VENDIMI/ Skandali CEZ-DIA, Kastriot Ismailaj dënohet me 11 vjet burg

25 Tetor 2017, 17:28Kronika TEMA

Gjykata e Tiranës dënon me 11 vite burg Kastriot Ismailaj, i akuzuar për mashtrim me pasoja të rënda.

Mësohet se togat e zeza vendosën edhe sekuestrimin e 4 milionë dollarëve.

Deri tani ndaj Kastriot Ismailaj janë zhvilluar 44 seanca gjykimi prej vitit 2015.

Ndërkohë sekseri i këtij privatizimi, Nuel (Nue) Kalaj, njeri i Shkëlzen Berishës sipas dëshmive të shumta,  ka marrë 7 milionë euro vetëm pak ditë para zgjedhjeve të vitit 2009.

Më herët kreu i Komisionit Hetimor të hapur për aferën e CEZ, Taulant Balla, tha se ai është mik i Shkëlzen Berishës, çka bën që të lindin dyshimet për përfshirjen e këtij të fundit në këtë aferë.

2 komente në “VENDIMI/ Skandali CEZ-DIA, Kastriot Ismailaj dënohet me 11 vjet burg”

  1. kaposhi says:

    Rri i qete Kastriot,te gjithe vodhen ,por njeri do denohet dhe 11 vjet s’jane gje hic me ate vjedhje spektakulare qe ke bere.Pastaj kur shiu dhe era te pushojne Presidenti Meta do te dije te te fusi ne listen e te amistuarve ,prandaj rri nja 3 vjet rehat dhe pa folur,behu shembullor ne burg(se mos zihesh ore qole) dhe NE te nxjerrim nga burgu.Pastaj ti e di.

  2. Tir says:

    E terheqte kemben zvarre per te tjetet qe jane perlyer ne kete afere ne kurriz te ne fakirave qe nuk leme fature pa paguar, vetem te jemi korrekt me shtetin!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje