Në një letër drejtuar Lulit, Nard Ndoka ka kërkuar që Klevis Balliu të kalojë në grupin parlamentar të partisë së Nardit.
Më poshtë ai rendit argumentat e veta:
“I nderuar zoti kryetar!
Edhe pse nuk jam në kohë me kërkesën time, po zë radhën për gjashtë mujorin tjetër.
Është fjala për të marrë në radhët e partisë sime një talent të ri që i shkon shumë partisë sime.
Është fjala për Klevis Balliun.
Për mua ishte hera e parë që e ndoqa në një emision televiziv dje dhe dëgjova gjëra shumë të bukura.
Për disa nga ato gjëra u bëra shumë xheloz, që nuk i kam thënë unë, por si njeri zemërgjer që jam, e pranoj me kënaqësi ta marr Klevesin në gjirin e partisë sime dhe të forcojmë dhe më shumë identitetin e partisë sonë, si parti me humor.
Ju e patë se si ai u përgjigj me kompetencë kur u pyet rreth librit që po trondit presidentin Trump në SHBA.
Klevesi tha: “Nga burimet e mia, ky libër është shkruar para se të botohet”
E kush mund ta thoshte më bukur, më qartë dhe në mënyrë më konçize gjithë atë që ka ndodhur.
Le të dalë një ekspert i kujtdo shteti, qoftë dhe SHBA, dhe le ta hedhë posht faktin që ai libër nuk është shkruar para se të botohet.
Është e sigurt që kështu ka ndodhur.
Dhe në gjithë atë studio me gjashtë burra, që asnjëri nuk kishte lexuar librin, i vetmi që kapi thelbin dhe tha një gjë të vërtetë, ishte Klevisi.
Të tjerët nuk arritën të thonë asnjë gjë kaq të sigurtë.
Më pas ai vijoi dhe me deklarata të tjera të forta.
Përshembull, Klevisi ishte i pari që artikuloi me guxim fjalinë “Presidenti Trump shpalli Jeruzalemin kryeqytet të Izrealit”.
Të gjithë të tjerët i vinin vërdallë, duke thënë “ai kërkoi të zhvendosë Ambasadën nga Tel Aviv në Jeruzalem”, ose duke thënë “Ai ka njohur Jeruzalemin si kreyqtet në emër të SHBA”
Unë nuk kisha mundësi ta ndihmoja direkt, se nuk ja dija numrin e telefonit, por herë tjetër do të vendos kontakte me të, që kur të flasë, të jemi duke u konsultuar direkt online.
Ai po ashtu kishte mundësi të thoshte dhe disa të vërteta të tjera, si përshembull faktin që “autori do fitojë para, pasi libri shitet me para”, apo të vërtetën e madhe që “libri do shtypet dhe në letër, por do jetë dhe online”.
Sidoqoftë dhe me aq sa tha, sidomos me perlën që ai libër është shkruar para se të botohej, ai meriton plotësisht një vend nderi në partinë time.
Ma bëni këtë nder para datës 27 janar zoti kryetar, që të ndjehem i motivuar për protestën.
I juaji, Nardi!”
i madh je Mero ! e beri i jati deputet, se i duhej per te bere alishverishe, sic ka bere deri tani Balliu plaku dhe i biri njesoj, o zot me cfare njerez kemi te bejme per te na drejtuar !
L
undefined
Me lot kam qeshur.