FOTO/ "Fëmijët në malin e kromit në Bulqizë", Berisha denoncon Ramën me pamjet e vitit 2013

15 Nëntor 2017, 10:31Politika TEMA

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një postim në rrjetin social Facebook, ku denoncon punën e të miturve në minierat e Bulqizës.

Ndërkohë, fotografia me të cilën e shoqëron i përket datën “10 maj 2013”, kohë kur qeverisja ishte në duart e Berishës.

Pamja është shkrepur nga gazetari i njohur Fatos Baxhaku, i cili kishte ngritur në atë kohë problemin e shfrytësimit të fëmijëve në malin e kromit në Bulqizë.

Ja se çfarë shkruan ish-kryeministri në postimin e tij:

“Bulqizaku i vogel i dergon Norieges kartoline falenderimi! sb

“Miremengjes kryeministri im, miremengjes! Faleminderit qe me pranove mbreme se ekzistoj! Pavaresisht se e bere per menderen tende!”

Mbase ish-kryeministri Berisha përpara se të shtrojë probleme të tilla duhet të kërkojë paraprakisht një “ndjesë” minatorëve dhe familjarëve të tyre që gjatë qeverisjes së tij nuk bëri thuajse asgjë.

Më poshtë po përcjellim linkun e reportazhit të gazetarit Fatos Baxhaku të shkruar në vitin 2013:

Shqipëri, 54 mijë fëmijë nga 5-17 vjeç në punë, edhe me orë të gjata

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje