Nga Eduard Zaloshnja
Në bllokun ku banoj unë, është ndërtuar një kënd lojërash i ri.
Pasi u ndërtua këndi dhe u asfaltuan (për herë të parë histori), rrugicat e bllokut tonë, banorëve që pa dyshim u kënaqën, u lindi edhe një shqetësim.
Automjetet filluan të lëviznin më me shpejtësi në rrugicat e lagjes, duke u shndërruar në një rrezik për fëmijët që luanin në këndin e ri të lojërave. Kështu, banorët ia përcollën bashkisë këtë shqetësim.
Fill pas kësaj, bashkia dërgoi menjëherë punonjësit e saj, të cilët m’u përpara këndit të lojërave, vunë një polic të shtrirë (një nga ato gungat që vihen mbi asfalt, për t’i detyruar ngarësit e automjeteve të ulin shpejtësinë).
Gjithashtu, ata vunë një parapet, për ta ndarë këndin e lojërave nga rruga, në mënyrë që fëmijët e vegjël, të mos dilnin drejtpërdrejt në këtë të fundit.
Por le të kthehemi 6 vjet mbrapa në kohë…
Në bllokun tonë banojnë edhe disa deputetë dhe ish-deputetë të opozitës aktuale.
Fill pasi Lulzim Basha u bë kryebashkiak i Tiranës, banorët shpresuan se rrugicat e lagjes do të asfaltoheshin, meqë deputetët ishin atëherë më shumicë.
Por banorët u zhgënjyen – vetëm rrugicës që lidhte rrugën kryesore me pallatin ku banonte një nga deputetët, iu hodh, shpejt e shpejt, një shtresë e hollë asfalti (për trotuare nuk bëhej fjalë).
Ndërsa rrugicat e tjera mbetën me pluhur e me baltë, siç kishin qenë qysh para 60 vjetësh.
Dhe blloku ynë i banimit, ndodhet vetëm 500 metra larg sheshit Skënderbej…
Por ç’ndodhi rishtazi në bllokun tonë?
Të gjitha rrugicat janë asfaltuar dhe janë pajisur me trotuare. Sinjalistika rrugore, si ajo horizontale edhe vertikale, mbulon çdo metër të rrugicave të bllokut.
Pranë pallateve janë vendosur stola për banorët dhe janë mbjellë lule e shkurre dekorative.
Në një shesh të vogël, që deri dje mbulohej nga hedhurat, u ndërtua i sipërcituari kënd i lojërave për fëmijët.
Me pak fjalë, blloku ynë i banimit nuk ngjan më me një bllok banimi të Kandaharit, por me një bllok europian.
Dhe më e bukura është se punimet u kryen nga punonjësit e bashkisë, e jo nga ndonjë firmë private që ta krip kokën, kur fiton tenderin.
Por a do t’ia vlente të shkruhej ky artikull në qoftë se blloku ynë do të kishte qenë i vetmi që është rregulluar? (i është bërë rikualifikim urban, thuhet në gjuhën e urbanistëve). Janë gjithsej 13 blloqe të rregulluara në Tiranë në dy vitet e fundit, janë ndërtuar / rinovuar gjithsej 21 kënde lojërash.
Lulzim Basha akuzohet shpesh nga kundërshtarët e vet politikë se fjeti gjumë gjatë katër viteve që ishte në krye të Bashkisë së Tiranës, ndërsa Erion Veliaj akuzohet nga kundërshtarët e tij se ka më shumë fjalë se sa punë.
Akuzat i kanë dëgjuar të gjithë. Por edhe punët e bëra nga Bashkia i kanë parë të gjithë banorët e Tiranës…(Albanian Free Press)
Erioni kryebashkiak EVROPJAN i ka lakmi gjithsecili
Po pedonalja vetem 100 m nga bashkia qe eshte bere per turp gjithe gropa dhe pllakat qe levizin, po pllakat tek m shyri qe levizin te gjitha megjithese cdo tre kater muaj punetoret e bashkise bejne sikur i rregullojne duke shpenzuar parate tona, po liqeni qe eshte kthyer ne nje kantier aty tek wilson ka nja pese muaj qe eshte germuar dhe ska ndermend te mbaroje epo helbete lali eri do leka per te mos thene per mungesen e ndricimit tek liqeni. Dhjete kantiere ka hapur tek liqeni ne vend qe te mbaroje nje dhe te filloje me tjetrin i hap te gjitha dhe i zvarrit duke zhvatur parate tona dhe duke ja veshtiresuar edhe ato momente qe banoret t tiranes duan te shijojne
Artikull qe vjenera pordhe…nje hartim si ato te klases se pare. Zaloshnje dhe ti je pjese integrale servile e llumit mediatik ne corben e kusise. Tirana eshte kthyer ne nje lavatrice gjigande te parave te kanabisit dhe pislleqeve te korrupsionit ky vdo muaj do ngrihen kulla 25 kateshe te krimineleve me pushtet. Kur mushkerite e tua ti caje kanceri dhe pluhuri i betonit ti do fishkesh e pluhuri jot nuk do ti hyje askujt ne pune. Bythelepires ?
Po rrugen Qemal Stafa a ke pare si eshte katrandisur ?
Ke ndonje koment ?
Pse dreqin lepirja e bythes eshte bere kaq ne mode ne Shqiperi? O Zaloshnja e shkrove qe e shkrove kete artikull po fol edhe per taksat qe ka rritur lali Eri. Fol edhe per ato taksa qe jane ne kundershtim me kushtetuten, fol edhe per çmimiñ e rritur te ujit edhe per vjedhjet neper shkolla qe reklamohen si rikonstruksione por ne fakt thjeshte u jepet nje boje
Jam antar i PS- farefisnisht,banoj ne Yzberisht,prane KMY-se prej 5 vjetesh,por asnje nga keto mburrje qe i ben ky Zaloshnja nuk i meriton kryebashkiaku per Yzberishin!
Ne Yzberish,3 kim larg zyres se Bashkise,rruget jane tre pa shtruara,me gropa,me pluhur ne vere dhe balkte ne dimer.
Ne vetre nuk hapen gjatre dites dritaret se tre futet pluhuri 3-4 cm brenda shtepise,ndersa tharja e rrobeve behet vetrem nates kur nuk ka levizje te makinave!
Banoj ne katin e 7 te pallatit dhe pluhuri i kuq i cakullit ,qe hedh sa per te lare gojen komununa nje here ne vit,mbulon ballkonin.
Ne Yzberisht, keto 5 vjet nuk eshte mbjelle asnje poeme.nuki ka asnje lulishte,asnje cerdhe e kopesht shtreteror,asnje kend lojrash,asnje ambient per pensionistet,plehrat dhe qente e rruges mbushin rruget,ndersa ne trotuare nuk kalohet dot se Bashkia e babezitur per te vjele para ua ka dhene me qera kafeneve,pa pyetur se trotuaret e pallateve jane per banoret e jo te jo qe te beje biznes Bashkia!
Nje lagje e re me rreth 50 mije banore,shumica familje te reja me femije te vegjel,nuk kane se ku t’i argetojne femijet,nuk kane ku t’i shetisin femijet me karroca vec rrugeve plot pluhur qe ngrejne makinat nga shpejtesia.
Ne Yzberish nuk ka nje poste policie,vecse dergojne ca police sa poer te vene gjoba,nuk ka zyre postare,nuk ka asnje dege banke,kia nje linje urbani qe3 kalon pa orar ne mbi 30 minuta aq sa mbushet plot sa te merret fryma!
Rruga nga Yzberishi deri ne kryqezimin me ate te kombinatit ku kalojne mew qindra femije per ne shkolle,nuk ka trotuare,se Bashkia nuk ka kohe tre prishge gardhet e privatreve per t’i sherbyer njerezve!
Rruga ne mes te lagjes eshte bere si autostrade,sepse aty kalojne nje sasi e madhe e makinave per t’i shpetuar trafikut ne unazen e re dhe kjo rregullohet vetem duke shtruar nje rruge rreth 200 m qe nuk ka asnje ndertim,per te dale shkurt tek unaza e re!
Nuk llogatitim ujin e piste,qe furnizohemi,nderprerjet e vazhdueshme te tij,nderprerjen e vazhdueshme te dritave,se nje kabell kryesor qe difektohet vazhdimisht eshte i groposur ne dheun plor uje pa asnje izolim tjeter!
Ja,more Zaloshnja,a nuk e meriton kryebashkiaku Veliaj cilesimin show man?
Edhe tek Blloku,lokalet tere naten jane plot me rinine e pa gjume,por nuk flene,se bejne qejf!
O Zaloshnja!
A di gje ti ne se kryebashkiaku Veliaj ben pritje populli ne kohe te shpallur zyrtarisht ?
Po letrat e popullit a i lexon ndonje here ky zyrtar?
Nuk e besoj kurre,sepse ky sherbetor i popullit shpenzon aq shume kohe per te dale ne media,sa i duhen te rrije 24 ore ne pune!
A di gje ti,Zaloshnja se pse del vetem kryebashkiaku ne tv-te gati cdo dite dhe nuk i le mundesi vartesve te tij,qe meren direkt me realizimin e puneve te Bashkise,te tregojne se edhe ata punojne?
A eshte ky nje “KULT I INDIVIDIT”,qe sot akuzohet Enver Hoxha ,ndonese dilte vetem nje here ne vit ne tv?
Qytetaret e Tiranes kane shume halle dhe shumica e tyre nuk jane te lidhura me ken e lojrave,pemet e mbjella apo rruget e shtruara!
Nje krye bashkiak afte duhet te mbuloje te gjitha problemet qe kane qytetaret,duke u kerkuar lloogari vartesve te tij te bejne te gjitha keto detyra.
Kam bindjen e plote se sot ne administraten shteterore nuk merret njeri me zgjidhjen e ankesave te popullit,se keto ankesa nuk i konsiderojne si burim informacioni per shkeljet ligjore etj te punonjesve te admistrates,por si postjere qe cojne ankesen tek fajtori e jo ta studiojne ate se cfare ka caluar ne punen e rrogtareve te shtetit.
Dhe kur kjo pune behet kaq keq ne kryeministri,merret meend se cfare ndodh me poshte!
Spektaklet e kryeministrit apo kryebashkiakut me grupe njerezish te zgjedhur spontanisht ,jane vetem propagande boshe.Nuk mund t’i zgjidhe ankesat e popullit as kryeministri e as kryebashkiaku,por cdo hallke e shtetit te funksionoje normalisht.
E kjo do te behet realitet, kur te gjitha hallkat te kontrollohen vertikalisht e horizontalisht!
Kjo nuk behet prandaj njerezit sot i drejtohen gjyqit,per nje hall qe mund ta zgjidhe vete administrata! Dhe gjyqet vazhdojne me vite!
Pa folur per juristet e institucioneve,qe ne teresi jane nje hallke formale,bile e rrezikeshme,sepse nuk jane mbrojtes te ligjit,por te shefit dhe postit te tyre!
Shembull me makaber jane juristet e Sigurimeve Shoqerore,UKT-se etj!
Sot ne Shqiperi shteti nuk te czgjidh hallet, perderi sa nuk funksionon sic vepron realisht emisioni investigativ “FIKS FARE” i Top Channel-it!
Ne se kete pune e bejne me perkushtim nje grusht gazetaresh gazetaresh te FIKS-it,si nuk mund ta bejne nje lukuni rrogtaresh qe marrin rroga milionere?!
rruga e KAVAJES KA NGEL SIC KA QENE EDHE ME KEQ;TRETUARET GROPA GROPA PO RUGICAT SKANDAL ME NDERTIME PA LEJE SHIKOJENI JU QE JU KEMI DHENE VOTEN AS NJE GJE ME TE VOGLEN NUK KEMI FITUARSI GJITH LAGJET E TJERA;DJALI KISHTE NXJERE TE RUGICA NE FOTO MI DERGOI MUA NE GJERMANI ;PER ARESYE SHENDETESORE KAM DY VJET QE SKAM ARDHUR VURA DUART NE KOKE ME KEQ SE KANE QENE;RUGICA NGA NDERTIMET QE JANE BERE PA LEJE MEZI KALON NJI MAKINE;ME E LEZECMIA ESHTE SE DJALI SE PARKON DOT MAKINEN PAMVARESISHT SE JAM PRONARIA E TOKES VINE TETJERE E ZENE NE RUGEN E KAVAJES NUK LEJOHET OSE TE VENE GJOBE PO KU TI GJEJE ATO PARE ME UNIVERSITET PA PUNE; NOTEN JA U JAP 10 ERIT DHE EDIT:TANI MENDOJ QE DHE FEMIJET E RUGES DHE RUGICAVE TE KAVAJES DUAN DRITE JESHILE
Ti gjoja shqiptari guximtar, sje gje tjeter vec nje shqupas qorr qe te bardhen e ben te zeze. Keto pune te mira ne Tirane behen se Erjoni i hedh leket ne te mire te komunitetit, ndersa lulushi jot i depozitonte ne Amsterdam.
Zaloshja ! Ti je edhe nga Skrapari , qe s’para ta thone kollaj nji fjale te mire .Qe punon Erion Velija , kete e shohim edhe me sy edhe me vepra , po mos na e ler pa “gjume ” se do ta semuresh dhe nuk gjejme dot tjeter!?
Me demek juve qe komentoni nuk jeni dakord me kete qe thote Zaoshja!? Per ju do te ishte me mire qe edhe per 4 vjete te tjera ne krye te bashkise te ishte perseri gjumashja lule!? Hej dreq qe nuk e ndreq dote me kete popull qe s’di c’kerkon.
E po ky milet, kerkon vetem te flasesh keq per cdo gje edhe kur dikush thote nje fjale te mire per punet e jashtezakonshme qe jane bere ne Tirane keta dy vjet. Po pse me shkop magjik behen te gjitha, sic pretendoni ju? Me ngadale njerez, se kerkon edhe pak kohe qe te behen te gjitha. Jane bere aq shume sa nuk mund ta imagjinohej para dy vjetesh se mund te kryheshin. Kushdo qe vjen ne Tirane habitet me ndryshimet e medha qe kane ndodhur ketu. Faleminderit Erionit e gjithe stafit te tij, per gjithcka qe kane bere e bejne per Tiranen e te gjithe ne.
Z. Erion Veliaj jo vetem, qe nuk fle gjume, nga qe gjithe kohen eshte duke punuar per Tiranen, por ai nuk ka kohe as te beje seks me gruan. Kjo eshte sakrifica e vertete e z. Erion Veliaj more anal isti Zaloshnja. Nga puna e tepert Erioni nuk ka kohe as per te lene shtatzene Xoxen, te shoqen. Me bukura eshte qe vartesit mosmirenjohes te z. Veliaj, ndonese jane pasuruar pas lejes, qe u ka dhene z. Veliaj per te bere para, nuk e ndihmojne fare z. Erion, qe te behet baba!!!!!!!!!!!!!!!!
Z. Erion mos e harxho kohen duke fjetur gjume duke bere sekse me gruan apo shoferin, por vetem puno fort per Tiranen. Dashte zoti andej nga pranvera, kur te thyeje qafen Rama, ti t’i zesh vendin, qe te rrish pa gjume e pa seks jo per te miren vetem te Tiranes, por te gjithe Shqipeirse.
P.S.
Z. Mero te lutem mos ma censuro komentin tim, pavaresisht se ne shikim te pare mund te duket si servilizem ndaj viganit te punes, kryebashkiakut Veliaj! Komenti im nuk eshte servilizem, por shprehje e bindjes sime persa i perket kontributit real te z. Veliaj.
BRAVO ZALOSHJA!!
KY KRYEBASHKIAK ,ËSHTË I PA PARË!
SALISTËT ,EDHE KËTU ,PËSHTYJNË,
PRANDAJ JANË TË PA BESUESHËM.
EDHE 8-vjet,DO JETË ERI KRYEBASHKIAK!
PËR FATIN TONË TË MIRË!??????
Zoti Velia esht peshqesh nga zoti, per qytearet e kryqytetit dhe me gjer. Kritizeret e semur duan Bashen qe per kater vjet fjeti gjum, ndersa keto dy vite jan ber aq shum pun e zbukurime per kryeqytetin sa sjan ber ne 25 vite me par dhe punet e mira vazhdojn cdo dit e jave.
Kete e pam ku ishim kete ver me pushime ne Sarande. Prandaj jet e shendet zoti Velia, se po e beni Tiranen kryeqytet evropjan, Bravo te qofte.
Ju koqe në diell, që punoni te zyra e propagandës së bashkisë, a dini gjë nëse ka lënë ndonjë cep të Tiranës bosh pa dhënë leje ndërtimi për pallate ky vemja juaj? Se sikur premtoi që nuk do kishte më ndërtime në Tiranë. E marrtë dreqi bashkë me Lulin që ishte përpara këtij.