Realdo Fili largohet zyrtarisht nga Partizani

30 Janar 2018, 16:54Sport TEMA

Klubi i Partizanit ka zyrtarizuar largimin e sulmuesi Realdo Fili nga skuadra.

Përmes një njoftimi për shtyp 15 herë kampionët e vendit theksojnë se klubi dhe 21 vjeçari kanë ndërprerë me konsesus bashkëpunimin e tyre.

“Klubi falenderon lojtarin Realdo Fili për kontributin e dhënë përgjatë dy sezoneve me fanelën e Partizanit.

Për tu veçuar performanca pozitive në kualifikimin historik përballë hungarezëve të Ferencvaros në sezonin 2016 – 2017.

Sulmuesi 21 vjeçar ka arritur sot marrëveshjen me drejtuesit e klubit duke mbyllur me mirëkuptim aventurën e tij me 15-të herë kampionët e vendit.

Si rezultat i konkurencës së shtuar, klubi duke marrë në konsideratë hapësirat e kufizuara të aktivizimit, i jep mundësi lojtarit të vijoj karrierën e tij në një tjetër ekip. 
Klubi i uron Realdo Filit suksese të mëtejshme në karrierën e tij sportive”, thuhet në njoftim për shtyp të klubit të Partizanit. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje