Nga Mero Baze
Duket se një gjë të mirë e bëri Saimir Tahiri. Së paku tani kemi një opozitë e cila flet për nevojën e ndëshkimit të politikanëve. Deri më sot kjo është plaga më e madhe e shoqërisë shqiptare. Në të gjitha raportet ndërkombëtare sidomos ato të BE e SHBA për drejtësinë në Shqipëri, pandëshkueshmëria është vlerësuar si problemi më i madh. Ambasadori Lu, e tha para një jave, se gjatë 25 viteve politikanë të djathtë dhe të majtë, kanë bërë krime të tmerrshme dhe nuk janë ndëshkuar.
E keni gabim që irritoheni pse Monika Kryemadhi ka marrë flamurin e kësaj lufte dhe po flet për ndëshkimin e afërt të Edi Ramës. Më së paku ajo i ka dhënë zemër dhe Lulzim Bashës. Edhe ai sot foli për një sërë rastesh kur janë ndëshkuar njerëz të thjeshtë dhe politikanët jo. Natyrisht ai politikan quan vetëm Edi Ramën. Pres të flasë dhe Fatmir Mediu. Sipas renditjes ai është i treti i opozitës pas Monikës dhe Lulzim Bashës. Berisha po ashtu po flet përditë për këtë hall të madh të politikës shqiptare.
Kështu si ka nisur kjo garë duket se më në fund Reforma në Drejtësi po ia arrin qëllimit. Së paku me deklarata verbale janë të gjithë dakord që duhet të ndëshkohen politikanët.
Klima kundër pandëshkueshmërisë është gjë pozitive. Nuk duhet të acarohemi pse atë flamur sot e mban Monika Krymadhi. Ajo ka të drejtën e saj të jetë lidere e opozitës së re. Kjo do të thotë se ajo nuk ka frikë të riballafaqohet me dyshimet që shoqëruan procesin ndaj presidentit Ilir Meta. As pse e thotë Lulzim Basha nuk duhet të irritohemi. Ndoshta ai e bën ngaqë Monika po ia merr flamurin e luftës kundër pandëshkueshmërisë dhe po përpiqet të ballafaqojë rastet e qytetarëve që dënohen me politikanët që nuk dënohen. Ndoshta dhe ai vetë ndjehet i sigurt nga Reforma në Drejtësi, se nëse heq dorë nga imuniteti dhe ti rinënshtrohet akuzës për 220 milionë euro dhe vrasjes së katër qytetarëve, ndërkohë që ishte Ministër i Brendshëm, del i pafajshëm me drejtësinë e re. As nga Fatmir Mediu nuk duhet të mërziteni pse kërkon që të ruhet imuniteti I deputetit për burgosje. Është më realist për atë që e pret nëse heq dorë nga imuniteti. Akuza ndaj tij për gjashtë vite burg është në fuqi, nëse s’ka imunitet.
Ajo që duhet bërë, është që klima e re kundër pandëshkueshmërisë, nuk duhet të paragjykohet nga hallet e vjetra të opozitarëve, dikur në pushtet. Rëndësi ka që sot janë të gjithë kundër pandëshkueshmërisë dhe këtë duhet ta provojnë me vepra. Vetëm kështu Edi Rama e ka të vështirë të tentojë të mbrojë të vetët, apo dhe veten, nëse gjendet përballë drejtësisë.
Beteja e Perëndimit për një drejtësi të re në Shqipëri, pati armiqtë e saj realë. Kryeprokurori dhe disa ndihmës të tij u bënë kamikazë kundër saj, derisa SHBA u detyrua t’i fusë në një listë të zezë. Disa gjyqtarë, po ashtu janë bërë simbol i kësaj rezistence. Saimir Tahiri është objekt i ndëshkueshmërisë nga drejtësia e vjetër, dhe shpresoj të jetë i gjykuari i parë me drejtësinë e re. Edi Rama po ashtu, nëse përballet me drejtësinë. Vetëm duhet të bëni kujdes, që kur etiketoni njëri-tjetrin, të mos harroni vetveten. Kur flitet për zyrtarë të korruptuar dhe inkriminuar, duhet të thoni kush i ka emëruar këta drejtorët e burgjeve, që po ashtu kishin qenë të gjithë burgaxhinj. Duhet të kujtoheni, po ashtu se si një të akuzuar për vrasje politike si Arben Sefgjini, nuk pranonit ta shkarkonit as nga drejtor dhe pasi dënohej nga gjykata. Dhe të kujtoni se si perdorët policinë dhe jo ligjin, kundër prokurorisë për të ndaluar gardistët e supozuar si vrasës. Por mbi të gjitha duhet të çoni deri në fund akuzën tuaj si opozitarë të djeshëm për grusht shteti në Shqipëri më 21 Janar 2011. Duhet të më dënoni dhe mua dhe kolegët e mi, pasi kam qenë pjesë e asaj akuze.
SPAKU që pritet të fillojë punë duhet ta marrë të mirëqënë akuzën e Sali Berishës për grusht shteti më 21 Janar dhe mos ta paragjykojë. Aq më tepër që Berisha e rikonfirmoi para një jave. Ishte një akuzë që vuri në lëvizje Parlamentin e Shqipërisë me një komision parlamentar, një akuzë që përbalti institucionin e Presidentit dhe Kryeprokurorit, dhe përfshiu në vorbullën e saj dhe shtypin dhe shoqërinë civile. Në mos bëfshi gjë ju, unë do shkoj të vetëhetohem si “puçist” i pandëshkuar, sipas një dokumenti të dalë nga Komsisioni hetimor parlamentar, lexuar nga Gent Strazimiri dhe nga zyra e kryeministrisë në emër të Sali Berishës. Nuk dua të jem një nga të pandëshkuarit e këtij vendi. Do të shkoj të kërkoj hetim, se cili ka qenë roli im në puçin e 21 Janarit si gazetar siç jam akuzuar nga Sai Berisha dhe Komisioni Hetimor dhe nëse dal i fajshëm, për fat s’kam imunitet dhe do shkoj në burg. Për fat telefoni më është përgjuar, pasi disa “sms” që kam çuar atë ditë, mi ka cituar Fatos Lubonja në një shkrim disa muaj më vonë, çka domethënë se ishte informuar nga përgjuesit. Dhe ishin të vërteta ato që shkruante. I kam bërë ato “sms”.
Ata që bënë akuzën duhet të provojnë puçin ose duhet të marrin përsipër vdekjen e katër qytetarëve të pafajshëm, të cilët sipas Berishës, u vranë se ishin pjesë e puçit. Deklarata e tij është zyrtare, është në arkivën e qeverisë shqiptare, ku ai pranon “se jo tre, por treqind e tremijë do të vriste në një grusht shteti”.
Pra kemi katër vrasje që janë kryer, ose për fajin tim dhe të kolegëve të mi gazetarë, Kryeprokurores, Presidentit dhe ish shefit të opozitës, ose nëse “puçi” nuk vërtetohet, duhet të ndëshkohet ai që u krenua me këto vrasje në emër të “puçit”.
Vetëm kështu do vendosim paqe për të gjithë dhe nuk do t’u hapim barkun shqiptarëve, duke folur për drejtësi. Sidomos kur jemi vetë “autorë” krimesh të pandëshkuar!
I keni te gjitha votat ne Parlament per ti hequr Fatmir Mediut Deputetllekun dhe perse nuk e beni dhe kujt i ankoheni o Sperme Enveriste?
Sepse nuk ka akuze nga Prokuroria e Saliut dhe Ilirit o sperme e debilizmit berishan! PArlamenti nuk heq imunitt pa akuze nga Prokuroria
Mero, nese kerkon te hetohesh per akuzen e pucit te shtetit, do te mbetesh ne histori. Shpresoj se ky veprim do ta zgjonte prokurine nga gjumi lethargjik dhe ti hetonte te gjithe me rradhe nga Sali-Hajduti-Vrasesi-Tradhetari e deri te hajduti me bllok. Ide gjenjale.
Sateme i ankohemi o Mentor Sperme Berishoviste.
Duke pershendetur deklaraten e ambasadorit te Amerikes ne vendin ton, per mosndeshkimin e politikaneve kryesor te djatht e te majt, shpresoi qe me krijoimin e organeve te Vettingut, Sali Basha, Lulezim Basha. Fatmir Mediu, Ilir Meta, duhet te hetohen per akuzat e ngritura, koh me par, per vjedhje, vrasje, dhe akuza te tjera penale, por, qe jan mbyllur nga drejtesia e politizuar, nen ndikimin politik. Duhet te rihapen dhe te hetohen, per krimet dhe abuzimet me pushtetin.
O Mentar, pa mend, ti qenke idiot. Me fal per fjalorin! Po Meron po pyet per kete gje, apo se di qe akoma pushtetin e prokurise dhe ate gjyqesor e ka ende plotesisht Berisha. Te ish ndryshe, pse po behet Vetingu, qe ta crrenjose kete “cete” te Saliut, o pisqolle? Tani fillo e shaj, se kur nuk ke arsyetim, ajo gjhe mbetet….
Kater gazetare te ketij niveli i duhen ketij vendi dhe skane nga ma dredhin bythen keta politikane hiena
Z. Mero Baze jeni i vetmi Gazetar ne Shqiperi! Per Mentarin! Arrestimin e kerkon Prokuroria e Berishes!
Mero je me te vertete nje figure Madheshtore
Ke bere histori Po ben histori Dhe do te ngelesh ne histori
Zoti Mero nuk mallengjen me njeri me keto artikuj per 21 janarin 2011
qe eshte krimi me I rende I ndodhur ne Shqiperi qe pas shpalljes te pamvarsise.
.
Edhe me pro-berishisti pas masakres Bulevardit nuk e imagjinonte qe ne 2017
Saliberishorri nga nje i akuzuar u kthye akuzues dhe kjo per merite te Arvizuse dhe sot Donaldluse.
.
Edhe me budallai e di qe Salihorri
ishte nje kllonim I sherbimeve secrete ish jugosllave (serbe sot)
ne bashkpunim me seksionin e Cia-s per Ballkanin dhe kete se luan topi….
.
Pikerisht ky derivat I Rajesonoviqit mbrohet ne menyre te hapur dhe te denueshme nga donaldluja i rradhes dhe vetem brezat qe do vine do ta mmarin vesh pas 40-50 vjetesh pse u shkaterrua Shqiperia dhe u kthye ne nje shprehje gjeografike dhe kush ishte sekreti pse Amerika me dashje apo pa dashje po toleron nje perbindesh si Sali Monstra
.
I vetmi gazetar & intelektual ne Shqiperi qe fajson me te drejte Arvizune per 21 janarin eshte zoti I. Yzeiri qe ja vlen ta kujtoni:
****
.
Intelektualët dhe ambasadori i vogël i një vendi të madh
Nga dr. Ilir Yzeiri
Java që lamë pas u shënjua nga skandali i madh i akuzës publike që Hysen Shoshori, një hero i rezistencës antikomuniste, i bëri kryeministrit S.Berisha përmes transmetimit të një interviste regjistruar disa vjet më parë nga vetë i dëmtuari.
Një vend jo të vogël, megjithëse të shtërzuar, mori edhe lajmi se disa intelektualë kërkonin një ballafaqim me dy kandidatët për kryetar bashkie të Tiranës, ballafaqim që u realizua në një panel ku rrinin të ngjitur njëri bri tjetrit disa nëpunës të lartë të administratës publike e private shqiptare dhe profesionistë të njohur gjithashtu dhe kandidati Basha që ngjante më shumë si një student province që po mbronte temën e diplomës përpara një jurie që nxirrte veçanërisht në dritë portretin e Rektorit të Universitetit të Tiranës, Dhori Kule, akuzuar kohë më parë nga shoqata e ambientalistëve pse doli në krah të qeverisë dhe mbështeti projektin për prishjen e një pjese të Kopshtit Botanik në emër të ndërtimit të Unazës së Madhe.
Përdorja e termit intelektual dhe e rolit që duhet të luajë ai në jetën publike, u bë edhe njëherë temë e ditës nga disa komentatorë të shtypit, të cilët, herë me të drejtë e herë të nervozuar, u shprehën se përdorimi në këtë mënyrë i nëpunësve të lartë është një fyerje për ta, se përpjekja që po bënte qeveria që të përdorte edhe këtë armë ndaj kundërshtarit të vështirë Edi Rama, vetëm sa e zhvlerësonte rolin dhe emrin e intelektualit.
Në fakt, cili mund të jetë roli i intelektualit në shoqërinë pluraliste, në një shoqëri thellësisht të politizuar, ku palët e ndara si me thikë, kanë polarizuar gjithçka. Shqipëria ka dhjetëra universitete publike e private, por ka pak intelektualë që e drejtojnë mendimin publik, që thirren sa herë që shoqëria gjendet në udhëkryq. Këto ditë m’u kujtuan dy shembuj.
Po e nis nga ai më i freskëti. Bernard Henri Lévi është një filozof me plotë kuptimin e fjalës dhe një intelektual i shquar francez me një ndikim të madh, jo vetëm në jetën e vendit të tij, por edhe më gjerë. Në një intervistë dhënë “TV5 Monde” disa ditë pasi filloi bombardimi në Libi, ai u pyet nga gazetari, i cili i tha se a nuk të duket se ju po dubloni ministrin e Jashtëm francez se me mbështetjen që po i jepni Presidentit për të sulmuar Gedafin kini krijuar përshtypjen se luftën e kini filluar ju?
Dhe ai u përgjigj pak a shumë kështu. Unë nuk po zëvendësoj ministrin e Jashtëm. Unë isha në Benghazi me miq të mi profesorë universiteti në kohën kur Ghedafi po sulmonte këtë qytet dhe pashë se si po vriteshin njerëz të pafajshëm. Atëherë, ngrita telefonin dhe i telefonova presidentit të vendit tim duke i thënë se Europa nuk duhet të lërë një gangster që të vrasë popullin e tij.
Pas kësaj, Franca nisi të lëvizë dhe ndodhi ajo që të gjithë e dimë. Ky është një model i intelektualit që mund të jetë i kritikueshëm nga një tjetër pikëpamje. Në Shqipëri u vranë katër njerëz të pafajshëm dhe unë nuk pashë asnjë nga ata intelektualë që merrnin në provim kandidatin Basha të ngrinte zërin. Të gjithë ata që merren me shkencën e komunikimit e dinë se roli i intelektualit në hapësirën e opinionit publik nis e përvijohet me artikullin e Emil Zola-së «J’accuse – Unë akuzoj».
Në shoqërinë pluraliste ky njihet si një nga kontributet e para të zgjerimit të hapësirës publike edhe me ndërhyrjen e intelektualëve. Është fjala për atë që, më vonë, në literaturën publicistike hyri me emrin «Çështja Drajfus». Në origjinë të kësaj çështjeje është dënimi i kapitenit Drajfus i akuzuar se i kishte dorëzuar Perandorisë gjermane dokumente sekrete.
Më pas u zbulua se kjo akuzë nuk ishte e vërtetë dhe se ishte bërë një gabim juridik.
Në sfond të kësaj akuze ishte spiunazhi dhe një frymë antisemite, meqenëse kapiteni ishte me origjinë hebre. E gjithë kjo ndodhte në kontekstin social të aneksimit të Alzasës dhe një pjesë të Lorrainës prej gjermanëve. Historia është e gjatë, por ajo ka mbetur në kujtesën kolektive si rasti ideal ku u përleshën ajo që quhet «raison d’etat» dhe opinioni publik i përfaqësuar nga një intelektual i kalibrit të Emil Zola-së.
Mjaft të themi që në vitin 1906 Gjykata e Kasacionit e shpall të pafajshëm kapitenin Drajfus.
Natyrisht, këto janë shembuj që tani rrinë nëpër almanakë dhe tekste universitetesh dhe u përsëriten studentëve nëpër leksione. Intelektualët e postdiktaturës në Shqipëri janë rralluar dhe ata të paktët si prof. Qosja ndoshta nuk mjaftojnë për të deligjitimuar krimet që kryhen në Shqipëri në emër të antikomunizmit.
Fat i madh është se shtypi ka krijuar një grup të qëndrueshëm gazetarësh me integritet moral që gjenden gjithmonë në opozitë me çdo qeveri që hyn e del në këtë vend. Ndërsa teatri banal me intelektualë të emëruar e të përdorur nuk është ndonjë shfaqje e re. Kjo është norma e jetës sonë publike, është dëshmia e prapambetjes sonë tragjike.
Ambasadori i vogël i një vendi të madh
Ambasadori Arvizu ishte i ftuar në një emision televiziv dhe paraqiti edhe njëherë performancën e tij si një ambasador i vogël, (jo për nga shtati, por për nga statura), i një vendi të madh.
Zhgënjimi kur e dëgjon dhe e sheh këtë ambasador nuk është vetëm mënyra se si ai flet, por është mënyra se si na trajton ne shqiptarëve. Zoti ambasador ka zgjedhur të heshtë dhe të mos fajësojë qeverinë shqiptare pse ajo sillet si një qeveri autokratike, që është e pleksur me krimin e organizuar, që ka mbytur tregun dhe që e kontrollon atë me klientët e vet, që ka mbytur median dhe që e ka kthyer Televizionin Publik Shqiptar në një qendër zëri të shëmtuar të reparteve ushtarake të kohës së komunizmit.
Por, ajo që është më flagrantja, ky ambasador ka zgjedhur të mbrojë dhe të justifikojë një kryeministër që ka në biografinë e tij njëherë mbi 3000 të vrarë në krizën e vitit 1997 dhe 30 të vrarë të tjerë në ngjarjet e Gërdecit dhe 21 janarit.
Ambasadori i vogël i vendit të madh përmendi me cinizëm se edhe në Amerikë Garda ka vrarë në vitet ’70. Po është e vërtetë dhe shqiptarët e dinë se në Amerikë është vrarë edhe presidenti Kenedi, edhe Martin Luter Kingu, por askush në Amerikë nuk ka qenë në krah të vrasësve dhe askush në Amerikë nuk ka menduar qoftë edhe një ditë të vetme që të përkrahë vrasësit dhe të dënojë viktimat siç bëni ju, zoti Ambasador. Nga ana tjetër, nuk është e gjetur përpjekja që bëni ju për t’u treguar se jeni një njeri i dashur me popullin. Këtyre në shqip ne u themi “kinezërira”.
Ju e njihni mirë psikologjinë e kinezëve të Maos dhe heroin Lej Fen. Ju mund të lexoni edhe romanin “Koncert në fund të dimrit” të shkrimtarit tonë të madh Kadare. Atje vizatohet bukur ajo që ne i themi “kinezëri”. Në fakt, historia që treguat mbrëmë me atë që ju bëtë kur shkuat të darkoni me zotin Kantrimen te “Tajvani”, pra historia që treguat ju me atë gruan me fëmijën që ju e takuat dhe përkëdhelët edhe fëmijën, të më ndjeni, po nuk ishte e gjetur. Ky lloj populizmi në Shqipëri nuk ngjit, përkundrazi bën efekt të kundërt.
Ne shqiptarët e kuptojmë shumë mirë vështirësinë që ka sot diplomacia amerikane për të ndikuar në botë. Pas dështimit në Irak e Afganistan, pas krizës së tmerrshme ekonomike, Amerika nuk e ka më atë fuqi që kishte dikur.
Natyrisht, ne e dimë shumë mirë se Amerika nuk mund të vihej në krye të revolucioneve arabe, se ajo u tregua e matur qoftë me Mubarakun, qoftë me Ben Alinë, se për të ndërhyrë në Libi, u desh që iniciativën ta marrë Franca.
Pra, të gjitha këto ne i mirëkuptojmë dhe jemi të vetëdijshëm se Amerika nuk mund të na shpëtojë nga autokracizmi dhe nga mafia që na qeveris. Ne e kuptojmë shumë mirë se për ju është i shenjtë stabilizimi, se demokracia do kohë të mësohet, ndaj edhe ju me cinizëm na kujtoni shembujt me vrasje të viteve ’70 që kanë ndodhur në Amerikë.
Të gjitha këto ne i mirëkuptojmë, ashti siç edhe ju duhet ta dini se ndjenjat tona proamerikane nuk kanë të bëjnë me asnjë ambasador të përkohshëm që vjen në Tiranë.
Vetëm se ju duhet ta dini i dashur ambasador se me sjelljet tuaja dhe me mbështetjen që i bëni qeverisë në emër të stabilitetit, po i dëmtoni ndjenjat proamerikane të shqiptarëve.
Në atë intervistë ju do të duhet të përgjigjeshit edhe për një letër të hapur që ju ka dërguar një shqiptaro-amerikan i njohur me emrin Geri Kokalari, por ju zgjodhët të flisni me një gjuhë konspirative duke thënë shpesh e më shpesh se më kanë ardhur disa njerëz e më kanë thënë kështu, më kanë ardhur ca të tjerë e më kanë thënë ashtu.
Cilët janë këta njerëz që vijnë e ju raportojnë zoti Ambasador? Uroj të mos jenë “të pakënaqurit nga opozita”.
Do të ishte mirë që ju të mos i dekonspironit këta dashnorë të stabilitetit. Nuk kam ndërmend të analizoj me detaje intervistën dhe sjelljet tuaja, zoti Ambasador. Ajo që më shqetëson është perceptimi dhe imazhi që ju po krijoni me shpejtësi në këtë vend. Dhe një pyetje të fundit, a e kini parë portretin e Anës, vajzës së Ziverit që u vra më 21 janar?
Në një shkrim timin atë e kam quajtur “Perëndesha e dhimbjes sonë”. Ajo dhimbje që ndjeva atëherë për atë vajzë me buzë të mbledhura dhe me dy pika lot në sy, nuk më është fshitur ende.
Por kur të pashë e të dëgjova në atë emision televiziv m’u shtua indiferenca ndaj jush dhe ndjeva dhimbje pse Amerika e madhe zgjodhi një ambasador të vogël në vendin tim gjithashtu të vogël.
“”
Zoti Mero
Nuk ka enver apo hitler qe te eklipsoje
1-krimet satanike te berishes
.
2-Tolerimin criminal te euroatllantikasve ndaj nje monstre qe ka vulen e tyre
,
3-Impotencen kriminale te Edirames dhe taulant-palleve te tij qe moren votat plebishitare ne 2013 per pranga Berishes dhe jo per Tanga te Kodheleve-Kumbarove-Xhackave dhe Cafkave.
.
Thjesht Berishizmi eshte nje teori dhe praktike antishqiptare dhe kanibale qe para tij zogizmi-fashizmi-socjalizmi apo komunizmi jane lule .Aq me shume qe ne Berishizem perfshihet dhe ambasadorzmi qe I jep ngjyren Shqiperise me keq se nje vend I pushtuar dhe me keq se koloni moderne….thjesht kombinat droge 28 mije km katrore..ne hale dipllomatesh dhe parlament bordello.
.
Le te kemi kurajen te themi te verteten
per te fituar te pakten Dinjitetin.
.mos tregohemi dhe skllever dhe qorra
qe nuk shohim se salimostra dhe ilirmetinzari
po shurrojne jetimet e 21 janarit
me koqet e Rames
dhe bolet e Donaldluse.
O Mero Saliu me bandat e tije te vret naten e teqan diten per keta politikan te korruptuar do ngritur ndonje grup i fshehet ti heqi qafe nje nga nje se gjykata dhe prokuroria nuk u bene gje se jane vete ne llumin e korupsionit
Mentar
Mos ngaterro shapin me sheqerin
Berishen me Enverin
Mos ngaterro kalin me gomarin
Mos ngaterro shalen me samarin
Berisha s’ka din dhe as iman
Embushi Tiranen vetem me Tropojan
Te githve ju dha pushtet
Dhe per hic gje ne mes te dites te vret
Ndeshkimi me i mire eshte qe populli te mos mbeshtese opoziten kriminale, por te mbeshtese Ramen. Rama tashme ka pushtetin alone dhe duhet patjeter te pastroj parlamentin duke i larguar ato deputet qe kane bere krim ndaj shqiptareve fukarejn.
Mos e thuaj me ironi ate fjale pucist per veten ti Merro. Gjuha e urrejtjes qe ka perhapur (edhe akoma perhap) goja e Temes ka qene infrastruktura shpirterore e “qelbesirave” te Muc Nanos qe u sulen si lukuni ndaj policise dhe rrethimit te Kryeministrise. Ti je edhe nje autopucist kur i bere pucin edhe gazetes tende qe nga nje sherbetore deri ne servilizem te ishkryeministrit Sali Berisha , e “rrezove” dhe ngrite Temen ne sherbim deri ne kepucelepirje te Edi Rames vetem per interesin tend thellesisht vetjak.
AS VETE LIGJI NUK MUND TE JETE MBI LIGJIN
– Ky eshte shpirti i Drejtesise dhe i shtetit
Ligjot
Fakte te pastra si kristali ne driten e Diellit.
Analize llogjike mbeshtetur ne fakte reale
te perjetuara dhe te perjetesuara jo vetem
ne kujtesen tone te tronditur, por edhe
ne e nder faqet me te zeze e tragjike te Shqiperise!
Konkluzione shteruese si vete e verteta
qe perjetuam !
Mesazhe te qarta per drejtesi te vertete qe
e kemi mesuar nga librat e jurisprudences
por qe nuk e kemi pare te zbatohet nga
Drejtesi e degjeneruar, e sakatuar, e rrenuar
nga impuniteti dhe korrupsioni, nje “ drejtesi”
qe shet e blen jetet, parate dhe pasurite
e popullit dhe shtetit shqiptar qe tash e gjithmone
deri tash komandojet nga pushtuesit e radhes,
nga Zogu i Pare, nga Sekretari i Pare, nga i Pari
Shtetit apo Qeverise Sali Kadafi dhe klani i
familjar dhe politik mafioz e i sterkorruptuar i
tij !
Me thoni se pervec emrave cfare ndryshimi ka midis
Luigjit te 14 “ Ligji jam une “ dhe Muamar Kadafit dhe
Sali Berishes !?
I pari perfundoi ne gijotine !
I dyti perfundoi me tub te ndryshkur halesh
ne prapanice !
I treti ben mire qe sa merret me “qytetarin dixhital “
“ policin dixhital”, “ prokurorin dixhital “ …. me dreqin
e te birin eshte mire qe bashke me klanin e tij
te gjejne avokate teper te mire per tu perballur
me ligjin dhe shtetin ligjor, me Vetingun !
Enough it’s enough ! Boll me e rrenoi e zhberi
shtetin shqiptar !
Jo vetem shtetin ligjor por edhe shtetin klasik !
Eshte koha te caktivizoje minat e tij me sahat
qe la mbrapa ne cdo fushe te jetes ne Shqiperi !
Boll me !
Peri keputet per se holli !
Zollumi keputet prej se trashi !
Cdo pazar ose marreveshje okulte me cilindo qofte
brenda ose jashte Shqiperise, kushdo qofte ai
pa perjashtim, do e shendrronte Reformen ne
drejtesi dhe Vetingun ne nje u mbars mali dhe
polli nje mi te ngordhur qe pa lindur !
Te shkoje haka tek i Zoti, sic thote sovrani!
Pa hakmarrje !
Vetem e vetem mbi bazen e ligjit!
Ligji, drejtesia vonon por kurre nuk harron!
Para ligjit dhe Zotit te gjithe jemi te barabarte!
Por mos te shkojme me mendimin ne mos
robi do ta beje Zoti !
Zoti i drejtesise dhe shtetit ligjor eshte nje dhe vetem
ligji ka qene dhe mbetet vetem Ligji!
E mbi Ligjin nuk eshte as vete Ligji, sic thonin kinezet
e lashte qysh ketu e mbi 4 mije vjet me pare!
E aq me pak mund te jene mbi te Luigji,
Maliqi apo Saliqi a kushdo qofte ai !
Mendime ne efir
AS VETE LIGJI NUK MUND TE JETE MBI LIGJIN
– Ky eshte shpirti i Drejtesise dhe i shtetit
Ligjor….
Fakte te pastra si kristali ne driten e Diellit.
Analize llogjike mbeshtetur ne fakte reale
te perjetuara dhe te perjetesuara jo vetem
ne kujtesen tone te tronditur, por edhe
ne e nder faqet me te zeza e tragjike te Shqiperise!
Konkluzione shteruese si vete e verteta
qe perjetuam !
Mesazhe te qarta per drejtesi te vertete qe
i kemi mesuar nga librat e jurisprudences
por qe nuk e kemi pare te zbatohet nga
Drejtesia e degjeneruar, e sakatuar, e rrenuar
nga impuniteti dhe korrupsioni, nje “ drejtesi”
qe shet e blen jetet, parate dhe pasurite
e popullit dhe shtetit shqiptar qe tash e gjithmone
deri tash komandohej nga pushtuesit e radhes,
nga Zogu i Pare, nga Sekretari i Pare, nga i Pari
Shtetit apo Qeverise Sali Berishau dhe klani
familjar dhe politik mafioz e i sterkorruptuar i
tij !
Me thoni se pervec emrave cfare ndryshimi ka midis
Luigjit te 14 “ Ligji jam une “ dhe Muamar Kadafit dhe
Sali Berishes !?
I pari perfundoi ne gijotine !
I dyti perfundoi me tub te ndryshkur halesh
ne prapanice !
I treti ben mire qe sa merret me “qytetarin dixhital “
“ policin dixhital”, “ prokurorin dixhital “… me “ k
kolonelin dixhital ” Sali Berisha qe I shkruan M
“ Mareshallit … “Sali Berisha me dreqin
e te birin eshte mire qe bashke me klanin e tij
te gjejne avokate teper te mire per tu perballur
me ligjin dhe shtetin ligjor, me Vetingun !
Enough it’s enough !
Boll me e rrenoi e zhberi pese here shtetin shqiptar !
Jo vetem shtetin ligjor por edhe shtetin klasik !
Eshte koha te caktivizoje minat e tij me sahat
qe la mbrapa ne cdo fushe te jetes ne Shqiperi !
Boll me !
Peri keputet per se holli !
Zollumi keputet prej se trashi !
Cdo pazar ose marreveshje okulte me cilindo qofte
brenda ose jashte Shqiperise, kushdo qofte ai
pa perjashtim, do e shendrronte Reformen ne
Drejtesi dhe Vetingun ne nje u mbars mali dhe
polli nje mi te ngordhur qe pa lindur !
Te shkoje haka tek i Zoti, sic thote sovrani!
Pa hakmarrje !
Vetem e vetem mbi bazen e ligjit!
Ligji, drejtesia vonon por kurre nuk harron!
Para ligjit dhe Zotit te gjithe jemi te barabarte!
Por mos te shkojme me mendimin ne mos
robi do ta beje Zoti !
Zoti i drejtesise dhe shtetit ligjor eshte nje dhe vetem
nje, ka qene dhe mbetet vetem Ligji!
E mbi Ligjin nuk eshte as vete Ligji, sic thonin kinezet
e lashte qysh ketu e mbi 4 mije vjet me pare!
E aq me pak mund te jene mbi te Luigji,
Maliqi apo Saliqi a kushdo qofte ai !
Shumë e saktë Z. Baze.
Ke shkruajtur gjithmonë të vèrtetën.
Po i hidhet hi syve popullit shqiptar nga këto Klanet Politike dhe Familiare,që bëjnë gjoja medemek duan derjtësi vetëm për Kryeministrin Rama duke fshehur vrasjet dhe vjedhjen e Popullit dhe Shtetit Shqiptar.
E kanë rrjepur Shtetin dhe Popullin e vazhdojnë akoma të bèjnë Politikë me forcë pa i hyrë një gjemb në këmbè.
Bravo loni,mire ja ke thene Mentar bythes.Por ne nje pike ka te drejte.Nese ERdi Rama tani i ka vertet votat(dhe ne fakt i ka) duhet t’i hiqet imuniteti Mehdi Sali Gerdecit dhe vetingu le te filloje me kembe te mbare nga ai.Nese i ka votat dhe nuk ia heq imunitetin,atehere lind pyetja:Perse nuk ia heq???
O Leone , Parlamenti nuk mund te heqe imunitetin nje deputeti , pa ia kerkuar organi i prokurorise , nuk e ka te drejten te mare inisiativa te ketij lloji .
….jane te pasur shume te pasur…prandaj mendojne se do ti shpetojne drejtesise…ky fakt i ben njerzit skeptike..te shohim !
Ti Mero ke te drejte, por problemi nuk qendron vetem aty. Vete martesa e opozites se djathte (PD) me LSI apo me sakte, me partine familjare te Likes dhe Monikes, eshte martesa me e gabuar e mundshme. Sepse me LSI nuk ka opozite, dhe sado qe te mundohemi te kemi nje opozite te shendoshe per nje qeverisje sa me te mire, kjo lloj amalgame PD+LSI eshte diçka e stisur dhe shume e gabuar, e provuar me pare dhe e riprovuar dhe rikonfirmuar edhe me zgjedhjet e qershorti. Nese do te kete SPAK, ata do te duhet ta fillojne punen nga eksponentet e LSI, te cilet me politiken e tyre prej Ali-babai me 400 hajdute e kontaminuan edhe qeverisjen 2009-2013 edhe ate 2013-1017. Martesat e stisura me LSI jane jo vetem te deshtuara, por me kosto te madhe politike dhe elektorale. Kjo sepse kontaminimi me para dhe politika diabolike qe LSI i ka bere te gjitha spektrave politike eshte i atille qe te gjithe dalin te humbur, vetem LSI fiton. Per ilustrim, shihni se si sillet Çim Peka me portalin e tij SYRI.net, i cili boton dhe riciklon çfaredolloj lajmi te Monikes, duke evituar komentet negative qe mund te kete ndaj Likes dhe Monikes! Eshte qendrim i turpshem, por shume i vertete. Sepse LSI, dmt Like & Monika & Co-orligarket e LSI, mund te blejne dhe paguajne edhe mediumet e te djathtes pa asnje problem, pa asnje parim apo princip politik, pa asnje skrupull, mjafton qe zoterojne nje portal me shume, pavaresisht spektrit dhe pavaresisht qendrimeve qe pronari i portalit ka ose ben gjysme se ka. Ne kete amulli dhe kakofoni lajmesh dhe pseudo-lajmesh (sepse Monika nuk perben lajm), eshte mire te dallohen pak me qarte se kush eshte ne te vertete kush, dhe çfare perfaqeson ne te vertete me qendrimet dhe politikat editoriale.
jni gazeta super.
E para VETING PER POLITIKANET,pas kesaj cdo gje zgjidhet ,ndryshe asgje s’ka per te ndryshuar !
Edhe une jam trim,
u ngaterova, pucist,
po ai eshte sal brisha mor,po ai, ai, ai, une, eshte ,eshte, eshte shqypnia more,
ai, une, ata, neve, juve,do tu ekzekutoj te taneve,kupton,
po leri keto tani, loni po t’them se mu rit ene xeni tani.
Edhe une jam pucist,kerkoj te hetohem, qofte nga prokuroria e kriminelit,
jo, te vritem.