Mbi debatin e “patriotëve të vonuar” për detin!

30 Janar 2018, 20:55Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Ka shpërthyer një histeri e pazakontë e disa patriotëve të vonuar për kufirin detar me Greqinë, nga ata që kanë duartrokitur realisht shitjen e detit tek Greqia nga Sali Berisha dhe Lulzim Basha, dhe kanë duartrokitur po ashtu dy muaj më parë Sali Berishën në parlament, që këmbëngulte se ajo marrëveshje duhet mbrojtur dhe se Edi Rama po na prish me Greqinë.

Së pari, duhet sqaruar se ajo marrëveshje ka vdekur, jo vetëm se është hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, por edhe se bisedimet e reja janë për të hedhur bazat e një marrëveshje të re. Rezistenca e qeverisë “Rama” ndaj mos-ngjalljes së asaj marrëveshje ka detyruar palën greke të nisë diskutimin për një marrëveshje të re, e cila nuk mbështetet më tek “shelfi kontinental”, siç ka qenë marrëveshja e Berishës me Karamalisin dhe Bashës me Bakojanis.

Pra, bëhet fjalë për hedhjen e  bazës së një marrëveshje të re, e cila është jo vetëm e pakrahasueshme me konceptin e marrëveshjes së Berishës dhe Bashës, por është edhe në një fazë fillestare, mbi të cilën duhet të operohet më pas me ekspertë dhe instrumentat e tjera të diplomacisë së dy vendeve.

Fjalia e parë që duhet të themi, është se Shqipëria detyroi Greqinë të grisë marrëveshjen me Berishën dhe të pranojë të bëjë një marrëveshje të re. Dhe kjo e ka mërzitur Berishën, që humbi bastin e para dy muajve, kur tha në parlament se ajo marrëveshje do realizohet.

Së dyti, deklaratat e Kotzias me terma “ambigue”, janë nisja e një fushate politike nga ana e tij brenda vendit, për të përgatitur opinion publik grek për kthimin pas të pazarit me Berishën. Fjalia e tij për 12 milje shtyrje të kufirit detar, dhe akoma më keq, nxitimi nga “patriotët” tanë që kanë duartrokitur Berishën, për të bërë llogari me sipërfaqe, duke u nisur nga një vijë në hapësirë, është qesharake.

Konventa për  të Drejtën e Detit e vitit 1982 (UNCLOS), e cila njihet ndryshe si Kushtetuta e Deteve, parashikon në nenin  3, se shtetet bregdetare, mund të shtrijnë gjerësinë e ujërave të tyre territoriale deri në 12 milje detare.

Në këtë hapësirë detare shteti bregdetar ushtron sovranitet të plotë territorial.

Këtë shtrirje të detit territorial, shtetet e shpallin me ligj të brendshëm, të cilin duhet ta depozitojnë në Kombet e Bashkuara. Shqipëria e ka deklaruar dhe depozituar në OKB këtë shtrirje prej 12 miljesh detare në vitin 1970 dhe rikonfirmuar në vitin 1990.

Ndërkohë, një fakt i tillë nuk është marrë në konsideratë nga qeveria “Berisha” kur negocioi marrëveshjen ne 2009.

Sa më sipër, është e qartë që shtrirja e detit territorial nuk mund të përcaktohet në marrëveshje mes dy palëve, por me ligj të brendshëm, dhe kaq është gjithë ajo që kemi dëgjuar nga Kotzias. Atë që kemi dëgjuar dhe nga Enver Hoxha më 1970 për ujërat tona.

Përsa i përket delimitimit të hapësirave detare, vendimi i Gjykatës Kushtetuese e rrëzoi të ashtuquajturën “Marrëveshje” të Berishës të vitit 2009, e cila kishte defekte të rënda në parimet e përdorura për  delimitimin, defekte që prodhuan një efekt negativ për interesat e vendit tonë.

Konventa dhe praktika ndërkombëtare i krijon të gjitha hapësirat shteteve për të negociuar marrëveshje të delimitimit të hapësirave detare, që sjellin një rezultat sa me të drejtë. Delimitimi i hapësirave detare në çdo rast bazohet fillimisht në parimin e baraslargësisë nga pikat bazë të bregdetit, por për të arritur rezultatin e drejtë, palët bëjnë korrektimet e nevojshme në vijën delimituese që ndërtojnë.

Ajo që kuptohet nga deklarata, është se diskutimi mes palëve duket se ka arritur mirëkuptimin, se vija delimituese e vitit 2009, nuk do të jetë më ajo e pretenduara nga pala greke, por do të reflektojë pretendimet e palës shqiptare për përfitime në hapësira detare që do të jenë të drejta, por jo përtej logjikës së negociatave dypalëshe dhe parimeve të UNCLOS.

E gjithë zhurma politike është e kuptueshme, që nis nga Greqia jo si shenjë triumfi, por si përpjekje për t’iu pranuar rinegocimi.

Detyrimi i palës greke për një marrëveshje të re nuk gëlltitet aq lehtë në Athinë dhe Kotzias tani duhet të përgatisë grekët që të mos e quajnë tradhtar, pse po gris marrëveshjen me Berishën.

Së fundmi, ministri ynë i Jashtëm shikoj që nuk po bën politikë me këtë çështje, pasi nuk ka ende një marrëveshje, por nisje të një marrëveshje, që do të marrë shumë kohë dhe saktësime për të shkuar tek një kufi i pranueshëm detar mes Shqipërisë dhe Greqisë. Dhe është mirë që nuk bën politikë, pasi ndryshe nga Kotzias, që duhet të përgatisë grekët që marrëveshja me Berishën do griset, ky ka vetëm një njeri të mërzitur, dhe ai është Sali Berisha. Marrëveshja e tij nuk do të zbatohet dhe Shqipëria duhet të vendosë dinjitetin dhe ligjin ndërkombëtar në këtë histori, duke lënë pas sipërfaqet e detit që Berisha i fali Greqisë, për një pazar politik, që dhe ashtu nuk funksionoi.

39 komente në “Mbi debatin e “patriotëve të vonuar” për detin!”

  1. ╨◘╨sit back and relaks╨◘╨ says:

    Problemi yne ka qene gjtihmone fakti qe bariu merret me peshkim dhe peshkatari me blegtori. Te tjerat merren me mend lehte pastaj.

    1. adi says:

      problemi real eshte se ne shqiperi jetojne vetem me genjeshtra dhe mashtrime qe i zvendesojme pastaj me ca genjeshtra e mashtrime te tjera!!!!!!!!!
      si ky hartimi i meros.
      ky problem ka nisur qe kur identiteti shqiptar u shkaterua gradualisht deri ne bastardim nga koha kur ne shqiperi u perhap islami nga mongolet turq.
      ka qe nga ajo kohe kur turqit e bere shqiptare dhe shqiptaret e bere turq falen ne xhamite me emrat e sulltaneve qe kane vrare me shume shqiptare ne histori dhe mbasi dalin betohen qe jane shqiptare. kjo dukuri dhe histori nuk ndodh ne asnje vend tjeter te botes dhe me asnje popull tjeter te botes.
      nese shqiptaret e ngelur ne shqiperi nuk jane ne gen me shumice mongole duhet te fillojne te bejne nje katharthis me veten me historine dhe raportin me te verteten.
      nese nuk do bejne kete atehere cdo palaco dhe karagjoz qe do kaloj ketej do talli trapin me ta si rilindasi rama!!!!!!
      nese shqiptaret do e dinin qe greqine e sulmuan jo pak po mijra ushtare shqiptere se bashku me italianet
      qe greqise parlamenti shqiptar i shpalli lufte
      qe musolini shqiptaret qe luftonin per te i quante friacake dhe tradhetare ndersa hitleri i quante moracake, patjeter qe askush nuk do bente zhurmen dhe talljen e trapit qe beri timonieri rilindas me kete ceshtje.
      nese shqiptaret dhe camet do e dinin se edhe me heqjen e ligjit te luftes ata nuk kane asnje te drejte ne greqi se ata jane denuar nga gjykatat greke mbas luftes dhe jo ne baze te ligjit te luftes rilindasi rama si zar i erdoganit nuk do kisht tallur trapin me camet dhe me neoosmanet e shqiperise.
      po kjo nuk ndodh ne shqiperi se ketu shumica e popullsise eshte e pashkolluar e palexuar dhe kur lexon nuk arin te kuptoje ato qe lexon dhe kjo eshte dukuri tipike e popujve turko-arabe , vetem ne popujt turko-arabe nderohet vrasesi hajduti sulltani dhe pjesa tjeter e popullsise eshte pavlere dhe keshtu ka qene gjithmone edhe para 3000 vjetesh kur aleksandi i madh pushtoi vendet e lindjes dhe me sa duket nuk mund te ndryshoje sepse popujt turko-arabe e kane ne gjak ndjenjen e neneshtrimit ndaj te fortit . ne keta popuj ka me shume vlere besimi se mendimi dhe dija.
      nese ne shqiperi nuk fillon nje ere e re nje lufte e re kunder mendimit turko-arab ky vend do shkoje poshte e me poshte keq e me keq.

      1. Eri says:

        Problemi eshte se ty te shqetesojne genjeshtrat e mashtrimet e turko-arabeve ,nderkohe qe vete je nje mjeshter gjysem te vertetash.Duhet te sqarosh ke quan identitet.Apo thjesht te varesh kryqin ne qafe, pa se e quan veten grek a serb nuk ka rendesi?
        1- Identiteti i shqiptareve u rrezikua si nga pushtimi turk ,po aq edhe nga helenizimi nepermjet kishes nacionale greke.Po flas per jugun e Shqiperise.Shek.i XIX ishte shekulli i nje katharsisi nder shqiptaret e te gjitha besimeve ,dhe shumica e shqiptareve u ndergjegjesuan per etnine e tyre shqiptare.Rilindja,(jo palorilindja e sotme),ishte nje platforme e ideuar nga personalitete qe tejkaluan perkatesine fetare te tyre,nga gjithe trevat shqiptare.
        Fakti qe,pas 500 vjet pushtim,identiteti kombetar mbizoteroj mbi ate fetar,eshte tregues i forces se etnise mbi religjionin.Fatkeqesisht ,duke iu referuar vetem jugut,shume me pak myslyman,por shume me teper ortodoks ,sidomos ne Cameri,nuk e gjeten kete orientim,per arsye te ndryshme.
        Te mendosh qe vazhdojne edhe nga Piluri,qe as ja kane folur kurre shqip,te deklarohen safi Grek.

        2-Vetem tek palorilindja e gjen te keqen?
        Po PD dhe LSI e te tjera paloparti,jane modele dinjiteti per ty?
        Mos u bej qesharak te serviresh perfaqesues te palopartive shqiptare ,si modele dinjiteti.
        Rremo e gjej ndonje te pamolepsus ne padinjitetin 27 vjecar.

        3-Nuk genjehen camet se ma heqjen e Ligjit te Luftes do marrin pronat.Mos ki merak.
        Sa per Idrizin,pjelle e ketij llumi politik eshte,nuk ka pse te pretendosh dinjitet ,e ti besh analize ekstra.
        Ceshtja came nuk eshte ceshtje e nje partie,as thjesht ceshtje pronash,as nuk kompromentohet me histori qellimisht mbarsur me gjysem te verteta ,por eshte histori e ketij kombi.Mund te kompromentohet Idrizi me shoke,por jo e verteta historike e njerezore e nje krahine,zoti Anticam.

      2. mirel says:

        Jo more, Greqine e paskan sulmuar me mijera shqiptare. Si shqiptaro-italiane apo si shqiptaro-turq.
        Per cilin besim flet, se shqiptaret besijne vetem te parajs. Turcet dhe arapet jane njelloj produkt i qelbur i politikes se parase sic eshte dhe othodhjaksi i felliqur qe rri ngjitur si zorre e trashe e Janulles.
        Problemi i shqiptareve nuk eshte besimi. Por interesi i ngushte. Nuk shikojne dot pertej hundes se tyre.
        Sa per greke a turq, te dyja nuk i kane sjelle ndonje te mire Shqiperise.
        Shqiptaret po, qe i kane dhene Greqise.

      3. undefined says:

        Te ka mbetur “disku” tek turqit more pic derr i Anastas nuk jane vetem turqit fajtore ne meselet shqiptate por edhe “greket” e tu te dashur ose e thene me troc arvanitet e camet ortodoks keta bastarden qe na bejn “grekun” dhe jane antishqiptaret me te terbuar qe per nje kryq jevgjit jane bere nje me zhabzinjt e Lindjes se Mesme e selxhuket e Pontit kunder gjakut te tyre keto jjane problemet dhe jo vetem turqit…ata kane pjesen e tyre nuk diskutohet por mos ti japim edhe fajin e tjereve turqve nuk eshte e drejte

  2. Shqiptar i Ndershëm says:

    @ Botues i Gazetes Tema,
    JU PO GABONI RËNDË SEPSE:
    1- Ju keni kriter arsyetimi vetem politiken berishiste dhe politiken ramiste,
    dhe jo politiken e drejte shteterore dhe kombetare qe i intereson Shqiperise.
    2- Ju njihni vetem “patriotet e vonuar dhe te shpejte” djathtiste dhe majtiste,
    dhe jo patriotet shqiptar qe ne plan imediat dhe te pare kane gjithnje Shqiperine.
    3- Çeshtja themelore sot: nuk eshte ç’beri Berisha dje por çfare po ben Rama sot.
    Pra: Kriter duhet te jete Vendimi i Gjykates Kushtetuese dhe Mbrojtja e çdo mm te Sovranitetit Shqiptar.

    1. mirel says:

      100% dakort. Vendimi i Gjykates Kushtetuese i ka mbyllur me kohe pazaret e Ramutit. Ramuti donte te behej me i forte nga Berisha dhe nga Gjykata Kushtetuese. Ramuti i quan keto tradheti si akte te pakthyeshme.

  3. Skerdi says:

    Ministri i jashtem grek u paraqit ne komisionin e tij per interpelance dhe dha llogari. Ministri jone ben deklarata per shtyp ku nuk thote asgje dhe e le me kaq.

    Perpara se te mburrim Bushatin “qe nuk ben politike”, a te fillojme duke i kerkuar llogari sic i kerkojne greket ministrit te tyre?!

  4. Shqipe says:

    Edhe avokati i qeveris te ishe, nuk do ti mbroje kaq shum o baze!

    1. keshtu ndodh says:

      Shqipe, vazhdo me Klajda Gjoshen me xhinse dhe presidentin se ata e votuan ligjin qe firmosi Lulezim Basha e Bakojani. Klajda ngeli duke reklamuar bythet ne çdo televizion e duke mermeritur sikur pertypet kur ben ate pune. E ne , pastaj kemi shprese tek bythet e ketyre politikaneve!

  5. Asd says:

    Kam pershtypjen qe greket po ngulin kembe qe te arrijne me shume se sa perpiqet te justifikoje ky shkrim.Deti nuk duhet leshuar dhe askush nuk ka te drejte ta leshoje.

  6. Bokojanis says:

    Po ne qe paguam Lulin dhe Berishen si t’ja bejme ore malaga?

  7. Gjergj Thanasi says:

    O Mero megjithe sofizmat e tyre, normalisht lind pyetja pse ngutet Kryeminsitri Edvin per t’u marre vesh per detin, kur greku ende nuk ka ratifikuar Protokollin e Firences te vitit 1926 per kufirin tokesor? Pse Bushati kercen nga toka ne det, sikur t’i kete hyre nga pas nje nga ato bananet braziliane per, te cilat foli kohe me pare biznesmeni durrsak Leonard Koka??!?!?!?! Mero, Berisha per mos veton greke ne NATO (qe sihte e pamundur se Greqia nuk vinte tre veto ne NATO per MAqedonine, per Gjeorgjine -lufta e 5 diteve ne gusht 2008 dhe per Shqiperine) filloi negocimin e leshit per turp te Zotit bashke me Lulushinper marreveshjen famekeqe te delimitimit te kufijve detare. Ky Edvini kryeminsiter per nje mos veto greke per hapjen e bisedimeve per t’u pranuar shqiperia ne BE ne “kalendat greke”, po e sh…. edhe nje here kufirin detar. Shpresoj qe patrioti kol. Myslym Pashaj te flase, sepse eshte ekspert i nivelit nderkombatar per kartografine!!!!!

  8. Epo kjo pune says:

    Deri tani vetem Mero sikur po e sqaron kete problem por thjesht fakti qe bertet Berisha tregon qe eshte fillim i mbare, dmth merita e rames kuptohet nga uleritjet e berishes qe eshte bere qepaze kaluar qepazes.

  9. Lee lee says:

    Ej relaks vete e gjete

    1. ╨◘╨sit back and relaks╨◘╨ says:

      Ty pse te djeg o derman? te dhimbet Mero apo se gjen vetveten?

  10. Mentari says:

    Mero Naivi ? Marrevehje e re? si ajo e varrezave nga 2 +4=6 Akoma kerkon te mbrosh te pambrojturin Edvin Ortodoks Janullatosin? turp turp

  11. Karaburun says:

    Me keqardhje te thelle, problemin qe eshte tersisht teknik dhe duhet te behet nga grup specialistesh, ne perputhje me Ligjin e OKB per Detin, dhe me pas nje grup tjeter per oponenc , e ke kthyer ne nje problem krjtesisht politik.

    Keto nuk jane pune kapterash, as duke anatemuar Saliun qe te reabi;itosh Enverin (intervista e minoritarit Kico Mustaqi). edhe neete shkrim.
    Mos i denigroni njerzit e pakte qe kane mbetur ne ate vend, lerini te punojne ne perputhje me ligjet nderkombtare . Mos harro se objektivi eshte shume madhor ekonomik, qe nuk zgjidhet me metoda populiste e duke i bere qejfin atij apo ketij, se nuk ti miratojne ata qe lane bere ligjet.

  12. marika says:

    LEXONI M BAZEN KY ESHTE REALITETI ;ATA QE E SHITEN DETIN NA DALIN PA FAJ; ATA QE KERKOJNE LUFTE PER TE MBROJTUR VJEDHJET JANE NGRITUR NE KEMBE KUNDRA EDI RAMES / ME TE VERTETE ESHTE KRIJUAR NJE FRYME E RE; NE MARDHENIET ACARUSE QE KANE QENE GJITHMONE/ U NGRITEN DULET JANULLAU I DHA BEKIM/ U NGRITEN LUBONJET ME PEKEN;ZHEIN E LAPSIN PA MAJ / U NGRIT AVOKATI GOXHAJ BASHKE ME A;SHKURTIN QE SI AJNA NXERIN KOKEN DHE BERTASIN SORO SORO/ U NGJALL DHE SALA PA NJE DRITE TE VOGEL TE NJE YLLI NE SHUARJE DUKE DALE SI FAJTORI PA FAJ PER TI MBUSHUR MENDIEN DISA MILITANTEVE QE TE KRIJOJNE REMUJE UJ KU PLAK TE FSHJE ATE QE SI TAKON ATIJ PO POPULLIT /KUSH KA TRU DISTANCOHET NGA ATA QE I PERDORIN JO TJU ULIN VARFERINE PO PER TE MBROJTUR PASURINE ;SI MAMI MONIKA QE SDI CTHOTE E CNXJER NGA GOJA DO MOS DO PER TE FAJTOR ESHTE RAMA/ ME QETESI DUHET TE MENDOHEMI PARA SE TE FLASIM/ ME PASTER SE E SHPJEGOI MINISTRI I JASHTEM NJE DJALE I ZGJUAR SHUM I PREGATITU KA SHUM ZHURME PER AS GJE / PO BUCA BASHKE ME QENAT DUHAN REMUJE PER TE MBROJT ATE QE SU TAKON PRISNI PRANVERA SESHTE LARG TE VIJE KRYEMINISTRI GREK KAN CEL LULET ESHTE RIT BARI ESHTE KOHE E PERSHTATESHME PER REVOLTEN PER TE REZU QEVERIN HAHAHAHA

    1. mirel says:

      C flet moj kare femer

  13. Dibrani says:

    O Mero shum rrotull i re per te mbrojt Ramen si ,..gjithmon.
    Por dhe me krahasimet qe bere Rama – Berisha un te them te drejten nuk kuptova asgje …shum fjal por asgje.
    E vetmja gje qe ra ne sy eshte 12 miljet e falura nga Rama.
    Dhe me keq akoma, ishte po vet Rama qe dergoi kete ne Gjykat si nje tradheti ndaj kombit.
    Sot luan kuka fshehtas….dhe me tadhetar se tradhetari Sali.
    E njejta histori me plerat e botes ,…kundra kundra
    Ne fund u be vet predagonisti i plerave.
    E njejta histori me trashgimnin kulturore.
    E shkatroj durrsin antik per qefin e Dakos dhe artin e tij idjotesk.

    Sinqerisht e quan sukses nje marveshje podrumi qe e shtyn kufirin 12 milje ne favor te Grekut.
    Un nuk e di se si nje gazetar mund te llogjikoj kaq ceket.
    Ate beri dhe me armet kimike ky i cmendur…marrveshje podrumi
    Edi Rama eshte fatkeqsia e nje kombi,…vetem Serbi – Greqi kenaqen me kete injorat.
    E pe perqafimet ,…ky ka qef te behet qendra e vemendjes.
    Per kete e mori Timonin ,..jo per te drejtuar nje shtet

    1. mirel says:

      Fix fare. Mareveshjen per armet kimike e beri tamam mareveshje bodrumi
      Qe aty duket qarte qe eshte spiun i ruseve dhe serbeve. Eshte komplet i shitur.
      Po nga menyra si i perfundoi. E pa qe u ngriten te gjithe kunder, dhe mesoi qe ti luaje kartat ne heshtje.
      Sic beri me koncesionet. Sic beri me Hecet mbi Vjose. Sic beri me Plerat. Suc beri dhe me varrezat greke.

  14. Alpet.al says:

    Mero, ti je ai qe me pak se kushdo, ke moral dhe sy faqe, te dalesh e te flasesh per raportet Shqiperi-Greqi, per mbrojtjen e interesave shqiptare ne keto raportet dhe per tradhetite e te tjereve, perfshire treshen Berisha-Basha- Meta, qe kane vene tavolinat e bisedimeve shitjen e interesave strategjike te Shqiperise, sa here qe ua kane dashur inreresat e tyre messiness
    Ti zoti Mero, ke vene faqet e gazetes tende dhe personalisht penen e editorialeve te tua, ne dispozicion te zyres se Janullatosit, sa here qe atij i jane dashur te justifikoje the kamufloje, rolin e tij satanik ne Shqiperi, misionin e tij te greqizimit te ortodokesve shqiptare dhe te shkaterrimit te Kishes Autoqefale Shqiptare, per te bere nul e pluhur, rolin e ortodoksise shqiptare si nje nga tre pillaret, krahas myslimaneve dhe katolikeve shqiptare, mbi te cilat eshte ngritur kombi dhe shtetit i pavarur shqiptar ne Ballkan.
    Ne bllogjet e gazetes, jo rastesisht, gelojne dhe shijojne liri te plote dhe hapsira te privilegjuara, dhjetra trolle online qe punojne e paguhen me kohe te plote nga zyra e Janullatosit, per te denigruar dhe baltosur Shqiperine, historine dhe heronjte e saj dhe, sidomos, per te ngritur ne sistem, tezen helmuese te qarqeve me reaksionare panortodokse greko-serbe, se myslimanet shqiptare jane arabo-turq, jane te ardhur dhe se duhet te spastrohen, te kthehen nga kane ardhur, sic kane bere disa here ne shekullin e kaluar kur me spastrime etnike kane detyruar dhjetra mijera families shqiptare te emigrojne ne Turqisht.
    Keto zera qe rrijne e lulezojne nen sqetullen e gazetes Tema nen kujdesin e posacem te Meros, jane megafonet e tjetersimit etnik e religjioz popullatave te Shqiperise see Jugut, per t’i hapur rruge ne terren, krijimit te nje popullate kompakte, me territor kompakt, me fe e kisha me profil grek, qe meshojne ne gjuhen greke, qe flasim greqisht me qindra mijerat e emigranteve shqiptare te greqizuar ne Greqi, te lidhur me dhjetra fine dhe interesave ekonomike e financiare me Greqine.
    Kjo eshte, as me shume e as me pako, Vorio Epiri virtual ne Shqiperine e Jugut, para se Brukseli dhe Washington ta pranoje si Vorio Epiri real, qe do te kerkohet nga keto popullate si autonomi se pari, sipas udhezimeve te shtabeve greke qe kordinohen me shtabin e Janullatosit deri ne detaje te imeta.
    Prandaj, zoti Mero, kurseja publikut shqiptar pozat e denoncuesit te “patrioteve te vonuar” te shitjes se
    detit.
    Ti je duartrokitesi i pare i cdo vepre te Janulles.
    To je duartrokitesi publik me i zjarrte i dhenjes se nenshtetesise shqiptare i kolonelit te zi te Asfalise Janullatos dhe qe kalove ne ekstaze dhe hosanara e ditirambe te neveriteshme, per kete fat te madh we I paskesh Rene ortodoksise shqiptare me Janullen.
    Me kete akt, Mero, je bere modeli se si shtypi i nje vendi vihet ne sherbim te armiqve te tij.
    Je bere turpi I publicistikes shqiptare.
    Pervecse, na je bere si kryetari Mao, flet per cdo gje me kompetence dhe pretence perfundimtare, me gjykime dhe udhezime supreme, deri ne kufinjte e qesharakes dhe megallomanise.
    Ne ende nuk e dime se fare ka katranosur Bushati Kotcia ne bisedimet e tyre ne kurriz te Shqiperise, se cfare akti tradhetie do firmose Rama me Tsipras para Oashkeve te Janullatosit, dhe as e dime se kush nga padronet e pushtetareve tane kane bere “map-road”-in per ta.
    Por, duke njohur tashme bukur mire historine e Greqise ne nacionalizmin e saj proverbial, mund te thuhet qe, me shume gjasa,per turnin vet, Rama e ka blere “jo veton” greke ndaj antaresimi te Shqiperise ne BE, me llokma te majme per greket.
    Shume shpejt, do i dale tymi ketij maskaralleku, te bere pas kraheve te Parlamentit, pa transparence, pa nje konsultim paraprak me spektrin politik e akademik te vendit dhe pa filtrin e referendumit popullor per marrveshje kaq te rendesishme per vendin.
    Kontributi yt, zoti Mero, per trullisjen e opinionit publik per ceshtjen ne fjale, eshte po aq i ndyre sac mund te jete roll i nje “pimp”-i ne shfrytezimin e nje te pafajshmeje te detyruar te prostituoje.

  15. fshatari na qyteti says:

    kur u prenoncua ne publik km per nje marveshje te re me greqine? apo kur dalin te palarat, fillojne prononcimet dhe shitja a sapunit simbas tradites.
    pse paskan qene antikombtare shpalljet e 70 dhe 90 per kufirin?

  16. Lirka says:

    Mero thuaju shqiptareve te verteten. Shqiperia nga takimet e 2 K kretes dhe Korces ka humbur 12 milje ujra detare qe aktualisht jane pjese e territorit te republikes se shqiperise. Greket edhe ne kete rast kane dale te fituar perballe amatorizmit dhe interesave thjeshte kirruptive dhe kriminale te rames per te qendruar ne pushtet kur gjerat brenda vendit i ka katranoaur keq kerkon ta gjeje varken e shpetimit vetem tek marrja e fteses per ne be. Shqiperia asnjehere nuk ka pasur burra shteti por vetem sharlatane tradhetare interesash kombetare sic jane keta te fundit berisha dhe rama

    1. mirel says:

      Jo po dhe hapjen e varrezave e quajten fitore per shqiptaret. Dhe Janullatos me shtetesi shqiptare e quajten fitore per shqiptaret.
      Dhe dheniene pronave kishes greke e quajten fitore per shqiptaret.
      Dhe njohjen e pakicave sllave e quajten fitore per shqiptaret.
      Dhe dhenien e “disa metra kub uje” nga Radika per Maqedonine e quajten fitore per shqiptaret.
      Dhe nderrimn e emrit nga Liqenez ne Pustec e quajten fitore per shqiptaret.
      Keshtu fillojne keto pune.
      Kur kalon tradhetine e vogel, kalon dhe te madhen. Qe kur u tradhetua Liqeneza dhe u bastardua ne Pustec shqiptaret nuk u ndjene fare.
      Pako gje thane. Pako gje dhe lumi.
      Pako gje dhe deti..
      Pako gje dhe koncesionet. .pako gje de HECe. Dhe milionat e Lulit.
      Per popullin jane te gjitha..dhe aeroporti per popullin eshte. Me parate e popullit kuptohet. Me shume se kurre populli ka nevoje te veje me avion ne Vlore. Pavaresisht se nuk ka rruge, uje e drita. Po do ta marrim cike me te mire vlonjatin apo jo. Jepi avion dhe i ke dhene krenarine..nga ana tjeter merri detin. Nuk prish pune. Ashtu si nuk ngrihen kur i vjedh qeveria me bizneset me partneritet privato publik, ashtu nuk do ngrihen as per detin. Fundja miliona te vjedhura nga bizneset qeveritare dhe milionat e vjedhura nga pazaret me detin njelloj jane. Ashtu si milionat e Lulit.
      Dhe kur nuk do tja dije populli per asgje, nuk eshte problem te shesesh dhe ca milje.

  17. Agim Basha says:

    Problemi themelor eshte :Shitet nje pjese e teritorit te Atdheut,dhe kjo quhet tradheti kombetare,z.Mero!Mos bej avokatin e tradhetareve….Nuk mund te spostosh vemendjen nga thelbi i problemit….Turp per ty Mero qe rreshtohesh me tradhetaret…..!Territori i Atdheut nuk shitet per asnje lloj arsyeje….

  18. Shqiptari nga Kosova says:

    Kot e ka monstra, me marreveshjen e re Shqiperia nuk humb as 300 gram uje deti e lere me 300 km katror qe ai i paudhi deshi ti falte grekut..!

  19. Nardi.L says:

    EDI Rama po perpiqet te mbylle sherrin qe hapi Sali Berisha midis Shqiperise dhe Greqise me sa me pak dhimje dhe me sa me shume dinjitet.Mero ka te drejte ne artikullin e tij.
    Ne se ka nje njeri qe e meriton te quhet tradhetar,ky eshte Sali Berisha Lul Basha me kompani.

    1. mirel says:

      Nuk ka genjeshter me te madhe se kjo.
      Sherri ishte i mbyllur nga Gjykata Kushtetuese.
      Perderisa mareveshja ishte anulluar ne menyre te Ligjshme nga Kushtetuesja, ajo nuk ekziston.
      Edi Ramuti e ngriti vete si problem
      Ne te njejten gjuhe qe pergjigjen greket per ceshtjen came: qe nuk ekziston, ashtu duhet te ishte dhe pergjigja e Ramutit.
      Por Ramuti u fut vete ne loje. Se luhet nafta ne ate det. Luhen miliarda dollare. Ramuti pa pazare te medhaja aty. Prandaj u fut prape ne bisedime.
      Kam vite qe them qe Shqiperia nuk ka pse te kete negocijime per detin. Deti nuk ishte falur me asnje lloj ligji.
      Perkundrazi, tani me kete pisllek qe gatoi Ramuti e coi punen qe te merren greket me keto argumente. Ne vend qe ta kishte konsideruar ceshtje te mbyllur. Ashtu si beri Enver Hoxha per 40 vjet.
      Ramuti e tradhetoi Shqiperine dhe shqiptaret qe kur mori votat dhe shpalli “negocijime”..
      Negocijime kuptohet afera mafioze..si nafta..minierat..hecet, aeroportet etj.

  20. pro says:

    …shpresoj te jete keshtu dhe mendoj si Ju..me se e qarte..si nuk Ju lexova me pare..
    .

  21. spata says:

    Merua ka te drejte dhe mos u mundoni ti hiqni kuptimin asaj qeai ka shtjelluar .
    E para. Nuk eshte njesoj me ate bajge qe beri qeveria Berisha dhe ska per te qen sa here te ulen e te diskutojne kete ceshjte .Varjanti qe propozohet tani eshte shume me afer realitetit qe do te percaktohet nga bisedimet midis palve .
    E dyta .Merua e shpjegon drejte se cdo te thote ,mbi bazen e Konventes Detare, te shtrihesh ne hapsiren detare 12 milje .Logjika pranohet ,jo per ngushticen e Korfuzit perball gjiut te Sarandes por per hapsirate tjera qe jane meshume se 24milje .Presupozohet se ne kete distance greku ka te drejte te marri 12 milje.Jo se ja falim ne por eshte e drejte Nderkombetare qe asnje se ve ne dyshim .
    E treta .Gabimi i pare nis nga referimet e gabuara per ngushticen e Korfuzit dhe perball gjiut te Sarandes .U vendosen disa pika qe duket hapur qe ju leshua pales greke.Nuk u respektua kjo qe thot dhe Merua .Perllogaritjet mbi respektimin e barazlargesise ne hapsirat perball.Kjo baraz largesi zbatohet vetem atje ku distancat nuk jane me shume se 24 milje .Qe nenkupton 12 mijle ti 12 mijle une.
    Une e kam pare propozimin e pales greke dhe eshte 80 % ndryshe nga ajo e para .Mbetet qe specialistet tane te bindin palen greke ,mellogjike matematikore dhe interpretim mbi avantazhet e Kontinentit me ishujt grek .Ky 20% egziston ne lindje te vijen kufitare nga ishulli i Othonit (Fanosit ).Po te behet dhe ky korigjim cdo gje eshte ne perputhje me Konventat Detare dhe ska asnje kuptim te shkohet ne arbitrazh nderkombetar nga te dy vendet .
    Ta lexoj mire Kristaq Gerveni e ti thot shefit te tij te mos bej rolin e budallajt . Boll me meinjorat qe po i bejne lemsh ceshtjet qe jane te qarta si drita e diellit .

  22. fantoma says:

    @adi, nuk i heq asnjë presje komentit tënd, por desha të shtoja se “patriotët” idiotë dhe injorantë (nga të cilët kemi me shumicë), janë “tradhëtarët” e vërtetë të këtij kombi, por për ta kuptuar këtë, duhen dy gjera… tru dhe shkollë…, gjë që këtyre u mungon plotësisht…! Ishalla ma botojnë, se zakonisht “shainët” e Meros ma “presin” komentin…

  23. Greku says:

    Kot mereni me marveshjen e detit se ajo eshte firmosur e vulosur nga Shteti Shqiptar pavaresisht kryeministrit dhe partise ne pushtet. Rama nuk kishte asgje ne dore ne kete mareveshje. Ai thjesht e perdpri politikisht kundershtimin Donkishotesk, per te fituar mbeshtetjen e patrioteve veshgjate ne sherbim te votes dhe pushtetit te tij. Ne dore e kishin Greket po te donin natyrisht, me rinegocim ashtu si edhe e bene. Leshuan nja ca milje te vogla pa vlere nga mareveshja e pare dhe dhane ok per nonveto per negociatat. Dhane 2 e moren kater. Rama eshte i fituar se e perdor politikisht hapjen e negociatave, per ta shtyre dhe ca ne kryeministrine e veshgjateve te Shqiperise. Kurse Mero do vazhdoj ti bjeri mandolines te pjesa qe pelqejne lexuesit e Temes ne sherbim te partise e biznesit.

  24. Lili says:

    iso qe gazetat pro qeverise alla Dita e Tema, qe tallen me patriotete tregon se nuk kane kuptuar nje gje: bota sot eshte e patrioteve kudo neper evrope e amerika ke shfaqjen e patrioteve shume here ma agresiv se ne shqiperi bile: brexiti ne angli, FN ne France, idem ne germany austri deri tek amerika first!
    Pra tallja e meros me patriotet eshte nje komplimente:
    Po nuk jemi si ju mero
    po na dhimbet Shqiperia ,toka e te pareve tone ma shume se grekia
    Po nuk shitimi si ju per 5 pare
    Po nuk nderojme mendjen ka fryen era
    po jemi patriote mero
    po mendojme Albania first
    po sa te jemi gjalle ,do mendojme Albania first !

  25. Turp says:

    Te pakten te na lejne ja 200 metra per not

  26. Shqiptar i Ndershëm says:

    Synimi i Shtetit Grek eshte: Nafta e Gazi nendet dhe zgjerimi territorit perballe Himares.
    – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – –
    Synimi i te gjithe Pushtave te Politikes Shqiptare eshte: Marrja dhe Mbajtja e Pusht-etit.

  27. Alban Dega says:

    …… ATDHESHITJA E SALI ZERVES E CO.

    – A mund tu besohet atdheshitesve te vetdeklaruar e vetdemaskuar Berisha- Basha- Noka e Paloka…rit…?

    Nga Alban Dega, Nju Jork

    A nuk ka te drejte cdo qytetar shqiptar nga katundari i Vicidolit e deri tek Presidenti Ilir Meta qe te marrin leje drejtimi te cdo mjeti komunikacioni tokesor, detar apo ajror nes ai ploteson kushtet qe kerkon ajo !?
    Leja e lundrimit ashtu si patenta e shoferit apo ajo e pilotit eshte nje nga te drejtat e njeriut .
    Kjo leje nese nuk eshte ndonje falsifikim i RIA + GRU-se , DIA-s serbe apo Asfalise greke dhe tentakulave te tyre ne Tirane ala Sali Berisha, ala Lulezim Basha, ala Flamur Noka e dhjetra kamikaze te tyre ne te gjitha hallkat e Drejtesise dhe organeve ligjzbatuese nuk eshte prove as deshmi per asnje shkelje ligjore nga Saimir Tahiri, e shoqja apo kushdo qofte ai.
    Aq me teper ajo eshte leshuar per here te pare . nuk eshte rinovim, dhe mban daten 26 korrik 2017 kur Saimir Tahiri nuk ishte as minister i Brendshem e as nuk kishte asnje post qeveritar.
    Minister e Brendshem ne ate periudhe ishte kamikazi i Berishes dhe Lulezim Bashes… i PDSH-se , Partise se Dallavereve Shqiptare, me shume hije dyshimesh per kontakte me agjenturat fqinje.
    Aq me pak ka lidhje kjo patente me hetimet e Antidroges dhe Antimafias italiane te viteve 2013- 2015.
    Dyshimet per keto dokumente i shton edhe me shume fakti se ato dolen per here te pare nga goja dhe dora e Kapitentit dixhital te Otrantos, kolonelit dixhital te ish KGB-se ruse RIA+ GRU, drejtuar Mareshallit Dixhital te UDB-se se Millosh, Stanishic Fazlicit dhe DIA-s se Vucic Dacicit , Sali Berisha.
    Ose me mire te Dr. Prof. Superakademikut te Rrenave , shpifjeve, trillimeve nga me djallezoret Saladinit, qe nuk nxjerr fjale nga goja pa rre dhe perballe te cilit edhe Babai Boteror i Rrenave Nastradini do te mbetej ne klase.
    Hajde po te doni mos i besoni Kapitenit dixhital Lulezim Basha, Kolonelit Dixhital Flamur Noka e Mareshallit Dixhital te Beogradit e Athines Sali Berisha!
    Ata nuk jane tradhetare! Grade shume e ulet per ta…
    Ata qendrojne shume me lart:!
    Me deklaratat e tyre ne protestat e Himares, balle per balle me Otranton, dhe ne Kuvendin e Shqiperise, Sali Berisha e lukunia e tij hoqi edhe maskat e fundit dhe fituan graden me te larte te tradhetise kombetare !
    Atdheshites te kapur ne flagrance nga Gjykata Kushtetuese e Shqiperise me vendim unanim 9:0 !
    E ish-Kryeministri i Shqiperise merr guximin qe me ze e figure behet kryeavokat i Kalit te Trojes, i nje shteti qe mban ne fuqi gjendjen e luftes me shtetin qe duhet te ishte i tij, Shqiperine e pushtuar dhe e ka hequr ate prej dekadash me agresorin e tij e pushtuesin e Shqiperise !!!
    Sali Berisha per Babe Beogradin e Nene Athines shkon deri aty sa te akuzoje Gjykaten Kushtetuese te emeruar e zgjedhur nga ai dita vete, se eshte shitur tek Edi Rama e PS -ja sepse nuk lejoi shitjen prej tij dhe banda e tij ala Lulezim Basha , Flamur Stanishic Noka, Arben Imami, Edi Palokari, Alibej Turku…e co tek Kali I Trojes qe mban ne fuqi, pra de jure eshte ne lufte me Shqiperine qe aq shume i dha lirise dhe pavaresise se fqinjit tone jugor dhe mori. genocidin e token e djegur, komplote, provokacione, “ zorre litare shqiptaresh”, pabesi ala Kale Troje ne cdo hap e ne cdo cak !
    Sali Berisha paguan per shperndarjen e fotove te patentave te Tahirit kur rreth 9 milione shqiptare i pane e degjuan falas deklaratat e tij antishqiptare e filogreke me ze e me figure kunder vendimit ligjor te pakontestueshem e te padiskutueshem te Gjykates Kushtetuese, te emeruar e per zgjedhur prej tij vete !!!
    Jo vetem mbi 9 milione shqiptare por mbare Bota pane fytyren e vertete te Sali Zerves, te Sali Venizellosit, te deputeteve te PDSH -se ne Himare qe ua kaluan edhe Agimit te Arte neonazist kunder Shqiperise !
    Cfare nuk pritet nga nje zjarrvenesi i vendljndjes se tij dhe Atdheut te tij qe cberi pese here Shqiperine ne me pak se 25 vjet !?
    Ata jane Atdheshites te vetdeklaruar !
    Ata jane Atdheshites te vetdemaskuar !
    Ata jane jo vetem Atdheshites por edhe vrasesit e Shqiperise !
    Ata jane fatkeqesia, kobi, katrahura e Shqiperise !
    Ata jane ata qe mos qofshin !
    Lanet !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje