Ekskluzive: Fotot e rralla. Zbulohet dokumenti sekret i vitit 1963, ku Rrapo Dervishi informon Enver Hoxhën për ngjarjen te “Sami Frashëri” dhe nxënësit që dyshoheshin si autorë të saj.
Nga Dashnor Kaloçi, TemA
Më 20 shkurt 2018 mbushen plot 27 vjet nga dita kur mijra e mijra demonstrues nga Tirana dhe rrethet u ngritën në një revoltë të paparë popullore duke vërshuar në sheshin “Skënderbëj” ku nën goditjet e shkopinjëve të gomës së policëve dhe breshëritë e plumbave të tyre, arritën të rrëzonin shtatoren e diktatorit komunist Enver Hoxha. Dhe ta tërhiqnin atë zvarrë rrugëve të kryeqytetit deri te Qyteti “Studenti” ku vazhdonte greva e urisë e studentëve për heqjen e emrit “Enver Hoxha” nga universiteti i Tiranës.
Kjo ngjarje shënoi dhe fundin pa lavdi të sundimit komunist në Shqipëri që nën udhëheqjen e Enver Hoxhës kishte qeverisur me dorë të hekurt për afro gjysëm shekulli me rradhë një nga vëndet më të vogla, më të prapambetura dhe të varfëra të Evropës. Ashtu siç dihet tashmë, roli dhe figura e Enver Hoxhës ka qenë kontestuar që nga nëntori i vitit 1941 kur ai erdhi në krye të Partisë Komuniste Shqiptare dhe në mënyrë të ndryshme, kjo gjë do të vazhdonte edhe gjatë gjithë periudhës së sundimit të tij.
Për vetë mënyrën se si funksionojnë diktaturat, (kryesisht ato komuniste), kanë qenë fare të paktë ata persona që janë përplasur direkt me Enver Hoxhën për të kërkuar rrëzimin e tij, ndërsa me letra anonime, trakte dhe parulla nëpër mure apo vënde të tjera publike, (për denigrimin e figurës së tij), ka pasur vazhdimisht pothuaj gjatë gjithë periudhës së sundimit të tij dhe kjo gjë behet e ditur edhe nga dhjetra dokumente arkivore. Lidhur me këtë bën fjalë dhe ky dokument i vitit 1963,(që është nxjerrë nga një dosje voluminoze me siglën Tepër Sekret), ku Sigurimi i Shtetit ka bërë një raport-informacion mbi një ngjare në shkollën “Sami Frashëri” në Tiranë, ku dikush kishte shkruar në muret e shkollës “Vdekje Enver Hoxhës”.
Kjo gjë duket se ka alarmuar organet kompetente dhe ngjarja në fjalë i është raportuar me shkrim vetë Enver Hoxhës dhe si rezultat, Sigurimi i Shtetit ka bërë të gjitha demarshet për të zbuluar autorin e saj.
Dhe sipas një dokumenti tjetër që ndodhet në dosjen në fjalë, autori i asaj parrulle, ka qenë nxënësi maturant, Agron Vangjel Buzi (Lubonja), i cili filimisht u përjashtua nga shkolla dhe çështja e tij iu dërgua për veprime të mëtejshme, Degës së Brendshme.
Po sipas këtij dokumenti, njerka e Agronit, ishte me origjinë jugosllave?! Por për më shumë se si ka ndodhur kjo ngjarje dhe cilët kanë qenë autorët e dyshuar fillimisht të asaj parrulle, na njeh ky dokument arkivor që publikohet për herë të parë dhe ekskluzivisht për gazetën TemA.
Shoku Enver e pa
I N F O R M A C I O N
Më datën 31 janar 1963, në shkollën 11 vjeçare “Sami Frashëri” midis orës së II-të dhe të III-të të mësimit u diktua në korridorin e katit të tretë nga nxënësi Thoma Andon Jovani (i jati i këtij punon në Ministrinë e Punëve të Brendëshme) një parrullë armiqësore me këtë përmbajtje: Vdekje Enver Hoxhës.
Kjo parrullë është shkrojtur me kalem të zi, me gërma script, në lartësinë 1.59 metra, në afërsi të dritares prej nga shifet oborri i shkollës. Muri është i bardhë dhe shumë i pastër e parrulla bie shumë në dukje, sidomos kur dalin nxënësit nga klasa në korridor për të zbritur poshtë.
Nxënësi Thoma Andon Jovani kishte marrë leje nga drejtori dhe u vonua të hynte në mësim në orën e III-të. Mbasi vërejti se ora e III-të kish filluar, doli në korridorin kryesor të katit të III-të dhe menjëherë i ra në sy parrulla. Porsa e pa zbriti në shkallë dhe takoi udhëheqësin profesionist të pionerëve, Flamur Bregun dhe e njoftoi për parrullën dhe menjeherë së bashku njoftuan drejtorin e shkollës, shokun Pëllumb Çeli. Së bashku morrën masën që hapën dritaren për të mos u parë parrulla dhe njoftuan menjeherë Degën e Puneve të Brendëshme.
Dyshimet janë se parrulla është shkruar në fillimin e orës së III-të dhe nuk është shkruar as orën e parë dhe të dytë, pasi në korridor kishte qarkullim të nxënësve dhe parrulla do ish diktuar se madhësia e gërmave dhe e fjalisë binte shumë në sy. Më përpara nuk ishte shkruar se në mbrëmje ishin vendosur perdet e dritares në afërsi të vëndit ku u gjet parrulla. Me që është diktuar midis orës së II-të dhe të tretë, u bë verifikimi në shkollë se cilët nxënës u larguan këtë ditë pas orës së I-rë dhe të II-të pa leje, sidomos në klasat e katit të III-të dhe dyshimi lokalizohet në:
Në klasën e X-të është nxënëse një vajzë polake, e bija e kryetarit të atasheut tregtar polak, kjo ka zhvilluar veprimtari armiqësore dhe vazhdimisht bën provokime politike. Është përpjekur me të gjitha mënyrat të zërë dashuri, në fillim me Genc Tomçon dhe tani me Asim Shehun, nxënës të po kësaj klase, megjithëse këta refuzojnë kategorikisht, ajo ju jep fotografi të saja. Ka shpënë në klasë fotografi të artistëve polakë, ka thënë se: po të ndiqni rrugën e kinezëve, kurrë nuk keni për të ndërtuar socializmin, pse nuk më afroni mua, apo se jam revizioniste, nxënëses Engjëllushe Dizdari me të cilën rri në një bankë i tha:
“Ju shqiptarët nuk i doni polakët”. Megjithëse se i ati i saj është njoftuar se e bija nuk duhet të vejë në prodhim në qëndër pune, ajo ka vajtur dy herë në zdrukthtarinë “Misto Mame”. Ajo merr vesh çdo gjë që mendohet të organizohet në klasë, qoftë mbledhje e organizatës së rinisë apo aktivitete dhe kërkon me këmbëngulje të marrë pjesë në mbledhjet e rinisë. Nga kjo klasë më datën 31 janar 1963 u largua Fatjon Tugu. Ky është larguar pa leje orën e III-të dhe kur u pyet pse u largua, tha: “Mora vesh se kisha gjyshen sëmurë”. Kush të tha: “Më lajmëroj një fëmijë i vogël”. Duke parë këtë arsyetim dhe origjinën e familjes së tij shumë të keqe, se i vëllaj tentoj vjet të arratisej, ndërsa e motra ishte anëtare e qarkorit të Ballit Kombëtar, si dhe faktit që është larguar midis pushimit të orës së II-të dhe të III-të pa leje, të forcojnë dyshimin se mund ta ketë shkruar ai parrullën.
Gjithashtu dyshime ka edhe për nxënësen Fitret Hysen Kraja, e cila u largua me leje fillimin e orës së III-të për 20 minuta për punë personale dhe u kthye në klasë në orën e IV-të. Kjo vjet organizoi me grupin e vajzave që të mos venë në punë, por të shkonin në filmin italjan dhe të gjithë kolektivisht vanë në film në orët e punës praktike. Duke parë shkrimin e saj script që i ngjan asaj të parrullës, dyshohet se mund ta ketë shkrojtur parrullën.
Më datën 1 shkurt 1963, nga vërejtjet që bëri Thoma Andon Jovani nxënësve që hyjnë në klasë i bëri shumë përshtypje se nxënësi maturant Fisnik Kruja, i drejtoj sytë për një kohë të gjatë në vëndin ku ishte shkrojtur parrulla.
Nga verifikimi i nxënësve kujdestarë, nuk del ndonjë rast që të jetë nxjerrë ndonjë nxënës nga orët e mësimit.
Këtë çështje e dinë vetëm këta persona në shkollë: Pëllumb Çeli (drejtori), Sami Kotherja KP, Satber Imami, AP, Flamur Bregu dhe Thopma Jovani, (nxënës).
Tiranë, më 1.II.1963 (ABDYL JAUPI)
U pa, Rrapo Dervishi
男性 型 ラブドール 2019 Sino-doll Sex Doll Head Assortment-Discover Your Beauty queen(Scene 2)
ダッチワイフ アニメ このウェブサイトは素晴らしい記事であるため、非常に急速にすべてのブログユーザーの間で有名になります
çjane keto mbroçkulla. Ne vitin 1963 Enver Hoxha ishte vertet nje shenjt per popullin,te rinj e te vjeter.As qe behet fjale qe te kishte nxenes qe te shkruanin parulla te tilla.Mund te kete qene ndonje nga ata qe donin ti vinin kazmen dhe minat rindertitmit te vendit dhe zhvillimit qe kishte marr hov te papare.Ka me mijra regjistrime per takimet e Enverit me rinine ,ane e kend vendit qe deshmojne te kunderten.Kontaktet e tij me popullin e veçanerisht me rinine dhe punetoret jane vertete mbreselenese. Vetem minjt e gjirizeve mund te hidhnin gurin e te fshinin doren por nxenesit e gjimnazeve kuren e kures.Ne qe kemi jetuar ate kohe as qe kemi degjuar ndonjehere per gjera te tilla qe tani paraqiten si akte, masive.Lereni popullin te lire te shprehet per Enverin dhe kohen e tij dhe do ta merrni vesh se çfare respekti mbvajne ata te mbyllur brenda vetes ne kete kohe qe duhet te thuash ate qe i pelqen hordhive te politikaneve ,te huaj e vendas.
A je ne terezi cfar po thua. Qe po na fol me superlativa per vitin 63 sikur Enverin e donte i madh e i vogel. Vitet 60 ishin vitet kur ishte krijuar urrejtja maksimale per Enverin. Ai i kishte dhene urdher bandave te tij te hynin ne cdo shtepi qe vidhnin cdo gje qe kosideronin me vlere. Ai beri aleance me armiqte shekullore te shqiptareve.Grabiti toka prona bakti.Popullit filluan ti mungonin gjera qe as ne enderr si kishte shkuar mendja. Si buka qumeshti veshjet. Nuk vendosje dot nje pale brek ne ballkon per tu thare.Se dhe ato ti vidhnin.Por mbase tek shtepia jote nuk kane ardhur. Sepse pervcse rrogozit skishin cte merrnin tjeter.
Shum her me mir me Koçi xoxen e Titon se sa me një djal Hoxhe e kriminel Mehmet Shehun ky i fundit racist për njerzit me ngjyrë,ku tër evgjitet thonin, të rrioje partia të trroj Enveri të që Mehmeti deç na theri?
Esht shumë keq me një komunist mysliman se sa me një komunist të krishterë e liberal?
Komunizmi i lindjes që shum her me i lehtë ku qen ne fuqi të krishterët,se ai i Joni ku kemi të bëjmë me islamizëm e jo komunizem!
Njeqind here me mire Janullatosin sesa islamistat Hoxha dhe Shehu.Te pakten Janullatosi eshte Orthodhokse dhe nuk vret njerez.Kriminli Mehmed Shehu ishte kunder vllaserise mes shqiptarve dhe grekeve.
Enveri ishte “myslyman” e jau shkerdhente ato mamate putana o kurdet e anastasit,njesoj si Erdogani sot (edhe Erdogani myslyman eshte )
tani,dyshek me kashte a dyshek me pupla,pushke druri a pushke pe verteti…në 49″ jau shqeu bythen si te lepurit në kufi Enveri,mbase jau shqeu me pushke pe druri akoma me keq hahahaha
Truypeshket si ju te dy me siper, jane shtuar shume kohet e fundit! Sidoqofte FUNDERRINAT si ju e kane te sigurte brimen e hales ?
U hodh nje bust dhe jo vepra e pa vdekshme e Enver Hoxhes qe punoi per kete Shqiperi e popull tere jeten e tij.Hidhni balte sa te doni por nuk e njollosni dot,pasi jeni ju te njollosurit qe nuk late gje pa shkaterruar,ate qe me aq mund ndertoi populli ,duke vjedhur e pasuruar,duke ulur prestigjin e vendit ne fund te kembeve.Nje gabim beri Enveri,qe nuk ju zhduku te tere ju o funderina qe keni katandisur vendin ne kete derexhe.
Ke te drejte. Ishte qejf i madh te ngriheshe ne oren 3 te mengjesit per nje shishe qumesht (dhe nuk ishte i sigurt nese e merrje). Apo per mish, ndiznim zjarre qe ne oren 3 te mengjesit, dhe nuk lodheshim te flisnim (kujt ia mbante!). Po ç’na duhen keto? Nuk kane rendesi.
Njerezit e vegjel merren me vogelsira!
Shume e sakte Befana.Bronxi u rezua por madheshtia e vepres se Enver gjigandit nuk mund te preket. Ajo eshte e gdhendur njehere e pergjithmone ne memorjen e popullit dhe do jete nje shembull reference perjetesisht ne historin e kombit.
Ku ishin bresherite e plumbave nga ana e policeve kur u rrezua busti i Enverit, o Dashnor ??? Pse genjen kaq hapur apo e ngaterron me 21 Janarin ???
MJAFT ME BUDALLEQE ORE MILET I PA PERGJEGJESHEM ..!
0 Dashnor ka.i nga nje ane ju thoni qe ka qene diktator e te kapushkatu per nje fjale goje jo me te shkfuhej ne mure ajo qe thu ti e para .E dyta . Ato qe moren pjese ne rrezimin e bustit e kishin frike edhe te vdekur che adi kur u bene trima kur moren vesh se tradhtari Ramiz Alia ekishte çmontuar bustin .Sipas jush po te ishte evertete ajo ata te sigurimit kishin pushkatuar nja 50 vete dhe Rrapo Dervishi ishte cugur ne vrimen e hàlese ose andej nga kadale .Fundi i tij ishteme plot lavdi sa qe eche ti ke qare kur ka vdek ai edhe tere ata qe bejne sot si trima me gjithe ty . Ata kan qare te burgosurit jo ju trimat tjere me Sali Berishenne krye .A e din ti o dashnor trimi qe ekziston nje ligj qe denohesh me perdhos vorrezat dhenuk eshte trimeri por dhiceri pshurraxhi etj etj .O Dashnor kur ju doli gjumi çfare menduat Keto perralla jane si ato te S . Berishes qe tregohen neteve te gjata te dimrit biles po ta ka treguar ai ka mundesi qe ate histori e ka saju ai se ai i ka (rregullu) dokumentat sekrete se kudo e ka pare vehten brenda .
e ka aprvu sala?/////
enveri diktatore po,por dhe shpetimtar i shqiperis.
enveri ka vrare jo pak persona e kundeshtar te tije e sistemit te kohes qe ka obliguar ebver hoxhen.
enveri nuk i beri msdakrrat e vrasjet e 87 tes,por ligjikat e oopullite te shpellave osmane.
enveri nuk beri pazare te fshehta per shithe te detit shqiptare,dhe varrezave greke hyro grek mbrenda shqipris.
emveri nuk i ri- kthej planet e ottoman erdiganit per turqinizimin e shqiptarve me nijra xhania ilegale,po autorizim te shtetit shqiptar,por salih e iilir mrta nevruzi me ramadan efendi edi ramen.
enveri nuk qoje puta per prostitucion ne itali,dhe martesa ne serbet kriminel shqiptaresh,por iire meta,fatos nano e gramoz ruci miq te betuar te serbis e greqis
enveri nuk mbolli me mijra gejtar me kanabis dhe lavoratore te kokaibes,por qeverit pas vdekjes se tije.
Nuk eshte e vertete qe Enveri ka vrare me mijra persona, apsolutisht jo. Keto jane shpifje te qellimeshme . As qindra persona. Le te dali nje e te me numeroj 100 te pushkatuar ne kohen e tij per politike dhe une do pranoj qe jane 1000 apo me shume.Pallavra propagandistike qe perhapen prej atyre qe duan ta mbajne akoma pushtetin sepse permes tij u pasuruan ne tre breza me gjithe zagaret qe i shkonin pas. Me thoni se sa vila peronale ka pasur Enveri dhe sa ka qene pasuria qe u la femijeve dhe athere do ta pranojme qe ka qene diktator.Te tjerat jane llogje per njerzit qe nuk kane tru ne koke dhe e hane sapunin e sotshem te politikes per djath bio ne kohen e Enver Hoxhes.
Selim e kuptoj drejt nostalgjinë që ke zotrote për qoftëlargun enver ti edhe një pjesë tjetër që vazhdoni ti qëndroni “besnik”edhe sot e kësaj dite…mirë bëni që keni nostalgji mirë bëni që jeni hipokritë të paskrupullt jam dakord deri diku me ju sepse e di shumë mirë që pyll pa derra nuk ka por me një gjë nuk bie dakord unë me ju pra mos vazhdoni të bëni atë që bënte qoftëlargu juaj :mos flisni në emër të popullit. ..sepse edhe ata që u pushkatuan bij të këtij populli ishin të gjithë ata që u pushkatuan apo u burgosën kishin nga mbrapa prindër vëllezër motra nipër e mbesa …sipas teje (meqë paske saktësi mbi evidencat ) ata 1000 të pushkatuar a nuk dërguan nja 10000 familje në internim?? Po ata që qoftëlargu juaj dënoi për “agjitacion e propagandë”sa fshatra internimi populluan?? (pra familjet e të afërmit e tyre. ..)po ai fshatari që punonte 12 muaj me kazëm dhe hante atë bukën e misrit që mender as qentë nuk e hanin a nuk ishte i persekutuari? ?po ti vetë “selim”a ke mbajtur radhë në 5 të mëngjesit për të blerë 1l qumësht? po në “aksion vullnetar”a ke shkuar ndonjëherë të punosh pa lekë për të fortifikuar fobitë e qoftëlargut tënd?po në mbledhjen e kolektivit a e ke “diskretituar”armikun imagjinar…atë të brendshëm se ai ishte më i rrezikshëm se armiku i jashtëm pasi ai gjendej gjithandej midis nesh dhe xhaxhi ju donte vigjilentë…njërin sy dhe njërin vesh tek dera apo tek dritarja e komshiut (armikut të klasës)…të atij gjitonët që guxoi e tha të vërtetën që nuk po mbushim barkun me bukë e ai qoftëlargu juaj dhe ju si papagajtë pas tij nuk nguruat ta5përçmoni pse tha një të vërtetë dhe ti vinit etiketën kulak kolaboracionist armik etj etj e gjithmonë pa harruar tu tregojnë dorën e ngrohtë te partisë dhe diktaturën e proletariatit duke i “shperblyer”me nga 25 vjet burg dhe internim të përjetshëm për familjet e tyre. ..pra ju ta gëzoni e ta trashëgoni qoftëlargun tuaj e qoftë gjithmonë i juaji në jetë të jetëve por mos flisni në emër të popullit sepse edhe ata të lartpërmendurIt që thashë popull ishin por s’kishin asnjë gjë të përbashkët me qoftëlargun idhullin tuaj..
me xhaxhin enver shqipria kishte 120 aviona kuftarak.
me sakihun,fatos nano alkoolikun,granoz rucin koka e tnerrite shqiptar,dhe nevruz ilire meten,tabi shqiperia s,besoje qe ka nje helikopter per shuarje zjarri te pyjeve.
me enverin nuk u shajke gjergj kastrioti heroi yne kombetar.
me salihun,ranen meten edhe mvushet me balte e lloqe busti i skebderbeut nga islamistet salafist te djihadit pro erdoganit turk.
me enverin nuk largohes busti i skebderbeut nga salla e pallatit te qeveris
me bujar nishanin,bamir picka tipim e iire nevruz meten largohet skenderbeu nga presidenca kur vizitojn turqit shqiperin.
rrnofte xhaxhi enver
me xhaxhin enver shqipria kishte 120 aviona kuftarak.
me salihun,fatos nano alkoolikun,granoz rucin koka e tmerrite shqiptar,dhe nevruz ilire meten,tanishqiperia s,besoje qe ka nje helikopter per shuarje zjarri te pyjeve.
me enverin nuk u shajke gjergj kastrioti heroi yne kombetar.
me salihun,ranen meten edhe mbushet me balte e lloqe busti i skebderbeut nga islamistet salafist te djihadit pro erdoganit turk.
me enverin nuk largohet busti i skebderbeut nga salla e pallatit te qeveris
me bujar nishanin,bamir picka topim e iire nevruz meten largohet skenderbeu nga presidenca kur vizitojn turqit shqiperin.
rrnofte xhaxhi enver .
Avion që asnjëherë nuk i pam të intervenimin,ushtar që e kishin barkun e zbrazët,me një gotë çaj e një do djath pa asnjë lloj vitamin ushqyese,ushtar që flinin si në mesjetë ne dyshek kashtë,ushtar që zgjedhin derman arat e mbjella me patate se nuk ngopeshin dot me nuk kishe veçse 600gram buk në dit?
Kete parrulle ka shkrue saliu,ai ne ate koh sapo kishte ardh nga shpella me valixhe druri dhe brekushe dhe njihej per ndjenjat antikomuniste dhe anti enveriste.
Oben koqja , KUSH TA KA TREGU KTE PRRALL , PLAKA , grat nuk benin ushtri mer pall , pyt noj komshi qe e ka bo ushtrin ne at koh , ushtaret ushqimin e kisin per se mbari o zgjyr , mashtrus ordiner ,ne mengjes te ter hanim fasule pa perjashtim , fasule ne mgjes han dhe anglest o injorant , ne drek hanim gjell me mish dhe nje rracion makarona ose nje rracion pilaf , ne dark hanim buk sup dhe çaj ,çar do me shum ti o idjot, ne ushtrin e sotme ushtaret shkojn han buk ne shpi , se nuk kan as fasule , sot ku han dreken ushtaret nuk han darken , ik o fshatar o gojkeq mos kerko te na tregosh ne ushtrin qe e kemi jetuar e kemi ber dhe 3 vjet , ne dimir kishim rroba dimrore benevrek te gjata blus te brençme me meng te gjata kapot kepuc me qaf kambale , ne ver kishim rroba te holla doku verore bluza te holla me meng te shkurtera dhe brek si ter bota ,kapanonet ishin akull te paster , kishim nga tre batanije ne dimer ,dhe dysheket te ber vet te mrekullushem , çard dysheqesh do ti o derdimen i do te rreklames te heqin stresin , prandaj jeni ber si gaforre ne trup te ter , me ata yshek trupi rrinte lastar , qelibar, dhe benim nje gjum temrekullushem , kjo ishte ushtria kishte disiplin kishte shtet jo kurva qe llapin kot dhe kan mendjen çfar te vjedhin e xhvasin per vete ,kur nuk e njef ushtrin , mos pyet mamin beni , se mami bente vetem zbor , pyt baben nigjove.
Nga gushti more djal, nga vicidolit i Saliut ku në vend te jastikut vinin një gur apo një lug sheqer të dukshëm si mjalti safi
Or katundar nga kashta e lopëve ku flije të dukshëm si sfungjerior të qifsha Enver bythqirit që u solli tër katundarët në Tiranë e mbushi plot me oficer e ushtar tër kryeqytetin,nuk shitje civile!
Ua gjeti kokën islamiku se ky popull fshatar fasule e oriz don!
Bile edhe në gvatet alumini!
Po ku krahasohen keta plera me veprat qe beri E.Hoxha.. Patjeter qe do e shani se ishim me mbuluar me shami edhe i beri inxhinjere….se ishin ne fshat dhe i beri doktor e profesor.se ishin ne mesjet e ngriti Opera,Teater dhe Festivale…..ehhhh ….po domosdo ashtu si e sulmuan detyrimisht do cedonte ……sulme….dhe….nderyrje….diversante nga te tera anet….
fake news, enver hoxha i vemti qe beri shtet, dhe mos harroni shtet nuk do keni me deri kur te shuhet bota.
Shume e vertete…Bravo Tema. Agron Buzi ishte nje nxenes i shkelqyer dhe antikomunist i lindur, si gjithe familja e tij… njerka qe flitet ne shkrim me origjine jugosllave vite me vone eshte denuar me shume vite burg dhe pse ne moshe te thyer. Agroni jeton me familjen e tij tek Pazari i Ri. Keta meritojne medalje…njerez te heshtur qe asnjehere nuk kerkuan gje dhe asnjehere nuk rrahen gjoksin, pavaresisht se bene gjera qe vetem pak vete mund ti mendonin dhe aq me pak ti vinin ne jete…Per mua eshte nje gur ne themelin antikomunist shqiptar.
Po kalojme nga nje extrem ne tjetrin, disa thone qe Enver Hoxha ishte shume i mire, disa te tjere thone ishte shume i keq.
Eshte akoma shpejt ndoshta, per ta gjykuar me objektivitet ate figure komplekse qe qeverisi me dore te hekurt afro 50 vjet.
Regjimi qe ai ngriti, ishte represiv, modeli ekonomik qe ai zgjodhi rezultoi totalisht i deshtuar saqe e ne fundvitet 80 dhe ne fillimvitet 90 populli shqiptar s’kishte Buke Thate ne shtepi. Politikat ekonomike qe ai ndoqi (sidomos vitet e fundit pra pas 1974 )ishin nga me absurdet dhe aspak efikase.
Nje shtet qe ndalon me kushtetute :
-Pronen Private
-Iniciativen e Lire
-Marrjen dhe dhenien e Kredive te Huaja
eshte i destinuar te deshtoje!
Budalliqe te tjera nuk po permend, si ato te tipit: tufezimi bagetive, persekutimi i katunareve per nje tufe qepe te njoma dhe 10 kokrra veze, (gallata ishte se 68% e popullsise ishte me prejardhje rurale), mohimi i religjonit, levizja e lire neper bote, etj etj nuk i bejne nder dhe nuk i japin pike atij reggjimi.
Nje shtet qe harxhon kohe dhe para, energji te kota per : sesi vishen njerzit, si qethen njerzit, si mbajne barsetat njerzit siper apo poshte “kockes se komunistit” si i qepin pantallonat “kaubojs apo tub” c’fare muzike degjojne dhe c’fare televisioni ndjekin ne shtepite e tyre shtrire ne divan, c’fare mendojne dhe c’fare thone/shprehin etj etj etj… eshte vertet shtet mbytes dhe qesharak.
Nga ana e politikes se jashtme te gjitha aleancat “vellazerore” qe ai i lidhi dhe ia propozoi popullit te tij qysh nga Jugosllavet,Ruset,Kinezet,Vietnamitet etj etj ishin aleanca jo natyrale per popullin tone ne zemer te Evropes, dhe ne fund degjeneruan ne armiqesi te thella dhe te kota, saqe situata u be aq qesharake saqe neper burgje gjendeshin si ata qe kishin thirrur “poshte sllavet, pra Ruset dhe Jugosllavet” kur e kishim mire me aleatet, por edhe ata qe me pas kishin bertitur ” Kot u prishem me ta, ata ishin te mire dhe na ndihmonin pra thene popullorshe “rrofshin aleatet” kur nderkohe ishim armiqsuar me aleatet! Vertet paradoks i hidhur dhe i pa kuptimte.
Pyetja qe lind eshte: I beri te gjitha gjerat keq?
Pergjigja eshte: Jo te gjitha.
Pozicionimi/rradhitja e Shqiperise gjate Luftes se 2 Boterore, nga krahu i drejte pra kunder aleances se Boshtit (GER/ITA/JAP) dhe kundervenia me lufte kunder okupatoreve te huaj, i jep nje pike plus ketij personazhi.
Nxjerrja e vendit nga nje prapambetje shekullore dhe gjysem feudale menjehere pas luftes, emancipimi i shoqerise dhe sidomos i gruas, zhdukja e analfabetizmit, shkollimi i rinise, industrializimi i vendit (pamvarsisht qe ishte sipas modelit sovjetik), sistemi i eficent dhe rigoroz i shendetsise, natyrisht i japin edhe nje pike plus ketij kodoshi.
Ka edhe shume gjera te tjera per te shkruar Pro dhe Kunder por nuk po zgjatemi, mbetemi vetem tek me kryesoret.
Perfundimi: Regjimi qe ai instauroi ne Shqiperi (jo shteti, sepse shteti eshte dicka tjeter) u ngrit mbi baza ideologjike dhe si i tille ishte i destinuar te shembej ashtu sic ndodhi edhe ne gjysmen tjeter te Evropes (asaj Lindore) pra vertetoi qe edhe ai kishte gabuar. Figura e tij po del si tapa mbi uje kohet e sotme, sepse ata qe erdhen pas tij ne vitet 1990 e bene me keq dhe jo me mire sesa ai! Populli yne ka shprehjen e bukur: ndermjet dy te keqijave, preferojme ate me te voglen. Regjimi i tij sidoqofte mbetet nje e kaluar e keqe per popullin shqiptar qe u izolua dhe mbeti mbrapa ne cdo fushe te jetes nga resto tjeter e botes dhe nje krevat shume i ngrohte per kurvlliqet dhe dallaveret ne te cilin po zhgerryhen dhe lyren sot pseudodemokratet te brumosur me ideologjine e tij, qe erdhen pas tij ne pushtet dhe moren frenat dhe revanshin anarkik. Asgje nuk ndryshoi. Bllok me vila e perfitime asokohe- Bllok me vila dhe lukse te pa merituara Sot, Njerez qe futeshin ne burg per nje fjale goje asokohe- Njerez qe flasin dhe ulerasin lirshem per padrejtesite qe i behen Sot, por qe nuk i degjon Askush, pra njesoj mbeti populli yne i shkrete, si kur flet si kur nuk fliste – Askush nuk ja varte!
Ikënm nga islamo komunizmi enveriste e ngelem përsëri në demokraci islamike të instaluar nga islamiku tjetër sali!
Është për tu mahnitur: Sa i fortë Sigurimi i Shtetit të Enverit?
Të gjithë nxënësit a lart përmendur ishin të dyshuar e të akuzuar për krimin!….
Perfundimisht ne shqiptaret jemi te semur?po si mer lavdroni enver hoxhen nje diktator te çmendur,vetem per motivin qe kto te sotemit jan me te çmendur hajdut dhe diktatorë modern.edhe sa per patriot enver hoxha te hante mutin se zberi asgje per çamerine,edhe çamet i pajisi me pashaporte dhe i mbajti,pse nuk beri lufte per genocidin meqe ishte aq trim dhe patriot?edhe shqiptaret kosovar skishin forcen e serbit por ben rezistence jo si enver muti vetem bla bla bla