Pas dorëheqjes së ish-kreut të SHISH Visho Ajazi, kryedemokrati Lulzim Basha u prononcua për media duke akuzuar kryeministri Edi Rama se ka gisht në këtë çështje.
Sipas tij, Ajazi paraqiti dorëheqjen si rrjedhojë e presionit politik, duke shtuar se shkak u bënë informacionet që ai zotëronte për krimin.
Ndërkohë, sot janë zbuluar arsyet që shtynë Ajazin drejt dorëheqjes për shkak të një propozimi që i është bërë nga shefi i qeverisë Rama për të qenë ambasador i Shqipërisë në NATO.
Kjo lëvizje nxjerr zbuluar edhe njëherë deklaratën e Bashës, i cili për më tepër ju referua burimeve të sigurta kur foli përpara medieve.
“Kam konstatuar të njëjtën gjë, mundësinë e presioneve ndaj kreut të dorëhequr të SHISH-it.
Por një gjë është e sigurtë që një SHISH, që harton raporte për përfshirjen e Policisë në trafikun e drogës është halë në sytë e narkoshtetit.
Nuk kam konkluzion tjetër veç presionit politiik,” deklaroi më herët Basha.
Aty ishte problemi ne fakt; te nxirrej blloff Basha. hahaaha po ky sikur ishte digjitali i Saliut? Nuk mendon i nderuari Mero se doli bllof vete pas kaq vitesh sharjesh e fantazish ndaj Visho kellires?? Po rilindasit qe mblidhen ketu si mizat ne mjalte cdo thone valle? hahahaha hajde qyfyre hajde
Ketu me siguri ka oferte,dhe ne nje moment te tille vete oferta eshte presion politik.