Sipas disa të dhënave të publikuara nga Idra Media, TCH dhe TV Klan janë televizionet me xhiron vjetore më të lartë nga mediat e vendit.
Top Channel ka një xhiro të deklaruar prej 1.6 miliardë lekësh (rreth 12 mln euro), me një rënie prej 3% në 2016-n.
Numri i sekondave reklamë të transmetuara në 2016 ishte pothuajse i njëjtë me një vit më parë, rreth 3.8 milionë sekonda në total, sipas të dhënave nga Idra Media.
Fitimet kanë rënë me shpejtësi në periudhën 2014-2016.
Në vitin 2016, ato ishin vetëm 11 milionë lekë (normë fitimi më pak se 1%), nga rreth 141 milionë lekë në 2013-n, që ishte viti më i mirë i këtij televizioni, si në drejtim të të ardhurave, ashtu dhe të fitimeve.
Kurse TV Klan ka një qarkullim vjetor prej 1.2 miliardë lekësh në 2016-n (gati 9 milionë euro), me një rritje prej 16% në raport me një vit më parë, duke vijuar zgjerimin e shpejtë për të dytin vit radhazi.
Edhe koha e reklamave të transmetuara u rrit, me 4.3 milionë sekonda në 2016-n, 21% më shumë se një vit më parë.
Për herë të parë në vitin 2016, Klan transmetoi më shumë sekonda reklamë sesa Top Channel.
Fitimi para taksave arriti në 292 milionë lekë në 2016-n, më shumë sesa dyfishi në raport me një vit më parë dhe një normë kthimi (fitime para taksave/të ardhurat) prej 25%, duke u renditur ndër kompanitë më fitimprurëse në vend.
TV Top Channel ka me falimentua. Mbrëmë i përcolla lajmet si çdo mbrëmje dhe për 26 minuta lansoi lajme kundër Qeverisë me një anshmëri të tejskajshme. Kjo ka me ndikua në shikueshmëri e cila reflektohet në zvoglimin e kërkesës për të reklamuar dhe rënje të të hyrave. Inagurimi i Ben Blushit drejtor po jep frutet e para të idhëta. Mjerisht për Revolucionarin Tan Hoxha që s’shef se ç’është duke i ndodhur projektit të tij madhor.
Po pse “Tema”, çfare ben ? Leshon lajme vetem kunder opozites.
Fiks fare. Epo ca do presesh kur nje gjigand si TCH menaxhohet nga nje femer. Sa keq. Hapesiren bosh qe do krijohet nga ky vakum mund ta zere ertv ???
lamtumir TCH e keqardhje
ALPINI,
Jam dakortme Gjakovarın se TV Top Channel, Me gjıtheato lajme kunder qeverıse,nuk po ben gje tjeter vetem po hell gure mbıcatıne e vet,
E vërtetë ajo që shkruan gjakovari.
Rastësisht ndoqa mbrëmë lajmet në Top Channel dhe s’po kuptoja se pse i mëshonte kaq shumë dhe me negativitet punëve të qeverisë.
Faljen e kryeministrit për HC mbi Osum, e paraqiti si zbulim të topit dhe asnjë ekuilibër në dhënjen e lajmit. Aaaa e kisha harruar që është Ben Blushi pas këtyre, se nuk thuhet në titra se ai është drejtori, si dikur për Sokol Ballën.
Të jepte një shije të hidhur dhe propoganda që bënte në Pasdite, një farë Suzana për drejtorin e lumturisë. Hahaha… kam qeshur me lot që pasi fliste për konsulencën që bënte në atë se si punonjësit të ishin të lumtur, pedagogja përfoli studentët shqiptarë që punojnë më shumë për kopje se për të mësuar, krahasuar me studentët amerikanë(ka qënë pedagoge dhe në Amerikë kjo?).
Pedagoge që pret respekt nga studentët. Dhe pa asnjë argument kështu u mbyll programi.
Ajo që mbronte me fanatizëm politikat e ndyra të Berishës dhe s’i dilej përpara kur ishte këshilltare e tij.
Edhe sot i njëjti fenomen, e ndoqa me qëllim të shikoja nëse kam gabuar mbrëmë në gjykimin tim, por pasi solli një lajm të grave deputete të PD, tha që edhe PS kështu e paska bërë ca vite më parë, që mos t’i ngelej hatri PD për lajmin. Kjo qeveri shumë bën kur sheh se i gjithë kazani mediatik i është vërsulur. Mezi e thanë lajmin e varrezave të Sharrës, në fund i gjetën ca minuta. Për të ardhur keq vërtetë…
Po cfar shkruan gazeta tema 1.2 miliardë lek jan te babrabarte me 9 milionë €.shifni se nuk e keni ber mir llogaritë.ose 1.6 miliardë lek jan te barabarte me 13 milionë €.??????????
UNE E KAM PAS LEXUAR DHE PARE PERPARA. POR TANI KAM NEVERI PER TE DHE NUK E LEXOJ ME KURE. PER MUA DERI TANI GAZETA ME KORREKTE DHE MEZI PRES TA LEXOJ ESHTE GAZETA TEMA GJYNA QE SKA NJE KANAL TELEVIZIONI.
Top Channel do puthet me Milon.
pak e kame shikuar top channel,por shpejte kame kuptuar se i takon ps dhe edi rames.te gjiths inervista emisione e debate ne favore te xhepit te tyre nga pagesat e ps.tv klanin e kame pelqyer dhe dashte shume per tv opinion,edhe pse ka ftuare anti shqiptar te eger si fatos lubonjen qe kritikon gjergj kastriotin nene teresen dhe uck,dhe lavdron tinzishte pushtusin osman,serbin dhe greqin.por prejse kame kuptuar se qesin telenovela turke me program serbo grek qe te asimilohen shqiptaret ne turq duke josh me mesim gjyhe turke e fen e ottomanve,me kurre skam shikuar tv klan.