Reagon klubi i Skënderbeut: Nuk ka dënim përfundimtar, e dinim me kohë këtë akuzë

15 Shkurt 2018, 16:30Sport TEMA

Klubi i Skënderbeut ka reaguar në lidhje me kerkesën për një dënim të klubit të tyre me 10 vite përjashtim nga kompeticionet europiane dhe dhe 1 milion euro gjobë.

Përmes një njoftimi për shtyp klubit korçar, thekson nuk bëhet fjalë për një çështje të re, por për një apelim për vendimin e marrë 2 vite më parë dhe se ata ishin në dijeni të kësaj çështjeje.

Reagimi i plotë i klubit të Skënderbeut.

Duke marrë shkas nga lajmet më të fundit të publikuara sot në mediat sportive mbi ekzistencën e vendimit të UEFA-s për dënimin e klubit të Skënderbeut, Klubi i futbollit ‘Skënderbeu’ dëshiron te informoje opinionin publik, se nuk ka aktualisht ndonjë vendim të trupave gjykuese, disiplinore të UEFA-s për klubin e Skënderbeut.

Shpjegojmë se dokumenti i publikuar nuk është aspak vendimi përfundimtar, por kërkesa për gjykim e inspektorëve të disiplinës së UEFA-s, drejtuar trupës së apelit, të komisionit të disiplinës dhe etikës në UEFA. Duam të qartësojmë se ky është një apelim i inspektorëve ndaj vendimit të marrë pothuajse dy vite me parë ndaj Skënderbeut në bazë të nenit 34(3) të statutit të UEFA-s dhe jo një çështje e re kundër klubit.

Kjo procedurë është konform nenit 29/3 të kodit të disiplinës së UEFA-s, gjithashtu ju bëjmë me dije se kemi të bëjmë me një çeshtje disiplinore në proces për të cilën nuk është caktuar ende një seancë dëgjimore.

KF Skënderbeu është njohur me kohë me këtë akuzë të inspektorëve të disiplinës.

Sektori juridik i KF Skënderbeu po ndjek proçedurat e nevojshme juridike për çështjen në fjalë dhe shprehim sigurinë tonë që çështja do të mbyllet me sukses.

Faleminderit për mirëkuptimin!

(TemA)

3 komente në “Reagon klubi i Skënderbeut: Nuk ka dënim përfundimtar, e dinim me kohë këtë akuzë”

  1. leon says:

    cfare jeni njohur ju me kete ceshtje o moron…data thote shkurt 7,2018

  2. Vk says:

    Po mir mo, brenda te se njejtes leter rreni me fjalet qe shkruani. O esht apelimi i vendimit te kaluar, o esht ceshtje e re qe sesht mare vendimi akoma, te dyja nuk qendrojn. Pa merak se heren e par e kishit 2 vjet, kur e perserit mrena e ke 10 vjecarin

  3. Bambi says:

    Kjo nuk me duket si akuze mua.
    Ky eshte vendim. Kta te klubit duhet me shku te perkthysi sa me shpejt…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje