Pse Prokuroria nuk po bllokon, librat e llogarisë së PD?

25 Nëntor 2017, 20:06Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Bllokimi i librave të llogarisë së Partisë Demokratike, mund të nxjerrë në dritë jo vetëm mungesën e pasqyrimit të këtyre transaksioneve, por dhe probleme të tjera për mënyrën se si menaxhohen fondet publike dhe fondet e zeza brenda partisë. Ndërsa Partia Demokratike është tërhequr nga përgënjeshtrimi i parë që bëri kundër raportit të BIRN, lidhur me pagesat e saj “në të zezë” për lobimin në Uashington, ende nuk ka një njoftim zyrtar nga Prokuroria, nëse janë sekuestruar librat e llogarive të Partisë Demokratike.

Njoftimi i vetëm i Prokurorisë është jo zyrtar dhe bën fjalë për “verifikim”, dhe jo për hetim të çështjes në fjalë.

Në fillim Partia Demokratike i mohoi akuzat dhe tha se gjithçka është në rregull, dhe PD i ka deklaruar shpenzimet e saj, sipas ligjit.

Këmbëngulja e BIRN bëri që PD të ndryshojë qëndrimin e saj, por të bëjë një deklaratë tërësisht qesharake, që jo vetëm pranon shkeljen e ligjit, por ngre shumë pikëpyetje për mënyrën se si janë paguar ato para. PD thotë tani se gjithçka e ka deklaruar në regjistrat e Departamentit Amerikan të Drejtësisë.

Këtu ka disa probleme.

E para, PD nuk ka bërë asnjë deklarim në regjistrat e Departamentit Amerikan të Drejtësisë. Atje kanë bërë deklarime të vonuara kompanitë që kanë paguar për llogari të PD një kompani lobimi në Uashington, pasi i detyron ligji amerikan. PD nuk mund të bëjë deklaratë në ato regjistra për para që nuk i ka paguar direkt kompanisë së lobimit në SHBA nga llogaria e saj, pasi SHBA funksionon mbi transparencën financiare lidhur me lobimin. Ndaj kjo që thotë PD, është një gënjeshtër që kërkon hetim.

E dyta, PD nuk ka deklaruar në KQZ si shpenzim fushate, rreth 1 milardë lekë të vjetra, që është një shumë më e madhe dhe se vetë buxheti elektoral i saj, i deklaruar në KQZ. Institucioni ku PD duhet të bëjë deklaratat e saj financiare është i përcaktuar nga Kodi Elektoral, dhe ai është KQZ. Partia Demokratike nuk e ka bërë këtë. Deklarata e saj zyrtare është e gënjeshtërt dhe ka fshehur burimet e financimit të fushatës. Kjo është shkelje e pastër e ligjit, e cila nuk ka nevojë të hetohet, por të ndëshkohet.

E treta, PD me deklaratën e fundit, pranon se janë paguar para nga kompani “offshore” për llogari të nevojave të saj në Uashington. Tani, ose PD, ose kryetari i saj, ose kunati dhe vjehrri i tij, ose gruaja apo dikush tjetër që e di ai, është pronar i kësaj kompanie “offshore” që paguan për llogari të PD, ose këto kompani kanë borxhe të fshehta ndaj PD, që po ia kthejnë në formë shërbimesh. Në të dy rastet kemi korrupsion të pastër, që duhet të hetohet urgjent. Pra, duhet të hetohet ose fakti që kjo kompani është pronë e Lulzim Bashës, ose çfarë borxhesh i ka Lulzim Bashës. Rrethana lehtësuese se mund të jetë pagesë për bamirësi, nuk funksionon, se dhe Liri Berisha nuk është më “Zonjë e Parë”.

Në rast se kompania thotë se ka shërbyer thjeshtë si përcjellëse pagesash, atëhere PD duhet të provojë se në çfarë mënyre i ka dërguar kësaj kompanie paratë, dhe cila është origjina e tyre, që të shpëtojë nga akuza për pastrim parash.

Për të gjitha këto arsye, PD-së i duhen vënë menjëherë nën sekuestro librat e llogarisë financiare të saj dhe çdo moment që kalon, është në dëm të hetimit. Librat e llogarisë së PD, janë sot i vetmi dokument zyrtar legal që provon dhe legjitimon çdo lëvizje formale të parave në emër të PD. Kasaforta e zezë e Lulzim Bashës, ajo që mbante paratë e lejeve të ndërtimit në Tiranë, apo ryshfeteve të tjera të korrupsionit, edhe mund të transportohet nga zyra për diku tjetër, por gjurmët e parave të tyre, nuk mund të fshihen.

Që Prokuroria të besohet se është serioze në këtë histori, ajo duhet të bëjë një orë e më parë një deklaratë zyrtare, ku të pranojë se ka sekuestruar librat e llogarisë së PD, ose që nuk i ka sekuestruar ato. Nëse i ka sekuestruar, jemi para nisjes së një hetimi. Nëse jo, jemi para një mashtrimi dhe krimi të Prokurorisë, që po lejon të prishen provat për një nga skandalet më të provuara të financimit me para të pista të një partie politike, për të cilën po flitet aq shumë, mjerisht nga vetë PD.

26 komente në “Pse Prokuroria nuk po bllokon, librat e llogarisë së PD?”

  1. Haka Tekizoti says:

    Prokuroria është seksion i PD-s, pra gjithçka që thotë PD zure se e ka thënë prokurria dhe e kundërta.

    1. Che Guevara says:

      Urgjentisht duhet gjetur rruga ligjore qe kryeprolurori Llalla te akuzohet per shperdorim detyre dhe bashkepunim ne krim dhe te arrestohet ne kushtet e flagrances!
      Eshte derdhur kupa me kohe ketij “UJKU” qe shteti i ka varur melcite ne qafe!

      1. ben says:

        Rilindja
        Duke ndjekur llogjiken e shkrimit
        Se pari
        PD nuk mund te beje deklarim ne departamentin amerikan te shtetit sepse kete gje e ben kompania lobuese sic e ka bere. Pra nese ka ndonje shkelje , fshehje , para te pista ligjerisht dhe zyrtarisht e heton drejtesia amerikane. Dhe drejtesia amerikane raste te tilla nuk i le as pa hetuar dhe as pa ndeshkuar. Sic ishte rasti kur u denua nga nje gjykate amerikane nje shtetas amerikan me origjine shqiptare per nje foto me obamen te nje politikani shqiptar, ku kishte paguar 80.000 $. Prandaj prisni te dashur rilindas. Nuk mundet as ju dhe as prokuroria shqiptare te hetoje simbas sugjerimit te artikullit, departamentin amerikan te shtetit.
        Se dyti
        PD ka detyrim te beje deklarim per lobimet ne KQZ vetem ato lobime qe kane te bejne me zgjedhjet. Pra nese kontrata e PD eshte para ose mbas fushates zgjedhore as PD nuk ka pse deklaron ne KQZ dhe as KQZ nuk ka detyrim ligjor qe ta dije.
        Pra eshte e qarte nese ka shkelje lereni te meret me te drejtesia amerikane ose nese e keni me nxitim shkoni deri ne USA dhe beni nje denoncim dhe te jeni te sigurt qe ata do hetojne pak me mire se drejtesia shqiptare.
        Se treti
        Qe eshte edhe konkluzion
        Rilindja do te arije disa qellime me kete shashken
        a) te terheqi vemendjen e opinionit publik shqiptar nga fakti i padiskutushem tashme qe ministria e brendshme e rilindjes per 4 vjet duke filluar nga ministri, zv ministrja oficeret me te larte te policise nuk ishin thjesht bashkepuntoret e Habilajve po ishin pjese e kesaj bande.
        b) Duke qene se pergjimet dhe gjurmimet e bandave shqiptare te droges te ndodhura ne Itali, Greqi, EULEX Kosove, dhe vende te tjera Europiane ka vetem nje dore aq te fuqishme sa ti beje te gjitha bashke dhe ti sjelli ne Shqiperi edhe me idioti e kupton qe eshte dora Amerikane , Rilindja ne te vertete me kerkesen per te hetuar Shqiperia Ameriken duket se Timonieri i madh po mundohet ti shpalli lufte kesaj te fundit.
        Rilindas te dashur mbasi me luften tuaj shkateruat perfundimisht Greqine ju lutem .mos shkateroni dhe Ameriken!!!!!!!!!!!
        PS: jo per gje se ju e pushtoni dhe ameriken , po kush mban me buke 300 milione amerikane!!!!

        1. shvejku says:

          Eh more Artan Hoxha ish sigurimsi kandidat per 1 ore per pras-ident!
          Kush po kerkon te hetohen amerikanet,o koqe gomari?
          Hetimi i duhet bere PD-se qe ka shpenzuar ne fushate kaq shume dhe nuk i ka deklaruar fare!

  2. Vettingu një orë e më parë says:

    Kjo çështje dhe zbardhja e saj është domosdoshmëri por në se nuk vepron drejtësia amerikane në këto momente vështirë të zbardhet nga drejtësia shqiptare që është e zhytur në korrupsion .

  3. Ketu jane mbledhur nje tufe horrash qe tallin menderen me kete popull.
    Nje tufe horrash hajdut qe akuzojne njeri tjetrin dhe shtojne pasurit e tyre.
    Nje tuf hajdutesh qe per te ven bythen ne karrike paguajne milionat e gjakut te popullit dhe here e mohojne dhe here e pranojn dhe nuk kane pike frike se prokuroret jane me hajdut se keta qe po na rjepin.
    Keta lloj horrash nuk duan tja dine per vendin dhe popullin e varfer por paguajne miliona disa maskarenjeve te pasur qe te behen me te pasur.
    Maskarenjt e pasur qe derdhin lote krokodili per te varferit dhe pranojne miliona per nje fotografi,marin miliona per lobime nga horrat e vendeve te varfera.
    Kjo eshte hipkrizia e vendeve te pasura qe na hiqen si demokratike dhe pasurohen ne kurriz te fukarait.
    Lulush mbahu more trim se ka punuar salushi per ty qe komandon akoma ne kete lesh vendi.

  4. korabi says:

    z..Mero,kini bere nje interpretim,te shkelqyer problemit,dhe i ke kapur mat,palacot, e PD.
    Ne keto situata,te lutem,denonco,direkt, prokurorine, si bashkepunetore e pd dhe Lulezim Bashes.
    Prokurorija po te njejten qendrim mbajti edhe karshi skandalit, cez..
    Ne keto pozita,ku sistemi drejtesise, eshte kapur, nga Sali Berisha,Ilir Meta,dhe Basha.te del si detyre,pse te mos e themi, atdhetare,per ta cuar deri ne fund keto probleme..dhe sugjerimi im do te ishte.Urgjent,lajmero Ambasaden Amerikane,qe ajo ne bashkepunim, me policine e shtetit,dhe ekspertet, e fbi qe kane ardhur,ta trajtojne me urgjence,kete problem.
    Ne presim me shume nga ty sesa,nga deklaratat, E balles,a te qeverise,ku PD,ju ka pire lengun..

  5. korabi.. says:

    Te , lutem Mero, botoe, komentin timqe ju dergova pak minuta me pare,meqe shkruajm nga brukseli..Respekte..

    1. shvejku says:

      Pritni more burra se kemi pune te tjera me te medha per te bere ne si shtet!
      Se pari kemi hallin se do ta festojme 29 nentorin si dita e clirimit apo jo.
      Se dyti,akoma nuk i jane hequr dekoratat Enver Hoxhes!
      Se treti,filmat e kohes se socializmit akoma transmetohen neper tv dhe ky eshte karshillek i madh qe i behet demokracise!
      Se katerti,nuk eshte ndare akoma kesti i njezete prej 10 miliard lekesh per ish te burgosurit, pavaresisht se 90 % e tyre ishin denuar per vjedhje,pederasti,spiunazh,diversante,vrasje etj.
      Se pesti,akoma nuk jane fshehur miliardat e pasurive te politikaneve,gjyqtareve,prokuroreve etj dhe me kete pune po merret personalisht shoku Llalla e ai nuk ka kohe te tepert.
      Se gjashti,duhet te vertetohet zyrtarisht se PKSH e themeluan dhe drejtuan jugosllavet dhe Enver Hoxha ishte atje vetem roje tek dera!
      Se shtati,A u be LUfte Antifashiste apo Civile?
      Ja kjo do kohe te vertetohet dhe deri atehere shteti,partite politike,media etj duhet te merren pa tjeter me kete pune!
      Se teti,akoma nuk eshte vertetuar se Enver Hoxha ishte homo apo kishte 20-30 dashnore qe nga Greqia e deri ne Paris!
      Se teti,a eshte e vertete qe Edi Rama ka dale me pallen 50 cm ne plazhet e Frances,per rrjedhoje a duhet te jete kryeminister?
      Se fundi,kush do ta mbroje akuzen ndaj PD-se?
      Po a e dini se Llalla eshte ushtari i PD-se?
      Naten e mire!

  6. Goni says:

    Prokurori LLALLA, po nuk hapi zyrtarlsht hetim mbi këtë aferë, duhet menjëherë pas datës 4 Dhjetor, të merret i pandehur.
    KU JENI ORGANE TË VETINGUT??
    Ato që janë ngritur deri tani.
    ÇBËN O POPULL QË S’REAGON?
    KUPTON Ç’EËSHTË PD-ja,?
    KUPTON STANDARTET E SAJ?
    SHEH ÇSURRAT KA BASHA E BERISHA?
    JAZËK U QOFTË!! HARRAM PARATË TONA!!????

  7. Arresto shefin e finances se PD, per fshehje te te dhenave te kesaje partie, dhe pastaj shikon mire se si dalin gjithe pislleqet e kesaje force (sherrnaje) politike qe eshte kanceri i ketije vendi.

  8. ALBAN DEGA says:

    DEMOKRACI APO…. DEMOSALI !?

    – Kush ti bllokoje Zoti Baze !?
    – Sardelet apo kucedrat e krimit dhe korrupsionit!?
    Kjo eshte ceshtja !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Adriatik Palla? Ai eshte aty per te bllokuar hetimet dhe ndeshkimet ligjore te Korporates se Krimit te Organizuar te Sali Floririt, Lulezim Gites, Fatmir Xenit, Arben Pollos, Ritvan Fullanit…
    Adriatik Palla!?
    Nuk e lejon kontrata me “ Kete Mafia qe ka dale krejt jashte kontroolit “ !?
    Adriatik Palla dhe Prokuhorat e tij jane Dega ligjzbatuese dhe telallet juridike te SHQUP-it !!!
    Adriatik Palla, Besimi Hajdari I Berishes dhe kamikazet e tyre te Gjykata e nga Zagarnjori, Xhind Xhonet e Plepave, Kristalit dhe Akademive te Vicidolit, jane aty jo per te zbuluar, hetuar e goditur krimet e Renda te kesaj “Bande Gangsteresh “ por per te bere Garden Pretoriane te kryekriminelave te Shqiperise me Saleh Kadafin ne krye !!!
    Adriatik Palla dhe ceta e prokuhorave te tij jane ata qe is qofshin !
    I gezofshin bashke ne kapobandat djersen dhe gjakun e Shqiptareve ne qelite e Bences e Peqinit, 313-es perjete !
    Parate e shqiptarevr te plackitur e Gjoni tut iu befshin ilace per semundje te pasherueshme ne ato qeli !
    Ata nuk jane peshqit e medhenj! Ata jane bakenat dhe Kucedrat e krimit .
    Perballe tyre Shullazet e Dajat, Dajtet e djallet e tjere jane xhepista ose thjesht sardele, cironka !
    Ishalla edhe Washingtoni e Brukseli kur flasin per peshq te medhenj e kane fjalen per keto balena e kucedra krimit dhe korrupsionit !?
    Perndryshe Vetingu dhe Reforma ne Drejtesi do te futet ne histori si nje tragjike shqiptare u mbars mali e polli nje mi apo si komedia e famshme e Shekspirit “ Shume zhurme per asgje “ !
    Jo vetem kaq por edhe demokracise shqiptare tia ndryshojne emrin e ta quajne SHKERDHATOKRACI ose ose edhe me shkurt e sakte DEMOSALI !

  9. ALBAN DEGA says:

    Mendime me zemer ne dore

    DEMOKRACI APO…. DEMOSALI !?

    – Kush ti bllokoje Zoti Baze !?
    – Sardelet apo kucedrat e krimit dhe korrupsionit!?
    Kjo eshte ceshtja !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Adriatik Palla? Ai eshte aty per te bllokuar hetimet dhe ndeshkimet ligjore te Korporates se Krimit te Organizuar te Sali Floririt, Lulezim Gites, Fatmir Xenit, Arben Pollos, Ritvan Fullanit…
    Adriatik Palla!?
    Nuk e lejon kontrata me “ Kete Mafia qe ka dale krejt jashte kontroolit “ !?
    Adriatik Palla dhe Prokuhorat e tij jane Dega ligjzbatuese dhe telallet juridike te SHQUP-it !!!
    Adriatik Palla, Besimi Hajdari I Berishes dhe kamikazet e tyre te Gjykata e nga Zagarnjori, Xhind Xhonet e Plepave, Kristalit dhe Akademive te Vicidolit, jane aty jo per te zbuluar, hetuar e goditur krimet e Renda te kesaj “Bande Gangsteresh “ por per te bere Garden Pretoriane te kryekriminelave te Shqiperise me Saleh Kadafin ne krye !!!
    Adriatik Palla dhe ceta e prokuhorave te tij jane ata qe is qofshin !
    I gezofshin bashke ne kapobandat djersen dhe gjakun e Shqiptareve ne qelite e Bences e Peqinit, 313-es perjete !
    Parate e shqiptarevr te plackitur e Gjoni tut iu befshin ilace per semundje te pasherueshme ne ato qeli !
    Ata nuk jane peshqit e medhenj! Ata jane bakenat dhe Kucedrat e krimit .
    Perballe tyre Shullazet e Dajat, Dajtet e djallet e tjere jane xhepista ose thjesht sardele, cironka !
    Ishalla edhe Washingtoni e Brukseli kur flasin per peshq te medhenj e kane fjalen per keto balena e kucedra krimit dhe korrupsionit !?
    Perndryshe Vetingu dhe Reforma ne Drejtesi do te futet ne histori si nje tragjike shqiptare u mbars mali e polli nje mi apo si komedia e famshme e Shekspirit “ Shume zhurme per asgje “ !
    Jo vetem kaq por edhe demokracise shqiptare tia ndryshojne emrin e ta quajne SHKERDHATOKRACI ose ose edhe me shkurt e sakte DEMOSALI !

    1. ben says:

      Alban Dega njujirkezi.
      Mqs ti jeton ne amerike dhe “krimi” eshte bere brenda juridiksionit amerikan.
      Ti dyshon te drejtesia amerikane????
      Apo thjesht si mysylman sulmon ameriken.
      Kujdes vellai kur shkruan se te kapen per zhelesh e te sollen ketu te mrekullia e rilindjes!!!!

      1. Alban Dega says:

        Replike e detyruar me nje Demosali te kllonuar

        OK… BENI I DEMOSALISE !?

        Meso te lexosh para se te komentosh.
        Ka mbi 25 vjet qe balenat, kucedrat e Krimit te Organizuar te Mareshallit te Beogradit dhe Moskes me Sali Berishen ne krye cajne rrjetat e Drejtesise kombetare e nderkombetare.
        Besimi Im te drejtesia amerikane eshte i sprovuar qe kur vendosa jeten e familjes dhe timen ne duart dhe preherin e saj !
        Ndaj mos bej zhurmuesin e Demosalise dhe sypeshkaqeneve te tij biologjike dhe politike !
        Ok Beni Demosalia !?

        From: [email protected]
        Date: July 23, 2016 at 14:30:46 EDT

        Opinione :

        AMERIKA E BEKUAR KA PUSHTUAR ZEMRAT E SHQIPTAREVE

        – As ne nuk qendrojme mbrapa… E Bukura e Dheut, Shqiperia ka pushtuar zemrat e udheheqjes amerikane

        – Shqiperia me siguri do te behet ! – Faleminderit SHBA !

        – Nga Alban e Agim Dega, Nju Jork

        Pas nje beteje te cmendur me kucedren me nente krere shqiptaret kunder shqiptareve per mustaqet e Celos me ne fund Reforma jetike e Drejtesise per shqiptaret u miratua.
        Arkitekti dhe zbatuesi i saj eshte vetem nje : Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe udheheqja e saj aleate e mike e koheve te veshtira. Nuk ka e nuk kishte se si te ndodhte ndryshe
        Pa Shtetet e Bashkuara te Amerikes sot Shqiperia nuk do te ekzistonte ose edhe nese po me mire te mos ekzitonte.
        “Une kam nje vote dhe ajo do te jete per Shqiperine” deklaroi ketu e gati 95 vjet me pare miku i madh i popullit tone te vogel Wodrow Wilson.
        Jo vetem Reforma u miratua por qeveria amerikane i ka paraprire ne bashkepunim me qeverine shqiptare zbatimit te saj.
        Byroja amerikane e Hetimit, FBI , ka filluar pergatitjet dhe po punon per zbatimin e saj sa me pare duke nisur me Byrone Kombetare te Hetimit.
        Kur syshqiponjave e FBI-se amerikane, Majes boterore te Hetimit u bashkohen qe ne djep shqiponjat e “Vendit te Shqiponjave” SUKSESI eshte i paragarantuar!!
        Thank You USA!
        Thank You Mr. Donald Lu!
        U jemi borxh si popull e si komb me dashurine dhe mirenjohjen tone pa kushte e perjete!

        Per lirine jap edhe dash urine… !

        Themi me dashurine tone sepse nje nga heronjt tane te perbashket ne luften tone te perbashket kunder nazi- fashizmit i shkroi te fejueares se tij vetem pak caste para skuadres se ekzekutimit:
        -Per dashurine jap jeten!
        Per lirine jap dashurine!
        Nuk mund te kete as jete e as dashuri pa lirine!
        Nuk mund te kete as dashuri, as liri, as jete pa drejtesi, pa barazine para ligjit nga shtetasi me i fundit e deri tek kryetari i shtetit !
        Ky eshte shpirti, zemra, thelbi i pushtetiit “Ne Populli, Me Popullin, Per Popullin” qe e ka emrin e ndritur DEMOKRACI= PUSHTET I POPULLIT “.
        Askush me shume se ky popull, 95 per qind ” edhe me proamerikan se edhe vet amerikanet”, sic shprehej nje nga Institutet me prestigjioze Amerikane pas sondazheve te tij jo vetem ne Shqiperi, por edhe ne Kosove e trojet shqiptare ne Maqedoni.

        Kjo eshte Amerika !

        Po ju sjell nje pervoje te perjetuar…
        Ne shtatorin e vitit 1990 fitova nje konkurs te UNDP , Programit te Informimit Publik te OKB- se . Dy muaj gjithsejt!
        Pasi jam kthyer kam shkruar nje analize, pershtypje udhetimi me titull ” Dy muaj ne Amerike”
        Ia dergova gazetave kryesore te asaj kohe ” Zeri i Popullit” dhe ” Bashkimi” diku nga data 15 nentor 1990.
        “Zeri… “nuk e botoi kurre!
        “Bashkimi” me kryeredaktor Qemal Sakajeva e botoi ne dy a tre numra pothuajse te plote…por gati nje muaj mbrapa, vetem pas kishin filluar protestat historike te dhjetorit nese nuk gabohem me 13- 15 te atij muaji !
        Sic do me tregonte ish-kolegu im i nderuar me ATSH, gazetari i talentuar Genc Kondi pas disa vitesh ketu ne Nju Jork, ai i biri i Pirro Kondit te respektuar dhe nipi i nje ish refugjati ne SHBA e kishte redaktuar qe ate dite dhe bere gati per botim… Ishte hequr tri here nga faqja
        Pse ? Censura e bishes se plagosur komuniste nuk kishte hapur driten jeshile te botimit as Qemalit as Gencit deri pas 9 dhjetorit historik!

        E duam Shqiperine si Amerika demokratike … !

        Lajmin e te cilit na e dha Fidel Castro Ruz ne ” Shtepine e pushtuar prej shqiptareve” pra ne Ambasaden e Shqiperise ne Kube po ate nate kur beja perkthyesin dhe gazetarin e Reiz Maliles se ndjere!
        Nder te tjera ne ate shkrim barazoja 18 vjet shkollim te meparshem ne Universitetin e Tiranes, ne Institutin e Gjuhes se Pekinit, ne Universitetin e Pekinit, i themeluar nga amerikanet qysh ne vitin 1904, ne UNAM te Meksikos me ate cka mesova per ato “Dy muaj ne Amerike “
        Pothuajse te gjithe Profesoret perfshi babain e gazetarise bashkekohore dhe njekohesisht Babai i ” The New York Times” Sulzberger na dhane mesime ne formen e bashkebisedimeve!
        Nuk kam tepruar aspak ne kete perfundim.
        Kjo eshte Amerika! Kjo eshte fuqia e saj cudiberese!
        A ka deshmi me te madhe per kete se nje nga parullat, kushtrimi kryesor i heronjeve te dhjetorit ishte “ E duam Shqiperine si e gjithe Evropa”

        E duam Shqiperine si Amerika demokratike !

        Prandaj miratimi me kulac e me fort me kerbac, ose me konsesnsus “keshtu e kurrsesi ndryshe!” ndaj atyre qe nuk kane konsensus me veten e vet, me familjen e vet, me partine e vet, me shtetin e vet, me aleatet e vet eshte jetike dhe clirimi e pavaresia e dyte e Shqiperise, liri e pavaresi nga korrupsioni e impuniteti, nga kusaria e vrastaria!
        Perzgjedhja, financimi, shkollimi, edukimi i djemve dhe vajzave tane shqiponja BKSH-se- National Bureau of Investigation, nga syshqiponjat e Federal Bureau of Investigation – FBI-ja amerikane eshte ndihma me e madhe, investimi me i fuqishem ne Shqiperi i aleatit strategjik dhe mikut tone me te madh ne Bote, Shteteve te Bekueme te Amerikes,sic i quante gjyshi im i nderuar Imami Elez Hoxhe Berisha!
        Ai eshte pjese e ndritur e superinvestimit politik, strategjik, shpetimtar, te gjithanshem nga Ambasadori Donald Lu, nga Zj. Viktoria Nuland, nga Sekretari i Shtetit John Kerry, nga Zevendespresidenti Joe Biden, nga Presidenti Barack Obama!

        Me shqiptar se vete shqiptaret!

        Nuk mund te harrojme kurrsesi kandidaten e nderuar per Presidente te SHBA-se Hillary Clinton me mesazhin me patriotik e me atdhetar se te cdo politikani shqiptar nga altari i demokracise shqiptare ne Tirane: “Duajeni vendin tuaj te bukur!”
        Me shqiptar se cdo shqiptar
        E ndaj kujt!?
        Ndaj nje populli e kombi me proamerikan se vete amerikanet!
        Nje simbioze, bashkejetese, nje aleance strategjike e nje miqesi e pakthyeshme dhe e pathyeshme!
        Nje aleance strategjike me interes te ndersjelle midis udheheheqjes me proshqiptare se vete ne shqiptaret te superfuqise boterore SHBA-se me popullin me proamerikan se vete amerikanet te Shqiperise se Vogel si diamanti por te bukur si floriri!
        Amerika na i ka pushtuar zemrat e shqiptareve!
        As ne nuk qendrojme mbrapa!
        Shqiperia e bukur “ e Bukura e Dheut” sic e kane quajtur rilindasit tane, ka pushtuar zemrat e udheheqjes se Amerikes!
        Shqiperia do te behet!
        Faleminderit SHBA …. !

  10. akrepi says:

    Respekte Z. Mero .Si gjitmon I sakt ,por prokuroria vepron vetem kur jane njerez te PS ndryshe nuk ka fajtor.

  11. Miri says:

    Kur nuk i kap dot ne Shqiperi se Llullen e Kane ne xhep i kap ne Amerike. Pastrimi i parave te droges apo korrupsionit eshte krim ne Amerike. Pagesa i eshte bere nje kompanie amerikane ne territor amerikan me dollare amerikan. Vepra penale eshte kryer ne Amerike. Dikush te beje denoncim atje se ia gjejne shume shpejt burimin FBI. Eshte Lulushi qe do i duhet te shpjegoje burimin. Dhe nese jane para korrupsioni quhet pastrim parash. Burgu amerikan e pret. Do kete sukses atje Luli.

  12. TVSH1 says:

    A dolen e thane qe vetingu ka filluar?!
    A dolen e thane me mburrje te madhe qe keru kane ardhur me te miret e botes,nga kanadaja,nga amerika,nga spanja e nga honoluluja?!
    Ku jane pse nuk veprojne?!
    A dolen e thane se me vetingun merr fund mos zbatimi i ligjit?!
    A dolen e thane se me se fundi shqiperia do kete prokurorine dhe gjykata qe enderron populli?!
    Po keta te ps- es qe dalin ne koferenca shtypi perse nuk e permendin strukturen e vetingut?!
    Me pak fjale…
    ku ishe? hic gjekundi!
    ca bere? hic asgje!

    Nuk ka mundesi qe te gjithe prokuroret te jene te berishes.Edhe sikur ti kishte vendosur te tere berisha( gje qe s’ egzisto) do dilte nje i sakte…matematikisht e pa mundur te jene te tere antishqiptar.
    Vime tek ” llalla”!
    Kur u votua Llalla,ps-ja nuk ishte kundra,por vetem tha: nuk jam kundra por nuk e votoj”…dmth me aprovimin e ps- es dhe ky.

  13. rumpallhana e ripjelljes says:

    Ju ke gjet telat RILINDASVE Mero jepu tema te tilla dhe sduan as buke as uje as drita vetem liderin boteror ta kene mire. U harua Bilali me dashnoren eDRAMA jo per gje po shkoi dhe ne burg ai i shkreti, gjithesesi ne kete vend kush abuzon me ligjin duhet te hetohet nga eDRAMA, Basha, Saliu, Beqja Mrika e radareve, Ben Qameti i lekeve, Saje Qorri po e po. Ne kete vend qe shteti eshte kriminalizuar nga i pari, eDRAMA dhe deri tek e fundit kjo Gjebreja jane mare me hashash dhe leke hashashi, trafik armesh eshte luks i madh te meresh vetem me parate e lobimit. Rilindas mos e ruani fare dhimbjen kthejeni ne force. FAJIN E KA SALIU, boll kaq te dini dhe jeni ne rregull o dele.

    1. TVSH1 says:

      “Rrumpalla”
      Me mire Rilindas sesa Tradhetar!
      Me mire Rilindas sesa Serbë!
      Me mire Rilindas dhe dele sesa dobic sebie!
      Me mire Rilindas ne fjale sesa spiun i rusve!
      Salhiu yt e shkerdhe kete shqiperi…ty te pelqen keshtu se je mesuar me mbeturina.Ty te pelqen qe shqiptaret u bene sherbetoret e evropes,shqiptaret larset e banjave te evropes,femijet e shqiptare te trembur per kombesine e tyre…etj.
      Tani se kush eshte Dele e kuptove?
      Ske dhe shume faj ne te vertet,ato lulishte qe ishin u prishen e ske me ku te kullotesh,sidomos mendjen.
      Ka dhe mundesi te mos jesh shqiptar dhe te mos i ndejsh keto qe kam shkruar…por prap se ke ti fain.
      Kane kaluar nga kjo toke,turq,serbë,grek,malazez,keshtu qe gjaku ben te tejen!
      Te te rroje sa malet berisha…ne serbisht doja ta thoja se e di qe e kupton me mire,por nuk kam kullotur ku kullot ti.

  14. Alphade says:

    Neburgqenillalladhebasha…….

  15. loni says:

    NGA FERRA E MADHE DEL LEPURI I VOGEL , POR AMA NGA FERRA E VOGEL DEL LEPURI MADH ……..DALIN EDHE PESHQIT E MEDHENJ PER LLALLEN
    ZGJOHU TIKU NGA GJUMI , TE PAKTEN TE LESH NJE GJURME SADO TE VOEL NE PUNEN 5 VJECARE……

  16. Shqiptari nga Shqiperia says:

    Prokuroria shqiptare kabere te tjera monstra , me dem te palogaritur per shtetin , cte kujtosh , 21 janarin ?? Gerdecin ?? Cez ?? Pakti famekeq me gjitonet ?? Dhe shume e shume ceshtje te tjera qe jane ” mbytur ” dhe do dalin me kalimin e kohes , tek librat e P.D – se do ta tregonte fytyren esaj , ??? Mos e thent zoti , jo vetting por nuk ka perendi ta ndryshoje situaten aktuale . Vetem nje revolucion te permbyset cdo gje ae qendron ne kembe , si ai i 1917 ne brss, ai eshte i pamundur ama , keshtu qe i forti mbetet i forte , hajduti mbetet hajdut , krimineli kriminel , dhe i vuajturi i vuajtur . Do shkruajme , do komentojme , do llapim gam gam gam pa kufij , asnjerit nga ata qe permenda me lart nuk do ti futet gjemb ne kembe , ky qe fati yne , kur u ndame ato na rane , shqipo lemi , do na udheheq Saliu , Fatosi , Luli , Iliri ……kjo eshte jeta , cdo hedhesh , do presesh …………

  17. @autori says:

    Do vi dita qe Tema do kete vetem dy komentues: Alban Degen dhe Skypionin.
    Pse nuk i boton te gjitha komentet, eshte mire qe Meroja te na sqaroje.
    Edhe per Editorialet e tij qe zhduken bashke me komentet…

  18. @autori says:

    Do vi dita qe Tema do kete vetem dy komentues: Alban Degen dhe Skypionin.
    Pse nuk i boton te gjitha komentet, eshte mire qe Meroja te na sqaroje.
    Edhe per Editorialet e tij qe zhduken bashke me komentet..

  19. bajrami says:

    EDHE NE OPOZITE DHE PRAPE VJEDHIN,,,, TA IMAGJINOJE VETE POPULLI SE C’FARE KANE BERE KETA PALACO KUR KANE QENE NE PUSHTET [2005-2013]] ,,,ZOTI JU ZHDUKTE NGA FAQJA E DHEUT ISHALLAH..///

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje