Debate në seancën e drejtorëve të LSI dhe PD, tërhiqet nga çështja gjyqtarja

4 Shkurt 2018, 12:44Kronika TEMA
Debate në seancën e drejtorëve të LSI dhe PD, tërhiqet

Është ndërprerë seanca gjyqësore ndaj Dashamir Xhika dhe Andi Toma, pasi gjyqtarja Idushe Maliqi u tërhoq nga trupa gjykuese pas kërkesës së avokatëve të të akuzuarve. Idushe Maliqi do zëvendësohet nga tjetër gjyqtar.

Avokatët Artan Hajdari dhe Neshat Fana kanë kërkuar përjashtimin e gjyqtares Idushe Maliqi që drejtonte seancën, ndërkohë që debatet mes prokurores Armanda Xhaferri, dhe avokatëve kanë qenë të shumta dhe të ashpra.

Prokuroria kërkon masën e sigurisë arrest me burg për ish-zyrtarët e ARRSH për abuzime në rrugën Elbasan Gjinar, një abuzim prej 5 miliardë lekësh.

Dashamir Xhika i LSI dhe Andi Toma i PD, ish-drejtorë të Përgjithshëm të Rrugëve, u arrestuan dy ditë më parë me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Ata dolën sot përpara Gjykatës së Elbasanit për t’u njohur me masën e sigurisë.

I pranishëm gjatë kësaj seance ishte edhe ish-ministri i Transporteve, deputet i qarkut të Elbasanit, Edmond Haxhinasto.

Ndërkohë dy ditë më parë gjatë kontrollit që policia ushtroi në shtëpinë e Drejtorit të LSI gjeti 80 dosje tenderash.

Mes të akuzuarve, veç dy ish-drejtorëve janë edhe ish-vartës të tyre në drejtorinë e rrugëve. por edhe katër përfaqësues të kompanive që kanë kryer punimet në rrugën Elbasan-Gjinar.

Një pjesë e debatit:

Armanda Xhaferri (prokurore): Çdo gjë është e dokumentuar në fakte dhe prova. Këto ishin këto argumentet kryesore, pa i hyrë themelit sepse të gjitha pretendimet e tyre janë themeli.

Neshat Fana (avokati): A janë provat. Idushe Maliqi (gjyqtare): Zoti avokat, mos më ndërprit fjalën.

Armanda Xhaferri : Dosja në fjalë është një dosje voluminoze, dhe në aktet e përcaktimit të masës janë dikumentet bazë që krijojnë dyshimin e arsyeshëm për veprën penale. Ju mund të vini kur të doni ti shikoni. Nuk është ky i pari proces gjyqësor që bëhet. Ne sot jemi duke marrë masë për dyshimin e arsyeshëm.

Neshat Fana: Dyshimi i arsyeshëm që ju mendoni është juaji

Armanda Xhaferri: Të gjitha provat janë shprehur në kërkesën për masë sigurie

Neshat Fana: Dakord ca të them unë nuk pranon. Kjo është kërkesa e dorëzuar nga organi i akuzës. Eshtë e rrezikshme për cdo individ kur shteti është gabim, por është e pafalshme, kur shteti ka qellim. Policia ka terrorizuar familjen natën. (avokati kërkon përjashtimin e gjyqtares). (TemA)

9 komente në “Debate në seancën e drejtorëve të LSI dhe PD, tërhiqet nga çështja gjyqtarja”

  1. Blero says:

    Po ish ministri Edmond Haxhinasto çne aty ne salle. I ka hyre lepuri ne bark dhe mendon se kushedi se çfare do nxjerre nga goja vartesi i tij dhe mund ti dale emri per bashkpuntor me Dashamir Xhiken. Po mos u frikeso z.Edmond se pjesen tende te lekeve ke marre shum shum mandati i deputetit do te hiqet. LSI force e pare per vjedhje dhe korrupsion. Shum urte qendron ne parlament dhe nuk te shohim te aktivizohesh. Laku po ju ngushtohet pak nga pak ju krereve te LSI,se me ne krye Moniken dhe burrit te saj. Vetingu dhe reforma ne drejtesi do ju ndjeke kemba kembes. Hajdut me çizme.

  2. angjelini says:

    Terheqja e gjyqtares eshte plani I bandes LSI-PD qe gjyqtari I rradhes te jet besnik I hajdutve dhe ti liroje me kusht kriminelat. Qeveria duhet te ragoje pasi qdo heshtje I ben pale me banden. Mjaft me. Deri kur keta hajduter dhe gjakpires do sundojne dhe plaqkisin qdo gje?

  3. fiqo says:

    Nje gje eshte e sigurt, nqs ky gjyq perfundon si shume te tjere, ky vend dhe ky shtet ka mbaruar dhe NUK do te kete asnje shprese per t’u bere….

  4. penallti says:

    E ku ka debat te aahper ketu? se late nam! Prokurori thote: ka prova, avokati thote: provat nuk mjaftojne per te justifikuar akuze.
    ky eshte shkembimi me normal i frazave mes dy paleve.
    O gazetar leshi, po me mire shkruaj se çfare jane kero provat? deshmi okulare, regjistrine audiovizive, tekste emaili a Sms, kopje kontratash, fakte reale te abalizuara nga eksperte e jo budallalleqet Ishte gol apo nuk ishte gol.

  5. Kellira says:

    Si tha Ambasada Amerikane
    tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak tik tak

  6. keshtu ndodh says:

    Ja dhe keta cironkat e lsi-pd , si duket po dalin ne det e po bejne not. Hajde drejtesi, hajde! Dhe ne presim me goje hapet, po ku te lene keta qe kane mberthyer gjithe vendin me hekura. Nga Keta vetem plumbi te shpeton.

  7. Geni says:

    Funderina si Artan Hajdari dhe Neshat Fana, por me teper ky Hajdari jane problemi i sistemit te drejtesise, jo gjyqtaret. Keta jane ata qe blejne vendimet dhe kur nuk e arrijne dot kercenojne. Imagjinoni sa te rrezikshem jane. Vetingu eshte i kote nese nuk merret me keta funderina.

  8. NjeQytetarOptimist says:

    Ama ky eshte debati I ashper.. Merrini pak ne Perendim te mesojne si nxehet dhoma.. Po mire moj gjyqtare si e perjashton veten nga puna ku TAKSAPAGUESIT te japin rrogen.. Cfare provash te dha mbrojtja qe ti jep doreheqjen?!?! Ti jep doreheqjen e ceshtjes me fakte para eprorit tend qe ke konflikt interesi por jo se ta thote rradakja ty.. Ore keni gjykates me “balls” aty apo akoma show mediatik vazhdon akoma.. Pezulloheni permanisht nga detyra dhe te aplikoj per fshesaxhie..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje