Nga Mero Baze
Qeveria amerikane po bën kujdes të përsërisë faktin se ka arsye të besojë, që ish- prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla, është i përfshirë në korrupsion në atë shkallë, sa ata kanë aplikuar një ndëshkim të pashoq, që nuk është aplikuar ndaj ndonjë zyrtari të lartë shqiptar apo në rajon deri më sot, përveç atyre që janë futur në “listën e zezë” të presidentit të SHBA. Reagimi pason jo vetëm interesin e vazhduar të medias për këtë histori, por më së shumti mos reagimin e institucionit të akuzës në Shqipëri dhe institucioneve politike ndaj këtij fenonemi, dhe mbrojtjen e heshtur apo me zë dhe figurë që po i bëjnë atij.
Rasti i penalizimit të Adriatik Llallës nga SHBA dhe heshtja shembullore në Tiranë, për të mos thënë më keq, mbrojtja publike e tij, është standarti më i keq që politika ka vendosur për korrupsionin në Shqipëri. Është një standart edhe më i lartë se ajo çfarë mund të implikojë Adratik Llallën, që ne nuk e dimë ende se s’ka hetime për të.
Pasi nëse ne nuk e dimë ekzakt çfarë ka bërë Adriatik Llalla, por kemi një burim të besueshëm ndërkombëtar që ai meriton hetim, ne kemi një gatishmëri politike të pazakontë për ta mbrojtur atë, një prokurori që nuk po e heton, dhe një opinion publik që ka më shumë qejf teori konspiracioni, se sa një vullnet për të bërë presion për hetimin e tij.
Qëllimi nuk është të denigrohet Adriatik Llalla, por qoftë dhe të pastrohet, nëse ai është i pafajshëm. Por aman duhet të hetohet. Heshtja e prokurorisë dhe deklarata e saj se është e hapur për hetime, qëndrimet e LSI që marrin në mbrojte Llallën, pa pasur hetime, sikur të jetë drejtor rrugësh dhe bëhet fjalë për ndonjë tender, heshtja e PD, dhe vetëm një deklaratë politike e PS nga Taulant Balla, është një dëshmi se këtu beteja kundër korrupsionit është e relativizuar nga pozicioni politik. Sikur Llalla të ishte ende në krye të detyrës, reagimi natyrisht do të ishte i fortë. Tani që Llalla ka ikur dhe nuk i duhet askujt, por të gjithë kujtojnë ndonjë nder që mund t’u ketë bërë, të gjithë bëjnë sikur nuk dëgjojnë zëdhënësin e qeverisë amerikane, që përsërit faktin se qeveria amerikane ka fakte të besueshme, që ai është i përfshirë në korrupsion të nivelit të lartë.
Mos reagimi ndaj këtyre fakteve, mos nisja e një hetimi “kryesisht”, mos ngritja e zërit nga partitë politike për të nxitur hetimin, dhe akoma më keq, heshtja brilante e shtypit dhe shoqërisë civile, të angazhuar për luftën “kundër korrupsionit”, është një pasqyrë më e frikshme korrupsioni, se sa ajo që mund të gjendet nëse hetohet Llalla. Ky është denoncimi i vetëm dhe real që Adriatik Llalla po i bën shoqërisë sonë. Atë që nuk e bëri si kryeprokuror, kur mund të vinte gishtin dhe të çonte në burg këdo si hajdut, po e bën sot, duke parë se si shumica e hajdutëve janë në krah të tij. Është korrupsioni që është lejuar të lulëzojë nga ish- pushteti i tij, i cili po ja kthen nderin me heshtje. Siç i ka nderuar ai në vite.
DUHET QE FBI TE SJELLI PROVAT , FAKTET NE TRYEZE DHE HETIMI ESHTE GATI .
1) zedhenesit te amerikes as dje te artikulli dhe as sot te analiza nuk i permendet emri, kush mund te jete valle pse duhet qe zedhenesi i departamentit te shtetit te flasi per nje gazete shqiptare sikur eshte ne ilegalitet pa emer????apo eshte ndonje roje i ambasades ne tirane qe Lu_ja e shet per te madh.
2) ” ne nuk i dime faktet qe kane amerikanet” thote mero , po kjo nuk ka rendesi ne ka fakte apo jo e rendesishme eshte qe te hetoet Llalla edhe pa fakte. qe eshte nje cmenduri qe edhe ne diktaturat me te egra te njerezimit nuk kane mjaftuar per te denuar njerez.
3) qesharakje eshte se te akuzosh llallen per korupsion nderkohe qe nuk akuzohen per korupsion ministra dhe ish ministra qe kane grabitur miliarda euro pasuri eshte nga ato talljet e trapit qe vetem qenie me inteligjence te ulet si shqiptaret mund ta hane.
4) Llalla ka bere 2 gabime shume te medha sepse nxori letren koruptive te ambasadorit Lu ( qe per hir te se vertetes eshte ndoshta ambasadori me karagjoz qe ka kaluar ne shqiperi me deklaraten e peshqve te medhenj), dhe hetoi dhe deshi te arestonte saimir tahirin si trafikant nderkombetar droge nderkohe qe po ky ambasador ja coi ne tavoline per nje foto presidentit te amerikes barak obama. duke vulosur keshtu fundin e karieres se tij si ambasador ne amerike.
Konkluzion : rasti llalla eshte per ti treguar politikes shqiptare se ne rast se do mbroni interesat e shqiptareve te thjeshte para grabitjes se firmave te preferuara nga ambasadori amerikan do keni probleme me ameriken.
ky eshte rasti qe shqiptaret duhet te tregonin minimumin e dinjitetit njerezor dhe nacionalist po kuptohet per nje komb te degraduar moralisht ka ustallare si sorosi rama e co qe mbasi i vjedhin i grabisin i tallin i debojne dhe nga toka e tyre , nderkohe qe po te dali dikush si llalla qe ti denoncoje quhet i koruptuar .
vend i mbaruar me njerez te mbaruar!!!!!!
ju meritoni ate drejtorin e ujsjellesit qe ju le 3 dite pa uje dhe rini si by…ra!!!!
Si te dhjere ,para peshkut te madh !
Sakte Z.Baze ,,,po e mbron gjithe hajduteria shqiptare. ,,
,,,,,
. ZONJA MARKU !!
HETO LLALLËN.!
S’JE PËR BUKURI ,ATY !!
PO S’TA MBAN,THUAJ SE BËJ DOT,DHE LERE VENDIN! !
??
Nje super shkrim,bravo Mero. Nje popull qe nuk reagon,se politika eshte e perlyer keq dhe dihet qe nuk si te flasi per kete gje. Per fat te keq kemi mare fund si shoqeri dhe si popull.
Mero urdheron prokurorine per hapje hetimesh, po me shume pasion ama! Po mire o Mero, e para punes se dikujt i ndalohet te hyje ne x shtet per arsye se dyshohet per korrupsion ne baze te informatave (jo fakteve konkrete) te besueshme kjo nuk do te thote qe automatikisht prokuroria te hapi hetime. Hetimet hapen nqs prokuroria do kishte informacion te besueshem e jo x departament i x shteti. Dhe prokuroria e tha qarte qe eshte e hapur per hetime, c’ka perkthehet ne “presim nga departamenti i shtetit te na sjelli provat dhe ne fillojme hetimet”, nderkohe qe departamenti i shtetit thote qe jemi te gatshem te ndihmojme hetimet, hetime te cilat presin t’ju vijne provat e “besueshme” nga departamenti i shtetit qe te nisin. Pra po luajme lojen e kukumjackave, ‘Ma sill ta filloj’ – ‘Filloje te ta sjell’. Iku koha Mero kur Partia ta vinte dhe ta hiqte njollen, sot nuk jane budallenj njerezit.
Paragrafi i fundit tek intervista e departamentit te shtetit qe ke botuar sot tek Tema shpjegon gjitheshka, kur Tillersoni merr informacion te besueshem ai eshte i kushtezuar te aplikoje klauzolen 70. Pra Sekretari i Shtetit e ka me detyrim percaktim aplikimin e klauzoles 70 kur atij i vjen ne tavoline nje informacion i percaktuar i “besueshem”. Tani lind pyetja, meqe Tillersoni vete nuk merret te vertetoje eshte apo nuk eshte i besueshem informacioni, kush eshte personi apo personat qe kane autoritetin te konsiderojne nje informacion te besueshem dhe t’ja percjellin ate departamentit te shtetit. Sipas llogjikes Informacioni fillimisht shkon tek personat e interesuar ne ambasaden amerikane, ata bejne dhe vleresimin e informacionit dhe te burimit te informacionit. A ekziston mundesia e manipulimit te burimit te informacionit, te vete informacionit dhe e percjelljes se nje informacioni te deformuar drejt departamentit te shtetit? Praktikisht ekziston, a eshte bere realisht? Edhe po edhe jo, por duke pasur parasysh konfliktin e hapur, aspak etik dhe personal i cili eshte jo normal midis nje ambasadori dhe nje funksionari te larte te nje shteti mendoj se ceshtja bie ere dhe per te davaritur aromen jo te mire te kesaj historie departamenti i shtetit npermjet ambasades duhet te paraqesi fakte dhe prova te cilat do cojne ne hetimin e Llalles. Por as ambasada e as departamenti i shtetit nuk dorezojne fakte konkrete, pse valle? Ata thone ne jemi te gatshem te bashkepunojme me prokurorine nese na kerkohet bashkepunim por ama vete paraprakisht nuk pranojne te nxjerrin ne publik faktet per Llallen. Pra kjo duket me shume si nje loje per te nxitur Prokurorine per te hapur hetimet per Llallen vetem duke u mbeshtetur ne vendimin e DASH, vendim i cili mbeshtet ne nje informacion te quajtur te “besueshem” por qe vjen nepermjet nje ambasadori te implikuar ne nje konflikt personal me personin per te cilin kerkohet hetim, pra informacioni mund te mos jete dhe aq genuin ose i besueshem. Ne kete rast ambasadori LU po luan nje loje pak a shume spiunazhi, ku nepermjet dizinformimit kerkon te krijoje nje situate te favorshme per Prokurorine e cila duke mos pasur fakte per te nisur nje hetim per Llallen mund te justifikoje nje nisje hetimi bazuar thjesht ne vendimin e DASH kundrejt Llalles. Lu-ja po i thote Arta Markut qe ja ku eshte topi, ja ku eshte porta tani beje gol se na ke ne. Dhe pervec kesaj lind edhe pyetja tjeter, po per Berishen nuk paska fakte te besueshme korruptive dhe shkelje te te drejtave te njeriut ambasada amerikane? Gerdeci, 21 Janari, afera e Cez cfare jane? Po per Bashen nuk paska informacion te besueshem ambasada amerikane ne lidhje me aferen e rruges durres – kukes, 21 janarin etj? Perse keto informacione nuk i percillen Tillersonit? Prandaj them qe kjo histori duket me shume si nje spy game, ku nepermjet ketij vendimi te DASH te inicuar nga LU-ja ti jepet mundesia prokurorise qe te hapi hetime per Llallen, hetime qe do sherbejne si presion kundrejt Llalles per ta detyruar te bashkepunoje me prokurorine per ceshtje te tjera me te medha sesa Llalla vete. Ne kete menyre kerkohet te shkohet tek ai qe quhet “Peshku i Madh”. Po kam pershtypjen qe kur te arrijne keta “Peshku i Madh” do kete vdekur nga pleqeria….
Shteti amerikan qe e akuzon duhet ti japi faktet prokuroris ndersa ne (populli)shohim jeten luksoze qe ben familja,pasuri prrallore si te gjithe politikanet dhe drejtesia,mbrojtjet qe i ka bere krimineleve dhe hajduteve per mbyllje dosjesh.
Mjafton dosjet e Elbasanit qe ka mbyll,ky duhet arrestuar dhe gjykuar
Shteti Amerikan nuk e e akuzon se po ta akuzonte Llalla sot do ishte nen hetim ne USA. Shteti Amerikan ka dyshimin e bazuar ne fakte te “besueshme” qe Llalla ka kryer korrupsion dhe bazuar ne kete ia ka ndaluar hyrjen ne SHBA. Kaq ka bere Amerika se kaq ka ne dore se po te kishte fakte qe Llalla ka kryer nje krim te ndeshkueshem penalisht nga shteti Amerikan do kishin kerkuar arrestimin dhe ekstradimin e Llalles, por me aq sa thone qe kane ne dore e kane ndeshkuar vetem me mosdhenie vize per nje afat te pacaktuar. Vendimi mund te ndryshoje nqs SHBA i shkojne fakte te tjera te “besueshme’ qe Llalla eshte burre i mire. Keto fakte mund te jene psh nje vendim nga prokuroria ose gjykata qe nuk ka fakte per te filluar nje hetim ose per te denuar Llallen dhe qe Llalla nuk ka kryer shkelje gjate periudhes qe ka qene ne detyre. Problemi qendron qe kete nuk mund ta beje prokuroria shqiptare me inisiativen e saj pasi me aq sa dime nuk ka gje fakte ne dore per te nisur nje hetim per Llallen, ka vetem deklarata nga DASH. Prokuroria i ka kerkuar indirekt Amerikaneve qe te paraqesin provat dhe ata nisin hetimet bazuar mbi ato prova. Varianti tjeter eshte qe vete Llalla duke qene pale e interesuar mund ti kerkoje prokurorise hapje hetimesh ndaj tij per te pastruar figuren e per te dale i lare por problemi serish qendron se edhe sikur Llalla te doje ti kerkoje prokurorise te fillojne procesin e hetimit ndaj tij ai nuk ka se ku ta bazoje konkretisht kerkesen, mbi cfare akuze konkrete, mbi cfare rasti konkret? DASH permend vetem fjalen korrupsion dhe informacion i besueshem, por krimi i korrupsionit eshte i gjere dhe i gjate sa nje oqean, nuk mund te shkosh e ti kerkosh prokurorise ‘me heto mua ti tani a jam une i korruptuar’ pasi vete fjala korrupsion ne vetvete nuk eshte veper penale por percaktim i nje akti kriminal, , akti kriminal i perkufizuar si korrupsion perben veper penale dhe kerkon hetim, por deri me sot as prokuroria dhe as pala e interesuar qe eshte Llalla nuk dine se per cfare krimi korruptiv behet fjale qe te dine nga tia nisin valles. Pra topi eshte ne fushen e Lu-se dhe te Tillersonit, kot i bini ne qafe Arta Markut, Arta Marku thjesht po vihet ne prove se sa sherbetore e zellshme do jete nga padronet e saj.
@sit back and relax
Shume gjate e ke tjerrur leshin..
Ujku duket sheshit dhe ti kerkon te gjesh gjurmet?
Vertet mendon se nuk ka fakte per qindra dosje kriminale te mbyllura nga Prokuroria?
Ku eshte reagimi politik dhe institucional? Pikerisht ketu synon dhe Meroja ne shkrimin e sotem.
I ke rene shumë gjatë mor djale, dhe je munduar shumë qe te justifikosh Llallen me spond – “po të kene gje, le ta thone, ne gati jemi te hapim hetimet”.
Keshtu thua ti, keshtu thote prokuroria, sepse ky eshte mentaliteti ynë. Po nuk erdhi i huaji te na rregulloje Shqiperine, ne po ne vend numuro jemi.
DASH-i nuk e ka per detyre te jape asgjë. Vendimi i DASH eshte vetem nje tregues qe ketu ka korrupsion , por bythet per ta hetuar mungojnë. Ose vullneti.
Nuk Ka nevojë te hapesh hetime per Llallen sepse ka thënë diçka Tillersoni. Mjafton te shihen fisher qe Ka mbyllur Llalla dhe del vete rezultati nese Llalla Ka ndihme korrupsionin apo eshte i pafajshem. Dosjet do hetohen se ato kishte Llalla ne dore. Kete thote Mero Baze.
Por ti fillove Jo terrci, Jo verrci. Sepse ne fakt Llalla jete pune bente perdite e prokurori – sit back and relax.
I relaksuar hyri ne prokurori, i relaksuar doli. Koqen e punes nuk beri.
Por ne i kthejme bythet Europes, figurativisht dhe realisht, dhe koken e kemi ne Turqi dhe Arabi, andej nga morem edhe kete mentalitet qe kemi si popull – qelepir, Yxhym, lezet = qyl
Shkrim fantastik,jeni portal i shkelqyer ku gjerat thuhen TROÇ ,SAKTE,REAL,kjo eshte gazetaria qe duhet pa ju lepire kerkujt qe vjen e iken nga PUSHTET…ARET.
KRYEPROKURORE , HAP ÇËSHTJEN PENALE,
OSE , HAP KRAHUN! BOLL MË !?
Mero kjo pune u pa tani. Ligjin e ka bere dhe do ta beje paraja e paster apo e piste qofte.
Ku jan ata te kazanit si Fevziu,Shkullaku,Zogaj,Bushati,Rakipi,Cani etj, llapaqener qe vetem se u zu ne goje nga dy bandite emri i Saimir Tahirit nuk ju mbylle goja me muaj te tere,tani kur akuza vjene zyrtarisht nga USA e kane zene gojen me mut.Po prokuroria e krimeve te renda qe kerkoj arrestimin e Saimir Tahirit vetem e se i doli emri ne nje pergjim,kurse tani me nje akuze zyrtare nuk ndihet.
Nuk duhet te kete pune politika ketu Mero, ata vetem sa do e martirizojne Llallen. Duhet vetem prokuroria te veproje, vete, pa shtysen e askujt.
Kush nuk ushtron dot punen, tjetri.. Ceku qe merrni, eshte lek taksapaguesish dhe jo privat.. Ne privat, ne dac ushtroni detyren ne dac varini qillon.. Llogari publike kur ke stemen e shtetit varur ne qaft man..
Ma mire nuk ka ku te veje.Ma do mendja qe kjo pune do te bitiset deri ne fund.Nuk e le Daj Sami Vallen e nisur ne mes.Qofte per Hajer .Delenxhinjte qe kuterbojne Korrupsion lypset te paguajne Haracin e detyrueshem,Po Mona ku eshte ? se nuk po ndihet kurkund Anti-amerikania .Do te mbesi kembezbathur ,(Pa cizme ) bashke me Like Flame-Madhin .Marrcin dhe Sali Kriminelin me vete dhe kedo tjeter te Shambllamosur.
seat back and relaks mend e kokes o pall kari…hetimet mund te nisin edhe mbi dyshime o irak. eshte denimi ai qe duhet te bazohet mbi fakte ose arrestimi por jo hetimi…mund te hetohet cdokush dhe ne cdo menyre ska asnje problem ,po doli hetimi nul athere aq me mire per personin. TE kane bere shiringen e indoktrinimit ne koke qe i vogel berishat dhe ndoshta ske faj por hiq shiringen nga koka se u rrite u poqe dhe ngele kokloqe o mavri !! Merua eshte shume i sakte ne ate cfare shkruan dhe vetem pallat e karit si ty nuk e kuptojne dot se kane shiringen e indoktriminit te rilindjes demokratiko komuniste ne koke. Interesi publik i pari o moterngjyer ..pastaj interesat partiak dhe personal !!
Shoku Rika, nje pietje kisha, je i sigurte qe ia vlen te japesh jeten per Partine?!!!
Shoku Rika, nje pietje kisha, je i sigurte qe ia vlen te japesh jeten per Partine?!!
Shoku Rika, nje pietje kisha, je i sigurte qe ia vlen te japesh jeten per Partine?!
.
..
Mero te lutem lere nje jave ne faqe te pare online kete kryeartikull. Le ta lexoje Arta Marku dhe Fatmir Xhafaj bashke dhe gjithe populli shqiptar. Faleminderit Mero per shkrimin.
undefined
FAKTET BEJNE MU …. DESHMITE ME TEPRICE…
DESHMITARET PAMORE TE GJALLE….
CFARE PRET PROKURORIA !?
QE ADRIATIK PALLA T’IA VENDOSI PRANGAT ADRIATIK LLALLES !?
Sent: Wednesday, May 04, 2016 at 11:34 PM
Opinione
ADRIATIK LLALLA NE REVAN DREJT BURGUT !
Nga Vikiliksi tek Kartat e pista te “Panamase”
Vetem 24 ore pas shperthimit te Panamagejtit, Prokuroria e Pergjithshme e Shqiperise nepermjet zyres se saj te Shtypit njoftoi se ka nisur menjehere verifikimet lidhur me emrin e pare qe ka dale ne Shqiperi si i lidhur me skandalin “Panama Papers”. Eshte fjala per kompanine “GFI Technologies” te financuar nga qeveria Berisha ne fundin e mandatit te saj te dyte ne vitin 2013.
A nuk veproi keshtu ajo edhe per Vikileaksin e famshem.ne vitin 2011 kur u publikuan kabllogramët e Ambasadës Amerikane për mjaft çështje sensitive në atë kohë, si Damir Fazliç, rruga Durrës-Kukës apo Gërdeci. Edhe atehere, Prokuroria e Përgjithshme tha që kishte caktuar një grup përkthyesish që do të monitoronin e grumbullonin të dhënat për Shqipërinë, megjithëse menjëherë pas këtij versioni. Cfare u be!? Cështja u la në harresë.
Ajo qe e bashkon kete kompani dhe pronarin e saj me Shqiperine eshte jo vetem fakti qe ajo u miratua nga nje qeveri ne ikje. E keqja me e madhe eshte se ajo nuk u hetua e aq me pak u skanue aspak se cfare kapitali kishte, nga vinte kapitali i saj, cfare garancie financiare dhe pastertie kishte nga nje prokuror qe ishte zgjedhur me votat e se njejtes mazhorance.
A u be ndonjehere Llalla kryeavokat i shtetit shqiptar!?
A e dini se si perkthehet ne anglisht titulli “Prokuror i Pergjithshem i Republikes se Shqiperise”!? “General Attorney of Republic of Albania” Fjala Attorney ne shqip ka kuptimin e pare Avokat. Pra Prokurori i Pergjithshem eshte Krye-Avokati i Pergjithshem i Republikes se Shqiperise, Kryeavokati i shtetit shqiptar.. A e luajti kete rol Prokurori i Pergjithshem i Republikes se Shqiperise !?
A e kreu detyren e tij si kryembrojtesi ligjor i Republikes se Shqiperise, detyra kryesore e te cilit eshte te mbroje interesat dhe thelbin e shtetit shqiptar kunder cdo lloj krimi e shkeljeje ligjore nga cilido e kushdo qofte ai edhe kryeministri apo Presidenti i Shqiperise e jo me nga nje kontrabandist kombetar , nje spekullator nderkombetar, nga nje kriminel i sprovuar si Ismail Mulleti e co… te cilit protektoret e sekseret politike ne maje te politikes dhe qeverise shqiptare i dhuruan jo pak por 150 milione euro vetem per ngjyrosjen e naftes shqiptare!?
Mjafton qe kryeavokati i Shqiperise Adriatik Llalla te futej ne Google dhe te kontrollonte vetem emrin Ismail Mulleti dhe per nje minute aty do te gjendte dhjetra flamuj te kuq, shenja alarmi per ta ndalur kete grabitje multimilioneshe te djerses dhe mundit te shqiptareve, bile edhe per ta arrestuar ne flagrance jo vetem ate por edhe darovitesit e tij Pollo, Bode, Berisha e co. Nuk po flasim per kerkimin e informacioneve nga partneret dhe homologet e vendeve aleate , se pari FBI-se dhe Prokurorit te Pergjithshem te SHBA-se. Po flasim per nje sherbim falas qe e perdorin edhe femijet e klases se pare fillore…
Sa dosje krimi ka hapur Adriatik Llalla ?
Nuk po flasim per CEZ-in!? Per Fazlicin ? Per Gerdecin? Per 21 Janarin 2011? Per vjedhjen publike te votave te 8 Majit 2011 ne Tirane ? Per dhjetra hidrocentrale te dhena pa tender mafias se betonit!? Per 7 e me deri qindra vila e apartamente, prona e pasuri te pajustifikuara e te pambuluara edhe me rrogat e jo krejt fisit te shumices se zyrtareve, kryebashkiakeve te ish- kryetareve te komunave nga Tamara e Margegaj … deri ne Konispol, per kusarine masive te pasurive e mundit te shqiptareve … Te gjitha nen hunden e syrin e tij!
Sa dosje hetimi te filmuara me kamera e botuara deri ne detaje nga mass- media shqiptare ka hapur, hetuar e kopsitur ligjerisht Kryeavokati Shqiptar!?
Sa ceshtje te denoncuara publikisht edhe nga ambasadore te huaj, si miku me i madh dhe i sprovuar i shqiptareve ai amerikan ka zbuluar e hetuar Prokurori i Pergjithshem i Republikes se Shqiperise Adriatik Lalla ne keto pese vjet te ushtrimit te detyres!?
A e degjuat cfare e si genjeu pafytyresisht ne intervisten e tij me “Zerin e Amerikes” lidhur me kusarine e korrupsionit masiv ne Shqiperi te denoncuar qindra here nga Uashingtoni e Brukseli e te pandeshkuar nga prokuroria e drejtesia e sterkorruptuar shqiptare!?
Kur Adriatik Llalla akuzon hapur vetveten
Pyetjes se Radio “Zeri i Amerikes” per disa raste madhore korrupsioni ne Shqiperi kryeprokurori shqiptar Adriatik Llalla iu beri bisht ne menyren me injorante te mundshme. Ai foli shume por nuk tha asgje.Ai foli por nuk dha asnje pergjigje konkrete. Oret e bizhute i shtrenjta te gjykatesve dhe prokuroreve te korruptuar te denoncuara nga ambasadori amerikan ne Tirane Z. Donald Lu, i quajti si ceshtje qe i takonte per ti verifikuar Instituti i Deklarimit dhe Verfikimit te Pasurive dhe jo atij.
Nje veteakuzim perfekt i Adriatik Lalles… Para se te katapultohej ne krye te Prokurorise se Pergjithshme shqiptare ai personalisht ka qene Drejtori i Pergjithshem i atij institucioni.
Sa raste pasurimi te paligjshem ose me metoda korruptive e kriminale pat denoncuar a verifikuar ish- drejtori Llalla!? Zero.
Sa politikane apo biznesmene te pasuruar me afera kriminale, qe nuk jane vetem tregtia e drogave, trafiku njerezor, prostitucioni, por cdo vlere e fitim i arritur me rruge. me mjete e me menyra te paligjshme ka paraqitur ne organin e akuzes ne kulmin e lulezimit te tyre kur ai drejtonte ate Institut!? Zero….
Autogolat pafund te kryeprokurorit shqiptar
Cdo pergjigje pa pergjigje e Adriatik Llalles per “Zerin e Amerikes” ishte nje autogol i mirefillte. Jo nga paaftesia e tij por nga djallezia e tij, nga kontrata me politiken e krimit dhe korrupsionit qe neneshkroi me kapot e Coza Nostras politike shqiptare, si garanci per emerimin e tij ne ate post.
Ai u emerua edhe ne njerin edhe ne tjetrin post jo per te verifikuar e hetuar aferat e pista e korrupsionin e emeruesve te tij .
Ai u emerua edhe ne njerin edhe ne tjetrin post jo per te bere krye-avokatin e shtetit shqiptar por per te ushtruar detyren e kryeavokatit te krimit shteteror dhe korrupsionit masiv te atyre qe e emeruan pikerisht per te kryer kete mision te paracaktuar prej tyre.
A nuk vepronin keshtu kapot e Mafias politike e shteterore italiane, e Coza Nostras dhe Ngradetas italiane me homologet e Llalles ne Itali!?
Kryeavokati i krimit te Mafias politike e shteteore
Ai nuk ishte nje zgjedhje e rastit… Ai e kishte kaluar me sukses provimin e besimit te saj qysh ne postin e meparshem ku as nuk verifikoi e as nuk hetoi as edhe nje rast te vetem korrupsioni.
Me shume se kryeprokurorin e Shtetit Adriatik Lalla ne intervisten e tij me “Zeri i Amerikes” u shfaq si kryeavokat i krimit dhe korrupsionit. ” Nëse një zyrtar i caktuar disponon një pasuri të caktuar, kjo nuk nuk do të thotë se ai është një kriminel, apo shkelës i ligjit. Pasuria mund të fitohet në forma të ndryshme: të trashëgimisë, biznesit e të tjera me radhë. Nuk jam këtu për të mbrojtur një zyrtar të caktuar, por edhe të akuzohet dikush se ka një orë të një përmase, apo unazë të kësaj natyre, mendoj se nuk është mënyra e duhur” tha fjale per fjale Llalla.
Asnje avokat i krimit nuk do te kishte zgjedhur nje mbrojtje me te ndyre se kjo per perligjen e krimeve te tilla.
Mire oret e florinjta e bizhuterite, cantat e shtrenjta e kostumet firmato, po vilat qindra- mijera dollareshe e mobiljet luksoze, veturat qindra mijeshe te femijeve, e deri niperve e mbesave, po shkollimet qindra mijera euroshe te femijeve ne kolegje milioneresh , po dhjetra udhetime me avione e pushime sheikesh ne Abu Dabi e Tajlande, ne Sidney e ne Miami….
A futen vilat e pallatet ne thes … Po blloqet e Gjirit te Lalezit….!
Po pallatet e vilat e Gjirit te Lalezit e Farkes, te Petreles e Golemit, te Shengjinit e te Ksmailit, te Velipojes e Tushemishtit mos valle a mund te futen ne thes! Nuk futet minarja ne thes , thote sovrani. Te gjithe ua dine pronaret dhe burimin real te ardhurave pervec kryeavokatit te shtetit shqiptar qe ben kryeavokatin e krimit dhe korrupsionit.
“ka institucione te posacme te cilat merren me verifikimin e pasurive te ketyre zyrtareve”, thote Llalla. Sa raste te tilla ka hetuar ky kryavokat i shtetit!? Sa dosje ka hapur me iniciative ose i detyruar ai dhe institucioni i tij!?
I jane tretur edhe kockat kryebankierit Artan Santo, te ekzekutuar ne mes te Tiranes dhe ne zemren e shtetit, nen hunden e Presidentit e Kryeprokrurorit, nen hijen e manteleve te zeza te gjykatesve e drejtesise faqezeze shqiptare, te komanduar nga Mafia politike, po i tretet edhe emri e jo me dosja e hapur e gjykatesit vlonjat Konomi te hedhur ne ere diten per diell e ne mes te Vlores, jane harruar emrat e deputetit Fatmir Xhindit ne Fier e Aleksander Kekes e 26 viktimave te Gerdecit e 4 deshmoreve te 21 janarit, ndersa kryeavokati i shtetit Adriatik Llalla ka guximin e flet per ” ceshtje e cila vijon te jete pa autor”.
E ku !? Ne e perballe kamerave te “Zerit te Amerikes”
Jo vetem avokat por edhe Bude i krimit !
U humben diten per diell e ne syrin e kamerave qindra milione dollare te shqiptareve ne tenderin e Albpetrolit dhe hetimi vazhdon pa fund.
U vodhen gati 8 milione dollare ne Banken e Shtetit Shqiptar dhe shkaperderdhen 30 milione te tjere me blerjen fiktivo- korruptive te Hotel Dajtit per trefishin e vleres qe nuk e ofroi askush. Allishverish i Bankes se Shtetit Shqiptar me qeverine e shtetit shqiptar.
Ne saje te dopjo- korruptimit te prokurorise dhe gjykates se kapur nga Mafia politike, Ardian Fullani doli jo vetem i pafajshem por edhe ka kurajon te kerkoje rreth 4 milione euro demshperblim nga qeveria e sotme per shkarkimin e tij krejt te ligjshem si Guvernator i Bankes se Shtetit Shqiptar vjedhur nga paaftesia dhe korruptimi i tij.
Ja si i pergjigjet kryeavokati i Shtetit shqiptar pyetjes se “Zerit te Amerikes” :
… Perse nuk e cuat ju ceshtjen ne Gjykaten e Larte!?
“… megjithëse mendimi ynë ka qenë gjithmonë se ky zyrtar ka qenë në shkelje të ligjit, ne i kemi qëndruar deri në fund qëndrimit tonë, pavarësisht vendimit të gjykatës, tani ne nuk kemi mundësi për ta ndryshuar.”
Adriatik Llalla ne burg !
I lutem lexuesit te paanshem te pergjigjet pyetjes:
Cfare perfaqeson Adriatik Llalla me kete pergjigje prej Bude krimi?
Kryeavokatin e Shtetit shqiptar apo kryeavokatin e krimit !?
Cila eshte zgjidhja!?
Ate e dha ne menyre te shkelqyer analisti Dritan Hila me penden e mendjen e tij te arte nen titullin brilliant:
Adriatik Llalla ne burg !
Cdo dite e me shume po shton zollumet e tij duke kriminalizuar cdo hallke te prokurorise me prokurore te korruptuar nga Universiteti berishian Plepave , nga Akademite e Domosdoves si Kristali, Vitrina, UET-ti… qe vetem shisnin sa frengu pulen diploma e duke goditur e ndeshkuar prokuroret me te ndershem me profesioniste e me te pakorruptueshem te Shqiperise, sic eshte rasti i sotem i kryesimbolit te tyre Arben Dollapi .
Peri keputet prej se holli … Zollumi keputet prej se trashi. Pikerisht ky revan kriminalizues i nje krimineli publik si Adriatik Llalla, qe tregohet me gisht nga cdo shqiptar pa dallim partie, feje, krahine, ideje po e con ate cdo dite e me afer prangave te drejtesise dhe qelise se burgut….
Jo sot! Ai duhet te shkonte ne burg qe diten qe ofendoi si nje rrugac e grushtoi kolegun e tij Shkelqim Hajdari ne sy te prokuroeve te mbare Shqiperise !
Vetem Presidenti sakat Bujar Nishani e KLD_ja e sterkorruptuar shqiptare nuk e pane e as e degjuan nje akt te tille sa rrugaceror aq edhe kriminal te Adriatik Llalles!
Nuk kishin se si…. I bashkon kontrata me SHQUP-in !
Urojme qe shpejt ti bashkojne edhe prangat e ligjit dhe qelite e burgut.
Drejtesia vonon por nuk harron!
Petrit Vjosa, London
PROKURORIA DI DUKET PRET QE ADRIATIK LLALLA T’IA
VENDOSE PRANGAT ADRIATIK PALLES SE KRIMIT !
Apo jo Zoti Baze !?
Date: June 8, 2016 at 8:42:42 AM
Ne vend te nje letre te hapur per Z. Lu dhe Zj. Vllahutin…
ADRIATIK LLALLA- KRYEPROKUORI I SHTETIT APO KRYEHOR I KRIMIT-
– Revan i pandalshem drejt qelive te burgut
Jo sot! Ai duhet te shkonte ne burg kohe me pare
Jo sot … Qysh diten qe ofendoi, e kercenoi me jete si nje rrugac e grushtoi Sekretarin e Pergjithshem te Shoqates se Prokuroreve te Shqiperise, Shkelqim Hajdari ne sy te prokuroeve te mbare Shqiperise !
Cfare perfaqeson ky akt i rende kriminal i kryeprokurorit Llalla !?
Fyerje per shkak te detyres!
Kercenim per shkak te detyres!
Ushtrim dhune fizike per shkak te detyres!
Ushtrim dhune psikologjike per shkak te detyres!
Shperdorim flagrant i detyres!
Qysh diten kur iu kundervu ashper dhe hapur reformes ne drejtesi!
Veper penale e konfliktit te interesit!
Qysh ne momentin kur filloi kryqezaten e spastrimeve dhe gradimeve ne Prokurorine e Pergjithshme dhe nje varg prokurorish rrethesh, sipas urdherave te Mafias e tutoreve politike dhe klasike jo vetem shqiptare, qe e komandojne ne cdo hap.
Me e pakta akuze ne kete rast eshte shperdorim flagrant i ligjit e detyres.
Pikerisht se nuk u pajtua dhe kundershtoi kete revansh antiligjor e kriminal te Adriatik Llalles, me nje pabesi e cinizem te pashoq e vendosi jo vetem ta shkarkoje nga detyra e Drejtorit te Drejtorise Gjyqesore dhe e anetarit te Keshillit te Prokurorise, ku ai kishte fituar me shume vota se asnje anetar tjeter, por edhe ta syrgjynose prokurorin me te pakorruptueshem shqiptar Arben Dollapi.
Nuk la dredhi e pabesi pa perdorur qe ta godiste pas shpine si hijenat. Pse !?
Arben Dollapi eshte simboli i drejtesise dhe ndershmerise ne drejtesine shqiptare… Ishte ai qe e ngriti Adriatik Llallen nga nje polic gjyqesor ala Plepash ne prokuror te Lushnjes…
Ishte i vetmi qe ne katrahuren e 97-es qendroi si Promete perballe bandave terroriste te Aldo Bares duke e vene ne fije te perit edhe jeten …
Ishte Arben Dollapi qe jo vetem hodhi poshte me perbuzje por edhe e paralajmeroi se do ta arrestonte ne flagrance nje ish- minister kur i afroi Cek te Bardhe, miliona eurosh vetem qe te fshihte provat e deshmite e masakres korruptive te Gerdecit dhe 26 viktimave te saj.
Ishte Arben Dollapi qe kundershtoi dhe iu kundervu sy per sy e balle perballe, si nje Falcone i vertete shkeljeve flagrante antiligjore te Adriatik Llalles per tollovine ne emerimet e levizjet krejt korruptive e nepotike te dhjetra prokuroreve te Prokruorise se Pergjithshme dhe kundervenies se tij flagrante ndaj Reformes ne Drejtesi…
Ishte nderhyrja e tij dhe dy shokeve te tij, midis dhjetera prokuroreve te pranishem ne Konferencen Kombetare te Prokuroreve, qe parandaloi pershkallezimin e dhunes deri ne perdorim te armeve midis Adriatik Lalles dhe Shkelqim Hajdarit!
I kam pare me syte e mi ato skena turpi e krimi te mirefillte te Adriatik Palles, ketij krimineli qe ate dite ka kryer te pakten 7 akte te renda penale ne sy te “ajkes” se prokurorise shqiptare.
Shihni si veproi ndaj Arben Dollapit te pakorruptueshem ky jo kriminel por edhe i paburre, i pabese e mosmirenjohes i peshtire.
“Nuk ka bishe me te eger se sa njeriu mosmirenjohes” thoshin greket e lashte.
Jo kryeprokurore si Adriatik Llalla, por edhe prokurore te thjeshte si ata qe bene sehir skenat flagrante te krimit te tij ne ate Konference, apo ne mbledhjen e turpshme e 15 marsit te Keshillit te Prokurorise, te tredhur e te lemerisur prej tij, nuk jane prokurora por jane proku- hora te krimit.
A nuk ishin pikerisht disa nga ata qe votuan sipas urdherit e diktatit te Lalles edhe ne mbledhjen e tij per ndeshkmin e zerit burreror te Arben Dollapit kunder shkeljeve ligjore flagrante te tij!?
Dhe Presidenti i PD-se Bujar Nishani, vrapoi me te katra ta dekretonte kete akt antiligjor te Lalles pa lexuar fare denoncimin ligjor e te argumentuar ne menyre shembullore e me fakte konkrete te Arben Dollapit.
Si mundet qe Presidenti i Republikes, Kryeministri, Kryetari dhe vete Kuvendi i Shqiperise te tolerojne dhe mbyllin syte perbelle krimeve te tilla flagrante qe ne cdo vend demokratik do te ndeshkoheshin ashper e menjehere!?
Kush eshte ( jane ) protektoret dhe tutoret e tij!?
Pse Presidenti i Shqiperise, Kuvendi i Shqiperise nuk ndihet perballe krimeve publike te tij!?
Kush eshte protektori dhe tutori numer nje i tij!?
Nuk guxojne as ti permendin emrin…
Cili eshte Padrinoja i tij ose Goodfathers ( Kumbare te krimit dhe Mafias ), sic e ka quajtur publikisht edhe vete Kumbara Tom Doshi disa here keto dy vitet e fundit!?
Cfare i bashkon ata aq ngushte sikur te ishin vellezer siameze!?
Mos valle fakti qe te dy jane kapur me presh ne duar, sic thote populli, me kamera, me ze e me figure ne krye te detyres se krimit ne flagrance!?
Si e kush mund ta mbaje ne ate detyre te larte nje kriminel publik te kapur ne flagrance me ze e me figure duke share kercenuar me jete, duke grushtuar si nje rrugac rrugesh nje koleg te tij e aq me teper Sekretar i Pergjithshem i Shoqates Kombetare te Prokuroreve te Shqiperise!?
Tutoret e protektoret politike te tyre jane Padrino e Kamorra qe kane kthyer Shqiperine ne nje shtet pa sovranitet !
Ata jane pikerisht Sali
Berisha e Ilir Meta… Ilir Meta
e Sali Berisha … !
A mund te kete sovranitet shteteror pa nje shtet ligjor!?
A mund te kete sovranitet e shtet me nje drejtesi te kriminalizuar nga koka tek kembet, nga kryetari i shtetit e KLD-ja e deri tek rojet e portieret e gjykatave dhe prokurorive!?
A mund te kete sovranitet shteteror me nje kryeprokuror qe ben haptazi kryavokatin e krimit!?
Kryeprokuror si Adriatik Llalla eshte nuk jane prokurora Ligji por kryehora Krimi
Ndaj ju Zoti Lu dhe ju Zonja Vllahutin, SHBA dhe BE jeni shpresa e te gjithe shqiptareve per shtet ligjor e sovranitet te vertete shteteror e ligjor ne Atdheun tone te bukur e teper te shtrenjte!
Ju po deshmoni hapur se e doni dhe punoni per shtetin shqiptar me shume se keta politikane zuzare shqiptare, kusare e vrastare!
Mesazhi madhor i mikes sone te madhe e te sprovuar Hillari Klinton dhe i Washingtonit dhe i Brukselit “Duajeni vendin tuaj te bukur” ka rene ne veshin e shurdher te politikes antishqiptare te atdheshitesve te politikes shqiptare!
Faleminderit per mesazhet tuaja te sinqerta e shpresedhenese…
Miku i mire ti thote kater te vertetat hapur, sy ne sy e balle perballe, thote sovrani yne… Ndryshe ai nuk eshte mik!
Ilir Gramshi, Kanbera, Australi
O Mero,
Kush ta hetoj e kush ta gjykoj?
Ca ka ndyshuar ne prokurori?! Po tek gjyqesori?
A jane te njetet prokuror qe ishin der me sot? A jane te njetet gjykates?
Po PRESIM vetingun…Ja dhe vetingu hoqi gjysem e ketyre,ata qe do vine nuk do jene pjese e kesaj historie,pjese e ketij vendi?
Si cdo vend edhe ne…korrupsion i papare.Ne ato vendet e tjera nuk mesohet se jane vende te medha gjegrafikisht,ndersa ketu jemi pese veta te tere e tetere,ndaj dhe i mesojme dobiclleqet.
Eshte si puna e Ballist Morines…ti i dhe mbeshtetje…por e pare ne aspektin ligjor…eshte korrupsion.Ti njihje nje polic,polici te ndihmoj,morina u ndje i mbrojtur….porrrrr…ne anen ligjore ti je i korruptuar.Futja karit kot i thone kesaj pune.
Ky korrupsioni,zhduket me nje te rene te ” enterit”,program komputerik.Cdo dokument,procedute civile,ekonomike,gjyqesore dhe cdo gje tjeter te behet ndermjet nje programi komputerik.A do ngelet 80 % e aministrates pa pune??? Po.Ketu qendron e gjitha Mero…une te fus ne pune,ti ha leket e popullit kot dhe rehat,por une te dua ate voten qe te vjedhim( korrupsionojme) bashke.
A eshte tik llalla i korruptuar?????
Po keta qe e vune perse e vune???
Perse nuk behen ” non grada” ne amerike keta qe e vune???
A ishin ne dieni ne amerike se kush do vihej prokuror i pergjithshem???
Peshku i madh ha te voglin…tha ambasadori.Te medhejt e vune llallen prokuror…me bekimin e amerikes.Na duhet nje koke ” e madhe”…per te mbuluar edhe korrupsionin amerikan.
Keshtu e shoh une.