Nga Ylli Pata
E hëna e trazuar e politikës shqiptare, “tym dynjaja”, duket se nuk ka qenë thjesht një plan proteste e bllokimi nga opozita për të ndaluar zgjedhjen e kryeprokurorit të përkohshëm, por ishte një skenar i cili nëse do të realizohej, pardje kishte vetëm aktin e parë.
Burime diplomatike bënë të ditur se në ambientet ndërkombëtare në Tiranë, ka ditë që qarkullon një plan ku ishte parashikuar rrëzimi i Edi Ramës me një proces që niste pardje dhe mbaronte në maj.
Sipas planit, bllokimi i zgjedhjes së kryeprokurorit, dhe vijimit të punës së Adriatik Llallës, kishte parashikuar që opozita të nxiste hetimet edhe ndaj Vangjush Dakos dhe Qazim Sejdinit, për të provokuar një proces zinxhir protestash ndaj mazhorancës.
Protesta dhe kontestime, që së bashku me bllokimin institucional si pasojë e mosngritjes së organeve të gjyqësorit të ri, do të provokonin një krizë të rëndë sistemi.
Pas kolapsit të provokuar, PD-ja dhe LSI-ja do të kërkonin largimin e Edi Ramës dhe ngritjen e një qeverie kujdestare nga PS-ja që të përgatisë zgjedhjet e parakohshme, të cilat do t’i kërkoheshin të thirreshin nga presidenti Ilir Meta.
Fatmir Xhafa ose Pandeli Majko, ishin menduar si kandidatura për kryeministër të vendit. Këtë plan e pranoi edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, gjatë intervistës që tha për Ilva Taren në Ora News.
Ai plan nuk lindi sot, por u bë publike që dy muaj përpara kur Monika Kryemadhi hyri në selinë e PD-së dhe së bashku me Lulzim Bashën dhe ideuan krijimit të një “qeverie antimafie”.
Koha e rrëzimit të qeverisë ishte lënë pikërisht në periudhën ku sipas parashikimeve Shqipërisë nuk do t’i hapeshin negociatat nga Bashkimi Europian, si pasojë e ngecjes së reformës në drejtësi dhe mungesës së rezultateve. Ky plan është testuar edhe në disa ambiente ndërkombëtare, sidomos kur shpërtheu çështja “Tahiri” dhe u duk sipas opozitës që Edi Rama ndodhet me shpatulla për muri.
Por siç mësohet skenari është hedhur poshtë që në fillim, ku SHBA dhe BE, me një deklaratë urgjente kërkuan largimin e Kryeprokurorit Adriatik Llalla pas mbarimit të mandatit dhe zgjedhjen e Kryeprokurorit të Përkohshëm.
Opozita ka provuar që të dërgojë edhe emisarë të saj në kryeqytete të ndryshme të Europës që ndikojnë në vendimarrjen e BE-së për të mos i hapur negociatat me Shqipërinë.
Turi i Tritan Shehut në Athinë, dhe ku një ditë më pas Nea Demokratia kërkoi që të mos hapeshin negociatat pasi qeveria e Tiranës po shkel të drejtat e minoritetit grek, u pa si pjesë e skenarit.
Por ka qenë pikërisht takimi i Edi Ramës në Bruksel, gjatë fillimit të muajit, ai që vuri thuajse të gjitha “pikat mbi i”.
Të gjithë krerët e Brukselit, madje edhe dy drejtues të PPE-së si Juncker dhe Tajani, kërkuan hapjen e negociatave nga BE për Shqipërinë. Gjithashtu në Bruksel kishte shkuar edhe zyrtari i lartë i DASH, Hout Brian Yee, i cili solli qëndrimin e Uashingtonit dhe loboi në përkrahje të Tiranës zyrtare.
Pas asaj vizite, që në fakt ka koinçiduar edhe me një vizitë të Bashës njëkohësisht në kryeqytetin e BE-së, lideri i opozitës u ka thënë Berishës dhe Kryemadhit se nuk mund të ecet përpara me planin e hartuar.
Por mësohet se ish-kryeministri dhe kreu i LSI-së kanë kërkuar që të të ndalohet zgjedhja e Kryeprokurorit të përkohshëm më 16 dhjetor.
Përfundimi i këtij akti tashmë dihet dhe gjërat ndodhën ashtu si ndodhën. Llalla u largua sot dhe Arta Marku është Kryeprokurore e përkohshme.
Nje pyetje: PD-se dhe LSI-se, u dhimsen shume shqiptaret dhe Shqiperia apo kane ndonje hall tjeter?.
O sherif, po ti koqe je ? Behet ajo pyetje ? Ketu eshte halli sa vend do djeg Saliu per te shpetuar Xeni. Tani s’ke pse nxehesh qe te quajta koqe. Je dhe jam vetem germa ne internet.
Po e sigurt kane hall tjeter, duan te shpetojne nga krimet e tyre, por kete rradhe ju ngeci sharra ne gozhde, Edi Rama do futi Shqiperine ne BE, dhe kjo Monike llapaqene, dhe plaku Berishe nuk e ndalojne dot kete proces, ta harrojne, te ruajne kokat se sepata e Demokleut po ju vjen tek qafa,
Asnje fjale per varrezat greke ne jug o Mero?!!! E kuptoj kur mbeshtet Ramen per interes personal (mjafton te shikosh sa reklama kishte websiti ne kohen e Saliut e sa ka tani), po kur vjen puna tek interesi kombetar dhe per me teper kur te paret e tu e te mi jane djegur e vrare nga bandat e ushtria greke, kur shtepite tona jane shkrumbosur, kur jane vrare foshnja ne bark te nenes nga ata qe sot Rama po ju ngre Lapidar, ti duhet te dalesh e te tregosh qe te pakten mes tere servilizmit inatcor qe te ka pushtuar, te ka mbetur akoma nje fije atdhedashurie e respekti per kete vend e per rrenjet e tua. Nuk e shikon qe Rama ka ulur jo vetem breket e tija, por i ka ulur breket nje populli te tere per te marre mbeshtetjen e te huajve, mbeshtetje qe i duhet jo per te miren e ketij vendi por per pushtetin e tij personal. Dhe te huajt po ja mbeshtesin njeri pas tjetrit atij dhe shqiptareve bashke. Ashtu si dhe te gjithe sundimtaret e ketij vendi perpara tij Rama po shet interesat e vendit per interesat e tij, per pushtetin e tij. Esat Pasha beri njesoj me shkodren, zogu me shen naumin, enveri me kosoven, saliu me detin, nano po ashtu nuk la banke e kompani celulare pa ja dhene grekut, e tani RamBeu po vazhdon ne gjurmet e tyre. E shfrytezojne fjalorin patriotik sa ju duhet per te ngrohur kolltukun e me pas dalin ne treg duke perdorur Shqiperine si placke pazari qe te zgjasin sundimin e tyre. Turp per zotin.
Na vjen a s’na vjen mire, duhet te pranojme se ne tere historine mbi njeshekullore te Shqiperise, vetem nje kryetar shteti, Enver Hoxha, mbetet i vetmi udheheqes qe nuk beri pazare ne kurriz te Atdheut.
POPULLI S’I MBËSHTET BERISHËN,BASHËN ,METËN
DHE ATÊ MONSTRËN QË META KA PËR GRUA, QË TË DESTABILIZOJNË VENDIN.
??dhe??, DO TA NDIHMOJNË SHQIPËRINË!
E kupton se ca ke shkruajtur o Ylli? Dmth ti pranon qe Rama nxitoi te shkelte kushtetuten sepse kishte frike mos hetoheshin vangjushi me shoke dhe kjo do sillte nje reaksion zinxhir qe do perfundonte me inkriminimin e Rames. Shkurt ke pranuar por me fjale te tjera ate qe thote opozita, qe kjo qeveri eshte e inkriminuar dhe qe po ben gjithecka, duke ju bere disa here presion e disa here duke i mikluar Europianet qe te pranojne Ramen si personi qe do negocioje hapjen e negociatave me BE. Po pse o Ylli, keshtu mbrohet kumandari?!!!
Thjesht opozite kriminale me thika passhpine, duan qe Shqiptaret te mos integrohen vetem per te marr pushtetin me te tilla krime.
????
O zot si i mban toka keta jerez! A nuk e kuptojne qe fundin do ta kene te tmerrshem!!! Kuptojne vetem per pushtet, pushtat e ndyre!
Monika tregohet si femer e peshtire pa kulture dhe llogjike ne sjelljet e saj prej rrugaceje. Zoti do te na rruaje nga keto lloj femrash qe ka sidomos LSI me deputetet e reja dhe Monikan ne krye.
Kjo monstra e likes naten takohej me Fushen e prokurorisw se tiranes neper lagjet e errta dhe diten flet per popullin per vuajtje per gra e vajza. Ky trasvesit e ka vendin ne burg.mortja e ketij vendi e ka emrin LSI
E shikoni sa te poshter jane keto pisat e pd se e lesh e lise, jane ba bashke per te ardhe ne pushtet
Cudi, se ne gjithe boten partite luftojne te rrine ne opozite, keta dashkan me ardh ne pushtet, ca injorantesh per zotin.
O mjeshtër.
Jam dakord me ato që thua per te korruptuarit e PS. Por zgjidhja nuk qëndron tek Luli dhe Monika si fasada te Saliut dhe Likes.
Zgjidhja eshte qe kjo Arta Marku te vere ne pranga Vangjush Dakon dhe Sejdinin te paret, pastaj të kaloje nga PDja dhe LSIja.
Lufta kunder korrupsionit fillon nga vetja. Ndryshe eshte vetem farse.
Na vjen a s’na vjen mire, duhet te pranojme se ne tere historine mbi njeshekullore te Shqiperise, vetem nje kryetar shteti, Enver Hoxha, mbetet i vetmi udheheqes qe nuk beri pazare ne kurriz te Atdheut.
Na vjen a s’na vjen mire, duhet te pranojme se ne tere historine mbi njeshekullore te Shqiperise, vetem nje kryetar shteti, Enver Hoxha, mbetet i vetmi udheheqes qe nuk beri pazare ne kurriz te Atdheut.
Por kam besim se prape do te dalin udheheqes qe ta mbrojne atdheun dhe dinjitetin e popullit tone.
E ke gabim, Enver Hoxha eshte i vetmi mender kryetar shteti qe vazhdimisht beri pazare ne kurriz te Atdheut dhe ne dobi te vehtes se tij. Ia kishte shitur Shqiperine Titos, u prish me Titon kur mori vesh qe Titoja donte Koci Xoxen ne vend te tij dhe e shiti me vrap Shqiperine tek Stalini. Kur mori vesh qe Hrushovi donte ta qeronte si Stalinist, me vrap ia shiti Shqiperine Mao-s, Radio Pekini tranzmetonte nga mali i Dajtit dhe si shperblim i jepte Enverit topa, tankse, oriz dhe qumesht Panda. Kur kinezet nuk e pordhen dhe priten Nixonin, s’kish mbetur me bleres per Shqiperine. Enveri kishte ne dore nje mall qe nuk e donte njeri dhe shqiptaret e gjore desh ngordhen nga uria dhe desh u asfiksuan nga pordhet e tyre, prandaj sapo u dha mundesia moren arratine.
LSI- ??????????
Dolen hapur thonjte e hajduteve e krimineleve,harram besimi i popullit ne keto 27 vjet,keta mafjoze do perfundojne atje ku e meritojne.