Pas arrestimit të drejtorit të LSI, pranga ish-drejtorit të Rrugëve të Bashës dhe disa zyrtarëve të tjerë. Ja emrat....

2 Shkurt 2018, 08:20Kronika TEMA

Pas arrestimit të ish-drejtorit të LSI-së Dashamir Xhika, prokuroria e Elbasanit ka lëshuar edhe 10 urdhër-arreste të tjera për skandalin e rrugës Elbasan-Gjinar.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se në pranga ka rënë edhe Andi Toma, ish -drejtor i Përgjithshëm të Rrugëve, nga viti 2008-2013 (në kohën kur qeveriste PD), Rexhep Tarba (mbikëqyrësi i punimeve në rrugën e Gjinarit), Agron Hysa, Kujtim Hysa, ndërsa Rezarta Bokçiu është me ‘arrest shtëpie’.

Të njëjtat burime pohuan për se nga 11 urdhër-arreste janë ekzekutuar vetëm 6 prej tyre, ndërsa priten ende të tjera arrestime.

Përveç masës së arrestit, policia ka ushtruar edhe kontrolle në banesë tek zyrtarët në fjalë

Procedurat e rrugës së Gjinarit kanë nisur që në vitin 2009.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, sipas detyrave dhe funksioneve që kanë patur, kanë kryer veprime dhe mosveprimeve të kundërligjshme, që kanë sjellë si pasojë shpërdorimin e fondeve publike në shumën rreth 5 miliardë lekë të vjetra, të dhëna nga buxheti i shtetit për realizimin e objektit “Sistemim Asfaltim rruga e Gjinarit”, dhe objekti nuk është realizuar”, thuhet në vendimin e Gjykatës së Elbasanit.

Dashamir Xhika kandidoi për deputet në zgjedhjet e 25 qershorit nga radhët e LSI në qarkun e Elbasanit.

Ai ishte i treti në listë, por nuk arriti që të hynte në Kuvend, pasi kjo forcë politike mori vetëm dy deputetë, Kryemadhin dhe Haxhinaston.

Në fillim të mandatit të dytë të qeverisë Rama, Xhika u kallëzua penalisht për shpërdorim detyre në punimet e rrugës Elbasan-Tiranë, ndërsa mbrëmë u arrestua, së bashku me ish- zv/ drejtorin Toma dhe persona të tjerë, por për punimet e rrugës Elbasan-Gjinar.

Zv. drejtori Andi Toma është personi tjetër që është arrestuar nga policia për abuzimet në rrugën Elbasan-Gjinar.

Ai ka qenë ish-drejtor i Përgjithshëm të Rrugëve nga viti 2008-2013 (në kohën kur qeveriste PD).

Andi Toma ka qenë ish-funksionar i Partisë Demokratike i arrestuar dhe disa vite më parë për abuzimet gjatë ndërtimit të autostradës Durrës-Kukës.(TemA)

12 komente në “Pas arrestimit të drejtorit të LSI, pranga ish-drejtorit të Rrugëve të Bashës dhe disa zyrtarëve të tjerë. Ja emrat….”

  1. Skifteri says:

    Ore peshqit e medhenj

    1. lirka says:

      peshku i madh ne kete afere te tmerrshme korrupsioni eshte haxhinasto e bashke me te jane edhe tangentet 7-10% te lirkes dhe monit.
      Keta jane peshqit e medhenj se mona dhe lir kokemodhi nuk te benin minister pa ju cuar perqindjen e tyre. Prandaj i eshte bere fytyra mones si baxhelle 20 vjecare se ka plot leka qe ka vjedhur dhe vazhdon te vjedhe. Dhe cfare leka jo meleona shqiptare por meleona me euro e dollari.

  2. fiqo says:

    Keta jane “peshq te vegjel” por, keta do i nxjerin vete ata te medhenjte…..sapo ka filluar thiatroja……kurvat m’u ne P….!. Mos u dorezo Z. Rama, “qente qe lehin, t’a hane mutin”.

  3. Oro says:

    QE TE KAPEN TE MBEDHENJTE DUHEN KAREMA (peshq te vegjel), FILLOI SEZONI I GJUETISE……

  4. Ada says:

    Po ish nendrejtoret perkates Ylli Gjoni dhe Afrim Qendro perse nuk arrestohen apo njeri ortak i Alban Eftimit dhe tjetri eshte me partine ne pushtet.

  5. Cizmja says:

    Tani rradhen e ka Mona Nenemadhja.tik tak tik tak.ka filluar numurimi mbrapsh per cizmen Gucci 1500 euro.

  6. Emigranti says:

    Rame legeni peshqit e medhenj! Apo ke hall se i pari je vete hhahahhahaa do te vije dita shpejt bastard

  7. Monika krye…………. kur e ka rradhen na thoni mos na lini ne erresire.Do ta festojme si komb,madje dhe diaspora.

  8. Hallvaxhiu says:

    Keta jane si krimbat qe vendosen ne grep per te peshkuar Moniken Ti kerkojme qeveris diten e arrestimit te mama Mones ta shpalli feste kombetare dhe ne shqipot ne ate date per cdo vit te bejme nga nje tenxhere me hallve

  9. Cobo says:

    Nuk Jane dhe aq peshq te vegjel keta. Ministrat atyre u jepnin tenderat dhe me pas u mernin leket e nuk I Kontrollonin kurrre. Ne rrugen Tirane – Elbasan eshte bere nami, Jane vjedhur me miliona euro.

  10. PA EMER says:

    ZOTERINJ GAZETARE , NUK E DINI AKOMA QE LEKU ESHTE NJE ? SE NUK KA LEK TE REJA APO TE VJETRA ?! PERMBLIDHUNI SE “PO NA I NXINI FAQEN NE SY TE BOTES”..!

  11. pjeter says:

    Pse kaq budallenj i kujtoni Liket ju? a e pate videon e D.Priftit? pate gje te firmosur atje nga Likja?c’do gje behet ne menyre trysnie verbale . Te vetmen shprese qe krapet e medhenj, apo peshkaqenet evertet ti mbyllim ne kafaz , jane ,qe ta te mesmit, po te kene qene te zgjuar ,do te kene rezevuar ndonje prove te padiskutushme, qe te implikoje direkt keta te medhenjte, me nje fjale, qe te mos e hane thelle vet, te behen bashkepuntore te drejtesise duke ofruar prova te pakontestushme.Gjithsesi, eshte per tu pershendetur fakti qe filloi fushata e peshkimit, me rrjete me kuadrate te vogla.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje