Për kllounët dhe karagjozët që duan të trazojnë Himarën

3 Nëntor 2017, 10:03Blog TEMA

Nga Aleksandër Çipa

Ajo që po zhurmon aktualisht në Himarë, është një masakër e radhës. Një kategori individësh sharlatanë dhe kokëtharë po rikthejnë në relacionet zyrtare shqiptaro-greke një zhurmë të riciklueshme për qellime elektorale.

Elementet filogreke të Himarës po bëjnë zhurmë dhe falë cektësisë dhe keqraportimit të mediave tona, po ia dalin t’i japin Athinës zyrtare mundësinë për reagime diplomatike.

Reagimi i Ministrisë se Jashtme të Greqisë për gjasme 19 banesat e “minoritarëve” në Himarë është një hipokrizi dhe falsifikim ndaj realitetit.

Greqia me çdo kusht kërkon të afirmojë zyrtarisht dhe verbalisht një ekzistencë të paqenë kurrë ndonjëherë të “minoritetit” grek në këtë pjesë të Shqipërisë.

Këtë pretendim po e ndihin naivisht mediat dhe sidomos reporterët tanë duke i dhënë prezencës së disa individëve politikë të OMONIA-s dhe PBDNJ në Himarë zë dhe kohë mediatike të pameritueshme. Ky është një turp ndaj të cilit shoqatat e tjera në Breg qëndrojnë në heshtje.

Ky është një manipulim i qëllimshëm. Një turp për shoqatën e Intelektualëve të Pavarur që hesht ndaj kësaj zhurme që sharlatanet zhurmues po e sajojnë si klounë të pakrupullt.

Ky është një turp për dhjetra shoqatat lokale, përfshi edhe shoqata aq të nderuara e të respekuara në krahinën e Himarës, si Labëria apo të tjerat që s’bëzajnë ndaj klounadave të Òlogrekëve të paguar dhe të atyre që rirekrutohen për motive elektorale në Himarë. Këta kloune dhe karagjozët e paditur duhet të kenë parasysh se Bashkia e Himarës është një njësi administrative që nuk mund të përfaqësohet nga shoqata apo organizata mjeranësh të keqpërdorur në kohë dhe në ditët e tranzicionit postkomunist.

Himariotët nuk janë disa cungje, por një komunitet i gjerë dhe i madh sa nuk mund të përfaqësohet nga pesë individë që kulturë të vetme kanë leximin e etiketave apo të faturave për shërbime dhe për blerje. Bashkia e Himarës sot është njësia administrative me më tepër ndryshim në infrastrukturën dhe mjediset e saj. Projektet në këtë Bashki janë realisht një perspektivë zhvilluese për “Lulen e Vilajetit”.

Koha kur Himara mund të jetë “një puçër” në fytyrën e pretenduar greke për minoritet në Shqipëri, ka marrë fund. Protesta më legjitime sot në Himarë duhet bërë për atë pjesë të diskriminuar të kësaj Bashkie që ka emrin Lumi i Vlorës dhe që të kujton imazhet e Kandaharit.

Mashtrimet në Himarë kanë lidhje vetëm me këtë pjesë të njësisë administrative. Kjo Bashki ka nevojë të shembë urgjentisht kontrastin mes dy hapësirave aq të forta të saj. Në Himarë “minoritarë të vetëm” janë ata që vijnë nga Dropulli apo Vurgu

7 komente në “Për kllounët dhe karagjozët që duan të trazojnë Himarën”

  1. Andreas says:

    Koment i mjere! As ne zerin e popullit te 1945 nuk do ta botonin!

  2. @autori says:

    Le te behet nje regjistrim statistikor popullsie dhe identiteti (kombesie) ne te gjithe krahinen e Himares, sipas kushteve dhe parametrave europiane dhe pastaj, ne baze te rezultateve dhe deklarimeve te popullsise autoktone, le te flasin politikanet, analistet dhe gazetaret. Perndryshe, shkrime si ky i Cipajve, jo vetem qe nuk zgjidhin problemin, por i hedhin benzine zjarrit te nacionalizmave. Menyra e trajtimit te problemeve etnike ne Himare, perfshire shkrimin e mesiperm, i sherbejne vetem mafies se pushtetit, per te spostuar vemendjen nga krimet e veta.

  3. evgjitngrenesi says:

    besoj se zoti çipa duhet tëkandidohet për kryetar të bashkisë së himarës. ka ardhur me kohë,koha tu tregohet vendi këtyre legenëve 300e të dules dhe saliut

  4. Klimax says:

    Vilajet????!!!! Cipa! Ka ikur koha e vilajeteve! Mbi te gjitha leri pordhet nacionaliste duke na folur per nje “njesi administrative te madhe”!
    Cfare e lidh Bregun me Lumin e Vlores??!! Palasen, Dhermiun, Vunone, Jalen, Iljasin, Himaren, etj me Gjormin, Lepenicen, Bratajn, Terbacin, Vranishtin, Bolenen, Kallaratin, Kucin, etj??!! Lidhjet gjeografike? Komunikimi rrugor? Jo! Mali i Cikes me nje lartesi mbi 2000 m mbi nivelin e detit i ndan dhe i izolon keto dy krahina mes njera-tjetres! Mos kane te perbashket kulturen, traditat, gjuhen, besimin? Jo! Agrumet e ullishtet? Jo! Detin? Jo! Po atehere cfare?
    Po, vetem per nje gje ke te drejte! Ne Breg minoritare jane vetem te ardhurit, pikrisht ato familje qe ndihmojne ne vjeljen e ullinjve dhe ne stinen e veres me turizmin e ndonje pune ne ndertim dhe sigurisht mafia e pushtetit qe ka zaptuar pronat e vendasve!
    Hajde! Respektoni qytetaret e Bregut, respektoni te drejten e tyre mbi pronen, respektoni identitetin e tyre te jetojne te qete e ne paqe ne shtepite e tyre se boll futet percarje e urrejtje!

  5. ali vlora says:

    O ju funderrina oju bastard Himarjot kur te perme ndeni FISNIKET E HIMARES pershire CIPAJT lani gojen. HImara ka qene e do te mbetet SHQIPETARE.

  6. Dash says:

    Bravo z.Cipa, ky eshte realiteti !

  7. piskuriqi says:

    Cipa me prejardhje nga Piluri me nje popullsi kacake te njohur vetem per hajdutllek, kusari dhe barinjsh te pashkolluar. Injoranca shekullore ka infektuar domosdoshmerisht edhe genin Aleks Cipa I cili me nje urrjetje inferiore nuk le rast te kaloj pa sulmuar Himaren dhe Himariotet. Shikoni paralelen qe vendos me fshatrat e lumit te Vlores. Urrejtja e verbon ne nje shkalle te tille saqe deformohet dhe ajo pak llogjike cobani e trasheguar nga para ardhesit e tij injorante

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje