Nga Ylli Pata
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, ka vendosur një status në faqen zyrtare të saj që ka qenë aq i hidhur, sa pelini do të mbesë gjatë në shijen e atyre që u ka djegur.
Në një fotomontazh, është vendosur fotografia e Donald Lu-së së bashku me Elvis Preslin. Ngjitur shënimi: “A e gjeni dot sa ka paguar ky person për të bërë një foto me ambasadorin Lu? | Can you guess how much this person paid for a #PhotoWithAmbassadorLu? ? #FotoSkandal”.
Ky është një mesazh direkt, i qartë dhe i drejtuar kah Lulzim Basha, kreu i opozitës shqiptare, i cili ka bërë para disa muajsh një foto me Presidentin Trump, duke paguar në një event mbledhje fondesh, ku siç ndodh në SHBA, Presidenti apo figura të tjera dalin në foto për të mbledhur të ardhura për fushata politike apo edhe humanitare.
Mesazhi i dhënë është shumë i fortë, pasi kjo nuk ka dalë nga ndonjë deklaratë apo edhe qëndrim personal, por nga faqja zyrtare e ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, në të cilën nuk mund të botohen kurrsesi qëndrime që nuk përbëjnë politikën shtetërore të Departamentit të Shtetit.
Është një mesazh politik drejtuar opozitës së Lulzim Bashës në kulmin e publikimit të aferës së pagesës së 1 milionë dollarëve për të lobuar në qarqet e larta të SHBA, lobim që binte ndesh me politikën e ambasadës.
Nëse mbahen mend eventet e kohës së çadrës por edhe përpara saj, fushata e lobimit u shoqërua edhe me letra zyrtare kundër ambasadorit Lu. Ishte një fushatë që bëhej paralelisht edhe kundër ambasadorit të SHBA-së në Shkup nga VRMO-ja e Nikolla Gruevskit. Madje paratë e paguara për lobim kanë dalë nga e njëjta adresë. Dhe kjo i është bërë e ditur Bashës që herët nga zyrtarë të lartë të SHBA-së, pikërisht kur dështoi përpjekja në Shkup për të dhunuar Zoran Zaevin dhe deputetët shqiptarë.
Më qartë akoma, për të parë qëndrimin amerikan mjafton të lexosh deklaratën zyrtare të Sekretarit të Shtetit Rex Tillerson, të publikuar me rastin e Festës Kombëtare të Shqipërisë- 28 Nëntorit.
“Përgëzojmë Qeverinë e Shqipërisë për përpjekjet e saj të vazhduara për të vënë në zbatim reforma kyçe përfshi reformën në drejtësi, luftën kundër korrupsionit, si dhe luftën kundër krimit të organizuar. Këto janë hapa të rëndësishme për të siguruar një të ardhme më të sigurt dhe të begatë për popullin tuaj”, thekson deklarata e Sekretarit të Shtetit të SHBA.
Kjo deklaratë përmend qeverinë si aktore kyçe për zbatimin e reformës në drejtësi, duke e identifikuar qartë se pala tjetër ka qenë kundër kësaj reforme.
Dhe është realisht e vërtetë, se si PD-ja ashtu dhe LSI-ja pas votimit në korrikun e 2016-s të ndryshimeve Kushtetuese, kanë vonuar implementimin e reformës në drejtësi.
Madje sot, eksponentë të lartë të opozitës e kanë shpallur “të vdekur” si vettingun ashtu edhe reformën në drejtësi, duke paralajmëruar një mosnjohje të organeve të reja të gjyqësorit, si dhe të institucioneve të akuzës si Prokuroria e Përgjithshme, SPAK-u apo edhe BKH-ja.
Këto nerva të tendosura mes opozitës dhe përfaqësuesve të SHBA-së kanë vijuar edhe këto ditë, kur një portal shumë pranë familjes “Berisha” arriti deri aty sa të akuzojë ambasadorin Donald Lu se ka marrë para nga kryebashkiaku i Laçit që ta heqë nga “lista e zezë”.
Ky lajm, edhe pse u përgënjeshtrua më pas, ka provokuar “derdhjen e gotës”, mesazhin e fortë në faqen e Facebook-ut të ambasadës së SHBA-së në Tiranë.
Nëse bëjmë një krahasim të situatës, mund të themi se është thuajse e ngjashme, edhe pse pak ndryshime, me acarimin e ish-ambasadorit amerikan në Tiranë, Alexandër Arvizu, kur i kërkoi që të heqë dorë nga manifestimi një javë pas 21 janarit 2011. Në atë kohë, Arvizu foli aq ashpër sa përmendi “detashmente anti-amerikane në politikën shqiptare”.
Pas kësaj deklarate, Edi Ramës iu desh të “hyjë në karantinë” për dy vjet, duke u tërhequr nga çdo akt politik bojkotues dhe konfrontues për të pritur zgjedhjet e 2013-s.
Shikoni me ne fund or amerikan me cfar specie dykembeshe keni te beni ! Fatkeqesisht kjo specie u ushqye andej nga koridoret tuaja ku leviznin sivllezrit e ktyre BIberaj e & dhe polli kte “sag” agresive,hajdute,kriminele qe han edhe ate qe e pjell kur i cenohen interesat ! Gjeni menyre per te hequr qafe “mbretereshen e kosheres” qe vazhdon te organizoj dhe komandoj “ushtaret “e saj ,e ky ka emer ,mbiemer dhe pjellen qe vazhdon pa hezituat te kafshoj edhe “doren e madhe”…Ska fakt me te madh,ska paturpesi dhe kurajo me te madhe ,qe nuk di nga vjen,se ate cka po shofim …! Ka ardhur koha qe shqiptaret te clirohen me ne fund nga pushtusit pa skrupull bashkkomas ! Ksaj “koshereje” te zez i do ven flaka qe te mos mbetet asgje ma nga helmi qe prodhon ! Shpresoj te keni mar nje vendim qe shqiptaret te gezojn Atheun e tyre ashtu te paster sic natyra ju ka falur e te mos vuajn ma nga ky “radioaktivitet” vdekjeprures qe ben te mos duam Atdheun ton ……dhe vec dor e madhe e Amerikes mundet ta bej kte…………
Do te dij haleja nga pordhet JO
Aq do tja dij Luli adoleshent ngd llafet
LULIT jan herur syt per karigen e kryeministrit
Dokushdo bëhet Ambassadeur.