Në morinë e rrëfimeve dhe mendimeve të Zhitit, në librin e ri, ai përmend edhe dy momente që e kanë lidhur me Edi Ramën artist dhe kryeministër; dikur në Lushnjë, kur Visari punonte në një fabrikë tullash dhe në kohën kur diskutohej emërimi i tij si ambasador i Shqipërisë në Vatikan.
Panorama ka zbardhur pjesën e sherrit të Ramës me Nishanin, pasi ky i fundit refuzoi te dekretonte atë si ambasador në Vatikan.
Pjesë nga libri i Visar Zhitit
Bërtitja e dytë është e madhe, sublime dhe historike, do të thosha, e tanishme, e kësaj kohe, e bërë publike dhe në media. Edi Kryeministër i bërtet Presidentit të Republikës, Nishanit, jo përballë si me operativin, por në telefon dhe përsëri për mua, ngaqë donte të më emëronte ambasador në Vatikan, do të zgjatem pak këtu, se është një çështje që s’ka mbaruar ende, mjaft e përfolur dhe në media, s’ka “Jevtushenko”, por burokraci të së keqes së trashëgimtarëve të trashëgimtarit të Stalinit e ai, presidenti enverist, mashtrueshëm nuk donte të shkoja në Vatikan dhe sa herë shpjegonte në media, po aq herë ndryshonte shkakun e po në media ia përplasnin në fytyrë se ishin interesa klanorë, ordinerë, ku ai ishte i kapur.
Dhe Edi po i bërtiste paq: “Po e persekuton prapë, tiiii…, e telefoni sa nuk çahej, i krahut tënd është, pse s’e dekreton”. “Nuk kam krahë unë”, kishte thënë Presidenti dhe pastaj do të ankohej në një nga televizionet e njohura: “Më bërtiti Kryeministri, dukej që ende nuk i kishte ikur tromaksja.” Ngjante me një bolshevik filmash, oficer i mbetur i “Aurorë”-s që ia kishte marrë era kapelën… Dhe shkova se shkova në Vatikan, atje ku Atjoni im kishte dashur me kohë.
Grupi Parlamentar i marrëdhënieve me jashtë e mbështeti njëzëri, e majta dhe e djathta, propozimin që unë të isha ambasador në Vatikan. Dhe shoqatat e ish-të persekutuarve i shkruan letër Presidentit. Dhe intelektualë, edhe kryetari i Parlamentit, edhe poeti Dritëro Agolli etj., më mbështetnin. Pati artikuj dhe në ndonjë gazetë italiane. Bashkëpunimi im, i ambasadës me Vatikanin, ishte i mrekullueshëm, u shtri dhe në marrëdhënie miqësore e ato shpirtërore, jo vetëm diplomatike.
Në ambasadë, e them me keqardhje, gjeta një si personazhi i Kafkës, veçse metamorfoza kishte ndodhur në të kundërt, insekti i stërmadh qe shndërruar në diplomat. Ja, shkaku i së gjithës, ajo u duhej aty, një djall e di se për ç’interesa, puna e tyre. Për atë bëhej lufta, neurozat e saj shndërroheshin në çmenduri presidenciale. Që të largohej djalli nga ambasada, at Andrea David bëri lutjen e Shën Mikelit dhe i bekoi mjediset. Ndenjëm ca kohë në paqe. Ndërsa unë doja t’i përgjigjesha Presidentit, sa pa ikur ai nga detyra, gati e kisha një poezi-grotesk…
E pse duhejt te zgjidhej Zhiti Ambasador ? Mbase ky nuk i plotesonte kushtet , ndaj dhe Presidenti nuke aprovonte
Pse c’a eshte ambasade , nje thele per te nginjur oreksin e kompanise se tij ?
Aq me teper qe ky Zhiti ka share popullin shqiptar ne Gazeten Shqiptaro-Amerikane Illyria, hapur fare, ndaj absolutisht nuk i takonte te perfaqsonte interesat e popullit shqitpar
Apo ketij i duket normale, qe te shash nje popull dhe pastaj te kerkosh ta perfaqesosh kete popull ?
Presidenti ka pas ploitesisht te drejte qe nuk e ka aprovuar dekretimin e ketij mysybetit Zhiti si Ambasador te Shqiperise ne Vatikan
Dhe ja ca pune ka bere ky ne Vatikan , qe ti mbushte mendjen atyre atje per te njohur Kosoven si shtet i pavarur ?–Azgje fare, sepse Vatikani nuk e njef Kosoven
Apo ky quan pune diplomati , faktin se do beje nonje bejte dhe qe organizon ca dreka e dakra me prifterinjte e Vatikanit ?–Dhe kjo eshte goxha pune e mire sipas ketij Zhitit …
Saliqi ,komunistiqi , krimineliqi thaqi presidentiqi mostiqi emeroniqi juviqi ambasadoqiqi ne Vatikaniqi.
do amabsador njoni…varja shtetit Al- banistanez..le ta gzojne merot dhe horrat qe e kane katandisur ma kec se afganistani
I madh Visari, si njeri dhe si shkrimtar.
Ti dole burre i keq. Hiq dore nga padia e atij djalit te shkret qe e ben fajtor per vdekjen e djatit tend. Eshte me fat jo me inat. Jane punet e zotit ai na sjell ne jete ai na merr. Cfaj ka ai djale i shkrete edhe ai ngeli sakat cfare i kerkon more i pashpirt??? E ke mendjen te vatikani nuk u ngopet me poste aty i keni mendjet qe mos u ngopshi ishalla..
Akoma merreni me këtë mitoman?
Bravo Jaro , per trimerine , une kujtoja se ishe dhits i madh por ti na dole trim me flet mor burre. Kuk te duket se je kaq trim o kapter Ramiu , po mir o Jaro po Sales pse nuk i bere ndonjehere rezistence per emerime ?? Ai emeroj gjithe derret dhe dosat dhe ti si rekrut i besuar i tij vetem firmosje , po pse o Jaro koqe kandari ?? Apo ishe konoshi i Sales ?? Shife shife na u be dhe Jarua te kundershtoj, bravo Bujar , te lumte , Saliu do te dekoroi per aktin tend te trimerise se ralle . Do te japi nje zyre prane zyrave te pd-se , te besh propagande , te figurosh dhe ti diku ne borderon e pd-se. Trimat gjithmone i dekoron pd-ja , nuk i haron ……….
Pse si lejon komentet o plehre fshatare?