“Kazani” jonë, nuk është mall eksporti

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Mero Baze

Pothuajse në një zë, kritikë dhe mbështetës të qeverisë, bien dakord që Brukseli ka mbështetur qeverinë “Rama” dhe nëse nuk ndodhin gjëra që nuk kanë më shumë lidhje me Shqipërinë, por me vetë Europën, ne mund të marrim në pranverë çeljen e negociatave.

Problemi është se shumë zëra kritikë të qeverisë, sidomos dhe opozita zyrtare, po përpiqen ta shikojnë qëndrimin e Brukselit, si një qëndrim të korruptuar, ose si qëndrim i blerë. Një lumë sharjesh e fyerjesh kanë vërshuar mbi Mogherinin, Junkerin dhe personalitete të tjera të Europës, duke zbuluar padashje, se çfarë duam më shumë për Shqipërinë nga Europa, të na afrojë apo të na japë shkelmin. Lulzim Basha po ashtu, u mundua t’u thotë shqiptarëve atë që nuk dëgjon nga Europa, por që dëshiron ta thotë në emër të Europës.

Të tjerët, që janë mbështetës pa kushte të qeverisë, duket sikur po festojnë ndonjë fitore të rrallë.

Në fakt, nuk ka ndodhur asgjë e jashtëzakonshme. Qeveria nuk është se ka bërë ndonjë histori të madhe, por është brenda kufijve të pritshmërisë për realizimin e detyrimeve që ka marrë për hapjen e negociatave.

Ajo që bën përshtypje këtu, është se si ana e qeverisë, ashtu dhe e opozitës, duket se janë autosugjestionuar nga gjërat që thonë me njëri- tjetrin këtu, nga helmatisja e gjuhës në Kuvend, nga fjalori i mbushur me drogë, krim e korrupsion dhe pa diskutim, nga një lloj tutje që ka pasur dhe vetë qeveria, për shkak të problemeve të dukshme në publik që i ka shkaktuar fenomeni i kultivimit të kanabisit.

Por ajo që po përjeton sot Tirana, si ata që gëzojnë, dhe ata që janë mërzitur nga Brukseli, nuk ka të bëjë me Brukselin, por me ato që thonë e besojnë vetë.

Retorika ekstreme e opozitës zyrtare, e cila kërkon të mbulojë problemet e saj dhe të bllokojë aksionet reformuese brenda saj, duke hiperbolizuar problemet me qeverisjen, kanë bërë që vetë opozita të besojë se është duke bërë punë të mëdha, meqë ka bllokuar kritikët brenda saj të flasin për të, duke u treguar dosjen “Tahiri”, dosjen e koncesioneve, dosjen e tenderave etj.

Në fakt, thjesht ka gënjyer veten. As shqiptarët që vihen në provë për të votuar, dhe sidomos Brukseli, nuk është impresionuar aq sa është vetë-impresionuar opozita.

E njëjta gjë i ka ndodhur dhe mbështetësve të qeverisë, të cilët duken më të gëzuar se ç’duhet me çfarë kanë dëgjuar nga Brukseli. Kjo tregon se edhe ata janë tulatur nga ato që dëgjojnë dhe janë kompleksuar nga beteja politike, edhe për shkak se më shumë se sa politikanë, janë njerëz të emëruar në politikë. Biles situata është aq indoktrinuese, sa dhe një reportere e vjetër në Bruksel, u përball me Junkerin, duke cituar gazeta, sikur të kishte para Taulant Ballën, duke e bërë Ramën të ndiehet legjitim, se edhe në Bruksel zyrtarët e trajtojnë median si “kazan”.

Brukseli në fakt, as ka mbrojtur Edi Ramën, as ka sulmuar Lulzim Bashën. Ata janë të ftohtë në punën e tyre, se kanë letrat përpara dhe po ashtu, kanë të qartë dhe kontekstin europian, kur Shqipëria po troket në dyert e Europës.

Kontrasti i fortë mes autosugjestionit që ka media dhe politika në Shqipëri me shpikjet e veta, dhe qëndrimit korrekt të Brukselit, në fakt zbulon të vetmen fitore të brendshme të opozitës, që tani përjetohet si humbje. Fitore për opozitën, është fakti që ajo ka mundur t’i mbushë mendjen vetes, por dhe kundërshtarëve, se situata është keq, dhe tani ka filluar ta përjetojë shumë keq, pse Brukseli ka thënë “ne na duket mire”. Është  efekti i “drogës” së gënjeshtrave që shpikin vetë për t’u autosugjestionuar, por nuk është se ka ndryshuar diçka në Shqipëri apo Bruksel. Dikur, dikush, duhet ta kuptojë se ka gënjyer për t’i dhënë zemër vetes, por kjo nuk është detyrim për ta besuar dhe të tjerët. Ata nuk janë në panik se mos u merr dikush partinë. Janë të qetë të dëgjojnë dy palët dhe të shikojnë çfarë po ndodh. Për më tepër që dhe “kazani” jonë nuk është mall eksporti.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

7 komente në ““Kazani” jonë, nuk është mall eksporti”

  1. xhozi says:

    Mero, si është ajo shprehja …..
    QENTË LE TË LEHIN, KARVANI…,😀😀
    (me apo pa Ramên)

  2. Kevinjon says:

    Mero, nqs. Brukseli ka mbeshtetur Ramen i bie qe ka penguar opoziten ne detyren e sakrificen e saje per te ngritur zerin kunder korrupsionit e krimit te organizuar ne qeveri! Apo mos do me na mbush mendjen ti se nuk ka as korrupsion e as krim nga kjo qeveri? Turp te te vije qe je zyra e propagandes se kommorres shqiptare quajtur qeveri Rama!

  3. Gjuha Shqipe says:

    “Kazani ynë” duhet thënë e duhet shkruar – sepse mbiemri merr gjithnjë gjininë e emrit. Emri KAZANI është i gjinisë mashkullore, dhe mbiemri duhet të jetë në të njëjtën gjini, pra mashkullore. Mbiemri JONË është i gjinisë femërore, ndërsa YNË i gjinisë mashkullore. Pra i bie të jetë: KAZANI YNË.

  4. Arjan says:

    Thuhet “Kazani Yne”…jo kazani jone.

  5. Mbiemeri “jon”,kame mendomin se eshte asnjanes dhe mund te perdoret per te dyja gjinit.P.sh, themi vajza jone ,por mund te themi edhe djali jone.Normalisht,me gramatik thuhet djali yne,po populli e perdor edhe djali jone.

    1. Gjuha Shqipe says:

      Zoti Vladimir
      Nuk ka mbiemër në gjini asnjënjëse. Gramatika nuk njeh “popullin”, domethënë përdorimet e gabuara, nuk njeh as gazetarët që flasin e shkruajnë “partizançe” – pa rregulla drejtshkrimore. Nuk mund, ose më mirë: nuk duhet të themi “djali jonë”.

  6. Mihali says:

    Brukseli I tha Bashes – bej opozite por gjej edhe faktet drejtohu edhe prokuroris duke I shtuar faktet.Faktet faktet dhe vetem faktet dhe Jo llafe llafe e vetem llafe trillimet tuaja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *