Që 13 milionë eurot, t'i gëzojë Lulzim Basha…

12 Janar 2018, 19:14Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Vjehrrit të Lulzim Bashës i takojnë 13 milionë euro për pallatin e prishur. Ndoshta vlera është rritur pak nga Gjykata e Strasburgut, por në mos 13 milionë, 11 milionë ai pallat vlen. Ishte mbi det, në një pozicion fantastik, edhe pse shkatërronte gjithë shëtitoren buzë detit të  Vlorës, dhe të ofronte komoditetin ta kishe shtëpinë në zemër të një zone turistike.

Kështu që nuk ja vlen të bëjmë debat për drejtësinë e vendimit të Gjykatës së Strasburgut.

Ai pallat afërsisht aq vlen. Është një pasuri konkrete, e prishur nga qeveria për interes publik.

Problemi i atij pallati është tjetërkund, dhe po shmanget qëllimisht nga debati publik. Investitori i atij pallati është Xhafer Isufi, vjehrri i Lulzim Bashës. Xhafer Isufi është një burrë i mirë nga Labëria, ka qenë ushtarak, me profesion teknik ndërlidhës, dhe është liruar nga ushtria në vitet ‘90. Ka punuar një kohë si shef sigurie i kompanisë VEFA, pasi merrte vesh nga radiot, dhe gruaja e tij ishte mbesë e Vehbi Alimuçaj.

Më pas është marrë me punë të vogla për të mbijetuar. Në vitin 2004 ka paraqitur kandidaturën për t’u bërë anëtar i KKRT (sot AMA), në emër të Partisë Socialiste, por nuk fitoi përballë Halil Lalaj. Si gjithë ish- ushtarakët, vjen nga një familje e majtë, me tendenca ekstreme. Xhaxhain e tij e pat arrestuar Sali Berisha si kryetar të një partie komuniste në ilegalitet në vitin 1996. Nuk ka qenë i pasur deri në vitin 2005, kur dhëndri i tij u kthye nga emigracioni dhe u bë ministër.

Në vitin 2009 ai regjistron papritur një shoqëri ndërtimi dhe më 2010 merr leje për të ndërtuar këtë kompleks turistik në Vlorë.

Tani që Vettingu për gjyqtarë, prokurorë e policë ka nisur, tani që po u kërkohet të deklarojnë me çfarë parash kanë blerë mobiljet, kostumet, me çfarë kanë shkolluar fëmijët etj, kryetari formal i opozitës së Shqipërisë ja ka detyrim popullit shqiptar, sidomos atij opozitar, të thotë me çfarë parash, fare papritur, vjehrri i tij nisi një investim, vlera e të cilit në finale shkoi 13 milionë euro. Kjo është shumë serioze. Është sa gjithë buxheti i reformës në drejtësi.

Është provë faktike që vjehrri i tij, nga një  kapter i papunë, u gdhi investitor prej miliona eurosh. I vetmi ndryshim në jetën e tij familjare, ishte se dhëndri i tij u kthye nga emigracioni dhe u bë ministër. Investimi ka nisur një vit pasi Lulzim Basha u akuzua për shpërdorim të 220 milionë eurove në “Rrugën e Kombit”.

Tani nëse në këtë vend do të ketë ndonjëherë drejtësi, apo hetim të pasurisë së politikanëve, ky është rasti më përfaqësues, ku duhet të shfletohet çdo faturë, çdo transaksion dhe çdo pagesë që ka prodhuar një pasuri 13 milionë euro për vjehrrin e një politikani të akuzuar për korrupsion.

Lulzim Basha nuk ka lënë gjë pa thënë për kundërshtarët e vet, nuk ka lënë fantazi pa shfrenuar se si ata vjedhin apo pasurohen, dhe mirë ka bërë, nëse e ka bërë për interes publik. Por tani është në një telash të madh. Përpara se qeveria shqiptare t’ia rimbursojë ato 13 milionë euro për vjehrrin e tij, është e domosdoshme që ai vetë i pari të bëjë Vettingun e parave të vjehrrit. Të provojë që vjehrri i tij e ka pasur së paku milionëshin e parë të investimit në atë kompleks turistik nga i cili po përfiton 13 milionë euro nga qeveria shqiptare. Po i lë mënjanë zaptimin e tokës, ndërtimin në det, dhe gjithë harbutllëqet e tjera në emër të pushtetit. Po e quaj dhe unë si Edi Rama ndërtim të ligjshëm, edhe pse kam luftuar qysh në themelet e atij pallati, për t’u prishur.

Por paratë duan doemos transparencë. Duan trasparencë pasi i zoti real i parave, po përpiqet t’u shfaqet shqiptarëve si kalorës i luftës kundër kriminalizimit të politikës. Rast më flagrant se ky unë nuk di. Nëse ai vërtet do t’i gëzojë ato para, ai duhet të bëjë vetë i pari Vettingun e pasurimit të vjehrrit, siç po e bëjnë gjyqtarë, prokurorë, policë e kushdo tjetër me pozita publike. Nëse nuk e bën ai, duhet ta bëjë Prokuroria. Gjyqin e ka të fituar, paratë aty janë, mund t’i marrë kur të dojë. Por duhet të provojë se janë të tijat, e jo paratë që ua ka marrë nga xhepat shqiptarëve. Duke vjedhur si ministër!

29 komente në “Që 13 milionë eurot, t’i gëzojë Lulzim Basha…”

  1. Koba says:

    Ma bukur nuk ka ku te veje.Te lumte Pena Z.Mero.Ky artikull le te sherbeje si inicie per te zbardhur Vjedhjet e Lul-Sumkapucit dhe te rrethit te Tij

    1. gezuar festen e 21 janarit 2011 Zaho Rama & Little donald says:

      Ne vend te hyrjes:
      .
      Nese duhet falenderuar ambasadori anti-amerikan Arvizu
      qe tha per Berishen Burre shteti…dhe Bashen yll ne ngjitje
      kur gjaku ne bulevard nuk ishte thare akoma eshte fakti se ai tha hapur:
      Berishen e kemi vene ne (amerikanet)
      dhe Basha eshte marresi i stafetes dhe ju kokpalaret rrini urte..se “plumbat bejne rikoshete.”.
      .
      Pra cfare do te beje Lul Basha ai ka nje “kartabjanke” si jelek antiplumbi qe ja kane dhene qe ne Hollande kur bleu shtepi me pashaporte amerikane….dhe nga ai moment ai eshte “powerfull” i pa prekshem dhe keto artikuj te Meros jane poshtrues per opinionin..
      .
      Mero duhet te sqaroje kush eshte para Bashes ne Washington dhe Bruksel ose te heshte:

      ky material i meposhtem tregon se lul sal berisha eshte kriminel por jo fajtor…
      Kush eshte fajtori ?
      ******

      Si i fitoi “Bechtelulbasha” 400 mln dollarë nga Rruga e Kombit
      Postuar më: 01 Shkurt 2015 Revista e njohur amerikane “Foreign Policy” ka bërë një shkrim lidhur me ndërtimin të Rrugës së Kombit duke treguar se bëhej fjalë për 48 milje rrugë që u ndërtuan për një kosto deri më sot prej 1.3 miliardë dollarësh, afërsisht 25 milionë dollarë për çdo milje.

      Me kete miopi te shoqerise civile ne Shqiperi,me keto vuvuzelat e mediave,me kete mazhorance impotente dhe tradhetare dhe me keto ambasadore te akredituar ne Tirane me kinezerirat e tyre duhet te reahabilotojme gjithe tradhetaret e kombit pasi jane disa here me pak fajtore se Lul Bashici dhe Berishici qe nuk ka ne lene krim dhe tradheti pa bere.
      Le te fillojme me Haxhi Qamilin,Esat pashe Toptanin (gjyshin e Bledit) me xhaferr deven,koci xoxen,panajot plakun dhe deri xhevdet mustafa ,,
      Tolerimi qe po i ben opinioni shqiptar ketij krimineli (ne fakt atyre qe jane pas tij se Luli eshte vetem per revista play boy) na ben te mendojme se Enver Hoxha nuk ka qene aq diktator sa thuhet por paska qene ai popull nje staj me lepuj, zvarranike dhe vampire qe deri tani te vetmin sukses qe kane patur keto 25 vjet ka qene kanibalizmi me kockat e tij qe i ka servirur guzhinjeri elez biberaj me kasapin e tij berishe.
      PRA KUSH ESHTE KY LULUSHI YNE QE DHE KUR VRET BUZEQESH…

      1….Qe adoleshent punon kamarier ne aeroportine Rinasit (me cimka)
      2….Jo rastesisht dergohet ne Hollande ku flitet se zoteronte nje pashaporte amerikane qe nuk ju sqarua kurre burimi
      3…Ka fakte qe gjate punes ne Kosove me rroge perrallore ka punuar per sherbimet serbe ne dem te UCK
      4..Ka fakte qe gjate punes ne Kosove ka hyre ilegal ne Shqiperi dhe ishte pergjegjesi per dosjen e shtepise verdhe ne Burrel
      5..Si minister Transporti eshte pergjegjsi NR-1 per vjedhjen e 300 miljon dollareve ne rrugen e kombit.Kujtojme keto nje ambasadore amerikane qe i shkonte per vizite private ne shtepi dhe Foreign Policy Journal ne Amerike qe akuzonte dhe Lul Bashen , Bechell-in dhe Dellin e Kosoves per nje dem prej gjysem miliardi dollare..
      6…ka kontribuar per mbylljen e krimit Gerdecit
      7….Si deputet i Elbasinit me Alibeun ka liruar nga burgjet kriminele teper te rrezikshem per votimet e2009 qe eshte vertetuar nga ambasada amerikane
      8-…Si minister e jashtem ka shitur si Ahmet Zogu ne bashkpunim me mobsterin Berishe pjese te detit Jon.
      9…Si minister e jashtem ka miartuar ngritjen e varrezave te ushtareve greke sipas vijes imagjinare te Vorio Epirit
      10..Si minister i brendshem eshte fajtori kryesor bashke me berishoviqin per vrasjen e kater protestuesve ne 21 janar
      11…Eshte bashkfajtor me berishoviqin per vjedhjen e bashkise tiranes bashke dhe me nje mengperveshur qe diten ishte me Ramen dhe naten flirtonte me Lulin..
      12….Eshte bashkfajtor me berishoviqin per uzurpimin e shtepise qendrore te MMP
      13….Kreu aktin naziskin te heqjes se tabeles rruges te deshmoreve te 4 shkurtit dhe vendosi emrin e nje nipi te xhaferr deves
      14….Kreu aktin anti kombetar qe pruri eshtrat e zogut pikerisht diten e clirimit te Tiranes nga Fashizmi
      15…Se bashku me bash-kriminelin berishoviq kane pjese ne eleminimin politik dhe fizik te Sokol Olldashit.
      16…Mori pjese ne kompllotin anti-Rame kur i shkeli Arvizuse “vijen e kuqe’ me deshiren e ketij te fundit ne 15 nendor 2013 ne ceshtjen e fabrikuar te LHL
      17…Po merr pjese ne kompllotin anti-Rame qe disa sherbime inteligjente te cuditeshme kane shpikur “cunamin Doshi” per te prure ne fuqi Djallin Lul ose Malltez ne nje kohe shume te afert..
      Zoti Mero ju ne daten , 07/10/2008 keni shkruar nje artikull te gjate me titull
      “Lulzim Basha,s Gangster complott and Damir Fazllic”
      Duke e lidhur me zhvillimet e sotme nuk e di ai qendroni akoma atyre akuzave apo keni ndryshuar.
      Ne qofte se keni ndryshuar mendim duhet ti kerkoni falje shqiptareve se i keni mashtruar per 8 vjet me rradhe dhe Prokuroria shqiptare por dhe ajo amerikane duhet t’ju marrin te pandehur se keni akuzuar jo vetem qitetarin Basha por dhe “amerikanin” Me origjine serbo-boshnjake Damir Fazllic
      Ne qofte se NUK keni ndryshuar mendim duhet te demaskoni mazhorancen dhe ambasaden amarikane qe po tolerojne nje super kriminel gangsterr dhe po behen pjese e kriminalizimit te shoqerise dhe politikes shqiptare
      ……………………
      PROFILI I LARTE” KRIMINAL I DEVILIT LUL

      A
      -Enigme do ngeli numri I nje pashaporte amerikane me numra ekstra e paraqitur ne Hollande ne nje zyre noterie (nuk eshte zyre gabelesh) per marrje shtepie.As sot e kesaj dite nuk ka ndonje prononcim zyrtar qe nab en te besojme se eshte nje 007 I prodhimit serb me market e lobit serb te amerikes qe eshte akoma I fuqishen ne shba dhe per kete mjafton te kujtojme damir fazllicin mikun e Tom Rixhit me seli ne Washington qe jane kumbaro te serberishes te sllobo dankes.

      B
      -Enigme do ngeli dhe rrugtimi illegal I maskuar si” inxhinier rrugesh” me pashaporta fallco( kush qe ai udbash qe ja siguroi) ne Bicaj dhe te shtepia e verdhe per te spiunuar “krimet” e UCK.Nqs do shfletojme deshmite e antropologut peruan qe ka kerkuar “eshtrat e serbeve” qe I kishin marre melcite dhe veshkat ne shqiperi I bie qe LUBasha te kete qene si te gjenerali ushtrise vdekur si Koloneli Zampa ne versionin serb..

      C
      -Enigme do ngeli kush e komandoi me pult LUBashen qe pikerisht ne vigjilje te jubileut te Kosoves ne 18 shkurt 2012 ne menyre ektremisht provokative hiqet tabela me emrin e “ deshmoreve te 4 shkurtit” dhe vendoset ajo e IBrugoves. Dihet qe Rrugova eshte kusheri me gjakatarin Xaferr deva qe ka qene filonazist dhe me vone ne luftene ftohte me detyra terroriste kunder shtetit shqiptar.Pra hoqem nje embleme “komuniste” per te vene nje emblem naziste….A kemi te drejte te themi qe LUBasha eshte neonazist…
      D
      -Enigme do ngeli kush e komandoi me pult LUBashen qe pikerisht ne vigjilje te Clirimi teTiranes nga partizanet (te ndihmuar nga anglo-amerikanet) te sjelle eshtrat e Rrahmet Zogut.Kush jane keto forca te errta qe duan te percajne kaq egersisht shqiptaret

      E
      -Enigme do ngeli kush e komandoi me pult LUBashen qe pikerisht ne vigjilje te ardhjes se Rrahmet Zogut ne 24 dhjetor 1924 me bajonetat e serbit I ngriten permendoren te stacjoni trenitEshte po ky edepsez qe eshte shprehur hapur kunder Fan Nolit njeriut me poliedrik shqipfoles per te gjitha kohrat…

      F
      -Enigme do ngeli se pse nga te gjithe “‘6 kokat” e parise Tiranes qe shkuan ne Washington ne pranveren e 2012 per te takuar zotin Filip Riker vetem LUBasha u percoll dhe u prit personalisht nga honorable Arvizu dhe u proklamua ne media si yll ne ngjitje

      G
      -Enigme do ngeli se pse zoti Arvizu ne mars 2011 ne nje proteste rinore te PS ku hidheshin parrulla per ministrin e brendshem “Luli vrases” doli gjoja rastesisht (ofendim pa kufi I shqiptarve) perballe tyre dhe takoi po rasteshit forcat e policies duke I pergezaur per pune e mire kunder kokepalareve..no coment

      J
      -Enigme do ngeli se pse zoti Arvizu ne protesten mbare kombetare kunder LHL ne 15 nendor 2013 u tregua “agresiv” me LUBashen duke I then se ai I shkeli vijen e kuqe..dhe nuk kaloi shume dite po ky ambassador pas pak diteve I kerkon ndjese ‘Yllit te tij ne ngjitje” kur I shkoi te Shqup-I te cilin sapo e kishte grabitur Pedeja…Pra kush ishte me I madh “ne detyre” Luli apo nenpunsi Arvizu..

      M
      -Enigme do ngeli qe gjate “komandimit” te tij si minister I jashtem ndodhi akti me makaber I mundshem me greket me e rende se e detit Jon…jo vetem qe u miratuan varrezat e ushtareve greke sipas vije imagjinare te vorio epirit (tashme varrezat jane enkllava greke) por u be ge shiblerja e kockave ne biznes qe nuk ishte pare ne historine e njerzimit dhe ky minister monster nuke hapi sqepin kurre …

      “PROFILI I LARTE” DEFICENT I DEBILIT LUL

      -LUL LEGENI
      Ajo qe nuk eshte enigma eshte qe e vetmja detyre qe I kane lene shqup-taret – LUBashes ishte organizmi I super pastes per 100 vjetorit qe u degjenerua ne betejen e legenave ,kusijave dhe bidonave te haleve per pasten e Lules

      LUL TRAPI..ME FALNI TRAMI
      Ajo qe e ben debil kete devil eshte ceshtja e tramit.Ajo tregon se ky jo vetem qe eshte “alifmatrak” qe eshte Lul-Nul se nuk kishte mundesi por dhe nga ana urbanistike bashkohore ishte gomarllek por dhe u mundua qe t’ja fusi Rames fajin…

      -LUL MALOKARI
      .Ne nje miting electoral ne 2011 ne nje salle me malsore me moton “nikaj-merturi voton lulzim bashen” ky I fundit akuzen me te madhe per Edi Ramen e kishte se e kishte kthyer bashkine ne zyre partie..Kur nisen pyetjet nje person e pyeti nese fitonte bashkine e Tiranes a do ta pranonte dhe ate te kryetarit te PD…dhe pergjigja dihet..ai tha se une jame drenicak dhe na doli qe qenka jo vetem renacak por dhe kacak.

      LULI KUQ
      Por “kryevepra” e ketij Devil-debili eshte se ne votimet e Tiranes edhe pse u ndihmua nga ai mengeperveshuri (naten) beri te pabesueshmen ..Beri koalicjon me komunistet e Hysni Milloshit me votat e te cilet (+ vjedhjen me ristanet ) mori karriken e bashkise.Dhe monstruoziteti I kesaj felliqsire eshte se ulurim me teper kur ngihet ndone portret I enverit ne ndonje ceremony dhe I thote Rames ..mos luaj me zjarrin…

      LUL I AMBASADORES
      Sipas “International network Foreign policy” publikohej me fakte per lidhjet qe kishin ambasadoret amerikane me Bechelin e rruges kombit ne Shqiperi dhe Kosove dhe jepej sakte shifra e frikeshme e vjedhur ng kjo kompani dhe lidhjet e Delli tne Kosove dhe M.R per Shqiperine ku posacerisht permedej dhe Luli yne si nje pjestar ndoshta me Kryesorin ne kete Vjedhje me permasa boterore.

      epilog:
      ai qe vjedh gjysem miljardi dollare te rruga e kombit me ca ambasadoruce pas bythe
      keto qe thote Mero i quan barcaleta per festen e 21 janarit qe kemi perpara…

      1. zgjohu SHqipo ! says:

        per Zaho Rama…….edhe une e mendova qe 13 miljonet e eurove Lules i bejne vetem per kafe !! po kesaj gje a gjeze qe po mer forme
        ne 27 Janar,kush jane Ustallaret,sepse e pame edhe motivet e fillimit te protestes se çadres dhe mbylljes se saje me pult.nuk u kuptua
        domethenja…….apo vari K..n SHqiperi hesapi popull kot,……

    2. Kujtimi says:

      BRAVO Mero
      Basha nje LLAPAQEN DUHET te jap llogari
      IDJOT NUK KA TURP

  2. KLM says:

    TA LUMSHA , !!
    PENËARTË E MENDJE KTHJELLËT!
    SA KEQ TË TË HUMBI BERISHA!
    POR, MË MIRË PËR VENDIN.
    KËSHTU I SHËRBEN SHQIPËRISË,SE
    PËR VETE ,S’KE BËRË PROKOPI.??????

  3. Andromeda says:

    Po mirë mo Mero, por ti dje sapo na the që aty ka investuar Zeni i Berishës. Tani si ti nuptojmë këto hulumtimet e tua?

  4. Dike Mullai says:

    Mero Je FANTASTIK !!! Per Lul BISHEN i shkon pershtat : – ” QENIT kur i VJEN NGORDHJA vete e PERMIER ne Dere te XHAMISE ! “

  5. Epo kjo pune! says:

    Mero, ke bere shkrim lapidar…. se me kete rremuje, harrohen ca gjera apo humbet filli por ti duke e evidentuar, ve ne seder militantet e verber te PD qe do mblidhen rreth bashes e berishes… ku jo con mushka mor te mjere?

  6. mandakalli says:

    Pas vjedhjes se 220 million eurove tani po i japin Bashes edhe 13 million te tjera duke ja marre popullit te varfer shqiptar. Z. Rama kjo nuk eshte drejtesi eshte imoralitet dhe perbuzje e kombit. Ne nuk votuam qe te pasurohet Basha edhe me shume por qe ai te ktheje edhe ato qe ka vjedhur.

  7. ALPINI.
    Analize shume e sakte.Por per mua duhet te shtohen edhe parate e droges se Habilajve qe jane kushurinjet e vjeherres se Lulit.

  8. Kombi says:

    BRAVOOOOOO , LE TI MARRI SOT DHE TI JUSTIFIKOJ ATO .NDRYSHE TA PAGUAJ NESER ME KOKEN E TIJ .
    SHPRESOJ QE WETINGU DUHET TE NDALET TEK KJO BOMBE MADHE E BASHES .

  9. Kreshta says:

    Me duket ky Xhafer Isufi nuk eshte nga Nivica, por nga Rexhini, nje fshat i vogel ngjitur me Nivicen . Vertet te kete kaq pasuri te madhe ? Me se i vuri, ku ka qene ky thesar qe iu be fat Isufajve ? Kjo nuk ka nevoje per veting . Prokuroria menjehere duhet te hetoje,ndryshe kot qe flasim per korrupsion.Rast me te arte per prokurorine nuk ka Me nje llogari te thjeshte i duhet qe cdo shqiptari,qe nga foshnja qe lind sot e deri tek me i moshuari,te paguajne per Isufajt nga 5 euro .Mos i hengshi,o zot! I befshi ilace e i lenci spitaleve..

  10. orli says:

    Mero! Je thjeshte:FANTASTIK !

  11. peshku i vogel says:

    Ka lezet
    Nuk eshte nevoja qe ILDP te kerkoje fatura dhe te germoje neper banka. Vlera eshte e fiksuar nga gjykata me prestigjoze ne bote, ajo e Strasburgut, mbetet qe kapter Xhaferi dhe dhenderi te shpjegojne se ku e gjeten kete shume dhe mbyllet historija…….dhe pastaj simbas ligjit mbetet ti sekuestrohet kjo vlere…

  12. The One says:

    Jam dakort me shkrimin tend Z. Baze, congratulations!, por a mund I japesh me shume information lexuesve te temes se si u mbrojte pala shqiptare (shtet) ne kete gjyq?

  13. vjehhri says:

    Po pse ore per vjehrrin dhe per kurvat qe shkon vjehrri ose vjehrra do pergjigjem une? Basha i morri vajzen por jo parane ,qe ndoshta me radio dore MORS mund te kete bere milionat.Per vjehrrin apo dashnoret apo qente ,NE nuk japim llogari.Rrofte cadra.

  14. lulashi says:

    Mero analiza juaj eshte brillante, por per hire te se vertetes dhe Xhafes te mos i mbesi hatri, duhen saktesuar disa gjera. Vjehrri i Lulit ka qene officer ing elektronik, profession te cilin nuk e ka ushtruar asnjehere sepse ai per shume vite ka qene secretar i org partise se repartit dhe eshte marre vetem me pune partie.

  15. Xha Selimi says:

    E garantuar qe ne gjykaten e strasburgut jane paraqitur letra te tjera dhe jo pamjet e dy pallateve ne Vlore . Po te kete dhene kjo gjykate vendim ne favor te pallatit ne det atehere ti gezoje eurot Xhafa ! Ti gezoje edhe avokatuci I shtetit…

  16. Thanasi qe ta plasi says:

    Trego gjithe te verteten Mero. Trego qe studio qe perfaqesoi pronaret e pallatit ne gjykaten e Strasburgut ka ortak Envi Hicken ndersa shteti shqiptar u perfaqesua ne kete gjykim nga Avokatura e Shtetit qe ka kryetare Alma Hicken gruan e Envit. Ke do mbronte Avokatura shtetin apo xhepin e burrit? Edi Rama e di mire kete. Po Edi me Lulin jane shoke ndersa ne jemi budallenj qe skuptojme qe ky eshte teatri i radhes.

  17. DALLTON says:

    Zoti Mero sa per shkrimin me siper e ke qare ,por ai popull ashtu e do ,se ka akoma njeres injorante qe I mbajne deren hapur te makines ,kriminelit te SHqiperise ,Sali-Berishes,apo I shkojne akoma mbrapa mashtruesit me te madh qe ka toka SHqiptare Lulezim-Bashes,por populli ka shume shprese tek “VETINGU”te cilin e ka marre ne dore Europa dhe SH.B.A.Se po te ishte per te majte, apo te djathte,nji fytyre kane se kane dale nga e njijta nene ppsh,prandaj s’ecen ai vend,por me sa po shofim dhe po dergjojme tani zoti Mero ,po fryn era e “DEMOKRACISE”,ne SHqiperi ,ku ish Prokuri I pergjithshem Adriatik-Dhalla,nji njeri me 8-te klase shkolle ka drejtuar SHqiperine ,I cili u zvendesua nga Arta Marku nji njeri me dinjitet qe ka qene me gjth mend e persekutuar dhe jo me komuniste 24-karat si Sali-Serbi apo Lulezim-Bashes qe I punonte e jema ne Komitetin-Qendror te P.P.SH,me keta persona SHqiperia nuk ka pasur “demokraci”,por “ANARSHI”.

  18. doktori says:

    Mua asgje nuk me cudit ne kete histori>>>>>Si kane guxuar ta trazojne “Topin e Mutit” dhe e kane cuar deri ne Strasburg keta hajduta???? Kaq budallenj e konsiderojne popullin shqiptar.Une kam qene me grade me te larte,dhe me nje barre shkolle dhe sot jam me shtepi me qira!!!Nuk i mblodha dot as 40-50mije euro te blija nje shtepi,sepse demokracia me kapi ne moshen e vjerrit te Lulit!!!!!

  19. "BOHOTINA" says:

    Bukur Mero. Po me bukur ka shkruar ai “GEZUAR FESTEN e 21 JANARIT… “. Asnje nuk e permend nga komentuesit. Siç del pertojne te lexojne me qe ishte paksa i gjate.
    Berisha e Luli kane nje zakon tjeter te çuditshem per mua. Thuaju ç’ te duash per bemat e gjemat qe kane bere dhe bejne nuk te kthejne pergjigje.

  20. drejtesia po vjen says:

    The One, e çuditeshme me ju. Si mund te mbrohet pala shqiptare kur vete pallati ishte i mbrojtur me dokumenta si diploma e Adriatik Llales. E keni koken ne vendin e duhur apo dhe ajo u ka rene poshte? Mos e diskretitoni veten ketu.

  21. bozen says:

    Ne kete dynja do te lahen te gjitha, o Lul.Ike per lesh tani. Nuk e ben dot ate punen e kryetarit te partise ne PD ti, duhet te kerkosh ndihmen e saliut mbase ai te tregon, se si te mbrohesh.Por tani eshte teper vone, se do jeshe i pari qe do te inagurosh burgun e ri te Shkodres. Aty te pafsha rrace hajduti.

  22. Albi_I says:

    Mero, menyra se si ai i ka vene ato leke duhet sqaruar nga gjyqtaret e dale nga vettingu, po aq sa duhet sqaruar pasuria e Berishes, Mediut, Bodes, Rames, Ahmetajt, Veliajt, Metes etj.

    Ne kete pike, nuk ka asnje gje te re dhe te vecante pasuria e Bashes ne krahasim me pasurine e te tjereve.

  23. Ligji says:

    ja ketu duket zotesia e nje lideri,rregullon ne fillim punet e familjes pastej shofim e bejme per pundet e shtetit.

  24. Sandrino says:

    Shteti shqiptar u perfaqesua ne gjykatene strasburgut nga avokatja e pergjithshme e shtetit Alma Hicka. E dini se cfare lidhje ka kjo me avokatin qe ka mbrojtur vjerrin e Lulit ne gjykatat shqiptare. E ka burre

  25. Cobo rrapushi says:

    Komente pa argumenta. Mos harroni qe pallati ishte me leje, u prish dhe duhej demshperblyer. Pronaret nuk pranuan vleren e demshperblimit, hodhen shtetin ne gjyq dhe Strasburgu u dha te drejte. Mero dhe komentuesit me pare diskutonin per rregullsine ose Jo te pallatit. Tani qe ata fituan me gjyq shtrojne pyetjen ku i gjeti Xhafer Isufi leket. Po nese ai thote se i ka lene gjyshi nje gavet me flori, cfare do beni, do mereni me gjyshin, e ka lene apo Jo gjyshi gaveten? Dikush thote se Xhafer Isufi nuk ka punuar kurre si inxhinier. Genjeshter e paster. Ka qene inxhinier dhe ka punuar si inxhinier elektronik, deri ne vitin 1990 ne shtet dhe me pas ne kompani private, gjithmone si inxhinier. Mblidhni mendjen, fajin nuk e ka investitori as Strasburgu po bashkia e vlores qe dha ate leje.

  26. Cobo says:

    Mero ia fut kot, si dhe shume komentues. C’lidhje ka dhendrri me bizneset e vjehrrit? Drejtesia vendosi ai mer leket. Do ishte e drejte te ngrihej ceshtja e dhenies se lejeve nga bashkite, qe te mos ndodhin prap gjera tr tilla.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje