Largimi i Sokol Ballës si “lajm pozitiv”

14 Nëntor 2017, 19:37Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Sokol Balla nuk do të jetë më drejtor i lajmeve në Top Channel, duke i hapur rrugë një politike të re editoriale në këtë televizion. Ndryshimi ka nisur me nervozizmin e dukshëm të këtij televizioni në raport me kryeministrin javët e fundit, dhe duket se po institucionalizohet. Dhe kjo është rruga e duhur, kur një pronar kërkon të ndryshojë diçka.

Por lajmi nuk është tek ndryshimi i pozicioni të Sokol Ballës. Është hera e dytë që ai largohet nga drejtor lajmesh në atë televizion. Hera e parë ka qenë në vitin 2009, pas zgjedhjeve, kur presioni i qeverisë Berisha ndaj televizionit kaloi në ekstrem, dhe u fokusua mbi redaksinë e lajmeve dhe “Fiks Fare”. Në atë kohë Balla u spostua nga lajmet për të krijuar një paqe në distancë me qeverinë.

Dhe nuk është se nuk ja arriti. Prej vitit 2009 e në vazhdim, gjuha e Top Channel-it ishte më e rrumbullakosur, më e kujdesshme, por thelbi realist i lajmeve nuk u prek. Natyrisht, nuk përmendeshin më familjarët e kryeministrit apo afera të mëdha korruptive.

Pas vitit 2011, kur “Fiks Fare” transmetoi kasetën Meta-Prifti, gjuha e Berishës u egërsua vetëm ndaj “Fiks Fare”, apo “Çakallit” të Fiksit, siç thoshte Berisha, duke bërë kujdes të ndante Top Channel nga kjo histori urrejtje. Kujdesi për të qenë luajal me qeverinë bëhej dhe në panelet e të ftuarve në Top Channel. Unë mund të haja drekë dhe të pija kafe me Sokol Ballën apo Rudinën, por ata nuk më ftonin dot në mbrëmje në emisionet e tyre. Ishte një siklet që e kalonim me të qeshur si “halle pronarësh”, por në atë kohë, ishte një sinjal i keq për lirinë e shtypit.

Ishte sinjal i keq, se një gjigand i shtypit po detyrohej të ecte “mbi taka” përballë një kryeministri që jo vetëm i shpallte armiq gazetarët kritikë me të, por i linçonte deri në ekstrem, mundësisht duke u vënë në rrezik dhe jetën. Njësoj si Top Channel-in, ai detyroi pronarët e Vizion Plus të shkarkonin drejtorin e lajmeve dhe të mbyllnin emisionin “Faktor Plus”, që zbuloi disa  nga aferat e familjes Berisha.

Kjo është historia e Sali Berishës, të vetmit president dhe kryeministër të këtij vendi, që është në listën e dhjetë armiqve botërorë të shtypit, krahas Sllobodan Milosheviçit, Fidel Kastros, Kim Jongut etj, hartuar nga Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve në SHBA.

Largimi i dytë i Sokol Ballës nuk është i dhimbshëm për të. Ai po largohet nga drejtimi i lajmeve të Top Channel, pasi pronarët  kanë një plan të ri për politikën editoriale, dhe kërkojnë të jenë më kritikë me qeverinë aktuale. Është një epokë e re, ku kryeministrin nuk e ka frikë shtypi, por kryeministri ka frikë shtypin.

Në këtë prizëm, është një erë e re për lirinë e shtypit, ndoshta e pazakontë si në asnjë vend tjetër, ku në shënjestër janë gazetarët që nuk janë shumë kritikë me qeverinë. Ky është standardi më i mirë i lirisë që mund të ketë një shoqëri, nëse do ishte real, edhe pse Sokol Balla realisht nuk po hiqet për të përmirësuar lirinë e shtypit, por për të ridimensionuar raportet e pronarëve me kryeministrin. Është nevoja që kanë pronarët e shtypit shqiptar për t’ua ditur atyre “nderin apo qederin” për çfarë ndodh në një redaksi. Mbi të gjitha, është triumfi i modelit të Sandrit, inspirimi që pronarët kanë që të kenë fatin e atij, duke i llogaritur gazetarët autoritarë si pengesë.

Prandaj mos u shqetësoni për fatin e Sokol Ballës. Ai është një nga gazetarët më të mirë të Shqipërisë, dhe në këtë vend ka aq shumë nevojë për gazetarë të mirë, sa mjafton të kesh fuqi të punosh.

Mos u shqetësoni as për lirinë e shtypit. Shtypi është aq i relaksuar kundër qeverisë, sa gara është kush të bëjë më shumë sherr me qeverinë, me shpresë se pas kësaj mund të merren vesh. Shqetësohuni vetëm për faktin se të gjithë po i tërheq drejt vetes modeli i “Klanit”, po i inspiron suksesi i pronarit që i mban vetë lidhjet me qeverinë. Dhe aty do t’i mundë.

7 komente në “Largimi i Sokol Ballës si “lajm pozitiv””

  1. eni says:

    ??. E paska rregulluar Vjollca me Monën!
    Tani e dhjeu fare.!
    Vetëm Klanin do shofim
    Më vjen keq për fiksin dhe Portokallunë?
    Por do mësohemi dhe pa to!!
    Sa të shërohet VJOLLCA,se qenka keq fare!!??

  2. Tarrasi says:

    Pyetja qe shtrohet pas ketyre ngjarjeve eshte e thjeshte :

    PERSE VAZHDON TE JETE I SUKSESHEM MODELI I SANDRIT EDHE PAS IKJES SE BERISHES ?

    Kete pergjigje Mero Baze nuk e jep, pasi e di mire se qe neser mund te shnderrohet ne ” media kazani” !

  3. return of the saint says:

    Mero new era erdhi si rrjedhim I presionit liderit te botes se lire keta budallenj se per budallenj flitet nuk e kuptuan asnjehere politiken megjithse ishin rreth 3 dekada politikane klasa aktuale politike dhe pergjithesisht sistemi I ardhur qe nga 45-sa ka mbaruar misionin historik keta te vobekte u perpoqen me te gjitha menyrat per te masakruar vendin e tyre po nuk arriten dot sepse nuk dine si fuksionon sistemi nderkombetar keta sharlatane qe hiqeshin me autoritarisem do zbrazin xhepat si femije pese vjec duke dorzuar gjithe pasurine qe I vodhen shqiptareve

  4. Peshqiri says:

    Z.Mero
    Per mua” lajmi” qendron gjetke…
    Qe ne diten qe mberriten keta te fbise dhe filloi vetingu…kane filluar te bucasin nate e dite te gjitha kanalet,pa perjashtur asnje.
    Eshte e thjeshte dhe e kuptushme se po kerkojne te nxjerrin ose te bejne shamata aq te ndyre e aq te pa- kuptimte,sa u tha dhe ” te marrin buxhetin ne dore keta te fbise”.
    E thene kjo dhe duke pare se me cfare histeri dhe gjera te pa kuptimta do perballen ” te huajt”, keta Tanet,duan tu krijone nje klime qe te huajt te ngrene duar lart…e te ikin duke thene” atje nuk behet”.
    Kute qendron dhe perjashtimi i balles,qe te jemi te sinqerte,nuk eshte se ishte i afte,,dhe kete e di dhe ti,por nuk eshte aq i lige sa te beje propagande te flliqur!
    Une kam nje pyetje: PS a eshte e inplikuar ne kete baterdi?! Te takan Ty te na informosh!
    Dite te mbare!

  5. Klevi says:

    Gjithe jeta, shkrimet, mendimet cdo gje qe ben vertiten vetem ndaj nje njeriu, Sali Berishes! Vetem per ate jeton o Mero ? Nuk ke objektiv tjeter ne jet ?

  6. ilir says:

    Me thoni mor zoterinje, kush TV eshte me Kryeministrin?. Klani, kush me thoni një? Me thoni një qe e lavderon kryeminstrin, e thash per elokuence per mos thene kush nuk e shane, bile ne ate far feje sa te ishte tjeter ne vend te Edit do ti kishte djegur si njer njehere e nje kohe. Nuk ka shtup me te lire se ne shqiperi, ne raport me qeverrine, mbylleni gojen e mos flisni pallavra pe kryemister qe ka zene shtypin. Thjesht perrala.Qe kryeminstri tallet me medjat, le ta gjejne tek vetja. I vetmi vend ne bote me gazetar mobil adolishente.

  7. shkodran says:

    per me u ba faktor ky bicim gazetare behet duke ju lepi ne poshterim kryeministrit dhe te lincoje ati qe i eshte lepir kur ka lincuar ate qe i lepihet ,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje