INTERVISTA e rrallë/ Isa Boletini: Gjithë jetën time, deri në çlirim apo vdekje, unë do të luftojë serbët, grekët, malazezët e italianët

Gazeta franceze, “Journal des débats politiques”, ka botuar, të mërkurën e 7 majit 1913, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me intervistën e patriotit shqiptar, Isa Boletini, dhënë në Londër për prestigjozen “Daily Telegraph”. Si e përshkruanin perëndimorët atdhetarin shqiptar ? Çfarë ka shprehur ai për median britanike ? Në vijim, do të gjeni tekstin e plotë, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu « Dars (Klos), Mat – Albania » :

Isa Boletini dhe problemi shqiptar

Isa Boletini, patrioti shqiptar, armiku i betuar i serbëve dhe grekëve, dhe nesër, nëse është e nevojshme, kundërshtari i pamëshirshëm i një ndërhyrje austro-italiane në vendin e tij, ndodhet në këtë moment në Londër.

Një gazetar i Daily Telegraph ka bërë me të një intervistë interesante; Isa Boletini vë në dukje meritat e ish-regjimit turk. Abdul Hamidi i vlerësonte shqiptarët. Në vitin 1902, ai e thirri Isa Boletinin në Konstandinopojë dhe e vendosi atë në krye të gardës së tij duke i vënë titullin Bej. Isa Boletini qëndroi në Kostandinopojë për katër vjet dhe pastaj u kthye në Shqipëri. Ai jetonte që prej tre vitesh në afërsi të Mitrovicës, kur filloi Revolucioni Xhonturk.

Shqiptarët në 1908 kërkuan “Kushtetutën”, por Isa Boletini, që nga ai moment, u tregua i shqetësuar. Xhonturqit, të vetëdijshëm për ndjenjat e atij lideri, kërkuan ta shtypnin atë. Xhavit Pasha e sulmoi atë papritur me trupat që kishte në dispozicionin e tij. Por Isa Boletini mundi të shpëtojë, megjithëse me një dëmtim të rëndë në shpatull. I larguar nga Mitrovica, Isa Boletini u tërhoq në Pejë, dhe më pas u strehua pranë Malësorëve të Gjakovës.

Atje, ai organizoi një rezistencë serioze. U zhvilluan luftime ku turqit u rrahën. Ngjarjet e pranverës së vitit 1909 detyruan kthimin e trupave turke në Konstandinopojë, por vitin e ardhshëm një ushtri turke u kthye në Shqipëri për të dënuar rebelët. Isa Boletini, i mundur në Kaçanik, në vend se të dorëzohej, u strehua në Mal të Zi.

Një vit më pas, në krye të trupave të tij, Isa Boletini hyri në Pejë, Gjakovë, Prishtinë dhe Shkup : “Kështu, unë kisha arritur qëllimin e përpjekjeve të mia, ekzistencën e Shqipërisë, e kërcënuar nga xhonturqit. Ne ishim duke përfunduar një marrëveshje me Ahmet Muhtar Pashën kur shpërtheu lufta aleatëve.”

Isa Boletini gjendet aktualisht në Londër për të mbrojtur çështjen e pavarësisë së Shqipërisë pranë Fuqive të Mëdha. Isa Boletini nuk i pranon kufijtë e vendosur për Shqipërinë nga Konferenca e Londrës. Shqiptarët kurrë nuk do të pranojnë sundimin serb. Ata nuk e pranojnë parimin e hekurudhës komerciale (tregtare) që i është dhënë Serbisë : “Gjithë jetën time, deri në çlirim apo në vdekje, unë do të luftoj serbët, grekët, malazezët, italianët, austriakët.”

Duke thënë këtë, shefi patriot shqiptar shfaqte një agjitacion dhe ekzaltim ekstrem.

https://www.darsiani.com/la-gazette/isa-boletini-gazetarit-te-daily-telegraph-1913-gjithe-jeten-time-deri-ne-%C3%A7lirim-apo-ne-vdekje-une-do-te-luftoj-serbet-greket-malazezet-italianet-austriaket/

REMOTE_ADDR:[]

12 komente në “INTERVISTA e rrallë/ Isa Boletini: Gjithë jetën time, deri në çlirim apo vdekje, unë do të luftojë serbët, grekët, malazezët e italianët”

  1. Taifun beu pa brekushe says:

    Bravo Isse , po nuk na ke thene turqit , osmanllinjte qe kishin 500vjet ne ato toka kur e kishe lene per te luftuar ???!!!! Po keshtu jane mercenaret .. do jepnje jeten per Hamidin (komandar i gardes ) ,!!!!! Nuk e kuptoj se ku qendron “patriotizmi” i ketij Isses kur vete deklaron para botes qe Turqit (padronet e tij ) ishin te mire ndersa Europa ishte “armikja” e shqiptareve dhe ky do ti luftonte deri ne vdekje !!!!!!!!!!!!!! Kur vinte puna per te shpetuar lekuren nga padronet e tij strehohej ne Mal te Zi , çuditerisht tek “armiku” qe ky kerkonte te luftonte !!! Ore Isse me cilin krah je ti se nuk po te marrim vesh ???!!! Na keni shkepur me genjeshtra tere kohes , sherbetoret e pushtuesve i beni heronj ndersa ata qe i luftuan pushtuesit na dalin tradhetore !!!!!!!

    1. Flm says:

      Histori e reme, heronj te rem, …. nje mashtrim i madhe.
      Nje Komb i devijuar nga te vertetat, dhe i ndertuar mbi mashtrime, keshtu na katandisen, Turko-shaket Arnaut.

  2. Pellazgos says:

    Andoni nga Zagoria qe ne Egypt jetonte ne lagje Greke te nje gjaku me ta ka thene;
    Kur bere derr e arine
    Cdeshe qe bere turkoallvanine.
    Ketu ne Albanistane Turqia eshte ulur kembekryq.
    Ashtu si Isa dhe islamistet turkoallvanosa me shoke,nuk kane asgje te perbashket me paraarrdhesit e shqipetateve te vertete,as emrat,as Fene Orthodhokse te Jeorgios Kastriotit qe eshte e
    Shenjte.
    Ashtu sic kane te Shenjte Allahun dhe Fene Arabe keta turkospore,ashtu edhe ne qe nuk u turqizuam,nuk u Islamizuam,nuk tradhetuam Identitetin,Gjakun tone te te pateve tane Ilyro Epirote.
    Keta nuk mund te quhen “shqipetare” se jane te pabese,te turqizuar,armiq te Kastriotit,kjo eshte e verteta.

    1. preshevali says:

      Identifikohesh me pellazg, e e mbron identitetin helaç kesaj pune turku i thotë berbatë hesapë.

      1. Flm says:

        O preshi “ne bi..th”
        Fjala “pelazg” = πελαγος = me det ne GR., Πελασγος = ato Fise qe jeton afer detit.
        Prandaj o debil, meso te degjosh te lexosh dhe te flasesh pak.

  3. Orhan Pamuk[historian nobelist turk,USA]: ''.....muslimonet shqipfoles,jane turq ,jane vazhdim i identitetit turk ne Evrope.........'' says:

    sa turq vrave o sumqir i sulltan Muratit…..!!???

    1. Flm says:

      Hahahaaaaaa pyetje e bukur

  4. , says:

    ne kohen e ISA trimit ,gjysherit e ketyre brek dhjereve qe shajne e vjellin vrere ne komente fshiheshin tek vrima e halese.

  5. Bashkimi says:

    Isa Boletini trimi I ketije kombi fisnik, heroi qe drejtoji shume beteja dhe sakrifikoji gjithca per interres te kombit shqipetare eshte i pavdekshem. Aq te pafuqishem ishin shtetet fqinje perpara ketije heroi sa ju desht edhe ndihma e paljacove francez me zemer sllave per ta futur ne kurthin e pabesise I cili I Mori edhe jeten. Fqinjet barbare as qe guxuan
    ti kundervihen vullnetarisht ne beteje ketije kreshniku shtatelarte, por perkundrazi ai gjithmone ishte ne ndjekje te tyre. Te gjithe e pane rreagimin e serbeve dhe talibaneve grek kur fotoja e Baces Ise u shfaq ne stadiumin e beogradit,
    Ku edhe gati 100 vjete mbas vdekjes ai I tmerron .

  6. Pellazgos says:

    Patjeter qe fsheheshin ne vrime te ha…..se zoti me comentin ,.
    Prandaj dhe kopshti zoollogjik ka tela,per keta nuk kishte tela.
    E shikoni se cfare bejne Fete,Nacionalizmat e paqene dhe interesat e pushtuesve p.sh ne kete rast Osmanet dhe jo vetem.
    Dhe keto behen ne “emer”te Zotit,te “paqes” .
    E shikoni si u katandisen Sllavetne ish Jugosllavine si pusht-ues ne Ballkan duke vrare njeri tjetrin ne emer te “Zotit” dhe nacionalizmave ,ne nje vend te grabitur me force.
    Cfare do besh do te te bejne,eshte ligj.
    E verteta gjithmone triumfon.

  7. Glauk says:

    Intervista e isa boletinit eshte post-perandoris osmane prandaj isa nuk i permende turqit pasi me ta kishte mbaruar pun, ishte koha kur trojet shqiptare i kishin mesyre halet e ballkanit sllavo serbo greko orthodokset.

    Pellazgo iliro dardano shqiptare te pastert 24,karat gjene me shumic ne dardani jo ne bregdet e greqi ata si rrace ngjajn me shum me egjiptas dhe anadollak me ngjyre. Po deshe te shofesh rracen e pastert pellazgo ilire dardane ate e gjen vetem ne dardani.

  8. Glauk says:

    Isa boletini eshte gjenrali i pamvarsis se shqiperis. Nderkohe qe gjysherit e juve me ngjyre qe komentoni kunder isa boletinit luftonin per interesa te greqis e malit te zi, isa boletini me trimat kosovare luftonin ne 3 fronte per ti mbrojte trojet shqiptare nga turqit greket serbet malazezet dhe gjyshrit tuaje tradhtar qe disa donin tja bashkonin veriun e shqiperis malit te zi, e disa jugun greqis.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *