Soros flet në Forumin Ekonomik të Davosit: Google dhe Facebook po pengojnë inovacionin

26 Janar 2018, 18:27Hi-Tech TEMA

Filantropisti Xhorxh Soros e cilëson si të dhimbshme kohën në të cilën jetojmë. Në fjalimin e tij në Forumin Ekonomik në Davos, Soros është shprehur se shoqëritë e hapura janë në krizë, ndërsa forma të reja të diktaturës dhe mafias shtetërore po ngrihen çdo ditë. Ai tha se në SHBA, presidenti Trump do të instalonte një qeveri mafioze, por nuk mund të bëjë këtë për shkak të Kushtetutës amerikane, institucioneve dhe shoqërisë civile aktive.

Themeluesi i fondacioneve për shoqëri të hapur në vendet në zhvillim po shpenzojnë më shumë buxhet për shkak të impaktit negativ që kanë në të gjithë botën zhvillimet në Europë dhe SHBA.

Soros përmendi edhe rrezikun e luftës bërthamore. “Ngritja e liderëve si Kim Jong-un në Korenë e Veriut dhe Donald Trump në SHBA duken të gatshëm të nisin një luftë bërthamore vetëm që të mos humbasin pushtetin”, tha ai.

Monopolet e IT

Një pjesë e rëndësishme e fjalimit të tij, Soros ia kushtoi atij që e cilëson si një problem i ri për botën: ngritja dhe vendosja e monopolit të platformave gjigante të IT-së, që sipas tij janë kthyer në pengesë për inovacionin. “Facebook dhe Google janë kthyer monopolet më të fuqishme, ato janë bërë pengesë për inovacionin dhe kanë shkaktuar disa probleme, për të cilat ne jemi në hapat e parë të ndërgjegjësimit. Kompanitë e mediave sociale influencojnë mënyrën e të menduarit dhe sjelljen e njeriut pa e kuptuar ai vetë. Kjo ka pasoja negative në funksionimin e demokracisë, veçanërisht në integritetin e zgjedhjeve”, tha ai.

Soros shpjegoi si përfitojnë në terma financiarë kompanitë e mëdha të mediave sociale. “Facebook dhe Google kontrollojnë efektivisht mbi gjysmën e të gjitha të ardhurave nga reklamat në internet. Për të ruajtur dominimin e tyre, ata duhet të zgjerojnë rrjete dhe të tërheqin gjithnjë e më shumë vëmendjen e përdoruesve. Aktualisht ata e bëjnë këtë duke u ofruar përdoruesve një platformë të përshtatshme. Sa më shumë përdoruesit shpenzojnë kohë në platformë, aq më shumë përfitim kanë kompanitë. Edhe bizneset e tjera, në nevojë për platforma të tilla, pranojnë çfarëdo kushtesh t’u vihen”, tha Soros.

Sipas tij, kompanitë e mediave sociale e manipulojnë përdoruesin duke e drejtuar vëmendjen e tij te qëllimet e tyre të biznesit. Shumë prej përdoruesve të këtyre rrjeteve janë kthyer në të varur dhe kjo shpjegon edhe teknikat e reja që kanë zhvilluar kazinotë online. Por ky problem mund të bëhet akoma më i madh. Një aleancë e mundshme e këtyre kompanive me shtete autoritare mund të lindë një sistem mbikëqyrjeje të sponsorizuar. Kjo do të sillte si rezultat një kontroll totalitar të rrjetit. Shtetet që kanë më shumë gjasë ta bëjnë të parat janë Rusia dhe Kina. Liderët diktatorë të këtyre vendeve mund të jenë të lumtur të bashkëpunojnë me kompanitë në mënyrë që të përmirësojnë mënyrat e kontrollit të popujve të tyre dhe të rrisin pushtetin dhe influencën edhe në SHBA dhe në vende të tjera të botës.

Soros pranon se ka një lidhje të fortë mes inovacionit dhe papunësisë, por kjo është gjithmonë në dorë të politikave që ndjekin qeveritë. Bashkimi Europian dhe në mënyrë të veçantë vendet nordike janë më largpamëse se SHBA-të në këtë aspekt. Ato mbrojnë punonjësit, jo vendet e punës. Ato janë të gatshme të paguajnë për trajnimin e punonjësve, çka shton sigurinë e tyre.

Megjithatë, Soros vlerëson se BE i trajton më me efekivitet monopolet në krahasim me SHBA-të. Europa ka ligje më të forta për privatësinë dhe mbrojtjen e të dhënave sesa Amerika.

Ngritja e nacionalizmit

Soros thotë se sot jetojmë në një periudhë historike revolucionare. “Sot synimi ynë është të ndihmojmë në shpëtimin e Bashkimit Europian duke e rishpikur atë rrënjësisht. BE-ja e ka shijuar mbështetjen entuziaste të njerëzve të gjeneratës sime, por kjo ndryshoi pas krizës financiare të vitit 2008. BE humbi rrugën, sepse ajo u qeveris nga traktatet e vjetërsuara dhe një besim i gabuar në politikat shtrënguese. Ajo që kishte qenë një shoqatë vullnetare e shteteve të barabarta u shndërrua në një marrëdhënie ndërmjet kreditorëve dhe debitorëve, ku debitorët nuk mund t’i përmbushnin detyrimet e tyre dhe kreditorët vendosnin kushtet që debitorët duhej t’i plotësonin. Kjo shoqatë nuk ishte as vullnetare as e barabartë. Si pasojë, një pjesë e madhe e gjeneratës së tanishme ka nisur ta konsiderojë Bashkimin Evropian si armikun e saj. Një vend i rëndësishëm, Britania, është në proces largimi nga BE dhe së paku dy vende, Polonia dhe Hungaria, sundohen nga qeveri që nuk janë në përputhje me vlerat mbi të cilat bazohet Bashkimi Evropian. Ata janë në konflikt me institucione të ndryshme evropiane, të cilat po përpiqen t’i disiplinojnë ata. Në disa vende të tjera, partitë anti-evropiane janë në rritje. Në Austri, ato janë në koalicionin qeverisës dhe fati i Italisë do të vendoset nga zgjedhjet në mars”, tha ai.

Soros thotë se vetëm reformimi në çdo nivel do ta shpëtonte Bashkimin Europian nga braktisja e vlerave që krijoi vetë. “Jemi në një periudhë revolucionare. Çdo gjë është subjekt i ndryshimit”, u shpreh ai.

Soros sheh ndryshime edhe në filozofitë politike të vendeve anëtare të BE-së. “Partitë e tyre politike janë kryesisht të vjetëruara. Dallimi i vjetër midis të majtës dhe të djathtës është lënë në hije nga qenia pro apo anti-evropiane. Kjo manifestohet ndryshe në vende të ndryshme”, tha ai.

Por edhe Azia po përjeton ndryshime të mëdha sipas Sorosit. “Unë e kam analizuar Evropën në detaje, por nga një perspektivë historike ajo që ndodh në Azi është në fund të fundit shumë më e rëndësishme. Kina është fuqi në rritje. Shumë mbështetës të flaktë të shoqërisë së hapur në Kinë, të cilët u dërguan për t’u riedukuar në zonat rurale gjatë Revolucionit të Maos, u kthyen për të zënë pozicione të fuqishme në qeveri. Pra, e ardhmja e drejtimit të Kinës që dikur ishte e hapur, tani nuk është më.

Mbështetësit e shoqërisë së hapur kanë arritur moshën e pensionit dhe Xi Jinping, i cili ka më shumë të përbashkëta me Putin sesa me Perëndimin, ka filluar të krijojë një sistem të ri të patronazhit në parti. Kam frikë se parashikimi për 20 vitet e ardhshme është mjaft i zymtë. Megjithatë, është e rëndësishme që Kina të përfshihet në institucionet e qeverisjes globale. Kjo mund të ndihmojë për të shmangur një luftë botërore që do të shkatërronte gjithë qytetërimin tone”, tha Soros.(TemA TV)

8 komente në “Soros flet në Forumin Ekonomik të Davosit: Google dhe Facebook po pengojnë inovacionin”

  1. lexoni dhe mesoni o njerez ,se kur ti lexoni pas 20 vjetesh do te cuditeni per aftesite e Sorosit ne parashikimet e tij

    1. jon says:

      Si kelysh i Sorro( e pranon vete) duket se ne kete aspekt ke te drejte. Por parashikimet e Sorro jane katastrofike per njerezimin. Pra me shume luftera dhe vuajtje. Eshte Sorro Nostrodami i ri? Sigurisht qe jo. Sorro i “parashikon ” keto fenomene thjeshte sepse eshte lojtari kryesor i ketyre fenomeneve. Kejo quhet intrige dhe jo miresi per njerezimin. Se shpejti ne Shqiperi Sorro do hapi edhe Sinagogun e Satanit dhe duket se ti do jesh i pari qe do vesh kemben brenda.

  2. jon says:

    Eshte pothuaj e pamundur te marresh nje lajm dhe pak te vertete nga media kryesore. Metoda eshte e njejte. E fillojne artikullin me nje genjeshter dhe mbi ate ven edhe 100 genjeshtera te tjera. Kryesorja. E quajne Sorron flilanthopist. Sorro eshte ne te vertete eshte simboli i te liges qe ka bota sot. Por sigurisht qe Sorro eshte me te vertete shume i shqetesuar per Google dhe Facebook dhe pse e kontollojne 2 pjesetare te kabalit te tij. Kabali i Sorro kontrollon 100% te mediave kryesore dhe kontrollon cfare shkruhet. Por pavaresisht se e kontrollon 100% Fb apo Google si kontrollon dot publikimt . Si shembull.http://russia-insider.com/en/its-time-drop-jew-taboo/ri22186. Vetem ky artikull ne pak dite ka 100 mijra lexues, mijra komente dhe shperndarje. Kejo eshte frika e Sorro. Bertasin perdite per lajme te rreme qe ti mbyllin gojen lajmeve te verteta. Emeri i vertete i Sorro eshte terrorrist financiar

    1. Andrea says:

      O trap Sorros eshte per shoqeri dhe mendje te hapur. Saliu yt Putini Erdokari jane per tu fut juve nga nje hu te madh ne sume qe tua bojn tarbjet. Qorr

      1. jon says:

        Si ty jane shumica. Degjenerim social,emigracion i pakonrrolluar, fuqia e parare etj, keto jane metodat e Sorro. Dhe ti i quan shoqeri dhe mendje e hapur?. Shendet. Pastaj cfare ka te bje ketu Erdongani apo Putin? Injoranca jote. Thua ato qe ke ne mendje pa qene koha dhe vendi i pershtatshem apo me sakte si shoqeritete e Sorro per cdo njeri qe kundershton idete e tij e quajne rracist apo antisemetik ti na quan njerez te Putin. Tani besoj e e kupton pak me mire injorancen tende dhe disa si puna tende.

  3. anton says:

    nuk jane parashikime,por jane investimet e tij dhe te NEW WORLD ORDER

  4. Andrea says:

    O trap Sorros eshte per shoqeri dhe mendje te hapur. Saliu yt Putini Erdokari jane per tu fut juve nga nje hu te madh ne sume qe tua bojn tarbjet. Qorr

  5. Zigur Qarri says:

    Kryeministri Rama,kur ju pergjigj akuzave te opozites si Sorrist,deklaroi se te gjith kemi
    marre ndihma nga fondi Sorros,edhe te PD-s,por nuk tregoi kushtet e vena per marre keto
    para,qe natyrisht kan qene kushte politike,kushte qe nuk i jan treguar popullit shqiptare.
    Nje person(nje tiranas) qe shkatrroi urbanistiken e Tiranes,qe edhe 500 vite nuk do te ndreqet,
    per ca para,natyrisht nuk e ka problem te marre para nga nje marrveshje jo zyrtare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje