Kur Berisha solli “bijtë e Allahut”, radikalët islamikë në Shqipëri pas futjes në Konferencën Islamike, roli i Gazidedes e shqetësimi i CIA-s

15 Dhjetor 2017, 11:15Politika TEMA

Gjatë presidencës së Sali Berishës tre elementë të rëndësishëm mund të mbahen mend. Qeverisja autoritare që arriti deri atje sa të fusë dhe liderin e opozitës së asaj kohe Fatos Nano në burg dhe të Piramidat, thyerjen e embargosë së naftës dhe armëve me Ish-Jugollavinë e Milosheviçit dhe në veçanti kthimi i territorit shqiptar në një baze ku strehoheshin e stërviteshin radikalët islamikë, janë të pashlyeshme.

Nëse për elementët e parë është folur gjërë e gjatë, për mbushjen e Shqipërisë me radikalë islamikë, emisarë vehabistë radikalë dhe xhamia që përcillnin mesazhe të ndryshme nga ato të islamit traditcional shqiptar është folur pak.

Shqetësimin më të hershëm për radikalët islamikë e ka shfaqur shërbimi sekret amerikan, CIA, sipas të cilit qeveria e ish Presidentit Berisha, në vitin 1994, kishte kërcënuar se do të merrte ndihmë ushtarake nga vendet islamike. Në një dokument të CIA-s përmenden qartësisht Irani dhe Libia, si vendet që Tirana i shikonte të mundshme për t’iu drejtuar për ndihmë.

“Në të shkuarën, ata kanë kërcënuar se do të drejtohen për ndihmë te shtetet islamike radikale, si Irani dhe Libia, nëse Perëndimi nuk do të përgjigjet”, thuhet në dokumentin e CIA-s, referuar gjendjes së ushtrisë shqiptare.

Turqia, vendi i vetëm islamik në NATO, kishte furnizuar në mënyrë periodike me instruktorë njësitë shqiptare të ushtrisë dhe po edukon disa oficerë shqiptarë në akademinë e saj ushtarake. Deri Malajzia ka trajnuar disa oficerë shqiptarë.

Ndonëse pas ardhjes në pushtet të opozitës më 1992, Shqipëria ishte angazhuar plotësisht ndaj Perëndimit, dhe në veçanti ndaj SHBA,  sipas informacionit të CIA-s Sali Berisha, në atë kohë president i Shqipërisë u vinte rrotull qeverive arabe dhe organizatave islamike, të cilat kishin filluar të vinin në Shqipëri që me ardhjen e tij në krye të shtetit shqiptar.

Delegacionet e qeverisë shqiptare vizituan Egjiptin, Libinë, Kuvajti dhe Iranin për të kërkuar mbështetje financiare. Në dhjetor të vitit 1992 Berisha udhëtoi për në Arabinë Saudite dhe papritur njoftoi se Shqipëria i ishte bashkuar Organizatës së Konferencës Islamike (OIC). Pa asnjë lloj vendimi të institucioneve të përcaktuara me ligj, si Parlamenti apo dhe qeveria shqiptare.

Shqipëria kishte marrë statusin e vëzhguesit në konferencë, me argumentin e dhënë në atë kohë nga Berisha, kryesisht për të tërhequr ndihmë nga shtetet myslimane. Shumica e shqiptarëve u shprehën se ishin të tronditur.

Vendimi i papritur i Berishës, sipas raportit të atëhershëm të CIA-s reflektoi ndarjen Lindje-Perëndim të Shqipërisë. Vendimi i Berishës reflektoi gjithashtu edhe një zgjedhje strategjike. Kushti për mbështetje ekonomike, ashtu siç Berisha informoi qeverinë, ishte që Shqipëria t’i bashkohej Organizatës së Konferencës Islamike. Ai shpresonte se kjo do të siguronte ndihmën shumë të nevojshme dhe do ta nxiste Perëndimin të jepte më shumë.

Një tjetër arsye që Shqipëria t’i bashkohej Organizatën e Konferencës Islamike ishte lufta në Bosnjë, muslimanët boshnjakë kundër serbëve. Sipas PD dhe qeverisë, Berisha e ofroi Shqipërinë si një “portë” për myslimanët e Bosnjës për armë dhe luftëtarëve të huaj, pavarësisht embargos se OKB-së për armët në Jugosllavi. Ai e ofroi këtë ndihmë duke pretenduar se është me dijeninë e SHBA, që sipas tij po kërkonin mënyra për të mbështetur boshnjakët myslimanë dhe të vendosnin një ekuilibër pushteti midis palëve ndërluftuese.

Pas një takimi të Konferencës Islamike në Xhedah, ku mbreti Fahd shihej mes liderit të boshnjakëve Alia Izetbegoviç dhe Presidentit shqiptar Sali Berisha, me sa duket u vendos pakti dhe Shqipëria u bë një pikë tranziti për armët që i dërgoheshin myslimanëve të Bosnjës. Këtë e ka pranuar dhe vetë Berisha, ndërsa disa luftëtarë islamikë gjithashtu kaluan përmes Shqipërisë gjatë rrugës së tyre për në Bosnjë në atë kohë. Pas përfundimit të luftës në vitin 1995, disa nga këta luftëtarë erdhën në Shqipëri, duke shpresuar ta bënin atë një bazë evropiane.

Si i hapën portat islamit radikal vahabist në Shqipëri, Sali Berisha dhe Gazidede

Prej zgjedhjes si president  në mars të vitit 1992, Sali Berisha mbante lidhje të forta me Shtetet e Bashkuara, NATO-n si dhe përfaqësuesit ushtarak amerikanë. Madje interlokutorët e fortë të Berishës lëviznin në drejtim të SHBA dhe anasjelltas duke prodhuar mbështetjen më të madhe për ndonjë udhëheqës të lindjes që jepte SHBA. Por karakteri i paqëndrueshëm i Berishës dhe nevoja për para, si dhe frika e goditjes nga Perëndimi për shkak të arrestimit të liderit të opozitës Fatos Nano, bënë që të mos vononte shumë orientimi drejt Lindjes.

Zhgënjimi me dështimin e Perëndimit, për të bërë investime me sa duket e frymëzuan Berishën që t’i kthehej botës islamike.

Ndërkohë që një rol parësor luajti njeriu më besnik i Presidentit, ish kreu i SHIK-ut Bashkim Gazidede. Kreu i shërbimit sekret të asaj kohe ishte një mysliman i devotshëm dhe ai i përdori të gjitha kapacitetet e gjëra si drejtues i shërbimit kombëtar të ingeligjencës për të përshpejtuar aspiratat lokale të grupeve islamike, disa prej të cilave mbanin lidhje të afërta me grupet terroriste ndërkombëtare.

Madje Gazidede vijonte të ishte dhe kreu i shoqatës saë Intelektualëve Islamikë në Shqipëri. Presidenti Berisha u hapi dyert interesave të grupoeve të pasura islamike. Në prill të vitit 1992, në të njëjtën kohë kur regjimi pro-sovjetik u përmbys në Afganistan, një delegacion kuvajtian erdhi në Tiranë për të shpalosur një plan ‘ambicioz’ investimesh ekonomike në këmbim të lejimit të ndërtimit të xhamive. Ndërtimi i tyre filloi thuajse menjëherë, pavarësisht se shumica e popullatës nuk kishte ide se çfarë të bënte me xhamitë e reja dhe e kishin në mendje të iknin në Perëndim. Shqiptarët si gjithnjë kanë qënë afetarë dhe fenë e kanë parë dhe si përfitim.

Disa muaj më vonë, një delegacion i nivelit të lartë i Bankës Islamike për Zhvillim, i drejtuar nga Ahmed Mohammad, ofroi investime të ndjeshme bankare për bujqësinë, transportin, trajnimin në gjuhën arabe, dhe mundësi për shqiptarët e rinj për të studiuar në shtetet islamike.

Pasi e bëri Shqipërinë anëtarën e parë evropiane të Organizatës së Konferencës Islamike më 1992, vendim kundërthënës që nuk u kalua asnjëherë nga Kuvendi, presidenti Berisha nisi të kërkonte lidhje të reja me zyrtarë të ndryshëm arabë.

Një infrastrukturë e re arsimore dhe klerikale u zhvillua me të shpejtë në Shqipëri falë dhurimeve kryesisht saudite. Shoqata “Lehtësimi Islamik” vërente se shqiptarët ishin si ‘një sfungjer i thatë, i gatshëm për të thithur gjithçka u jepej.

Një tjetër lehtësim që Berisha i krijoi kapitalit arab ishte në sektorin bankar. Në vitin 1994, presidenti Berisha siguroi një prani të fortë islamike në sektorin e brishtë bankar të Shqipërisë me arritjen e Bankës Islamike arabo-shqiptare, para bankave të tjera Perëndimore.

Që atëherë është hedhur dyshimi se Osama bin Ladeni ishte themelues i kësaj banke. Madje dhe se ka ardhur disa herë në Shqipëri, në përbërje të një delegacioni biznesmenës sauditë, të cilët premtuan dhe një spital në afërsi të ish fushës së Aviacionit. Banka Islamike arabo-shqiptare mbikëqyri ndërtimin e qindra xhamive, dhënien e bursave në universitetet islamike jashtë, dhe u jepte para në dorë shqiptarëve në nevojë me kushtin që femrat të pranonin bartjen e mbulesës.

Propagand vahabiste u bë shumë dominuese në këtë periudhë, dhe përfshiu dhe disa fshatra të Shqipërisë së mesme që gjetën vetëm papritur të rrethuar me ndihma dhe mbulesa për gratë.

Qëllimi i vërtetë e kësaj përpjekje të islamit radikal në Shqipëri ishte rindërtimi i Shqipërisë në mes të Evropës si shtet islamik, dhe kalonte në tre etapa: Ndihma ekonomike, propaganda fetare etablimi i qeverisë islamike. Kreu i SHIK-ut dhe drejtuesi i Bashkësisë së Intelektualëve Islamikë të Shqipërisë, Bashkim Gazidede po punonte edhe përtej orarit duke pritur delegacione zyrtare nga bota arabe, rrjedhimisht duke iu shmangur detyrave zyrtare dhe duke vënë në rrezik sigurinë kombëtare. Ai ishte vënë në shërbim të islamit radikal, duke tërhequr dhe Berishën në këtë qëndrim aq sa tha “se baba më ka lanë amanet Kuvajtin”.

Jo vetëm në raportet e CIA-s por dhe ish truproja e tij Izet Haxhia, nënvizojnë faktin se Gazidede ka qenë i pranishëm dhe ka luajtur një rol aktiv në vizitat e Berishës dhe organizimin e tyre por dhe ato të Islamikëve Radikalë. Një pjesë e delegacioneve që vinin si investitorë, bamirës apo të kamufluar nën emra sheikësh, përpara se të takonin Berishën, shkonin në zyrat e Gazidedes. Falnin bashkë namazin dhe me sa duket planifikonin krijimin e celulave terroriste, siç doli më vonë në Shqipëri, si dhe përdorimin e Shqipërisë si një bazë të sigurt për të kryer akte terroriste në Perëndim.

Madje aq i lidhur ka qënë Berisha me këta njerëz se dhe sa investimi i vetëm që është bërë në Vorë dhe shiriti është prerë nga vetë Presidenti i asaj kohe është pajtuar me ndryshimin e emrit të tij. Një pllakë e vendosur në hyrje të këtij investimi shkruante: “Falënderojmë Presidentin Saleh Berisha për ndihmën që dha në kryerjen e këtij investimi…”!

Sali Berisha ka pasur një mik për kokë, Abdul Latif Saleh. Emrin Sali të Berishës e kishin bërë Saleh. Por dhe Yasin El Kadi, i cili ka qenë një mik i Berishës, por më vonë doli se ishte i lidhur me grupe terroriste të Al Kaedës.

Berisha kishte vendosur të luajë rëndë në atë kohë, duke thithur ndihma dhe mbështetje financiare për vete dhe familjen e tij nga të gjitha grupet dhe celulat islamike. Për në tepër që dekretet për dhënie shtetësia kanë qënë kryesisht për emra nga bota arabe, radikalë vehabistë të cilët më vonë u përfshinë në organizatat terroriste të Al-kaedës dhe celulave të tjera si “bijtë e Allahut”.

Prezenca e Radikalëve islamikë tw sjellw nga Berisha nw Shqipwri solli investimin e fortë amerikan dhe punën e madhe të SHISH të drejtuar nga Fatos Klosi që të shporreshin nga Shqipëria, duke shpëtuar vendin fatmirësisht.(TemA)

10 komente në “Kur Berisha solli “bijtë e Allahut”, radikalët islamikë në Shqipëri pas futjes në Konferencën Islamike, roli i Gazidedes e shqetësimi i CIA-s”

  1. kodra pas bregut says:

    Mos na thoni broçkulla…, Berisha çdo gjë që ka bërë (dhe bën), e ka bërë me miratimin (dhe nxitjen) e amerikanëve, prandaj ai “ron e mbretëron” dhe i “pret palla” edhe sot e kësaj dite, megjithë gjëmat që i ka sjellë këtij vëndi…! Se desh harrova…, po sot nuk na kanë sjellë amerikanët, disa mijra iranianë (të opozitës gjoja…) në Shqipëri…, për të cilët “nuk bëzan njeri”…???!!! Apo këta nuk janë radikalë, por janë “shënjtorë”, miq të amerikanëve…???!!!

  2. BRUKSELI says:

    KETA JANE KANCERI I NJERZIMIT JO BIJTE E KALLHIT.KETA JANE FUNDERRINAT E E QYTETERIMIT BOTEROR.NUK GJEN FJALE CFARE NDYRESIE JANE .

  3. gero says:

    Ne se Gazidede do te ishte ne kte jete sot, ai do te ishte kredituar amabasador ne NATO.

  4. allahu ekber says:

    …….. dhe si gjithmone, cdo gje me miratimin e ameriqise, prandaj dhe bilbilos saleh abdul al saleh berisha, sot e kesaj dite ne parlamentin e dhjere shqiptar.

  5. Roberto says:

    Qe keto jane te verteta nuk i luan as topi por nuk e kuptoj “heshtjen” e zbulimit amerkian dhe mos reagimin ndaj Berishes dje dhe ne ditet e sotme. Mendoj se Amerikaneve ju ka interesuar kjo amulli per te patur nen kontroll elementet radikale duke i “lene” te lire qe te kishin akoma me shume informacion per planet e tyre neper Europe. Nuk besoj qe sherbimi sekret amerikan te mos kete punuar me qellim zbulimin e elementeve te tille pasi nese kjo gje nuk ka ndodhur i bie qe CIA paska deshtuar prej Sali Berishes i cili eshte pergjegjesi kryesor i radikalizimit,xhamizimit,shkaterrimit te Shqiperise.

  6. mema says:

    Pasi qe Sali Berisha e futi shqiperin ne konferencen islamike pa as nji vendim institucional athrë pse deri tani as nji qeveri nuk e ndryshoi atë vendim.Terheqjen nga kjo orgnizat e cila nuk do ti sjell as nji te mire ketij vendi.

  7. kristo says:

    ….dhe CIA paska qene shime e shqetesuar me radikalet dhe Gazideden dhe kete shqetesim pak me vonese e ndau me gazeten …
    Po a nuk keni fare turp o debile. Po CIA ne ate kohe ishte me komode ne Shqiperi se ne Amerike e gjetiu.
    Mjafte me marrira te soijit.

  8. amarildo mirdashi says:

    te gjith udheheqesit shqiptar qe kane qene perpara Berrishes nuk tentuan ta perçanin kombin me keto palacolleqe …..Pyesni njehere sa ka qene dhurata e dhene nga mbreti i Burundit?

  9. Lugat islami says:

    Pak e ka litarin ky pis burre

  10. KOZi says:

    Berisha ka rolin dhe pjesen e tij ne keto 27 vite. Per ceshtjen ne fjale duhet te kujtojme qe hyrja ne Konference Islamike nuk u be ne kohen e Berishes.Ka qene Ramiz Alia ,President dhe Muhamet Kapllani minister i jashtem qe realizuar kete antarsim. Ishte politika e asaj kohe e komunizmit qe u perpoq ne votime te angazhonte organizatat e Frontit etj dhe ne marrdhanie me boten te dukej se po hapej. Konferenca Islamike atehere e mbase edhe sot dominohet nga regjime pro ruse. E majta komuniste po te lexosh koleksionin e Zerit te popullit ishte ne krah te Palestines dhe Ajatollahve Iraniane, edhe sot me terma te tjera eshte po perkrah Palestines dhe regjimeve arabe. Prandej -a eshte gabim Berisha ! Maxhoranca e sotme te dale nga Konferenca Islamike. A pranoi Berisha varreza te ushtareve greke-! Maxhoranca e sotme te marre arkivolet e ti dergoje ne greqi. Perndryshe ku eshte ndryshimi??? etj….tung

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje