frike, nga ti apo Bushati, nga Lubonja e Shkullaku…? Ju jeni “sperme e derdhur kot” Ylli. Edi Rama ka burrerine, inteligjencen, karakterin vendosmerin dhe trimerin, jo me pushke, por eshte i vetmi deri me sot qe po e ben me metoda demokratike. Ka krim, ka hashash, ka kriminele, jo me shume se ç’kishte para 2013-es ku ti bridhje si kurve me gazeten Albania ne dore. Partia socialiste ka bere mrekullira per 4 vjet ne te gjitha qytetet, por me e rendesishmja eshte qe goja jote eshte e lire sot, se ta kishin mbyllur me m…, dhe standartet qe jane perdorur keto 4 vjet jane te mahniteshme, komunikimi me njerezit eshte i pallogaritshem, kur kishim frike nga polici injorante edhe ne rruge se te kerkonte ate qe s’i takonte, apo edhe nga antaret e partise tende qe benin ligjin kudo. Ka frike Edi Rama?! Nga se ka frike? Nga ti, nga Saliu, nga Lulezimi, nga Iliri, nga Fatmiri apo nga Shkelzeni…?! Te ishte ndonje nga komentuesit medioker ti shprehte keto mendime qe ke shkruar ti me larte, do te ja falja, se ketu shkruajne te gjithe, por nje burre i moshuar dhe pa piken e pergjegjesise logjike, intelektuale, qytetare apo dhe morale, nuk te falet. Po keshtu jeni gatuar ca nga ju. Do bashkejetojme ashtu si bashkejetojme me breshkat, gjarperinjte e hardhuckat. Toka mban.

  6. Kris says:

    Prape i lutem Z.Mero te botoje komentet! Po frikat tende o Ylli, me qafsh,a nuk na i thua dot! Sepse ne ne fund te fundit ti je gazetar dhe e ke per detyre te pyesesh,por na jep edhe ne kenaqesine te te pyesim ty – Si ndjehesh? Ke frike, se do te dalin vjedhjet, qe bere me Berishen dhe kosovaret e Bukoshet? Mos ki frike se te mbron Nik,Lesi e kam fjalen! Te dy njelloj u paguat me parate e popullit kosovar! Sa mbajte per vete dhe sa u dhe atyre? Per Salen e kam fjalen qe e ndiqnje prapa edhe ne “hale”?! Fol o Yll! Fol e na ndrico me frikat tende qe ne shume raste jane te njejta me Salen! Po me Meten? Fol o Yll,o xhan o shpirt! Sa ke abuzuar? Sa ke abuzuar me te vraret e Berishes! Fol Ylli! Jo vetem per Ramen qe edhe mund t’i kete bere por per vete dhe Berishen Yllin apo”Zvezden” e serbeve!

  7. shqip says:

    Ka nje etje per te rrezuar Ramen . Dhe imagjinata e psiko- analisteve , i kalon caqet e arsyes humane . Keta nuk kuptojne nje gje qe eshte themelore . Rama nuk e ka lidhur karrieren e tij me individe te veçante . Qofshin keta edhe ministra . Keta harrojne te na thone ndryshimin e madh . Rama nuk behet vrases dhe mburoje per krimet . Te jep nje mundesi karriere , Por nuk te jep bekimin te devijosh nga ligji . Nuk e di si do dale Tahiri nga kjo histori . Por nga te dhenat nuk ka prova te forta qe mund ta implikojne . Rama beri ate qe eshte me normalja per nje parti . Mqs partia nuk eshte trupe gjyqsore , atehere vetem moralisht e liron nga impenjimet nje anetar , deri ne sqarimin e ose jo te pafajsise .

  8. Sadija says:

    Ylli gazetar? Absolutisht jo. Njeri pa shkolle. Ne fakt e la sistemi, por ky eshte relitet. Emisioni i tij si muhabet kafeneje, nuk ka thelb, permbajtje teorike. Ato gjera qe flet ai te gjithe i thone, absolutisht madje me mire. Thone qe eshte delirant.

  9. Aman ke te qash me pare.
    YLLI RAKIPI nje nxenes i zellshem i SALI BERISHES ne vitet 1990 ben te ndershmin sot.
    Rreth viteve 1993 YLLI RAKIPI si cirak i zellshem i SALI BERISHES mori dorazi nje sasi dollaresh ( nuk me kujtohet se kane kaluar rreth 24 vjet) para te cilat i verviti tek SUDJA dhe hapi gazete ALBANIA rreth 6 muaj me vone ku i sherbeu ne menyre te devotshme SALI BERISHES.
    Me parate e marra nga SUDJA dhe me bekimin e SALI BERISHES (KELMENDI) ndertoi nje pallat ku e MORI VEHTEN EKONOMIKISHT.
    Para rreth 2 vjetesh ishte FSHIRES I BYTHES TE EDI RAMES. Sic duket EDI RAMA nuk ja plotesoi kerkesen dhe tani duke dale ne gjenezen e je
    KOLONJARI PLANG PRISHES na hiqet si parimor.
    N.q.s. EDI RAMA perdor krahasimin e kazanit mediatik YLLI RAKIPI eshte LLUMI I KAZANIT MEDIATIK.
    Kaq per sonte.
    Cdo nate do te me keni me komente te mijat te te qenurit POLITIKAN ose OPINIONIST e quaj me plot fjalen TE PA FETYRE QE PER INTERESA VETJAKE Q……. EDHE NE B………..

  10. Llustra aga says:

    Po ik o gagac i Barmashit,ty edhe mendimet te vijne me porcione prandaj ngelesh si matuf ne ate palo-emisionit tend.Aman,po nuk na e the ku e ke gjetur ate titullin qe i ke vene,apo ta ka gjetur Kasemi?
    Nuk ke aq mend ti sa te merresh me Ramen,ai me nje grusht kashte te nxjerr nga shinat ty kur ti doje bytha.
    Lepires 24-karat.

  11. Kruja says:

    O Rake, shpike “burrin Ballkanik”!!!! Ne c’fare gjirizi jeton? Po vret burri me pushke nga zyra more idiot?! As Milloshevici nuk u ra shqiptareve me pushke nga zyra, Debil.

    Ty dhe Luben u ka kapur mundimi per te bindur lexuesin kur nuk ua kerkon kerkush. As profesioni i gazetarit nuk j’ua kerkon. Ty te kerkohet te shfaqesh mendim mbi prova dhe fakte, ose thjesht konstatime. Po ku merr vesh ti nga lidhet gomari!

    C’fare e dini lexuesin ju? Debil e dini? Si puna juaj?

  12. Gaspri says:

    Lexoni mire e me kujdes te madhin Pellumb Kulla, njeriun qe asnjehere nuk u terhoq zvarre, perkundrazi reputacionin qe gezon sot e arriti me pune, me shume sakrifica, me integritet te spikatur perkunder rreziqeve qe i rrinin mbi koke si para dhe pas 1990-tes.
    Sa te drejte ka Rama qe nuk i qas afer vehtes keta zorraxhinjt e kazanit si puna e Rakipit me kompani.
    Ne se Rama qendron sot ne kembe para ketyre hijenave pa i bere syri terr. eshte se ai eshte bere i besueshem ne popull dhe nuk i a shtriu kurre doren ketyre zorraxhinjve qe te manipulonte imazhin, sic kane bere te tjeret para tij.
    Se kush eshte Rama e treguan zgjedhjet, te tjerat nuk vlejne.
    Lexoni te pagabueshmin Pellum Kulla.

  13. tarasi 2 says:

    o YLL ndricona ca bythen, te shohim ku te te dhjesim , vetem bythen mund te na ndricosh ,se nuk je nga ata yje ti qe te na ndricosh mendjet

  14. Petrit says:

    Nje bixhosçi si Ylli Rakipi nuk eshte per t’ia maŕre fjalen shume seriozisht……

  15. hasan says:

    o Rakip faqe pa qime sa di ti di bytha imeeeeeeeeeeeeeeeeeee.. Driteroi..

  16. agim says:

    Me vjen keq per stafin e kesaj gazete
    Si ka mundesi te botoje artikull kaq pa nivel,pa lere dhe kete Yllin qe eshte nje anhilist i pa shkolle e i pa ide cka shkruan
    Mero kujdes se me te tille analiza te ulet niveli i gazetes

  17. Taku says:

    Fshatunari i ersekes. Erdhi ne Tr me opinga druri dhe mbuluar me gezof delesh. Beri pallat pasi shkaterroi nje objekt te tere sportiv. Sa merrje qira nga OSHEE 50 mije euro ne muaj o bajge fshati? Prandaj ju ktheve Rames kundra se te hoqi qerane e OSHEE nga duart. Plaçkitesit qe sot hiqen si pari e qytetit. Kooperativista bij bushtrash.

  18. Tajari says:

    O Ylli Rakipi !!!!!!!!!!
    TRAP KE NGELUR QE NGA KOHA E KONVIKTIT NE ERSEKE ……ME MAQO LESHNICEN ,,,,,POR TANI DUKESH EDHE PAK SI KOQE.

  19. Psikologu says:

    I dashur Ylli. Lexo te lutem keto dy rreshta se sinqerisht mu dhimbse kur lexova katrauren qe ke gatuar dhe kerkon tjua serviresh shqiptareve si modelin e gazetarise. Ti vuan nga simptomat e asaj qe njihet ne psikolgji si “sociopathic behaviour” Ti nuk arrin te gjykosh dot se cfare eshte “right and wrong” performon nen nje nivel medioker gazetarie dhe per kete ndihesh “superior” ndaj atyre qe te rrethojne dhe te lexojne. Karakteristika kryesore e sociopatheve ku ti “fit by exellence” eshte mashtrimi duke shfrytezuar pozicionin e palo-analistit per te manipiluar opinionin publik. Nese semundja juaj do te lihet “e patrajtuar” ju do te perbeni rrezik edhe per vete punedhenesin tuaj te cilit ja ke cuar vleren e aksioneve ne pikiate ne saje te xhevahireve qe nxjerr nga ai objekt brenda kafkes (nese do te mund ta perkufizonim si tru).
    Me respekt.
    Psikologu

  20. Xhesi says:

    Ky YLLI RAKIPI, një PALO BURË( me një -r).
    Ta shpif ekranin.!!
    Daltë sa më shpejtë në pension!😝😝😝😝😝👎👎👎

  21. Dotuqi says:

    “Futi te inkriminuarit ne parlament,aq sa dhe bota u cudit” thot kurva.
    Si ti mbronte votat nga gllaberimi i pd- kriminelve?
    Si ti mbronte votat nga drejtoret e depolitizuar te policise se shtetit si Kulici,Brecani,etj?..te cilet rastesisht u bene antare te kryesise te pdes.

    Ama ke te drejte kur thua se edi eshte frikacak.Eshte se su qi juve ndaj.Kur them su qi,se kam fjalen qe tu qi ne bythe se ju bytheqimjen e kini zakon,por tu qi me kontrolle pasurie,me kontroll banesash,me kontroll makinash( sidomos kur dilni jashte shtetit).
    Qe dikush do t’ ua qi pragun,kete se luan topi,por kur?
    Eshte frikacak,se ne kohen e pd- se mbillnin hashash vetem pd-istat,ndersa tani,rama la “prap” dhe pd- ista te mbillnin.
    Eshte frikacak se nuk merr ne mbrojtie Izet Haxhine.Eshte frikacak se nuk ben vete denoncim ne prokurori,dhe kur prokuroria te ” mbyll” denoncimin,ai ta shpier denoncimin ne kushtetuse dhe nqs kushtetusia e ” mbyll” denoncimin,ai ta vazhdoje me policine,e nqs policia nuk gjen prova ta coje tek tatimoret,e kur tatimoret nuk vene gjoba,te vere keta te aku- se,e sikur keta te akuse ti gjene gjerat sakte,tu vere keta te mjedisit,e kur te tere keta ta kene mbyllur emisionin e tyre,te beje nje istitucion te ri e te quhet”DTQS”( do tu qi sidoqofte).

  22. LORA says:

    Me Saimir Tahirin po hidhen themelet e standarteve te verteta ,te besueshme te drejtesise qe duam,
    packa se soji I rakipeve ,nga frika dhe lebetia e procesit te implementimit real te reformes ne drejtesi dhe Vetting-ut,,,,ben sikur se kupton dhe perpiqet me logorine e tyre te zakonshme te zvetenojne provat e verteta qe po jep ne kete process fundamental Sajmiri,Edi Rama dhe qeverisja e vullnetit te shenjteruar te 25 qershorit.
    Ne perballjen me nje proces te qashter ne drejtesi ,zhveshja nga mburoja politike eshte nje standart I domosdoshem ,,,,kurrsesi shitje apo larje duarsh me Tahirin .Kur nga fundi I ketij procesi Sajmiri te dale I paster,,,kollaj fare t’i kthehen detyrat e tij te spikatura politike. A ia mban bythe nahijes kusaro-kriminele dhe antikombetare shqup-se t’a permbushe kete standart ?
    Ketij gazetaruci I duhet kujtuar ,sipas deshmive publike te Izet Haxhise, bomb-venja qe ky urdheronte per lokalin e Lush Perpalit,,,,,m’ato kohra kur ylli i “Albanias” vriste e priste si t’i hante oreksi i nje pabuksi kokoroc katunar te mbuluar nga mortjemadhi brekedhjere.
    Cfare ka yllua dhe mjedisi gebelsian mediatik qe vrapojne si te marre qe t’i japin botes lajmin se Edi Rama e shiti Sajmirin ????? Ende nuk e kane marre vesh se bota ben gallate me nevojtaret mediatike te nahijes shqup-se,,,,,te cilet meqe nuk ia dalin dot te perballen me vullnetin e shqiptareve ,rrejne vedin se mund te triumfojne me taktika zgjebse per percarjen e mazhorances triumfuese te 25 qershorit.

  23. monika says:

    le te lehin sa te duan keto te kazanit por asnje shqiptar nuk i beson…si nuk thone asnje fjale per karagjozo-prokuroret nga tropoja te kurdisur komplet nga monstra berisha….vetingu fillon keto dite o rakip derri…ti nuk je per te fshire halete jo me te na besh analistin….Edi Rama ben shume mire qe ju quan kazan dhe nuk ja u fershellen fare…u zgjuat nje e nga nje te villni vrere kush me shume se tjeri..por persri edhe ju jeni ne te njejtin nivel si ato idiotet prokurare nga tropoja…hape facebook-un ene faqen e Edit dhe degjo se si flitet dhe meso te flasesh…lere analizen dhe politiken sepse nuk i kupton dot keto ti jane shume te veshtira…nese idiotet etropojes qe berisha i ka vene prokurore qe te kete plotesisht nen urdhra do te sjellin prova atehere jpo saimiri por kushdo qe akuzohet me te drejte do te shkoj ne te semes ne burg…koha e sali qenit ka vdekur dhe nuk kthehet me..tani do te pastrohet drejtesia dhe nga qente e vegjel berishiste dhe ju te kazanit do te beni gam gam si perhere por ju harrini se anal-izat e juaja vetem mire i bejne Edi Rames sepse populli ju njeh mire. Ju jeni ata qe heshtnit e mbronir sali vrasesin kur ky vriste e priste dhe tani perseri ne prag te vetingut po luani pjesen tuaj ne komedine berishiste leh leh se dicka do te mbese.

  24. Lili says:

    Keta pseudogazetar,sinonim me faqen ma te zeze te gazetarise ,qe mbrojten ma te keqen deri dje, as nuk kane te drejte me fol bile..

  25. uskania says:

    Ylli, ky kazan stërmadh i pakallaisur!

  26. Rakip Ylli says:

    YLLI RAKIPI ESHTE NE GAZETARI SI GOMARI
    NE MATEMATIKE !

  27. likja says:

    Ik ore galloshe e vjeter. Idiot

  28. BirÇe says:

    Ju Ylli Rakipi jeni njesoj si Monika,qe nuk i lexoni komentet qe ju perzjejne me plerat ku del nje alazh i paster po jo i riciklueshem per opinjonin publik,je vertete nje karagjoz,me karagjoze qe se bashku beni emisionin tuaj te neveritur te stisur te paguar. Lexoje komentet dhe lere Lubonjen se e ka demtu burgu,lere Bushatin,ja do puna te distancohet nga Komiteto Qendror. Sinqerisht dhe miqesisht jeni tamam nje kazan emision ,ku vetem thashethem ka brenda. Do degjenerohet shpejt si emision,pamvarsisht nga pagesat e te interesuareve per tju bere ju dhe ato qe ti quan halenist,gazi teleshikueseve.

  29. luce says:

    Nuk ia vlen ta thuash emrin tend, se ti je ” nje plehre ne gazetari”, i paafte , cinik, hakmarres e lloj – lloj epitetesh te tjera. Mjere ata budallenj qe vijne ne emisionin tend. Nje mendje e ndritur nuk ka pse degjon zerin tend, por me mire nderron stacion dhe rri rehat. U kepute ti te diskutimet qe ben per te miren e ketij populli, je shume kokobosh, mjere Shqiperia per gazetare si ty!

  30. lenci says:

    Bobooooo! Sa paska punesuar Kryerilindasi ne grupet komentuese neper faqet e gazetave. Si nuk doli nje kunder qeverise ne te gjithe keto komente, por vetem ne favor te Edi Rames dhe hale Tahirit.
    Sapo erdhi Xhafa ne udheheqje te Ministrise se Puneve te Brendshme, te asaj ministrie qe udhehiqej nga Tahiri, largoi jo dhjete, jo n20, por me shume se 50 drejtues te niveleve te ndryshme te plicise. Kush i kishte vene ata ne ato poste? Sali Berisha, te cilin e sulmoni edhe pas 5 vjeteve qe nuk eshte ne pushtet? Jo, sipas vete Edi Rames, i kishte aprovuar ai, por, te gjithe, vini re te gjithe, me propozim te Saimir Tahirit.
    Po ju, o komentatore te paguar me taksat e popullit, prisni, se po vine edhe gati 1000 faqe te tjera nga pergjimet, dhe jo vetem te Prokurorise se Catanias, por edhe te Leces, dhe do shihni emra drejtuesish te policise ne to. Edhe bata Saliu i vuri?
    Sa per Saliun, per nje gje te jeni te qete, eshte kujdesur vete maxhoranca me ne krye Edi Ramen, e cila ka bere nje ligj qe nuk lejon te hetohet asnje nga qeveria e Sali Berishes.
    Po ju kete e dini, por nuk u a mban…ta permendni. Sepse deri ketu e keni kufirin.

  31. Ergys says:

    Nje shkrim idiot, ashtu si autori. Mje “analize” shterpe dhe nje “opinion” prej budalli te vertete. Nuk jam dakord qe dikush te ve ne dukje se je edhe kolonjar, pasi rralle mun te jete nje kolonjar si ty , mbase ne fisin apo te afermit e tu. Ti je nje idiot i lindur, nje hajdut i “demokracise” se Sali bajges dhe te pjelleve e te mbjelleve te tjere. Mos shko aq lart ne “analizen” qe ti ben pasi nuk ke aq mend , muk ke intelektin dhe nuk ke as surratin qe duhet. Je vecse nje shtojce bajge e bajges Sali. Meso te flasesh, pasi po te jene gazetaret apo moderatoret e emisineve si TY, eshte turp per kete vend. Beje te fala Hallos.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Top
Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
X