Bilbil Klosi: Për ekzekutimin e 14 burrave në Mirditë më 1949-ën, më orientoi në telefon “Komandanti”

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Dashnor Kaloçi

Ashtu siç pamë dhe nga numri i kaluar, ngjarja e 7 gushtit të vitit 1949 ku mbeti i vrarë sekretari i Parë i Komitetit të Partisë së Mirditës dhe njëherazi deputeti i asaj krahine në Kuvendin Popullor, Bardhok Biba, si dhe hakmarrja e regjimit komunist të Tiranës për atë ngjarje që si shpagim për vrasjen e Bardhokut ekzekutoi 14 burra dhe burgosi e internoi me dhjetëra e qindra mirditorë të pafajshëm, që nga ajo kohë e deri në ditët e sotme ka ngjallur vazhdimisht diskutime të shumta. Ku vihen pikëpyetje të mëdha si rreth ngjarjes së vrasjes së Bardhok Bibës, ashtu dhe se kush ishte udhëheqësi i lartë që vendosi e urdhëroi hakmarrjen brutale ndaj “Mirditës reaksionare”?!

Ndërsa që nga viti i largët 1949 kur dhe ndodhi ajo ngjarje e në vazhdim deri në ditët e sotme, ajo gjë i është atribuar Mehmet Shehut, personit që edhe udhëhoqi personalisht operacionin ndëshkues në Mirditë, një dokument arkivor i zbuluar së fundmi dhe që po e publikojmë për herë të parë në këto faqe të Panorama, e hedh poshtë atë version.

Kjo gjë bëhet e qartë nga informacioni i Bilbil Klosit, ish-Kryetari i Gjykatës së Lartë Ushtarake në vitet 1945-1949 (më pas ministër i Drejtësisë e Sekretar i Kryesisë së Presidiumit të Kuvendit Popullor), i cili mban datën 21 tetor të vitit 1949 dhe i dërgohet sekretariatit të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Shqipërisë dhe vetë Enver Hoxhës. Në mes të tjerash në atë raport-informacion, Bilbil Klosi shkruan me dorën e tij se: “Kam gjykuar në Rrëshen në lidhje me vrasjen e shokut Bardhok Biba: Kam marrë në telefon Shokun Komandant dhe më orjentoj për goditjen”.

Pra, njeriu që i ka dhënë orientimet, apo më saktë ka urdhëruar ekzekutimin e 14 burrave në Mirditë, ka qenë vetë Enver Hoxha. Dokumentin në fjalë me raport-informacionin e ish-Kryetarit të Gjykatës së Lartë Ushtarake të asaj kohe, po e publikojmë të plotë dhe pa asnjë shkurtim, edhe për faktin se aty hidhet dritë dhe ndriçohen emrat e disa prej urdhërueseve të mjaft ekzekutimeve me vdekje të atyre viteve (1945-1949), ku Bilbil Klosi i cilëson jo vetëm me emra, por shpjegon edhe debatet apo urdhrat që merrte prej tyre lidhur me dënimet që jepte, kryesisht ato me vdekje.

Për të cilat thotë: “Në asnjë rast, nuk kemi dhënë asnjë dënim me vdekje pa u konsultuar apo pa pyetur Partinë”?! Pra, thënë më qartë; ky dokument “nxjerr zbuluar” krerët kryesorë të Partisë Komuniste Shqiptare të asaj kohe, si: Enverin, Mehmetin, Hysni Kapon, Tuk Jakovën, Bedri Spahiun e ndonjë tjetër, të cilët dilnin mbi gjykatat, duke i orientuar apo urdhëruar në dënimet që ato jepnin.

Letra e Bilbil Klosit për Komitetin Qendror dhe Enver Hoxhën

Për shokun komandant

S E K R E T A R J A T I T

Shoku Tuku më komunikoj trasnferimin t’im për gabimet e mija nga Gjykata Ushtarake në Ministrinë e P. të Jashtëme. I biseduam me të këto gabime që nuk më ishin vënë në dukje; por duke kënduar referatin e shokut Mehmet në Zërin e Popullit, nuk mund të rrijë pa i formuluar me shkrim observasjonet e mija rreth gabimeve që më vuri në dukej shoku Tuk në dukej.

1.Indipendenca e Gjyqit: Kur më njoftuan caktimin tim si kryetar i Gjykatës së Naltë Ushtarake, Shoku Komandant dhe Shoku Mehmet më bënë pyetjen: Si e kupton ti indipendencën e Gjykatës dhe marrëdhëniet e saja me Partinë?
Kam thënë se Gjykata gjykon simbas ligjës në bashkëpunim dhe nën direktivat dhe kontrollin e Partisë.
Në asnjë rast të vetëm në punën t’ime nuk i kam shkëputur lidhjet me Partinë dhe nuk kam vepruar ndryshe.
Ja gjyqet që kam gjykuar vetë: (Gjykata e Naltë)

Trockistët Hysen Sejdini e tjerë: Jam konsultuar me Shokun Tuk dhe me shokun Bedri për goditjen që duhej bërë.
Kam gjykuar Niko Oparin: Jam konsultuar me shokun Hysni dhe Shokun Komandant.
Kam gjykuar në Rrëshen në lidhje me vrasjen e shokut Bardhok Biba: Kam marrë në telefon Shokun Komandant dhe më orjentoj për goditjen.

Ka gjykuar Gjykata e Naltë në Milot. I kemi dhënë relasjon me shkrim Shokut Hysni dhe ai na tha se si duhej të goditnim.

Ka gjykuar du majora për rrahje (Major Enver Dajçin dhe Sulo Kozelin) kam pyetur shokun Hysni për dënimin.
Kam dënuarë një shofer me vdekje: Kam biseduar me shokun Tuku dhe megjithëse opinion i Juristave ishte se nuk mund të dënohet ligjërisht me vdekje, duke e interpretuar në mënyrë revolusjonare Ligjën, zbatova urdhërin e Partis.
Kam gjykuar Kadri Hoxhën: Kam pyetur Shokun Hysni.

U nis atë shkojë në Vlorë, kërkova udhëzime nga shoku Komandant: u pezullua vajtja për shkak të transferimit.
Këto janë Gjyqet që ka bërë Gjykata e Naltë, për shkak të rëndësisë që kishin.

Në shkallë të dytë (d.m.th. kur kemi parë vendimet e dhëna nga Gjykata e Garnizonit pse ankoohej i dënuari apo prokurori), jam konsultuar me shokun Hysni, Shokun Komandant, dhe njëherë me shokun Tuk, sa herë që ka qenë rasti që shqyrtohesh nji vëndim me vdekje. Asnjë vendim me vdekje nuk është aprovuar pa vendimin e Partisë; asnjë vendim me vdekje nuk është zbritur pa pëlqimin e Partisë.

Edhe kur e kam gjetur të zorshme të vendos në shkallë të dytë në një process, me dënime më të vogla, kam pyetur Partinë, p.sh. kam bërë relasjon Partisë mbi proceset e nji grupi në Shijak, procese të ngatërruara me plot gabime ligjore.

Nuk kam pyetur Partinë për rastet e shumta dhe të parëndësishëme për të cilat kam menduar se nuk ishin për t’ju shtruar Partisë dhe që nhuk është praktikë dhe as që më është kërkuar nga Partija. Rastet e dënimeve të zakonëshme, me 1,2,3,4,5,7, 10, e tjera vite burg.

Edhe kur kam liruar si Gjykatë e Naltë ndonji person (kjo ka ndodhur rrallë) jam informuar mbi rrezikshmërinë e tij; p.sh. para se të vendosja mbi lirimin e Dhimosten Malos, që ishte dënuar me 10 vjet burg, nga Gjykata e Garnizonit Tiranë, kam pyetur Shokun Mehmet Shehu.

Nga të gjitha këto del se unë në praktikë për asnjë moment nuk i kam shkëputur lidhjet dhe konsultimet me Partinë dhe as që e kam menduar dhe e mendoj kurrë që, jo Gjykatat, por cilido sektor tjetër, të mund të eci drejtë pa dorën e Partisë. Këtë mund ta mendonte një anëtar i ri dhe i ulët ideologjikisht, por jo unë anëtar i 1942-it i Partisë. Sado e fortë të ishte Kultura Borgjeze e shkollës që kam kryer, stazhi në parti dhe lufta që kam bërë, më kanë mësuar aq sa e dij se këtë gjë elementare: Partija mbi të gjitha dhe Partija kudo.

Kështu si kam vepruar, kështu dhe kam menduar dhe mendimet e mija, mbi të gjitha problemet dhe punët e Gjyqit ja paraqita në dy relasjone të përm,bledhura pothuej identike sekretarjatit me datën 5 dhe 15 korrik 1949, d,m.th. tre muaj e gjysëm, mbasi filluam efektivisht nga puna.

Në këtë relasjon kam shprehur më konkretisht, por shkurtimisht mendimet e mija; ndër të tjera kam thënë në relasjonin prej 13 faqësh, në faqen 10, “Konsultimi për neve është i domosdoshëm kur nji vendim dënimi me vdekje mund të ligjërohet vetëm pot ë dojë situate dhe duke interpretaur shumë gjerësisht ligjën.

Partija do të na thotë nëqoftë se e do situate dhe ne veprojmë sin a thotë ajo; p.sh. në proceset kundra një Grupi në Shijak kemi dënuar një person me vdekje pse e donte situata; pa konsultim me Partinë, Gjykata e Naltë nuk do ta kishte dënuar; por duke e dënuar, ne nuk kemi shkelur ligjën pse ligja e lejonte që për ato faje të jepej dënimi kapital. Sidoqoftë në këto raste, i lutemi Partis, për sa të jetë e mundur ta respektojë bindjen t’onë të brendëshme si gjyqtar për raste konkrete.

Fraza e fundit “Sidoqoftë në këto raste, i lutemi Partisë për sa të jetë e mundur që ta respektojë bindjen t’onë të brendëshme si gjyqtar për raste konkrete”, është keqkuptuar. Unë nuk kam dashur ta them se edhe mua si gjyqtar më vjen mirë që Partija të më dëgjoj kur unë i them se x person nuk ka faj dhe nuk paraqët rrezikshmëri sa për ta dënuar me vdekje; ose e kundërta duhet dënuar me vdekje se është i rrezikshëm.

Këtë e kam thënë në praktikë, thënijet e mija të bazura në të vërteta që dilte nga gjyqi, nuk janë marrë parasysh nga shoku Hysni në disa raste. P.sh. ka dashur të dënohej me vdekje nji ushtar dezertor në Gjinokastër sa kujtonte, që kish faje të rënda; unë i thoshnja nuk i ka këto faje; në syt t’im mori në telefon Komisarin e Divizionit dhe kur i tha ai që të mos dënohet, atëhere pranoj mendimin tim.

Për deri sa unë them në fillim të frazës konsultimi me Partinë është i domosdoshëm, si mund të kuptohet fraza e fundit “I lutem Partis”, në mënyrë që është kuptuar? Sikur unë i lutem Partisë të respektojë indipendencën e Gjykatës, se Gjykatat janë të pavarura nga Partija?

2) Po në relacionin e datës 15 korrik 1949, kam thënë “E gjejmë të zorshme të kuptohemi me Partinë në këto raste; për rrezikshmërinë që paraqet një person, për nevojën e situatës, për të dhënë shëmbull në të tjerë, duhet dhënë dënimi me vdekje kundër një fajtori”. Mirpo ligja nul e lejon dënimin kapital për fajin që akuzohet i pandehuri; p.sh. për fajin strehim t’arratisurish, nji person sado i rrezikshëm që të jetë, sado që ta dojë situate, nuk munt të dënohet ligjërisht më tepër se 20 vjet privim lirije pune të detyruar. Në këto raste Gjykata e Naltë nuk është dakort dhe nuk ka qenë dakord që të jepen dënime kapitale pse do të shkelesh ligja. Nga ana e jonë kemi bërë me sa kemi ditur dhe mundur të gjitha përpjekjet për të interpretuar sa më gjerë dispozitat e ligjeve, pa i shkelur këto, me qëllim që t’u përgjigjemi nevojave të situatës.

Por Partija, kuptoj shokun Hysni në këto raste se efektivisht për rastet për të cilat bëj fjalë në relacion kam pasur frikësione me shokun Hysni. Me këtë rast shpreh pikpamjen time se nuk munt të kalohen caqet që cakton ligja në dhënien e dënimit; kam marrë strehuesa si shembull, mund të merrja mosdenoncimin e fajeve kundra Popullit dhe Shtetit, i cili dënohet vetëm me 2 vjet pune korrektonjëse në maksimum, os e ndonjë kategori tjetër faji, por nuk ka qenë kurrë mendimi im, kur të gjeja zgjidhje ligjore, që të mos dënohen strehuesat edhe me vdekje, kur faji i tyre nuk është aq i rrezikshëm.

Në fakt duhet konsideruar bashkëpunëtor (d.m.th. duke gjetur zgjidhejn ligjore), unë gjykova 26 strehuesa në Rrëshen dhe nga këta dënova 14 me vdekje.

13. Gjyqet me dyer të mbyllura: Rregullimi simbas nenit 78 të statutit, është që gjyqet të bëhen publikisht. Ky rregull ishte shkelur kryekëput para kthesës së Partisë, duke lënë vënd të mendohesh se të gjitha vendimet kanë qënë arbitrare dhe të pa drejta, gjë që s’është aspak e vërtetë. Për të zhdukur këtë opinion dhe për të respektuar statutin, kam dhënë udhëzime që gjyqet në parim të bëhen me dyer të hapura. Gjyqet me dyer të mbyllura të bëhen vetëm kur ka dekonspirime ose rrezikohen interest e Sigurimit të Shtetit. Kështu kam urdhëruar dhe kështu është vepruar me përjashtim të një rasti në Shkodër, të cilën nuk e peshoj mirë Gjykata dhe as që më njoftoi (rasti i Pjerin Kçirës). Unë nuk shof këtu raste lëshimi nga ana ime. Sa herë që më ka njoftuar Sigurimi kam urdhëruar të bëhet me dyer të mbyllura. Duke patur parasysh interesat e Sigurimit të Shtetit sygjerova nxjerrjen e dekret ligjeve që na lejojnë të vëmë oficera për avokatë edhe kur gjykojmë civilë, gjë që nuk mund të bëhej më parë.

4) Oportunizmi në Punën e Gjykatës Naltë qysh nga kthesa e Partisë: Ky oportunizëm është dukur, simbas komisionit të analizës, në dënimet që ka ulur kjo Gjykatë në shkallë të dytë. Vlen të theksohet këtu se është roli i Gjykatës Naltë që të uli dënime kur i duken se nuk korespondojnë rëndësisë së fajit dhe rrezikshmërisë së fajtorit ose kur nuk mbështeten në ligje. Gjykata e Naltë nuk e ka në dorë të ngrejë dënimet e lehta që mund të kenë dhënë gjykata e garnizonit. Po të marrësh edhe vendimet e Gjykatës Naltë para pleniumit të tetë, edhe atje do të gjejsh raste ulje dënimesh, sa do që për atëherë nuk është fol për oportunizëm. Në qoftë se Gjykata e Naltë kufizohej në aprovimin e vendimeve të Gjykatave të shkallës I-rë atëherë do të humbiste edhe qëllimi i ekzistencës së saj.

Sidoqoftë unë jam përgjegjës për vendimet e dhëna në Prill, Maj, Qershor, (sepse në Korrik filloi analiza), për punën e mëparshme unë nuk kam qënë në Gjykatën Ushtarake. Komisioni duhesh të më pyeste përse i kam bërë unë ato raste ulje të dënimeve që jan konstatuar nga Komisioni për të parë në se i bëja për shpirt-butësi dhe mëshirë karshi armikut apo për arsye krejt ligjore. Në fakt unë duke u ndodhur përballë proçeseve të marra para kthesës së Partisë, nuk mundja ligjërisht të aprovoja këto vendime që paraqiteshin me plotë gabime ligjore. Duke ulur relativisht dënimet e disa personave në disa raste kam arritur që t’i jap zgjidhje të drejtë dhe ligjore çështjes, pa mos diskutuar aspak interest e Sigurimit të Shtetit. Në realitet nuk është liruar asnjë person nga Gjykata e Naltë që të ketë paraqitur rrezikshmëri. Në vendimet mbas Korrikut (mbas analizës) proporcioni i vendimeve të ligjëruara është shumë i lartë për shkak se proçeset e vjetra ishin likujduar dhe vendimet paraqiteshin më të rregullta.

Nuk përjashtoj që në uljen e dënimeve të ketë pasur gabime nga ana jonë, nuk përjashtoj që këto ulje me gjithë se të justifikuara me çdo vendim dhe raste konkrete të jenë keqkuptuar nga gjykatat poshtë dhe të jenë marrë si orientim. Por pas sinjalit që dha Partia duke na thirrur në analizë i kemi hapur sytë mirë në këtë drejtim dhe orientimin e gjykatave qysh nga Korriku është në rrugën e drejtë pse dhe proçeset e vjetra janë likujduar. Në fakt gjykatat ushtarake qysh se kam ardhur unë kanë dhënë 52 vendime me vdekje, nga të cilët në konsultim me Partinë janë zbritur 11 nga Gjykata e Lartë. Vetë Gjykata e Naltë Ushtarake ka dënuar 18 veta. Kjo është një provë se unë nuk e kam harruar luftën që i bëjmë armikut të klasës. Për gabimet që nuk eskludoj të jenë bërë në uljen e dënimeve të shkallës së dytë në disa raste, të goditem nga Partia kaq rëndë pa u thirrur gjatë punës dhe pa u ndihmuar që t’i korigjoj? Partia sot, para se të mbërrijë në masa, të këshillon të ndreqësh gabimet dhe kur nuk i ndreq të godet rëndë dhe drejtë. Kjo nuk është bërë në rastin tim, me gjithë se kjo ishte qëllimi i analizës, simbas fjalëve që na tha shoku Bedri kur na mblodhi për të bërë relacionin mbi të cilën do të mbështetesh analiza. Vendimi i Partisë është urdhër suprem për mua, atje ku do të shkojë dhe do të punojë me të gjitha fuqitë e mia. Largohem vetëm me ndërgjegjen të vrarë se dënohem nga Partia si një antar që nuk ka kryer detyrën.

Me respekte

(Bilbil Klosi)

V.F.L.P

Tiranë më 21/X/1949

P.S

Me këtë relacion po sqaroj Sekretariatin për gabimet që më vuri në dukje Shoku Tuku. Mundet që në relacionet e mia të Korrikut ose në punën time të jenë konstatuar edhe gabimet të tjera që unë nuk i di, rezervohem ti sqaroj këto kur të më thërres Byroja, simabs fjalës që më tha shoku Tuku.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

17 komente në “Bilbil Klosi: Për ekzekutimin e 14 burrave në Mirditë më 1949-ën, më orientoi në telefon “Komandanti””

  1. SA says:

    Ka interpretuar ne menyre “revolusjonare” ligjin duke denuar njerez me vdekje!
    O te degjeneruar keni vrare e prere sipas oreksit, po ketu paguhen te gjitha, ja i biri vari veten, edhe i biri i Tukut vdiq ne aksident rrugor, edhe ai Mehmetit vrau veten.
    Ia keni marre shpirtin shqiptareve por i keni paguar o ju vete o ne femijet tuaj. Kjo vlen edhe per Saliun me shoke.

  2. albaniafirst says:

    Nuk munda ta lexoj deri ne fund kete dokument se me vjen per te vjelle me maskaralleqet qe jane bere ne kurriz te popullit tone. Ky dokument duhet lexuar nga te gjithe ata qe mbrojne regjimin gjakatar te Enver Hoxhes dhe vegles se tij besnike Sigurimit te Shtetit.

  3. patrioti says:

    O KALUç , ke konflikt interesi me reghimin e shkuar , nuk te takon ty ta gjykosh te verteten , ke qen ne krahun e tradhtarve te kti vendi , nuk presim vertetsi te gjarjeve nga ty , ti je nje majmun qe do te deformosh historin e kti vendi , ti kastriot dylberi , jeni ca letyra qe doni te lani mutin me shurren tuaj , doni te pastroni tradhtin e te parve tuaj qe kan ber karshi kti vendi , prandaj hik pirdhu me shkrimet e tua.ata u denuan me gjyqin e asaj kohe.nuk e zbukuron dot tradhtin ndaj atdheut qe kan ber te paret e tu lodhesh kot ,bisht qeni do beteni ne perjetsi si hamza kastrioti ,

    1. Aredini says:

      Po ik mor patriot lecke, ne fillim iu shitet Titos, pastaj rusit e pastaj kinezit, me kerma se ju nuk gjen e ne fund Saliu juaj i shiti arme e karburant serbit dhe i fali detin grekut. Plera ishin e plera mbetet

  4. mirel says:

    Mire jua beri spiuneve serbe.
    Ti kish vrare te gjithe keta fare e keqe. Vete e vrane Bardhok Biben dge tani ankohen si kurvat.

  5. Tringa says:

    Me mend e sotme nuk gjykohet e kaluara por e ardhmja.Nuk mundet Kaloci te thote per Bonopartin se vrau kaq e aq se po te ishte atje me siguri qe do te ishte vrare per mish.A je i zoti te na thuash se sa dashnore kishte Zogu se ka shume rendesi,ATA qe punuan atehere e kishin gabim duhet te ishin me pushtuesin qe te lavderoheshin nga ky egoist qorr qe do te haje ne kazan.

  6. M says:

    Pse nuk flisni per luften e 97-se.qe eshte ne kohen e demokracise por germoni per nje kohe para 70 vjetesh, ateher idenonte ligji dhe partia sot kushi denon?

  7. Bushi says:

    Me sa dim neve se, Bardhok Biben e kane vrare Markagjonaj,te cilet kane ardhur ne shqiperi pas vitit 90,direkt ne zyren e Sali Berishes,dhe kane deklaruar se ate e vram neve.Ata kane mare pergezimet e Saliut.Keshtu qe Sali Berisha ka qene i kompromentuar me Jugosllavet qe ne ate kohe.Nuk eshte per t’u çuditur se Saliu dhe Bash,vazhdojne te bejne tradheti kombetare,duke shitur detin Greqise.Saliu dhe Basha,jane armiqet me te medhenj te kombit shqipetare,dhe meritojne denim kapital.

  8. Tahir Gashi says:

    Pse shqipet jane kaq trima dhe merren me ngjarje te kaluara dhe asnje fjale per ngjarjet kriminale nga 1990 e sot?!

  9. Tahir Gashi says:

    Pse Kalocit dhe shokeve te tij ju mungon guximi te thone qe i jati i Agim Doci shkruajti listen me emrat e te pushkatuarve?!
    Pas 1992 i jati i trimit Agim u arrestua per gjenocid por nuk ndenji ne burg as 24 ore se e nxoren jashte anti kamunisti Sali dhe Azem!
    Ky asht trimi, shok i Mehmetit, shok i Saliut!
    Te na rroje Partia dhe populli trim shqiptar!

  10. lora says:

    Nuk me ben shume pershtypje as kjo leter dhe as komenti qe i ben Kaloshi ketu ne gazete. Ne e dime qe ishte e saksionuar ne kushtetute: Partia mbi te gjitha. Dhe kjo s’ka me koment. Po sot me gjithe keto vrasje, vjedhje dhe tradhetishe, nuk urdherojne komandatet , se sot jane te shumet?! Pra gazetari dhe gjithe te tjeret kur shkruajne per urdherat e komandatit dje qe i kishte saktesuar edhe ne kushtetute, duhet te bejne analizen e sotme dhe ndryshimin kur urdherat nuk jane te saktesuar ne kushtetute dhe sistemin e quajn vetem ligjor (!) , por skandalet jane me monstuoze se ne çdo kohe. Pra, duke analizuar te sotmen 27 vjeçare me urdherat e dhena per vrasjet, forcojme ate qe duam te bejme ( ne teori) por po e rrenojme me shume. Dilni larte ne mal dhe shikoni se çfare eshte bere dhe çfare po behet me malet, fushat dhe njerezit ! Mos u merrni me pula te ngordhura, sidomos ju qe e hiqni veten te mençur e gazetare demokrate te zgjuar.

  11. Willim says:

    O komentator komunist re degjeneruar ,o u shkerdhefte kina robt.Si mund te anashkalohen keto krime ku njerzit qe i kane hequr ne kuriz jane akoma gjalle.Nuk perkrah asnje krah politik i perlyer sado pak ne krime kumder njerezve te pa fajshem.C’do krim ka vetem nje emer.Ai quiet krim dhe nuk e justifikon asnje gje,krimineli duhet te ndeshkohet kushdo qoft ai,ploitik apo ordiner.

    1. lora says:

      o anglez, Willim, une nuk jam as komunist e as ballist, por qytetar ne zemer te Europes perendimore e demokratike, por ca si ti dhe te tjere qe duan vetem perçarjen se u interesojne ca para dhe ca prona ose jane me shpirt te zi per Shqiperine dhe shqiptaret qe ne origjine, nuk mund te pranoje si dje dhe sot qe krimineli te mos ndeshkohet si kriminel dhe ata qe ishin dje kriminele kunder vendit te tyre u denuan si te tille, ndersa kriminelet e sotem po bejne kerdine brenda dhe jashte vendit. Ju jeni nje turre njerezish qe jeni te pandreqshem qe s’kerkoni pajtim shqiptaresh per te ecur para, por doni perçarjen per te sunduar. Ky eshte fakti i pamohueshem dhe kjo eshte treguar prej ketyre viteve qe jetojme. Flisni, shkruani, çfryni, mbroni krimin dhe kriminelet dje dhe sot, kjo eshte detyra dhe motoja juaj e cave dhe deri diku ja keni arritur me gjendjen qe kemi e po shohim. Eshte liria per porno qe s’u pengon se porno e keni dashur vendin dhe porno e keni bere ne emr te saj. Leri termat komunist, ballist, demokrat, nazist, fashist. Ka perfunduar koha qe te luftosh me armet e te tjereve, lufto me armen tende te mendjes per progres.

  12. pincopalino says:

    PORDHtriot qenke nje debil e ftyremut…te mbrosh menermethan ate regjim me enver Mutin ne krye do te thote te jesh me trap se saliu me shoke

  13. Nevila Dashnor Dervishi says:

    O njeri i kaleruar. Po kush te beson o i shkrete. Me nje gjoja dokument te tetorit 1949 por te shtypur ne computer, sikurse ky komenti im ketu.
    Pa faksimile pa firme pa vule dhe per me teper i ke lene shume vend fantazise qe gjoja Bilbili kish folur ne telefon me “komandantin”

    Po Bilbili kish studjuar per drejtesi ne France more tu mbyllte e nuk ish nul si puna tuaj e shkolla juaj e plepave.
    Ajo gjuhe qe i ke vene gjoja se e shkruante Bilbili i lauruar ne Paris ju shkon pershtat ketyre gjygjtareve te sotem te shkolles se plepave.
    Ata atehere ishin burra patriot e idealiste.

    Aha ne telefon dmth i kaleruari dervish nuk gjen dot dokument te vertetoje historite e tija.
    Dmth dhe kur ske dokumenta prape kollaj, Enveri i ka bere te gjitha dhe urdheruar me telefon.
    Mbeten njesoj fantazi si ne romanin e alfred pezes

    Perpjekje per te deshmuar historine me fjale qe i ka marre era, me telefon ne tetor 1949. aha aha aha
    Shih se mos e ka sigurimi te pergjuar incizuar ke dhtepia me gjethe apo mos e gjen ke pergjimet e deklasifikuara te cias.

    Po kur na dolet kaq te zgjuar more dashnor i dervishit te kaleruar.

    Po si mund te deshmoni historine me me thane e u thashe e i degjova e me degjuan.

    Ik bej nje roman si peza e fito ca leke po leri Telefonat rehat po nxirr dokumente ne se ke.

  14. Ilir says:

    Me fjaline e shkruar: – mora ne telefon shokun komandant dhe me orientoi per goditjen, ti kalosh nenkupton : me urdheroi per t’i egzekutuar. Tendence e paster e nje personi i cili germon mbi arkiva vetem per te gjetur ndonje fraze si me siper per ta deformuar apo interpretuar sipas ligesise qe eshte ngjizur pandreqshem ne trute e Kaloshit.
    Pse nuk germon dhe pasi t’i gjesh na i publiko : Cilet ishin personat qe vrane Heroin e Popullit Bardhok BIBA? Perse e vrane? Kush ishin urdherdhenesit ?
    …………………………………………… .
    – PERSE DUHET TE PERGJIGJESH ? – Sepse Bardhok BIBA ishte nje luftetar i Lirise, luftoi me arme pushtuesit dhe bashkepuntoret e tyre-tradhetare te Atdheut, sepse ishte ne krye te levizjeve per rindertimin e krahines se Mirdites, te reformave te medha per emancipim dhe progres. Vetem armiqte nuk e deshironin. Ata perdoren te gjitha menyrat dhe mjetet per te penguar perparimin e Shqiperise, te shqiptareve te Saj.
    Eshte fatkeqsi qe njerez sic kaloshi te flasin dhe shkruajne shqip.

  15. vaso says:

    ILIR,komunistin B.BIBA e gjykoi,denoi,ekzekutoi KOMITETI I MALEVE,sipas ligjeve te malesise.Moren pjese 93 anetare.Ndoshta ti i quan tradhtare,por jo.Ishin ata qe mbajten gjalle shqiptarizmen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *