MIGJENI
Shok i dashtun, unë përgjithësisht nuk shkruej urime, as për Krishtlindje as për Bajram, as për ditëlindje as për ndoj feste tjetër. Nuk shkruej, pse urimet qe n’ato dite tan bota ban, nuk dij a plotësohen një për qind se pothuej të gjitha dalin nga hipokrizia. Bota ketë e din, por njësoj vazhdon të shkruejë urime. As për Motmotin e Ri deri tash nuk i urova askujt asgja.
Por kësaj here due te hyj ne rradhën e njerëzve korrekte dhe t’u uroj shokve te mi Motmotin e Ri 1937. Së pari, t’uroj, shok i dashtun gjumin e ambël, qe te mos ndëgjosh si gjëmojnë njerëzit nën barrën e kryqave të vet tue mundunve, as britmën e ngadhnjysve në këtë jetë. Te mos dëgjosh bubullimën e Spanjës. Gjumin e ambël! Të mos dëgjosh si afër teje gërset dhëmballa për dhëmballë, nga teë ftohtit. Pse atëherë duhet të pyesësh: moj dhëmballë, pse ndeshe për dhëmballë dhe gërset aq?
E gjuha ne vend te dhëmballës përgjigjet: pse asht ftohtë, zotni, e kur asht ftohte, zotni, u hyn dreqi trupit, muskulave, nervave, zotni, dhe qashtu gërset dhëmballa për dhëmballë, zotni. Asht tepër banale të themi se mungon veshja dhe mbathja dhe zjarrmi, prandej: gjumin e ambël, shok i dashtun.
Se dyti mbas gjumit t’ambël, t’uroj – ç’asht dhe e natyrshme – të jesh i gëzuem, gjithmonë i gëzuem. Nga gëzimi i madh, ne sentimentalizëm, të puthish drrasat e dhomës e shtyllat, si bani Greta Garbo në filmin “Mbretnesha Kristina”, kur shijoi dashunin shtazore (desha të them hyjnore, por njësoj asht).
Aq i gëzuem, saqë bota të ta kenë zili dhe të thonë: oh, sa i lumtun asht! Të jesh i gëzuem edhe pse n ‘anë tjetër zemra të pëlset, si paljaços. Te jesh i gëzuem, se gëzimi yt u jep shpresa edhe tjerëve. Në rasë se tryeza e shkrimit të çalon, ti qeshu. Në rasë se e vetmja karrige që ke në shtëpi asht e shpueme dhe s’ke se ku të rrish, ti qeshu.
Në rast se s’ke zjarrm e ke të ftohtë, po, ti qeshu. Në rasë se ndonj ditë, ashtu kot, të mungon dhe buka, ti merre për lojë, për shaka, dhe qeshu, qeshu. Del në rruge bile, në kryqzimin e udhve, dhe qeshu,qeshu,qeshu, e bota do ta ketë zili dhe do të thotë: ah, sa i lumtun asht!
E kur të të vije në shtëpi ta shofi shkakun e gëzimit tand, do t’i kujtohet botës vetvetja dhe do të filloje të qeshi kikikikakaka. Smundja e të qeshunit do të përhapet ndër të gjithë dhe njerzit si majmunat do të hidhen përpjetë nga gëzimi… Dhe kështu uroj që vjetin 1937 ta kalojmë në gëzim, edhe se të smunde patalogjisht.
Gjenial.. I vetmi qe shkrimet gegerisht I qan..
Dhe jo vetem ne gegerisht, vjershat dhe poezite e ketij gjiganti edhe pse jotoj shume pak , do te jene per shqiptaret nje pishtar i vertete . Simbol i njeriut me zemer te gjere , dhe shpirt prej te shenjti …………
tamom si Sala.
qe edhe kur humbet zgjedhjet fillon monologun “jam i knaqun qe kem marr shum vota..” dhe kur shko n varrim demokrati fillon me kendue “o sa i lumtun qe jom ne kte eveniment..”
sal lumnija
sal gzimnija
sal malnija
sal shpellnija
heu .. sal shqipqiqija…….
i ”lumtur” mes majmunash,mund te ishte titulli e lerini pordhet me rigon se nuk uronte Migjeni per Krishtlindje,se per Bajron nuk po e rruante shume……………..
Gjigand i letrave dhe mendimit .Jo thjesht shqiptar .Thjesht ,gjigand …I krahasueshem vetem me Shekspirin ,Dostojevskin Thjesht i paarriteshem .Me pak fjale sitetizon thelbin antinjerezor te feudokapitalizmit primitiv shqiptar .Dhe hipokrizine totale te nje shoqerie te degjeneruar deri ne palce .Nje paralelizem i cuditeshem me Gramshin ,i cili ne keto vite shkruante…nuk ka aresye per te uruar festat deri sa varferia dhe mjerimi ka mberthyer shumicen e popullsise .Ku jane shkrimtaret qe kerkojne edhe Nobelin apo filozofet …shqiptare..perse nuk shkruajne pese rrjeshta per gjendjen reale te jetes se njerezve te thjeshte ..Nga kullat e tyre moderne ,ne te njejtin llum moral me oligarket dhe pjesen me te madhe te politikaneve mbjellin mashtrime ,hipokrizi ,servilizem te peshtire ,thkesht per para.Idete kane vdekur ,morali eshte varrosur ,te drejtat jane skllaveruar ,e ardhmja eshte ne nje tunel te erret .Dhe ne kete situate ,mbetet vetem ,,,,,te qeshesh si cmendur nga bukuria e fishekzjarreve mbi kokat boshe te njerezve pashprese .Dhe ka votues ,plotesisht bosh ,qe votojne Berishen ,kete antinjeri hitlerian apo Monen ,falangisten moderne te Ballkanit.
Duket se pesha e madhe e hipokrizise ,dominante mbi realitetin e dhimbshem , ndjere deri ne kocke prej Milloshit gjenial u be shkaku kryesor qe i mori jeten aq shpejt.
E adhuroj Migjenin ,ne cdo fjali.
Migjeni i madh ketu ka nota fataliteti.Nuk shihte drite ne fund te tunelit ,po me duket se as ne shohim
Eshte nje kenge e vitit 1988, “Don’t worry, be happy” , qe ka permbajtje te njejte me ate qe ka shkruar Migjeni 50 vite ma pare. Kjo eshte edhe nje deshmi e gjenialitetit te Migjenit. Ne ditet e sotme neper panairet e librit shqip nuk gjendet fare Migjeni, dhe kjo gje nuk eshte rastesi. Keshtu behet perpjekje per te mos u verejtur ngjashmeria e mjerimit ekonomik te sodit me mjerimin e kohes se Migjenit.
Ky ose ka qen frikacak ndaj relegionevee te tjera ose komunist konservator?
Hipokrizia ka qen e do te vazhdoj te jetoj,pa hipokrit nuk ka kuptim kjo botë si ne komunizem e kapitalizem?
Gjithnje njerëzve me post apo te kamurit i vijnë urimet me shpejt se fukarajt?
Shkrim i arrir, nga nje shkrimtar qe e adhuroj.